Nuk kalon dot në sipërfaqen ajrore të Rusisë, transferta në Astana kthehet në hall për Partizanin! Zbulohet itinerari rraskapitës

by KLIKOJE.AL

Klubi i Partizanit nuk ka vendosur ende se kur do të niset drejt Kazakistanit, në një kohë që ndeshja me Astanën do të luhet të enjten e 24 gushtit në orën 16:00. Mwsohet se drejtuesit kanë menduar edhe udhëtimin me avionin çarter direkt Tiranë-Astana.

Por, përveçse shkon 9 orë, problem është për faktin se nuk mund të kalojë dot në sipërfaqen ajrore të Rusisë. Në këto kushte, klubi është i detyruar të zgjedhë linja alternative dhe gjasat më të mëdha janë që të shkojë një herë në Stamboll, e më pas nga Turqia të prenotojë një çarter drejt Astanës.

Me këtë variant udhëtimi shkon rreth 7 orë, pra një orë e 40 minuta Tiranë-Stamboll dhe më pas 4 orë e 55 minuta, Stamboll-Astana. Gjasat janë që Partizani të niset drejt Kazakistanit që të hënën, pasi skuadra duhet të përshtatet me klimën në Astana.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.