Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, e ka cilësuar fitoren ndaj Teutës si një rrjedhojë të një loje pragmatiste të skuadrës së tij, duke pasur si qëllim kryesor rezultatin.
“Përballjet me Teutën janë gjithmonë të vështira se luan me shumë forca përpara dhe ne ndërtojmë nga poshtë, kemi përballje direkte sulmi me mbrojtjen tonë. E rëndësishme është që marrim tre pikë që na sposton pak me zonën e mesit dhe vazhdojmë rezultatet e mira, Kemi tre sulmues që shënojnë rregullisht, shtohen alternativat në mbrojtje e mesfushë dhe besoj me kontingjentin që kemi, me lojën që edhe pse nuk u ngjit ku kërkoja sot, në fund ishim pragmatistë. E rëndësishme ishte që morëm fitoren, se ajo ishte e rëndësishme.
Goli i dytë skemë? Jo, ishte instinktive e lojtarëve, sepse dy qendërmbrojtësit është e vështirë të ambientohen. Çdo ndërrim ka dy anët e medaljes, ne na funksionoi mirë, se Aliji jep qetësi. Ndërsa pjesa e Ditës, unë në atë pozicion aty nuk e kam të këshillueshme që të luajnë me top në thellësi. Ndaj ishte edhe ai takim atje, se më tha “e pe asistin”. Ishte instinktive e lojtarit.
Në ato minuta nuk po nxirrnim dot topin, arsyeja ishte që edhe kur Maliqi i cili luante në ndeshjen e dytë, dilte nga presioni, po gabonte me pasimin. Kështu edhe disa të tjerë. Kjo edhe kjo edhe si meritë e Teutës që presonte lart me shumë lojtarë, pika e kthesës ishte momenti i golit se na dha një anë tjetër psikologjike në raport me kundërshtarin.
Qefalija u dëmtua shumë herët, se është një lojtar që me bagazhin teknik që ka, kohën që kap zonat, bën mirë atë rol. Toli sot nuk ishte në ditën e mirë të tij, me dy mesfushorë qendrorë me probleme, të gjitha bëjnë që edhe ti gjatë një ndeshje të kesh probleme. Plus Teuta është kundërshtar shumë i fortë për çdo ekip për mënyrën se si luan presingun lart.
Lorran më mbrapa? Ishte taktike sepse Maliqi është lojtar i cili luan në gjithë krahun djathtas, Meqë ishte ndeshja e dytë në formacion e lamë që të rrinte ai më lart dhe të rrinim me tre të tjerët më poshtë. Bashkë me Salin të bënim katërshe me ndërtim nga poshtë, që nuk e bëmë mirë, por me gjithë problemet që kishim, nuk bëmë edhe keq.
Kishte rënë rendimenti i mesfushës, edhe ngaqë kishim bërë volum loje dhe doja të freskoja aty direkt. Ndërrim e nuk kisha dhe kështu që mu desh të spostoja Alijin dhe Rufatin, sepse doja që t’i jepja pak freski dhe Brunon ta vija papa mbrojtjes për të rikuperuar lodhjen që kishin Toli dhe pjesa e mesfushës”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.