Dinamo rigjen ritmin e pretendentëve, fiton bindshëm ndaj Teutës (video)

by KLIKOJE.AL

Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës e vlefshme për javën e 15-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e dinamovitëve. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 në favor të “Nëndetëses”.

Golat për Dinamon në këtë sfidë u shënuan nga Baton Zabërgja në minutën e 25-të dhe Tiago Nani në të 71-tën. Një fitore mjaft e rëndësishme për ekipin e Ilir Dajës, që rikthehen kështu te 3 pikët.

Me këtë fitore, Dinamo mbetet në vendin e katërt, në kuotën e 24 pikëve, 3 më pak se Partizani kryesues. Në krahun tjetër, Teuta me 17 pikë mbetet e 6-ta në klasifikim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.