35
Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut ka tronditur futbollin në Shqipëri dhe Kosovë. Pas aksidentit me makinë, ëndrrat e tij u shuan në moshën 22-vjeçare. Elbasani do të zhvillojë sot homazhe për futbollistin e tij. Verdheblutë njoftojnë se do të jenë nga ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Lajmi i hidhur ka prekur familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, të cilët po e kujtojnë me dhimbje dhe respekt. 22-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasani-t, humbi jetën në një aksident tragjik. Gjatë karrierës së tij, ai mbrojti ngjyrat e disa skuadrave kosovare dhe ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës.
NJOFTIMI I ELBASANIT
“Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit,
Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.
Le ta nderojmë sëbashku kujtimin e Fatjonit”.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Elbasani në lot, sot homazhet për Fatjon Bunjakun (POSTIMI) […]
Comments are closed