290
Ardit Hila ka folur para ndeshjes Elbasani – Korabi ku shprehet se nuk e mendoi 2 herë kthimin në shtëpi duke qenë se projekti ishte mjaft bindës. Në fund, një pyetje me ‘spec’ nga moderator Gerti Çarçani për ndeshjen Teuta – Tirana, Hila u përgjigj se fitojnë durrsakët.
“Ka ndryshime të mëdha që kam lënën në 2014, ka projekt të mirë që më bindi të vija në shtëpinë time. Nuk e mendova 2 herë. 10 gola i kam shënuar me Elbasanin si djalosh, tani shpresoj ta rris më shumë dhe të arrijmë objektivin, titullin kampion e të shkojmë sa më lart në Kupë. Kush fiton në Durrës (Teuta – Tirana)? Besoj se fiton Durrësi (Teuta).”