FOTO/ Aksidenti fatal i Fatjon Bunjakut, publikohet fotoja e automjetit të përmbysur

by KLIKOJE.AL

Një aksident tragjik në aksin Vushtrri-Mitrovicë, i mori jetën sulmuesit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku-t. Futbollisti u shua në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Ndërkohë që “KlanKosova” ka shpërndarë edhe një foto nga vendi i ngjarjes. Automjeti me të cilin po udhëtonte Bunjaku shihet të jetë përmbysur, ç’ka i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. Kujtojmë që 22-vjeçari u bashkua me Elbasanin në merkaton e shkuar verore. Gjithashtu, gjatë karrierës së tij, Bunjaku është aktivizuar me Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Kosovës U21.

LEXO ME SHUME:Elbasani në lot, sot homazhet për Fatjon Bunjakun (POSTIMI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.