182
Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht po përjeton simptoma të lehta për shkak të koronavirusit.
“Presidenti ka simptoma të lehta,” u tha Meadows gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Mjekët vazhdojnë të monitorojnë shëndetin e tij dhe shëndetin e zonjës së parë.”
Meadows tha se presidenti vijon të jetë “shumë energjik” dhe po i kushton vëmendje të madhe ekonomisë dhe situatës nga pandemia, pavarësisht infektimit të tij.
Meadows u foli gazetarëve pa mbajtur maskë, shkruan The Guardian.