Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: pozitiv

  • Ndiqni këto 6 hapa për t’u bërë person pozitiv në çdo situatë!

    Ndiqni këto 6 hapa për t’u bërë person pozitiv në çdo situatë!

    6 hapat për t’u bërë një person pozitiv në çdo situatë ekzistojnë. Dëshironi të zgjoheni me mendim pozitiv dhe të përballeni me çdo situatë me këtë frymë të brendshme? Ne kemi mënyrën më të thjeshtë për të hequr qafe negativitetin. Edhe nëse nuk e kemi fatin të lindnim me një mendje jashtëzakonisht pozitive, të mësuarit për t’u bërë një person pozitiv nuk është e pamundur, optimizmi është diçka që mund të mësohet çdo ditë. Përveç se është ngjitës.

    I keni parasysh ata njerëzit pozitiv e optimist patologjik? Dhe ju pyesni veten se si ia dalin. Nuk është se ju doni të jeni negativ, por jeta e sjell që të përballeni, ndonjëherë edhe që në pikë të mëngjesit, me probleme. Epo si mund të buzëqeshi njeriu me problemet e çdo dite?! Po, mundeni dhe ne do t’ju tregojmë 6 hapa për t’ia arritur.

    Mësoni të jeni optimist dhe pozitiv

    Le të themi se ndiheni veçanërisht të pafat, se jeta shpesh ju paraqet fatura të rënda për t’u zgjidhur dhe se keni pak besim në veten tuaj. Nëse dëshira juaj më e madhe është të përballoni gjithçka me buzëqeshjen që aktualisht nuk keni, siç bëjnë disa nga të njohurit tuaj, qëllimi juaj nuk është i pamundur të realizohet.

    Gjërat thjesht mund të ndryshojnë dhe ju mund të jeni në gjendje të jeni dhe të qëndroni pozitivë në çdo situatë.

    Këtu janë 6 hapat që duhet të bëni për të pasur sukses në këtë sipërmarrje, e cila do ta përmirësojë shumë jetën tuaj:

    1. Të njohësh ritualin e humorit të mirë të mëngjesit

    Çdokush ka të vetin, thjesht duhet të kuptoni se cila është formula juaj magjike personale e lumturisë. Mendoni për atë që në të kaluarën e bënte ditën tuaj të fillonte me një sasi të caktuar lumturie dhe qetësie. Çfarë ju bën të lumtur kur zgjoheni? Një vakt  i veçantë, muzika, të bësh yoga, një dush i nxehtë?

    Gjeni formulën tuaj, sepse mëngjesi është momenti që vendos apo përcakton se si do të shkojë pjesa tjetër e ditës!

    2. Kujtohu të gjesh kohë për të bërë gjërat që do

    Na duhet të mendojmë për shumë gjëra dhe, nëse kemi fëmijë, koha nuk është kurrë e mjaftueshme. Mos harroni se gjithmonë duhet të bëni diçka për veten tuaj, çdo ditë të vitit. Lini mënjanë angazhimet dhe detyrat për një moment dhe përqendrohuni tek vetja. Vetëm 20 minuta, merri ato për të bërë diçka që të bën jashtëzakonisht të lumtur.

    3. Bëni aktivitet të rregullt fizik

    Një mendje e shëndetshme është e lidhur me një trup të shëndetshëm, të tonifikuar, energjik. Personat që bëjnë sport çdo ditë, e shfrytëzojnë atë edhe për të shfryrë frustrimet, për të ri-oksigjenuar trupin dhe mendjen, si dhe për t’u ndierë mirë me veten. Të kesh një trup në formë, përmirëson edhe vetëvlerësimin.

    4. Qëndroni larg njerëzve pesimistë

    Rrethoni veten me njerëzit e duhur, shumë njerëz ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse vëreni se disa njerëz janë jashtëzakonisht negativë, përpiquni të bashkëveproni pak me ta dhe shmangni që pesimizmi i tyre të dëmtojë humorin tuaj. Nëse vëreni njerëz frymëzues, të qeshur dhe pozitivë përpiquni t’i frekuentoni. Kështu mësoni edhe se si të jeni pozitiv dhe të përmirësoni optimizmin tuaj.  

    5. Mos u shqetësoni për të ardhmen

    E ardhmja është një nga shqetësimet tona më të mëdha, frika nga e panjohura, pasiguria janë faktorë shkatërrues për shumë njerëz. E panjohura gjeneron ankth dhe ankthi na pengon të kemi një humor optimist.

    Jini të kujdesshëm dhe mësoni të merrni në dorë frenat e mendimeve tuaja, mos i lini të enden pa qëllim. Kontrollojini ato dhe drejtojini vetë. Nëse ju lind një mendim negativ, riformulojeni atë. Ndaloje dhe ktheje atë mendim në një mendim pozitiv, jeta mban edhe surpriza të bukura, mendo për to. Bëjeni këtë çdo herë dhe përfundimisht do të bëhet diçka automatike. Kështu programohet truri për të qenë optimist. Optimistët përdorin një teknikë të pagabueshme: ata përqendrohen te zgjidhja, jo tek problemi.

    6. Shënoni 5 gjëra të mira në fund të çdo dite

    Blini një fletore të këndshme dhe çdo natë shkruani 5 gjërat më të bukura që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Këto janë mendimet që do t’i paraprijnë gjumit tuaj. Ju do të shkoni të flini me një pozitivitet të caktuar në shpirtin tuaj dhe çdo ditë do të ndieni rritjen e optimizmit brenda jush dhe përmirësimin e humorit tuaj.

  • Rriten ndjeshëm numrat/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën…

    Rriten ndjeshëm numrat/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën…

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 304 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,723, kurse ai i viktimave në 2227.

    Në krahasim me ditën e djeshme vihet re një rritje e ndjeshme e viktimave, ku dje u shënuan 6 humbje jete, ndërsa sot 11. Sa i përket të infektuarve dje ishin 285, kurse sot 304.

    Përditësimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (30 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 304
    Të shëruar në 24 orë 593
    Të shtruar në spitale 293
    Humbje jete në 24 orë 11
    Testime ditore 2730

    Testime totale 555,930
    Raste pozitive 124,723
    Raste të shëruara 90,617
    Raste Aktive 31,879
    Humbje jete 2227

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 22083
    Fier 2607
    Durrës 1309
    Gjirokastër 1242
    Shkodër 1199
    Vlorë 1107
    Korçë 779
    Lezhë 419
    Elbasan 387
    Kukës 359
    Dibër 329
    Berat 59

  • Përkëdhelja e infermieres për fëmijën e sëmurë me Covid është kthyer në një simbol

    Përkëdhelja e infermieres për fëmijën e sëmurë me Covid është kthyer në një simbol

    Fotoja është shkrepur në Departamentin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Pediatrik të Salesit, ku fëmija 7-muajsh, pozitiv me Covid, u operua për një problem në zorrë. Fotografia është shndërruar tanimë në një simbol.

    Rrëfimi i historisë që shfaqet pas shkrepjes së Il Resto del Carlino. Gjithçka filloi në 3 mars kur Matteo Maurizio, 7-muajsh, u transportua në Salesi për shkak të një problemi në zorrë. Nëna e tij thotë:

    Atë ditë, 3 mars, isha si e përhumbur. Rreth orës 20:00 rezultati i tamponit ishte pozitiv për mua dhe djalin tim, por nuk ishte e qartë se çfarë do të ndodhte me të, derisa një mjek pa gjendjen time shpirtërore dhe më tha: ‘Djalin tuaj nuk do ta lë derisa të zgjidhim problemin’. Në orën 2 të mëngjesit i bënë një ekografi: zorra e tij ishte përmbysur.

    Për të voglin, u pa e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rezultoi e suksesshme. Pastaj, u vendos në njësinë e kujdesit intensiv ku nëna, gjithashtu pozitive, nuk mund të hynte. Kështu, nga punonjësit shëndetësor, i dërgoi gruas një fotografi që përjetëson njerëzoren dhe profesionalizmin e punonjësve shëndetësorë, të cilët kujdeseshin për pacientin e vogël. Nëna e Matteo Maurizio kujton:

    ‘Mos u shqetëso, zonjë, do të kujdesemi ne për djalin tënd, nuk ke pse të shqetësohesh’ dhe kështu ndodhi. Në momentin më dramatik të jetës sime, duke parë këtë foto larg djalit tim, ishte një kthim në jetë pas një makthi që zgjati me ditë.

    Tani, pacienti i vogël është kthyer në shtëpi, ku po i nënshtrohet rikuperimit.

  • Infektohet presidenti francez Emmanuel Macron/ Rezulton pozitiv në testin e COVID-19

    Infektohet presidenti francez Emmanuel Macron/ Rezulton pozitiv në testin e COVID-19

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, ka bërë të ditur vetë presidenti, shkruan BBC.

    42-vjeçari kishte bërë testin pasi i ishin shfaqur disa simptoma dhe tani do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë, bëjnë të ditur nga pallati presidencial Elysee.

    Macron do “vazhdojë të jetë në krye të vendit” dhe do t’i kryej punët nga shtëpia. Kujtojmë që Franca ka vënë orën policore me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e COVID-19.

    Deri më tani janë konfirmuar dy milionë raste në këtë vend që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, ku më shumë se 59 mijë qytetarë kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit me COVID-19.

    Burimi: Telegrafi

  • Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Në 24 orë u evidentuan 695 raste pozitive/ Ja sa persona ndërrojnë jetë nga COVID-19

    Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Në 24 orë u evidentuan 695 raste pozitive/ Ja sa persona ndërrojnë jetë nga COVID-19

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 17 persona, ndërsa janë evidentuar 695 raste të reja me COVID-19.

    Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
    5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

    MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
    Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

    COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)
    Raste të reja ditore 695
    Të shëruar ne 24 orë 563
    Të shtruar në spitale 463
    Humbje jete në 24 orë 17
    Testime ditore 1.963

    Testime totale 205.971
    Raste pozitive 43.683
    Raste të shëruara 22.180
    Raste Aktive 20.581
    Humbje jete 922

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 11041
    Fier 1612
    Durrës 1349
    Korçë 1122
    Vlorë 1037
    Shkodër 903
    Elbasan 872
    Lezhë 740
    Berat 701
    Gjirokastër 518
    Kukës 434
    Dibër 252

  • Qeveria greke ashpërson masat për qytetarët që duan të kalojnë nga Kakavija/ Kthehet mbrapsht kush del pozitiv me Covid

    Qeveria greke ashpërson masat për qytetarët që duan të kalojnë nga Kakavija/ Kthehet mbrapsht kush del pozitiv me Covid

    Qeveria greke ka ashpërsuar masat për qytetarët që do të hyjnë në Greqi nga Kakavija.

    Duke filluar nga dita e hënë qytetarët që do të dalin pozitiv me Covid nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

    Që nga hapja e kufirit me Shqipërinë në fillim të majit, qeveria greke nuk ka arritur të vendosë një sërë masash thelbësore.

    “Në intervale të rregullta qeveria merr vendime disa prej të cilave janë të vështira për t’u zbatuar dhe krijojnë probleme serioze në udhëtime”, thuhet në njoftimin e medias greke.

  • E PAPRITUR/ Tronditet Shqipëria, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

    E PAPRITUR/ Tronditet Shqipëria, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

    Kombëtarja shqiptare është tronditur më pak se 24 orë para ndeshjes me Shqipërinë. Futbollisti Elseid Hysaj ka rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë, mbrojtësi i krahut nuk do të luajë nesër ndaj bjellorusëve duke i shkaktuar trajnerit Reja dhe ekipit një shok të fortë psikologjik.

    Lajmi u konfirmua nga FSHF-ja në faqen zyrtare, ku bëhet gjithashtu me dije se pjesa tjetër e ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.

    NJOFTIMI I FSHF-së:

    Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

    Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

    Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Deputeti i Kuvendit i prekur nga COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore! Dërgohet në Turqi për kura të specializuara

    Deputeti i Kuvendit i prekur nga COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore! Dërgohet në Turqi për kura të specializuara

    Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti është infektuar nga koronavirusi. Mësohet se prej disa ditësh deputeti i Kuvendit të Shqipërisë është dërguar në Turqi për kurime më të specializuara.

    Mësohet se Përmeti ka patur probleme serioze me frymëmarrjen gjatë qëndrimit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe për këtë arsye ai është dërguar në Turqi.

    Burime të Panorama.al bëjnë me dije se deputeti Andi Përmeti është në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari, e cila i ka uruar shërim të shpejtë kolegut, që sipas saj po kalon një periudhë të vështirë.

    “Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë.

    Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, tha Hajdari.

    Burimi: Panorama.al

  • Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës, me rezultatin që është marrë këtë mëngjes, duke krijuar jo pak pështjellim.

    Gjithsesi miqësorja me Shqipërinë nuk është në rrezik dhe do të zhvillohet sipas programit, në orën 16.00, në “Elbasan Arena”, dhe përfaqësuesja e “Dardanëve” do të drejtohet në stol nga zëvendësi i Challandes, Muharrem Sahiti.

    Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kanë rezultuar negativë në testet e kryera dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht.

    Bernard Challandes ashtu si dhe anëtari tjetër i cili ka rezultuar pozitiv, janë vetizoluar sapo janë marrë rezultatet e temponëve.

  • 3  mënyra për të qenë sa më pozitivë

    3 mënyra për të qenë sa më pozitivë

    Është shumë e vështirë të gjehet motivimi dhe përqendrimi vetëm tek pozitiviteti, kur ky i fundit nuk duket asgjë më shumë sesa vetëm një mendim shumë i dëshiruar.

    Të gjithë neve na është dhënë mbi një herë këshilla që të mundohemi dhe të jemi sa më pozitivë, por sa më të madha sfidat me të cilët ne përballemi aq më e vështirë duket për t’u realizuar këshilla e mësipërme.

    Por pengesa e vërtetë dhe ajo e më e madhja ndodhet në trurin tonë, sepse ai në mënyrë instiktive punon dhe përqendorohet kryesisht tek ato gjëra që përbëjnë kërcënim dhe rrezik. Në fakt ky është një mekanizëm mbijetese i përdorur kryesisht në fillimet e njerëzimit, por që fatkeqësisht edhe sot e kësaj ditë na drejton gjithmonë drejt negativitetit.

    Prandaj të mundohemi të jemi sa më pozitivë është një sfidë shumë e madhe e cila kërkon përqendrim dhe vëmendje shumë të lartë.

    Pozitiviteti dhe shëndeti juaj

    Pesimizmi është një prej faktorëve që ndikon më negativisht në shëndetin tuaj. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit optimistë janë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht se ata që janë pesimistë.

    Martin Seligman nga Universiteti i Penslivanisë ka kryer studime të shumta mbi këtë pikë. Një prej më të fundit ka qenë edhe ajo ku ai ka bashkëpunuar edhe me univeristetin e Dartmouthit dhe atë të Miçiganit. Grupmosha e njerëzve që u morën për këtë studim varionte nga 25-65 vjeç. Të dhënat e studimit treguan se shëndeti i njerëzve pesimistë kishte tendencë të përkeqësohej më shpejt sesa ai i njërëzve optimistë, sidmos një gjë e tillë vihej re akoma edhe më shumë me kalimin e moshës.

    Pozitiviteti dhe performanca

    Të pasurit e nje qendrimi sa më pozitiv nuk është vetëm në të mirë të shëndetit tuaj. Profesori Martin Seligman gjithashtu analizoi edhe lidhjen ndërmjet pozitivitetit dhe performacës. Padyshim që edhe në këtë drejtim, performaca dhe rendimenti i një personi optimist është më e lartë se ajo e një pesimisti. Kështu, për shembull, një shitës optimist shiti 37 për qind produkte më shumë sesa një kolegu i tij pesimist.

    Seligman është gjithashtu një prej studiuesve që është marrë më shumë me çëshjten e të menduarit pozitiv dhe madje ai ka publikuar edhe në një prej studimeve të tij disa teknika të thjeshta të cilat do të ndihmojnë secilin prej nesh për të kaluar nga mendimi negativ drejt atij pozitiv. Ja se cilat janë ato:

    1. Ndani realen nga jorealja

    Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të qenë sa më pozitiv është që të ngrini një mur ta lartë dhe të mos i pranoni më mendimet negative në kokën tuaj. Sa më shumë që ju t’i mendoni ato, aq më shumë fuqi i jepni atyre. Shumica e mendimeve tona negative janë thjesht mendime dhe jo fakte, prandaj mundohuni që të përqendroheni vetëm në ato që janë fakte reale dhe jo tek ato që nuk ekzistojnë.

    2. Përcaktoni gjërat pozitive

    Pasi ju të keni kaluar hapin e parë, duhet të përqendroheni në përcaktimin e gjërave pozitive që ju rrethojnë. Një gjë e tillë do të lehtësohet me praktikë të vazhdueshme por ajo që ju duhet të bëni fillimisht është që të përqendroheni vetëm tek gjërat pozitive, duke u munduar kështu edhe që të riorientoni mendimet (trurin) tuaja drejt pozitivitetit. Edhe në ditët më të zymta, mendoni dhe gjeni sikur edhe një gjë të vogël që të ketë qenë pozitive dhe do ta shikoni që çdo gjë do të bëhet më e lehtë pë t’u përballuar.

    3. Kultivoni tek ju ndjenjën e mirënjohjes

    Sipas një studimi të kryer në universitetin e Kalifornisë, Davis, u zbulua se të gjithë njerëzit që mundoheshin të kultivonin dhe të rrisnin ndjenjën e mirënjohjes tek vetja e tyre, ishin gjatë gjithë kohës me humor të mirë, energji pozitive dhe përjetonin më pak ankth se njerëzit që nuk ishin aspak mirënjohës.