Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: pozitiv

  • Infektohet me koronavirus ministrja Belinda Balluku/ Ja si është gjendja e saj shëndetësore

    Infektohet me koronavirus ministrja Belinda Balluku/ Ja si është gjendja e saj shëndetësore

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është infektuar me koronavirus.

    Në një mesazh në ‘Facebook’, ministria thekson se gjendja shëndetësore e ministres Balluku është e mirë, me simptoma të lehta.

    “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Doli pozitiv në testin e koronavirusit/ Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tregon në çfarë gjendje ndodhet Presidenti Trump

    Doli pozitiv në testin e koronavirusit/ Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tregon në çfarë gjendje ndodhet Presidenti Trump

    Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht po përjeton simptoma të lehta për shkak të koronavirusit.

    “Presidenti ka simptoma të lehta,” u tha Meadows gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

    “Mjekët vazhdojnë të monitorojnë shëndetin e tij dhe shëndetin e zonjës së parë.”

    Meadows tha se presidenti vijon të jetë “shumë energjik” dhe po i kushton vëmendje të madhe ekonomisë dhe situatës nga pandemia, pavarësisht infektimit të tij.

    Meadows u foli gazetarëve pa mbajtur maskë, shkruan The Guardian.

  • Berlusconi pozitiv për koronavirusin/ Mjeku: Është asimptomatik në izolim shtëpiak

    Berlusconi pozitiv për koronavirusin/ Mjeku: Është asimptomatik në izolim shtëpiak

    Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi bëri tamponin.

    Mjeku i tij, prof. Alberto Zangrillo , drejtori i njësive të anestezisë dhe reanimacionit të përgjithshëm të spitalit San Raffaele në Milano, shpjegoi se udhëheqësi i Forza Italia “është asimptomatik dhe është në izolim në shtëpi”.

    Ai shtoi se Berlusconi vazhdon të punojë nga shtëpia e tij në Arcore.

    Ndërsa vetë drejtuesi i Forza Italia tha: “Unë do të jem i pranishëm gjatë fushatës elektorale me intervista, sipas kufizimeve të vendosura nga kjo situatë.”

  • Këngëtari i njohur kosovar konfirmohet me COVID-19

    Këngëtari i njohur kosovar konfirmohet me COVID-19

    Këngëtari i njohur, Shkëlzen Jetishi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari për Blic. Artisti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.

    “Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjej. Momentalisht ndodhem në vetizolim”, u shpreh Jetishi.

    Kujtojmë se Kosova është mjaft e prekur nga Covid-19 dhe rastet e reja shtohen dita ditës. Edhe këngëtarë si Adelina Thaqi apo Art Abazi kanë rezultuar pozitivë më parë.

  • Kryebashkiaku Erion Veliaj rezulton pozitiv me Koronavirus

    Kryebashkiaku Erion Veliaj rezulton pozitiv me Koronavirus

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Ai e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi.

    Ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj.

  • Del pozitiv me koronavirus trajneri i njohur…

    Del pozitiv me koronavirus trajneri i njohur…

    Xavi Hernández njoftoi nëpërmjet Instagramit se ka dalë pozitiv me Covid-19.

    Trajneri i Al Sadd në Katar do të drejtonte sot ekipin e tij në rifillimin e kampionatit, por do t’i duhet ta shohë ndeshjen nga izolimi në shtëpi.

    “Sot nuk do të mund të shoqëroj ekipin tim në rikthimin në fushë. Para pak ditësh, dola pozitiv në testimin që më bënë”, shkroi ish-mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

    Xavi shtoi se ndihet mirë, por do të qëndrojë i karantinuar derisa autoritetet shëndetësore t’i japin leje që të rinisë punën.

  • Shifra në rritje. Brenda 5 ditëve, 1 milion të infektuar/ Ja sa janë rastet nga koronavirusi në mbarë botën…

    Shifra në rritje. Brenda 5 ditëve, 1 milion të infektuar/ Ja sa janë rastet nga koronavirusi në mbarë botën…

    Thuajse mbarë bota po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, që nga shpërthimi i pandemisë. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numri në total i të prekurve në mbarë globin ka shkuar në 14.1 milionë.

    Po ashtu mësohet se brenda pesë ditëve në botë u raportuan më shumë se 1 milion raste. Kujtojmë se ndër vendet më të goditura nga ky virus është SHBA-ja, me rreth 3.6 milionë raste.

    Pas SHBA-ve, vendin e dytë e zë Brazili, me 2 milionë raste, e pasuar me Indinë e cila konfirmoi rreth 1 milion të infektuar.

  • Dalin pozitiv edhe 2 mjekë të tjerë që iu shërbyen pacientëve të infektuar

    Dalin pozitiv edhe 2 mjekë të tjerë që iu shërbyen pacientëve të infektuar

    10 rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

    Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me Covid-19 në këtë qytet.

    Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve, ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.

    Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

    Përsa i përket bashkisë së Korçës, e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga Covid-19, burime nga DSHP bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

    Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

    Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit, e cila paraqitet me 1 rast, bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

    Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62.