Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Koronavirusi

  • Pse disa njerëz nuk infektohen me koronavirus? Pse disa janë të imunizuar dhe të tjerët jo?

    Pse disa njerëz nuk infektohen me koronavirus? Pse disa janë të imunizuar dhe të tjerët jo?

    Dr. Dr. Halil Krasniqi,
    Ekspert i shёndetёsisё

    Disa tё dhёna shkencore dhe fiziologjike tregojnë se disa njerëz duket se janë natyrshëm imun ndaj sëmundjes dhe infeksionit me coronavirusin.

    Gjatë valës së parë të pandemisë, edhe shkencëtarët e vendeve tё ndryshme tё botёs, vëzhguan stafin e spitalit dhe tё personelit tjetёr mjekёsor duke vlerёsuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe shpesh duke analizuar mostrat e gjakut.

    Pavarësisht rrezikut të lartë tё infeksionit, disa persona kanë mundur ta anashkalojnë virusin, dhe kёshtu tё mos infektohen fare apo tё mos tregojnë aspak simptome tё sёmundjes.

    Pse disa njerëz janë të imunizuar dhe të tjerët jo?

    Sipas shkencave mjekёsore virologjike dhe imunologjike, kjo mund të ketë ndodhur dhe mund tё ndodh për shkak se fiziologjia trupore dhe mendore u përgatit me posedimin e qelizave imunitare T, kundër virusit përpara pandemisë duke luftuar viruset që kishin lidhje me COVID-19.

    Të ashtuquajturat qeliza T të sistemit imunitar njohin armikun pra qelizat e infektuara me COVID-19 dhe i luftojnë apo i vrasin ato para se tё shkaktojnë dёme nё trupin e njeriut. Prandaj, përpara se virusi të vendosej dhe tё fillojë ndryshimin e qelizave tё shëndosha nё organizmin tonё, trupi ishte në gjendje ta mbante virusin nën kontroll duke e izoluar atё dhe me forcёn imunitare dhe psikologjike duke asgjёsuar komplet.

    Punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilёt ishin në njё situatë qё të infektoheshin dhe merrnin virusin, me fortёsinë e imunitetit te tyre ata kishin nën kontroll atё përpara se të zbulohej. Kёta njerёz kishin më shumë gjasa qeliza T që makineria e brendshme i njihte përpara fillimit të pandemisë.

    Ky zbulim mjekёsor mund të ketë pasur një ndihmё për zhvillimin e vaksinës tё cilёn popullata duhet ta aplikoj sot disa herё nё vit. Nëse ky mekanizëm mbrojtës i qelizave T mund të kopjohej, vaksinimi kundër virusit do të ishte edhe më efektiv.

    Ajo që mësojmë nga ky studim shkencor, mund të jetë kritike apo jo kritike për zhvillimin e një vaksine tjetër. Shpresojmë që studimet e shkencëtarёve seriozë tё rikthehen nё bazat shkencore reale dhe klasike.

    Faktorёt tjerё si mbrojtja imunologjike, shёndeti i fortё, grupi i gjakut (grupi i gjakut 0 ёshtё rezistent kunёr infekcionit me coronavirus, gjersa grupi i gakut A,B,dhe AB, janё mё tё ndishёm pёr infeksion dhe sёmundje), stili i shёndoshё jetёsor, gjenetika e fortё dhe e shёndoshë fiziologjike, predispozicioni familjar, shëndeti dhe precipimi mendor pozitiv, ndikojnё mbi 80% pozitivisht nё ruajtjen e shёndetit nga sёmundjet dhe infeksionet natyrale, biologjike apo kimike.

  • Prej dy javësh në intubim/ Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare

    Prej dy javësh në intubim/ Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare

    Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë disa ditë pas infektimit me COVID-19.

    Mihali ishte prej dy javësh i intubuar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Virusi i rrezikshëm i mori jetën 55-vjeçarit, mëngjesin e 13 shtatorit, disa ditë pasi luftoi për ta mposhtur sëmundjen e shkaktuar prej Covid-19.

    Pak ditë më parë, Kombëtarja shqiptare i kushtoi një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

    Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua në një njeri të rëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcillte, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës.

    Ylli Mihali
  • Kush janë 7 të famshmit që po refuzojnë të vaksinohen (FOTO)

    Kush janë 7 të famshmit që po refuzojnë të vaksinohen (FOTO)

    Deri tani, ka shumë njerëz të famshëm që aktualisht kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit pasi kanë zgjedhur të ndihmojnë në mbarimin e pandemisë dhe për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurtë nga virusi vdekjeprurës.

    Sidoqoftë, shtatë të famshëm kanë zbuluar se fundmi se nuk e kanë ndërmend të marrin vaksinën në këtë kohë.

    Vaksina rekomandohet nga zyrtarë të shëndetit publik dhe ka shumë pak efekte anësore në studime.

    Offset

    Offset Photo

    Anwar Hadid

    Anwar Hadid Photo

    Olivia Newton John

    Olivia Newton John

    Elon Musk

    Elon Musk Photo

    Zach Rance

    Zach Rance Photo

    Summer Walker

    Summer Walker Photo

    Rob Schneider 

    Rob Schneider Photo
  • Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?/ Flasin ekspertët

    Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?/ Flasin ekspertët

    Rritja e temperaturave i josh njerëzit të dalin në natyrë. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga koronavirusi?

    Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit.

    Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit.

    Sipas ekspertëve jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë. “Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjenës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit.

    Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt.

    Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

    Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. “Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese,” thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé.

    Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

    Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit.

    Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet.”

    Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet.

    Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik. Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal.

    Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.

    Burimi: DW

  • Britania e Madhe infekton vullnetarë me koronavirus/ Ja kush është qëllimi

    Britania e Madhe infekton vullnetarë me koronavirus/ Ja kush është qëllimi

    Në një studim duhet të sqarohet sasia e koronavirusut, e nevojshme që virusi të të ngjitet. Rezultatet duhet të ndihmojnë në zhvillimin e medikamenteve.

    Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test. Kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër. Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”. Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.

    Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit. Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19. Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.

    Përdoret patogjeni i Coronas, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore. Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.

    Në Gjermani i quajnë jo etike provat dhe ka rezerva mjekësore

    Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit. Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College. Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 118.000 vdekje nga koronavirusi. Në të njëjtën kohë, ishte vendi i parë perëndimor që filloi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit.

    Në Gjermani, studimet “Sfida Njerëzore” për voronavirusin konsiderohen të pamundura. Shoqata e Kompanive Farmaceutike që zhvillojnë kërkime (vfa) i hodhi poshtë në vjeshtë teste të tilla si jo etike. Ekzistojnë gjithashtu rezerva mjekësore: “Studimet e sfidave mund të tregojnë një pamje të falsifikuar, pasi rezultatet që mblidhen vetëm te njerëz të rinj, të shëndetshëm nuk mund të transferohen tek të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë. Por këto grupe njerëzish kërcënohen më shumë nga COVID-19 “, thekson shoqata në faqen e saj të internetit.

    Infektimet e shkaktuara artificialisht nuk korrespondojnë me infektimet reale në jetën e përditshme.

    Burimi: DW

  • “Mos abuzoni”/ Mjeku Tritan Kalo flet për masat Anti-Covid: Komiteti këshillon, por vendimet i merr…

    “Mos abuzoni”/ Mjeku Tritan Kalo flet për masat Anti-Covid: Komiteti këshillon, por vendimet i merr…

    Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit ku ndodhet vendi.

    Në një mesazh në Facebook, mjeku Kalo ndalet te Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa e reja, duke thënë se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

    Sipas tij, ky komitet është vetëm një organ këshillues, pasi vendimet i merr ekzekutivi.

    “Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të merren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

  • Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

    Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

    Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën ose është shëruar nga infeksioni.

    Për një kohë të gjatë nuk u analizua me saktësi për të parë llojin e virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me COVID-19.  Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, përshembull varianti britanik apo ai afrikano- jugor. Vendet nuk kanë faj sepse në fillim ato analizuan intensivisht virusin dhe kështu kuptuan se ekzistojnë variacione të ndryshme.

    Nëpërmjet segmentimit intensiv ne mësuam se varianti i përhapur dhjetorin e kaluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Danimarkë, B.1.1.7, përhapet me shpejtësi 70 përqind më të madhe. Ndërkohë ky variant është parë edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe në Gjermani.

    Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, çdo muaj krijohen mesatarisht dy variante të reja. Tek varianti britanik i virusit, i cili është dekoduar krejtësisht janë vënë re të gjitha 17 ndryshimet gjenetike të njohura deri tani, gjë që ka habitur edhe vetë virologët. Tri mutacione nga to janë vëzhguar me kujdes: N501Y, që eventualisht përmirëson atashimin e virusit tek qelizat e njeriut, në variantin e dytë janë të eliminuara kodet 69 dhe 70 të mutacionit si dhe varianti i tretë: mutacioni P681H.

    Mutacionet përhapen më shpejt

    Arsyeja e përhapjes së shpejtë mund të jetë një ndryshim i lehtë në një pozicion të proteinës spike, që ndodhet në sipërfaqen e virusit. Nëpërmjet këtij gabimi në kopim virusi i ndryshuar mund të përhapet më shpejt, mund të transmetohet më shpejt ose t’i shpëtojë më shpejt sistemit imunitar në krahasim me virusin fillestar. Kështu ekziston mundësia që ky virus më efektiv të mbizotërojë më shumë se varianti i mëparshëm në nivel lokal ose rajonal.

    Por përhapja e shpejtë nuk do të thotë se për shembull varianti britanik është përgjegjës edhe për rastet e vështira të COVID-19, ose për nivelin e lartë të vdekjeve, sepse deri tani nuk ka dëshmi për këtë. Por për të infektuarit ka rëndësi shumë të madhe për të ditur me cilin variant janë infektuar. Mutacioni nuk ka ndikim ndaj ecurisë së sëmundjes.

    Megjithatë përhapja e shpejtë mund të bëjë që në disa vende të ngarkohet shumë sistemi i shëndetësisë. Në shumë vende mungojnë shtretërit në spitale, aparatet e frymëmarrjes, vendet e kujdesit intensiv dhe personeli.

    Varianti i Coronës B.1.351. që përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut që nga gushti i kaluar i ngjan variantit britanik dhe shihet si përgjegjës për rritjen e madhe të numrit të rasteve të infektimit në Afrikën e Jugut. Krah N501Y, ai mban edhe një mutacion tjetër në sektorin e proteinës spike, mes të tjerash edhe një mutacion me emrin E484K, i cili ka ndikim negativ tek krijimi i antitrupave dhe neutralizimi i Coronës.

    Edhe të shëruarit dhe të vaksinuarit mund të ngjisin sëmundjen

    Edhe variacionet P.1 të identifikuara para pak kohësh në Brazil kanë krijuar shqetësim me 17 mutacionet e krijuara, disa prej të cilave me proteinën spike. Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

    Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të Coronës. Kjo duhet të kishte çuar në imunizimin bazë të pjesës më të madhe të popullsisë, por shifrat e të infektuarve atje kanë filluar të rriten sërish.

    Me sa duket përgjigja që krijon sistemi imunitar i trupit tek të shëruarit nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk mjafton edhe pas marrjes së vaksinës, sepse varianti i ri P.1 e anashkalon sistemin imunitar. Me fjalë të tjera edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen.

    Shumë mutacione lokale

    Sa më intensivisht të bëhen segmentimet e rasteve të Coronës, aq më shumë mutacione mund të zbulohen në të ardhmen. Por ato nuk priten të jenë gjithnjë të rëndësishme. Mutacioni i fundit i zbuluar në klinikën e Garmishit në Gjermani duhet të jetë vetëm një mutacion i pjesshëm, pra nuk kemi të bëjmë  me variantin britanik apo afrikano-jugor. Për të sqaruar këtë çështje do të analizohen provat në spitalin Charite të Berlinit.

    Dhe në variantin e virusit të shfaqur në Los Angeles kemi të bëjmë me sa duket me një gjen të quajtur L452R, i cili u identifikua fillimisht marsin e kaluar në Danimarkë. Edhe aty shqetësimi është i madh lidhur me frikën se vaksina mund ta humbasë efektin.

    A rrezikojnë mutacionet efektin e vaksinave?

    Deri tani nuk është bërë sa duhet studimi për të parë nëse vaksinat mRNA kanë efekt edhe tek këto mutacione. Sepse nëse një pjesë e skajeve karakteristike që janë të rëndësishme për të bërë njohjen e virusit ndryshon, atëherë antitrupat e prodhuara nga trupi i njeriut e dallojnë më pak virusin e Coronës, për të bërë neutralizimin e tyre. Vaksina humbet kështu efektin.

    Sipas njohurive aktuale vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe kundër variantit britanik të virusit B.1.1.7, sepse këto vaksina mRNA lidhen pikërisht me proteinën e prekur spike.

    Për të parë nëse vaksinat ekzistuese mjaftojnë edhe për të luftuar mutacionet e tjera të njohura dhe të panjohura, duhen bërë studime të mëtejshme. Nëse virusi bëhet dikur aq shumë i ndryshuar saqë reaksioni humanitar i nxitur nga vaksina nuk mjafton për të bërë neutralizimin, atëherë duhet ndryshuar vaksina.

    Një aktualizim i tillë nuk është i vështirë për vaksinat mRNA, thotë BioNTech-Pfizer. Sepse kodi gjenetik i virusit që përmban vaksina mund të këmbehet lehtë brenda disa javësh. Por siç dihet testimi dhe lejimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës zgjat dhe që tani shumë qendra vaksinimi janë duke pritur për të marrë vaksinën tashmë të lejuar.

    Burimi: DW

  • COVID-19: A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

    COVID-19: A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

    Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e coronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së  e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.

    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.

    Takimi i nivelit të lartë lidhej me “çështje shumë praktike”, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin.

    Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen. Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim. Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Është në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.

    Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve

    Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e coronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.

    Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. “Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,” tha ai. “Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s’do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë së bashku,”shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte “zgjidhja më e keqe” por ndoshta më “e pashmangshmja”, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.

    Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.

    Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve.  “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish” – u shpreh për ARD ministri Mass. “Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.”

    Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. “Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,” tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë” shtoi ajo.

    Braun tha se ndihej i sigurt se “me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme – të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës – i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t’u kontrolluar”.

    Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë.  Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1.

    Burimi: Deutsche Welle

  • Lufta kundër Covid-19/ Ballafaqim faktesh: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo?

    Lufta kundër Covid-19/ Ballafaqim faktesh: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo?

    Gjatë javëve të fundit disa medikamente dhe solucioine tërhoqën vëmendjen në luftën kundër koronavirusit. Por jo të gjitha e përmbushin shpresën për të qenë ilaçi magjik. Disa fakte lidhur me disa prej tyre.

    Çfarë ka efekt:

    Avigan – mund ta shkurtojë sëmundjen nga koronavirusi. Ky medikament japonez kundër gripit që përmban lëndën Favilavir fillimisht në Azi e më pas edhe në vende të tjera u lakua shumë. Medikamenti në fjalë përdoret kundër gripit dhe vepron me efekt kundër viruseve të ndryshme RNA. Më 2014 medikamenti u përdor me sukses kundër Ebolas. Më 2016 qeveria japoneze e dërgoi Favilavir si ndihmë emergjence në Guinea për të luftuar epideminë Ebola. Aktualisht ky medikament mund ta shkurtojë kohën e sëmundjes nga koronavirusi, por megjithatë ka efekte të forta anësore si shok anafilaktik ose infeksion të mushkërive.

    Dexametahson – varet nga koha e përdorimit

    Bllokuesi i infeksioneve Dexamethason e ul vdekshmërinë tek pacientët, që respirohen dhe janë më gjatë se shtatë ditë të sëmurë. Instituti Robert Kosh (RKI) si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rekomandojnë këtë medikament për këta pacientë. Dexamethason megjithatë nuk mund të përdoret për njerëz me simptoma të lehta dhe as nuk mund të përdoret në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse përdoret qysh në simptomat e para, medikamenti mund ta zbehë imunitetin apo ta bllokojë atë e madje mund të provokojë një ecuri të rëndë të sëmundjes”, shpjegon në një podcast në fillim të tetorit për NDR, Sandra Ciesek, drejtore e Institutit për Mjekësinë e Virologjisë në Klinikën Univeristare në Frankfurt.

    Çfarë nuk ka efekt:

    Hydroxychloroquin – nuk ka efekt pozitiv

    Kjo lëndë është e hershme dhe është përdorur kundër malarjes, në fillim të pandemisë së COVID-19, Hydroxychloroquin u përdor si një medikament shpresëdhënës. Por ndërkohë Instituti Federal për Barnat dhe Produktet Mjekësore paralajmëron nga përdorimi i tij kundër COVID-19. „Pacientët që trajtohen me Hydroxychloroquin, duhet të mbikqyren intensivisht, pasi ka mundësi që të kenë efekte të forta anësore”, shkruan ky institut në faqen e vet të internetit. Gjithashtu nuk janë provuar efekte pozitive tek pacientët me koronavirus.

    Këto ilaçe janë të diskutueshme

    Artemisinin – shurup shpresëdhënës me bazë bimore

    Në fillim të pandemisë lëngu me erëza nga Madagskari bëri bujë: Covid Organics, promovon Artemininin bazuar tek bimët Hypericum. Studimet të qendrueshme klinike për efektin e Covid Organics deri tani nuk ka. Një ekip i drejtuar nga profesorPeter Seeberger, drejtues i sektorit të Sistemeve Biomolekulare në Institutin Max-Planck, ka arritur të provojë, që ekstraktet e bimës Artemisia kanë efekt ndaj koronavirusit. Deri tani këto studime janë filletare dhe nuk janë verifikuar përfundimisht. Ndërkohë në Meksikë po vazhdon faza e dytë e këtij studimi me 360 vetë, të cilët po testohen mbi efektin e bimës Artemisia në kontekstin e CPVID-19. Rezultatet deri tani nuk janë publikuar. Seeberger në intervistë për DW thotë, se „ka mjaftueshëm pika referimi, për të hulumtuar shkencërisht efektin e Artemisinin ndaj koronavirusit. Ai këshillon megjithatë rreptësisht, që të mos përdoret çaji me Artemisinin duke menduar, se me këtë mund të shërohesh prej COVID-19. Efektet nuk janë ende të provuara klinikisht.”

    Tocilizumab dhe Sarilumab – studime kontradiktore

    Efekti i antitrupave Tocilizumab dhe Sarilumab është i diskutueshëm. Përbërësit aktiv normalisht përdoret për trajtimin e artitit rheumatik dhe sipas një studimi në fillimet e tij e ulin në mënyrë të dukshme vdekshmërinë prej COVID-19. Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon, që në të ardhmen këtë përbërës ta përdorë kundër koronavirusit. Por një tjetër studim ka arritur në konkluzionin, që përbërsi aktiv nuk e ul vdekshmërinë.

    Solucionet e gojës dhe sprucot për hundët – efekti i paprovuar

    Shoqata gjermane për Higjenën e Spitaleve rekomandon, që si masë profilaktike të bëhet gargar me solucione të caktuara. Ideja që qëndron pas kësaj është: se gargari mbyt viruset në grykë, pra pa depërtuar në organizëm. Nëse pacientët janë të infektuar, kjo masë ndihmon që të ulet rreziku i infektimit të të tjerëve prej tyre. Zëdhnësi i shoqatës, Peter Walger thekson në bisedë për DW, se „natyrisht kjo masë nuk ndihmon, nëse viruset kanë depërtuar në qeliza. Pra përdorimi i të tilla solucioneve nuk shmang infeksionin, por vetëm viruset në qarkullim të lirë, të cilat dalin përmes kollës, teshtimës apo gjatë frymëmarrjes dhe që shërbejnë si bazë për një infeksion të ri.” E njëjta gjë vlen edhe për sprucatorët e hundëve. Deri tani është folur p.sh. për produktin Algovir.

    Shkas për rekomandimin për një profilaksi të tillë u bë një studim i Grupit Hulumtues nga Bochumi dhe studiuesve të tjerë, thotë Walger. Në epruvetë arriti të vërtetohet, që solucione të caktuara për shpëlarjen e gojës mbysnin sasi të mëdha virusesh të llojit SARS-CoV-2. OBSH dhe Shoqata Gjermane e Mjekësisë Dentare që nga muaji gusht rekomandojnë, që pacientët përpara trajtimit të bëjnë gargar me një solucion të caktuar. Megjithatë këto shoqata venë në dukje, se ende nuk ka studime klinike, që të provojnë se solucionet për shpëlarjen e gojës ndihmojnë njerëzit naj SARS-CoV-2.

    Remdesivir – provat mungojnë

    Doinald Trump u trajtua me këtë medikament pas infektimit me koronavirusin. Megjithatë efekti i remdesivir ndaj COVID-19 është mjaft i diskutueshëm. IRK e rekomandon përdorimin e tij vetëm në kushte të veçanta. Ndërsa qeveria e SHBA-së mbështetet në studime, që parashikojnë, se ky përbërës ul kohëzgjatjen e sëmundjes. Sipas OBSH nuk ka prova sa duhet, për ta rekomanduar Remdesivirin.

    Burimi: DW

  • Paniku tek qytetarët pasi u zbulua lloji i ri i Covid-19 në Angli/ Ekspertët tregojnë a duhet të shqetësohemi

    Paniku tek qytetarët pasi u zbulua lloji i ri i Covid-19 në Angli/ Ekspertët tregojnë a duhet të shqetësohemi

    Matt Hancock u akuzua për panikun e krijuar tek qytetarët pasi ai tha se një mutacion i koronavirusit po përhapet nëpër Londër dhe Jug-Lindje të vendit.

    Sekretari i Shëndetësisë nxiti frikë dje pas njoftimit se mund të merreshin masa të ashpra izolimi për 11 milion persona në kryeqytet, Essex dhe Hertfordshire nga mesnata e mbrëmjes së sotme, sepse sipas tij se lloji i ri i Covid mund të përhapet më shpejt se versionet e vjetra të virusit.

    Por ekspertët e kundërshtuan pretendimin e tij, duke thënë se Sekretari i Shendetesise përdori ‘retorikë’ që tremb njerëzit.

    Sipas eksperteve, mutacioni i koronavirusit eshte i zakonshëm, e me këtë lloj tendence nuk ka gjasa të ndikojë në mënyrën se si funksionojnë vaksinat ose te ndikoje tek infektimi rende i qytetareve. Madje ata theksojne se ky mutacion mund të jetë edhe më pak vdekjeprurës.

    Koronavirusi tashmë ka persuar mutacione mijëra herë dhe ky është një proces krejtësisht i natyrshëm, thonë ekspertët, dhe shumë mutacione bëhen më pak të rrezikshme ndërsa evoluojnë.

    Shkencëtarët thanë se është padyshim e rëndësishme të hetohen llojet e reja për të parë nëse ato ndryshojnë sjelljen e virusit.

    Ekziston një farë shqetësimi se ky mutacion mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat mund të mos jenë aq efektive tek qytetaret.

    Versioni i ri i virusit është regjistruar më shumë se 1.000 herë, kryesisht në Angli, por edhe në Uells, Skoci, Danimarkë dhe Australi, konfirmuan zyrtare te Shëndetit Publik ne Britani.

    Arsyeja pse mutacioni është interesant, thonë shkencëtarët, është sepse ndodhet në proteinën spike të virusit. Spike është pjesa që sulmohet më shpesh nga sistemi imunitar.