Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Showbiz nga Bota

Kategoria Showbiz nga bota ju informon për të rejat më të fundit nga bota e Showbiz-it të huaj. Çdo informacion rreth VIP-ave e gjeni këtu.

  • “Humbja e tij ndihet…”/ Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur (FOTO)

    “Humbja e tij ndihet…”/ Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur (FOTO)

    Aktori i njohur, Chris Gauthier, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

    Gauthier i lindur në Luton të Britanisë, ishte i njohur për rolin e ‘Smee’ në serialet e filmit aksion “Once Upon a Time”.

    Po ashtu edhe kompania “Tristar Appearances/Event Horizon Talen”t, konfirmoi se Gauthier vdiq të premten pas një beteje me një sëmundje dhe se familja kërkon privatësi në këtë çast të vështirë për ta.

    “Humbja e tij ndihet jo vetëm nga fansat e tij, por edhe nga ne që patëm fatin ta njihnim më personalisht.

    Në emër të familjes së tij, kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të pikëllohen siç duhet”, thuhet në deklaratë.

  • Humbje e madhe për kinematografinë botërore/ Aktori i famshëm gjendet i vdekur brenda automjetit, ja për çfarë dyshohet

    Humbje e madhe për kinematografinë botërore/ Aktori i famshëm gjendet i vdekur brenda automjetit, ja për çfarë dyshohet

    Aktori koreano-jugor Lee Sun-kyun, i njohur më së shumti për rolin e tij në Parasite, filmin fitues të çmimit Oscar, është ndarë nga jeta.

    48-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një makinë në një nga parqet kryesore të Seulit të mërkurën.

    Nuk dihet ende nëse Lee i dha fund jetës, por policia deklaroi se aktori ishte larguar nga shtëpia pasi kishte shkruar një shënim.

    Ai ishte nën hetim për përdorim droge që nga tetori. Gazeta Yonhap raporton se Lee Sun-kyun dyshohet se merrte drogën nga një punonjëse në një bar në Seul.

    Por testet e drogës kanë rezultuar negative, thuhet në raport.

  • Qytetarët i japin lamtumirën Vassilis Karras me këngët e tij, gruaja dhe vajza shpërthejnë në lot (video)

    Qytetarët i japin lamtumirën Vassilis Karras me këngët e tij, gruaja dhe vajza shpërthejnë në lot (video)

    Më 26 dhjetor, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik.

    Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”. Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij. Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.

    Vëllai i Vassilis Karras ishte po aq i prekur dhe kur mbërriti në kishë ai u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte shumë. “Për momentin nuk jam në gjendje të them asgjë. Nuk kam guxim të flas”, ishte gjithçka që arriti të pëshpëriste vëllai i Vassilis Karras. Bashkëshortja dhe vajza e Vassilis Karras ishin që në momentin e parë në kishë kur nisi pelegrinazhi popullor pak pas orës 10 të së martës.

  • Kush ishte agresorja? Sulmohet me armë aktori i njohur i humorit

    Kush ishte agresorja? Sulmohet me armë aktori i njohur i humorit

    Aktori i njohur amerikan, Charlie Sheen, ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një grua. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk shkoi në spital.

    Ndërkohë policia bën me dije se ka arrestuar agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.

    Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit konfirmoi sulmin ndaj aktorit të “Two and a Half Men”, ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen.

  • “Ajo na la një muzikë kaq të bukur”/ Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare këngëtarja e njohur (FOTO)

    “Ajo na la një muzikë kaq të bukur”/ Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare këngëtarja e njohur (FOTO)

    Është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare këngëtarja afrikane e pop-it, Zahara. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës i vendit.

    Fituesja e disa çmimeve ishte shtruar në spital, pasi kishte pasur komplikime të mëlçisë dhe qeveria kishte ndihmuar familjen “për disa kohë”, tha Ministrja e Sportit, Artit dhe Kulturës Zizi Kodwa.

    Ishte viti 2011 kur Zahara fitoi famë me albumin e saj “Loliwe”. Ndërkohë në 2019-n, ikona e muzikës afrikane foli për betejën e saj me varësinë ndaj alkoolit.

    Zahara ndërroi jetë të hënën mbrëma në një spital të Johanesburgut në moshën 36-vjeçare, raporton agjencia shtetërore e lajmeve SABC.

    Ndërkohë që familja e saj nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, fansat janë pikëlluar dhe kanë ndarë kujtime të bukura në rrjetet sociale.

    “Zahara dhe kitara e saj kishin një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në muzikën e Afrikës së Jugut,” postoi zoti Kodwa në X (ish-Twitter).

    “Ajo na la një muzikë kaq të bukur,” postoi një përdorues i X.

    Zahara, e cila publikoi pesë albume, fitoi dhjetëra çmime vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2020, ajo u emërua në listën e 100 grave të BBC-së.

    Këngëtarja përdori gjithashtu platformën e saj për të folur për dhunën ndaj grave në Afrikën e Jugut, diçka që ajo zbuloi se i kishte ndodhur asaj.

    Në një intervistë vitin e kaluar, Zahara tha se muzika e saj nuk ishte për njohje, por për të sjellë ngushëllim për shpirtrat e thyer që kanë nevojë për shërim.

  • “Gjëja më e vështirë që…”/ Ndërron jetë aktori i njohur (FOTO)

    “Gjëja më e vështirë që…”/ Ndërron jetë aktori i njohur (FOTO)

    Aktori i njohur amerikan, Ryan O’Neal, ka ndërruar jetë të premten në moshën 82-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur djali i tij, i cili nuk e zbuloi shkakun e vdekjes.

    Kujtojmë se O’neal, i njohur për rolet e tij në filmin “Love Story ” dhe “Barry Lyndon” të Stanley Kubrick, u diagnostikua me leuçemi kronike në vitin 2001 dhe kancer të prostatës në 2012, raporton BBC.

    “Është gjëja më e vështirë që më është dashur të them ndonjëherë, por është e vërtetë. Babai im ndërroi jetë i qetë sot”, shpjegoi Patrick O’Neal nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

    O’Neal nisi rrugëtimin e tij drejt aktrimit fillimisht duke luajtur nëpër shfaqje të ndryshme televizive amerikane në vitet si 1960.

    Aktori u bë i famshëm në vitin 1970 falë “Love Story”, një romancë në të cilën ai luante një student të drejtësisë në Harvard, i cili dashurohet me një vajzë që detyrohet të punojë në bibliotekë për të paguar studimet. Filmi konsiderohet nga Instituti Amerikan i Filmit si ndër 10 më romantikët e të gjitha kohërave.

    Roli i dha atij një nominim për Oscar. Pas Love Story, O’Neal luajti përballë Barbra Streisand në “ëhat’s Up, Doc?” dhe “The Main Event”. Mes atyre filmave, ai bëri bujë së bashku me vajzën e tij 9-vjeçare, Tatum O’Neal, në filmin e vitit 1973, Paper Moon, duke fituar sërish një nominim për Golden Globe.

    Ai luajti rolin kryesor në Barry Lyndon të Stanley Kubrick në 1975 dhe luajti në shumë filma të tjerë gjatë viteve ’70, ’80, ’90 dhe deri në vitet e fundit. Në jetën e tij personale, O’Neal ishte i martuar dhe i divorcuar nga aktoret e tjera Joanna Moore dhe Leigh Taylor-Young, me të cilat luajti në Peyton Place.

    Ai më vonë pati një marrëdhënie të gjatë prej tre dekadash me Farrah Faëcett të Charlie’s Angels.

  • “Ai luftoi çdo ditë, ai ishte…”/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë këngëtari i njohur

    “Ai luftoi çdo ditë, ai ishte…”/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë këngëtari i njohur

    Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i njohur, Denny Laine.

    Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Elizabeth Hines. Kjo e fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se muzikanti vdiq të martën pas një beteje të gjatë me sëmundjen intersticiale të mushkërive.

    “Burri im i dashur ndërroi jetë në mënyrë paqësore herët në mëngjes. Ai luftoi çdo ditë. Ai ishte aq i fortë dhe trim, nuk u ankua kurrë”- shkruhej në postim.

    Laine, i cili lindi Brian Frederick Hines dhe Mçartney publikuan albumin debutues të Wings Wild Life në 1971 dhe albumin e tyre të dytë Red Rose Speedëay në 1973, i cili përfshinte hitin numër një “My Love”. Kjo pasoi me më shumë suksese me albumin Band on the Run, për të cilin ata fituan të parën nga dy çmimet Grammy për këngën titullar në 1975.

  • TRAGJEDI/ Fansja ndërron jetë në koncertin e këngëtarit të njohur

    TRAGJEDI/ Fansja ndërron jetë në koncertin e këngëtarit të njohur

    Një fanse e cila u plagos rëndë gjatë një koncerti të Robbie Williams në Sydney javën e kaluar, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

    Një zëdhënës i spitalit St Vincent të Sidneit konfirmoi se gruaja në të 70-at humbi jetën pasi u rrëzua në gjashtë rreshta ulësesh në stadiumin Allianz në Moore Park të enjten në mbrëmje.

    Ajo u dërgua në spitalin ‘Shën Vincent’ në gjendje kritike.

    Ndërkohë, kjo ngjarje ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një fanse në një koncertin e Taylor Swift-it në Rio de Zhaneiro vdiq nga një arrest i dyshuar kardiak për shkak të temperaturave ekstreme, pasi një valë të nxehti u përhap në pjesën më të madhe të Brazilit.

  • Bota e muzikës në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re reperi i njohur (EMRI)

    Bota e muzikës në zi/ Ndahet nga jeta në moshë të re reperi i njohur (EMRI)

    “Ne jemi ende në shok”, shkruan menaxhieri i tij në një postim në Instagram.

    Shkaku i vdekjes është i paqartë, por postimi thoshte se ai “ka luftuar për jetën” për rreth dy vjet.

    Oladips ishte një muzikant i talentuar që bënte rep për çështje politike. Oladips u bë i famshëm kur fitoi një konkurs rap të quajtur “Mbreti është këtu” i organizuar nga gjigandi muzikor nigerian DBanj në 2015.

    Vdekja e Oladips vjen disa muaj pasi një tjetër muzikant i njohur, Mohbad, vdiq në shtator, duke çuar në protesta mbarëkombëtare.

  • ÇMIM MARRAMENDËS! Ja sa euro shitet në ankand xhaketa ikonike e Michael Jackson

    ÇMIM MARRAMENDËS! Ja sa euro shitet në ankand xhaketa ikonike e Michael Jackson

    Xhaketa ikonë prej lëkure bardhë e zi, e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 në një reklamë të Pepsit, u shit në ankand për 250,000 £ (rreth 286,000 €).

    Është një nga më shumë se 200 artikujt e ndryshëm të njerëzve të famshëm që ofrohen nga Propstore, një nga kompanitë lider në botë për shitjen e relikeve, kostumeve dhe rekuizitave të njerëzve të famshëm nga biznesi i shfaqjes. Midis tyre ishin xhaketa e George Michael, një kapëse flokësh e veshur nga Amy Winehouse, sende që i përkisnin David Bowie, anëtarëve të Oasis dhe Beatles.

    Jackson u shfaq me një xhaketë bardh e zi në vitin 1984 në një nga të parat e një serie reklamash të Pepsit. Ato reklama sot më së shumti mbahen mend për faktin se gjatë një prej xhirimeve, Jackson-it i morën flakë flokët dhe ai mori djegie pas një problemi me mjete piroteknike, por në atë incident ai kishte veshur një xhaketë tjetër.

    Xhaketa lëkure La Rocka e George Michael e veshur në videon e xhiruar me këngëtaren amerikane Aretha Franklin për këngën “I Knew You Were Waiting (For Me)” u shit për 93,750 £ (rreth 107,000 €), që ishte dukshëm më shumë se sa pritej (midis 30,000 dhe 60,000 £). Një kapëse flokësh e veshur nga këngëtarja e ndjerë britanike Amy Winehouse në videoklipin e vitit 2007 “You Know I’m No Good” u shit për 18,750 £ (21,500 €), pak më shumë se fundi i vlerësimit.

    Mark Hochman, drejtor i muzikës dhe posterave në Propstore, tha përpara ankandit se shumë prej artikujve u ofruan për shitje publike për herë të parë.