Kvesiç dhe penalltitë “vrasin” ëndrrën e Egnatias, rruga e kampionëve përfundon në Champions (video)

by KLIKOJE.AL

Ëndrra e Egnatias për të vijuar aventurën në Champions League mori një goditje të rëndë në Slloveni, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën pas 120 minutash lojë nga Celje me rezultatin 2-1. Një ndeshje që nisi mirë për rrogozhinasit, pasi kaluan të parët në avantazh në minutën e 21′ falë një autogoli të Hrkës, pas një goditjeje me kokë të Adjesës, duke ndezur festën në kampin rrogozhinas.

Megjithatë, vendasit reaguan dhe barazuan me një supergol të Kvesiç, i cili surprizoi Dajsinanin duke realizuar direkt nga goditja e dënimit. Drama kulmoi në minutat shtesë, kur Bitri shkaktoi penallti në minutën e 95-të. Nga pika e bardhë u tregua i saktë sërish Kvesiç, që në minutën e 97-të përmbysi rezultatin në 2-1 për Celjen. Geralb Smajli barazoi rezultatin në minutën e 114′, por nga penalltitë ishin sllovenët qe u treguan me te sakte.

Egnatia, që kishte hyrë në këtë sfidë pas barazimit 3-3 në takimin e parë dhe me synimin për të hedhur një hap të madh drejt grupeve europiane, u ndëshkua në fund të një ndeshjeje me emocione të shumta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Dinamo ndëshkohet në Letoni, gjithçka vendoset në kthim 04/08/2026 - 20:12

[…] LEXO ME SHUME:Kvesiç dhe penalltitë “vrasin” ëndrrën e Egnatias, rruga e kampionëve përf… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.