97
“Në selinë e Partisë Demokratike mund të ketë persona të armatosur.” Ishte deputeti Belind Këlliçi ai që tha se në derën e pasme të selisë blu ka parë persona të armatosur. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha tha se duhet të shkojnë për t’i filmuar ata që kanë marrë armë, dhe u nis bashkë me kamerat e televizioneve.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Lulzim Basha.”Persona të armatosur në PD? Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa kishte një mortajë të një kalibri të rëndë. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator.