Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lulzim Basha

  • Zjarri në Kuvend në tavolinën e Lulzim Bashës, Bardhi ironizon:E Lulit është,s’ka problem (video)

    Zjarri në Kuvend në tavolinën e Lulzim Bashës, Bardhi ironizon:E Lulit është,s’ka problem (video)

    Zjarri që shpërtheu këtë të hënë në sallën e Kuvendit, nga një flakadan, u ndez në tavolinën ku ulet Lulzim Basha. Basha vetë mungonte në këtë seancë bashkë me grupimin e deputetëve që e mbështesnin atë.

    Në momentin kur gardistët ndërhynë për të shuar flakët, në videon e mëposhtme dëgjohen edhe batuta mes deputetëve Gazment Bradhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka, teksa flitet për kartonin e Lulzim Bashës, i cili duket se është djegur.

    Vokshi: E Lul Bashës është, leje.

    Bardhi: Hajt se e Lulit është ajo, s’ka problem.

    Paloka: Po Lul Bashën dogjët mo?

  • Kurbin, Lulzim Basha ngre dolli me babain e Ervis Martinajt

    Kurbin, Lulzim Basha ngre dolli me babain e Ervis Martinajt

    Lulzim Basha ka ngritur një dolli me babain e Ervis Martinajt, në fshatin Gurëz të Kurbinit. Duke trokitur gotat e rakisë, Basha i premtoi Mustafa Matinajt se do ta bënte Shqipërinë një vend të jetueshëm për fëmijët e tyre, të cilët nuk duhet të largohen por ta ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.  

    Basha ka bërë premtimin e gabuar përballë personit të gabuar. Ndryshimi i Shqipërisë nuk bëhet për fëmijët e Mustafait, të cilët të lidhur me pushtetin, arritën t’u marrin shqiptarëve miliona lekë me baste sportive. Ndonëse Mustafai vetë është një qytetar pa rekorde kriminale dhe llogari të hapur me drejtësinë, ai ka administruar pasuritë dhe pronat e të birit.

    Ca më keq kur bëhet fjalë për një personazh si Ervis Martinaj, i cili është sot njeriu më i kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale, e që kishte njerëz të paguar brenda institucioneve të drejtuara nga Partia Socialiste, ndërsa si truprojë një polic të mirëtrajnuar.

    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. Ai akuzohet për për disa vrasje dhe ngjarje kriminale.

    Shteti shqiptar është në një kolaps dhe në një mosfunksionim të demokracisë, përsa kohë qeveria ndihmohet nga grupet kriminale për të siguruar vota, ndërsa opozita krijon miqësi me të tjera grupe kriminale për të fituar pushtet.

  • Lulzim Basha bën një tjetër veprim dëshpërues, përjashton nga grupi parlamentar 11 deputetë

    Lulzim Basha bën një tjetër veprim dëshpërues, përjashton nga grupi parlamentar 11 deputetë

    Lulzim Basha përjashton nga grupi parlamentar i PD-së zyrtare 11 deputetë.

    Deputetët e përjashtuar: 

    1. Greta Bardeli
    2. Ina Zhupa
    3 Isuf Çela
    4. Asllan Dogjani
    5. Bujar Leskaj
    6. Edi Paloka
    7. Kastriot Piroli
    8. Lindita Metaliaj
    9. Ludovik Hasanaj
    10. Sorina Koti
    11. Tomorr Alizoti

  • Luli merr rrugët sërish/ Me kostum dhe valixhe nxiton për të kapur avionin (VIDEO)

    Luli merr rrugët sërish/ Me kostum dhe valixhe nxiton për të kapur avionin (VIDEO)

    Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. Me kostum e me valixhe në duar nxiton të kapë avionin.

    Kështu tregojnë pamjet e videos së mbërritur pranë redaksisë së CNA.

    Po kjo nuk është ndonjë habi e madhe pasi Lulzim Basha e ka zakon të zhduket dhe të përgatisë skenare në prapaskenë.

    Kjo lëvizje e Luli Bashës po vjen menjëherë pas Kuvendit dhe Këshillit farsë që mblodhi pak ditë më parë, ku mbushi sallën me miq, familjarë, inatçinj apo ndonjë tjetër që kërkonte ndonjë kockë prej tij.

    Basha po vijon misionet e tij në shërbim të kryeministrit Edi Rama, duke thelluar dhe vijuar ende me përçarjen e PD-së.

    Ndaj dhe nuk e pati aspak problem të vetëzgjidhej dhe të emëronte veten për poste të rëndësishme në PD.

    Nuk dihet se për ku ia ka mbathur Luli këtë herë, por me siguri që vijon me skenaret e tij.

  • “Basha është bërë qesharak, më vjen zor që e kam mbështetur”, deputeti del kundër kreut të PD-së: Ka luajtur një komedi!

    “Basha është bërë qesharak, më vjen zor që e kam mbështetur”, deputeti del kundër kreut të PD-së: Ka luajtur një komedi!

    Partia Demokratike është në provën e saj ekzistenciale dhe finale, u shpreh Agron Gjekmarkaj mbrëmë teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, gjatë një diskutimi për situatën në partinë më të madhe opozitare. “Në këtë kontekst, e kam mbështetur zotin Bardhi. E shoh si mundësi eksploruese dhe ndoshta mundësia e fundit për t’i dhënë një fytyrë serioziteti Partisë Demokratike dhe për ta shpëtuar atë. Që të jem i sinqertë, unë e kam konsideruar fatkeqësi të madhe shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe po kaq fatkeqësi mënyrën se si zoti Berisha reagoi.

    Dua të theksoj se unë nuk jam kritik me Lulzim Bashën sepse sot e kritikon Sali Berisha. Unë nuk e njoh Sali Berishën për kryetar. Nuk e njoh as Lulzim Bashën”, thekson demokrati, që shprehet i zhgënjyer nga Basha, që sipas tij po bëhet qesharak. “Berisha ka humbur përballë Ramës në vitin 2013 me 1 milion vota. Lulzim Basha iu bashkua vendimit për ta shpallur ‘non grata’, por jemi dëshmitarë që nuk ka bërë asnjë ditë betejë, u fsheh. Doli në tre intervista prej qyqari dhe nuk tha asgjë. Edhe sot nuk guxon t’ia zërë emrin me gojë Berishën.

    Nuk shkëputet dot. Unë e dija serioz në mediokritetin e tij Lulzim Bashën, por të ishte shakaxhi kaq joserioz, nuk e mendoja. Të luajë një komedi të këtij kalibri, më vjen zor se e kam mbështetur me shpirt për 10 vite. Kam dashur të ketë sukses, të jetë kryeministër, por të shfaqet me këtë profil kaq qesharak…”.

  • “Pas gjithë atij stresi 10-vjeçar…”, ish-deputeti poston fotot e Lulzim Bashës me alkol

    “Pas gjithë atij stresi 10-vjeçar…”, ish-deputeti poston fotot e Lulzim Bashës me alkol

    Ish-deputeti Myslym Murrizi ka postuar disa foto të Lulzim Bashës, i cili duket duke festuar me me një grup personash nën avujt e alkolit.

    Në postimin në rrjetin social, ku ka publikuar fotografitw, ish-deputeti demokrat shkruan se festa ka ndodhur mw 2 shtator, një ditë pasi Basha mblodhi Kuvendin e partisë së vulës.

    Me nota ironie, Murrizi shkruan:

    Pas gjith atij “stresi” 10 vjeçar ne “ opozite” por sidomos pas nje fushate te “ lodheshme” dhe nje fitore ” historike” ne 22 korrik, nje super “suksesi” me date 2 shtator, e do robi nje relaks.

    Shyqyr qe u “ ngop” njeher te pakten me 6-7 poste dhe u zhvesh nga bluza e Zelenskit, po ne dreq e gjithe “ lufta” qe po ben per te mbrojtur Ameriken nga Gaz Bardhi.

  • “Prisni kur të shpallet mbret i Anglisë”/ Gaz Bardhi ironizon Bashën pasi e largoi si kryetar i Grupit të PD-së

    “Prisni kur të shpallet mbret i Anglisë”/ Gaz Bardhi ironizon Bashën pasi e largoi si kryetar i Grupit të PD-së

    Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit. Bardhi tha “mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë”.

    Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.

  • Luli i “rikthehet” terrenit/ Takim me “petritat” e Shkodrës

    Luli i “rikthehet” terrenit/ Takim me “petritat” e Shkodrës

    Partia Demokratike e vulës nuk ndalet me delirin e saj për të marrë drejtimin e qeverisë.

    Luli dhe pse u braktis në zgjedhje nga demokratët vijon të ëndërrojë për postin e kryeministrit.

    Një ditë më parë ai ka zhvilluar takim me ‘petritat’ e tij në Shkodër ku dhe është shprehur se vijon forcimin e çdo dege për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.

    “Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standartet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.

    Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.

    Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin!”, shkruan ai.

  • Nuk kishte asnjë dyshim! Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, ja sa votuan në të gjithë vendin

    Nuk kishte asnjë dyshim! Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, ja sa votuan në të gjithë vendin

    Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Lulzim Basha, ka mundur të fitojë përballë kandidatit Gjergj Hani, duke rimarrë kështu drejtimin e Partisë Demokratike.

    Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, bëri me dije rezultatin, ku tha se Basha kishte siguruar 16196 vota, ndërkohë që Gjergj Hani mori 1657 vota.

    Në procesin zgjedhor për kreun e PD-së morën pjesë 18052 anëtarë ose 71%.

    “Mbyllja përfundimtare e votimit në të gjitha degët është në orën 19:30. Komisioni elektoral administroi procesverbalet e dërguara në mënyrë elektronike. Në mbledhjen e Komisionit pasi i hodhëm në tabelën përmbledhëse, komisioni hartoi rezultatin e procesverbalit përfundimtar. Bazuar në rezultatin e 71 degëve të PD rezulton se kanë marrë pjesë në votim 18052 anëtarë të PD-së, çka do të thotë që në përqindje pjesëmarrja është 71%.

    Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjtur 18052 fletë votimi. Të pavlefshme janë 199, të vlefshme 17853.

    Lulzim Basha ka marrë 16196 vota dhe kanidati Hani ka marrë 1657 vota”, tha Jemin Gjana.

  • Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike! 7251 anëtarë kanë votuar deri në 11:30

    Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike! 7251 anëtarë kanë votuar deri në 11:30

    Partia Demokratike mban zgjedhjet për kreun e ri këtë të shtunë, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

    Procesi i votimit ka nisur në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes. Anëtarët që do të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

    Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë, teksa në 12 qarqe janë përgatitur 71 qendra votimi.

    Kandidati Gjergj Hani votoi sot në orën 10.00 tek zyrat qendrore të PD, ndërsa Lulzim Basha në orën 11.00 pranë zyrave të degës nr. 8 në Tiranë.

    Sekretari ligjor i PD-së tha se deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë në të gjithë vendin.

    Indrit Sefa: 7251 anëtarë kanë votuar në të gjithë vendin deri në orën 11:30.

    Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana në një deklaratë për shtyp një ditë më parë, u bëri thirrje demokratëve që të dalin të votojnë për kreun e ri të PD-së.

    “Janë shpërndarë materialet e votimit në të gjitha degët e PD. I ftoj të gjithë demokratët të bëjnë pjesë e këtij votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. 19 degë janë marrë ambiente me qira për të zhvilluar votimin”, tha Gjana.

    Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mblodhi Këshillin Kombëtar dy net më parë, ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim.

    Një ditë më parë grupimi Bardhi çoi në gjykatë çështjen e PD-së, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e Kryesisë dhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës që vijon të jetë kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.

    Nga ana tjetër, Kryesia e PD-së disa ditë më parë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

    Kjo situatë brenda partisë rrit mundësinë e një tjetër përballjeje në gjykatë, në kushtet kur ende Gjykata e Shkallës së Parë nuk është shprehur me një vendim se kujt i përket partia, “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo grupit tjetër.