Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lulzim Basha

  • Skandalet mbulojnë vendin/ Basha bën “selfie” nëpër palestra (FOTO)

    Skandalet mbulojnë vendin/ Basha bën “selfie” nëpër palestra (FOTO)

    Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lënë kinematë dhe është sulur sallave të karateve.

    Ndërkohë që skandalet kanë mbuluar vendin, humbësi serial, gjen kohë të bëjë selfie nëpër palestra.

    Me flokë të lyera dhe jo aq të krehura sa herët e tjerë ai ka hedhur në rrjete sociale, disa foto nga një palestër në Tiranë, me drejtuesin e saj Murat Basha.

    Ai, shktuan se më në fund në Tiranë ka një ambient sportiv të niveleve bashkëkohore ku do të stërviten vajza dhe djem të moshave të ndryshme.

    Basha bën thirrje për ndërtimin e sa më shumë ambienteve sportive, ku shumë të rinj, sipas tij,  do të merreshin me sport duke garantuar kështu një të ardhme të shëndetshme.

    “Kënaqësi që të vizitoj me mikun tim Murat Basha dhe kampionin Bekim Basha, Palestrën e re të “Tirona Karate”.

    Më vjen shumë mirë, që më në fund kemi një ambjent sportiv të nivelit bashkëkohor ku do të stërviten dy ekipe të moshave për djem dhe vajza. Zemra e madhe e Murat Bashës u ka hapur dyert për t’u stërvitur, të gjithë ata ose ato që dëshirojnë të ndjekin këtë sport.

    Sa më shumë ambjente të tilla, më shumë të rinj do të merren me sport, që na garanton një rini dhe jetë më të shëndetshme”, shkruan Bashan ë rrjete sociale.

  • Lulzim Basha rishfaqet në politikë, takon demokratët në njësinë 8

    Lulzim Basha rishfaqet në politikë, takon demokratët në njësinë 8

    Pas një mungese të gjatë, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në bazë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet.

    Ka qenë faqja zyrtare e demokratëve të kësaj njësie që ka postuar në rrjetet disa foto me Lulzim Basha, ku mes të tjerash i premton besnikëri.

    “E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, kembëngulje dhe qëndresë!  Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë Demokratike.

    Me Lulzim Bashën na lidh diçka më shumë se bindjet që ndajmë, na lidh besimi tek njeriu që u rrit bashkë me ne dhe njësoj si ne qëndron dhe beson se Partia Demokratike nuk është pronë e ASKUJT!  Ajo është frymë dhe shpirt i demokratëve që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar”, shkruhet në faqen në Facebook të PD në njësinë nr.8.

  • Lulzim Basha në Këshillin e Europës, thirrje 5 vendeve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës

    Lulzim Basha në Këshillin e Europës, thirrje 5 vendeve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim këtë të mëkurë në Këshillin e Europës. Gjatë fjalës së tij, Basha u bëri thirrje 5 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë diçka të tillë.

    Sipas Bashës, do të ishte diçka e gabuar që me rastin e Kosovës, të hiqeshin paralele me situata të tjera

    “Kam një thirrje edhe për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. 15 vjet pas pavarësisë së saj dhe një vit pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, është koha për të vënë të parën paqen dhe stabilitetin, paqen dhe stabilitetin tonë, paqen dhe stabilitetin e Evropës.

    Kosova, është një rast “sui generis”, dhe do të ishte gabim i rëndë për çdo vend që të hiqte paralele me situata të tjera. Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një kambanë që bie për secilin prej nesh për të parë përtej interesave të sotme. Një Ballkan Perëndimor në NATO, një Ballkan Perëndimor në BE do të thotë një Evropë më e fortë, më e sigurt dhe më e begatë”, theksoi ai ndër të tjera.

  • “I tregoi botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët!” Basha vazhdon turin në Washington, takon ambasadorin Walker

    “I tregoi botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët!” Basha vazhdon turin në Washington, takon ambasadorin Walker

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar disa personazhe të rëndësishëm.

    Së fundmi Basha është takuar edhe me ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Verifikimit në Kosovë.

    Në një postim në “Facebook” ai shkruan se është takuar me personin që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm.

    POSTIMI I PLOTË

    Kënaqësi e vecantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.

    Ambasadori William Walker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe genocidin që po kryente Serbia në Kosovë.

    Ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker. Gjatë takimit më tregoi se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe se beson në mundësitë që dy vendet kanë për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Falemnderit Ambasador Walker

  • Basha nga SHBA: Liderat që nuk ndahen nga e shkuara po mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit

    Basha nga SHBA: Liderat që nuk ndahen nga e shkuara po mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit

    Nga ShBA-ja, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan në rrejtët sociale se zhvilloi sot një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut.

    Ai shkruan se u diskutua për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias.

    Ai po ashtu shton se u fol për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.

    POSTIMI I PLOTË

    Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Evropiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet evropiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel. Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona.

  • VIDEO/ “Vdektë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, protestuesja nuk përmbahet, “lumë” mallkimesh: Unë si nënë…

    VIDEO/ “Vdektë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, protestuesja nuk përmbahet, “lumë” mallkimesh: Unë si nënë…

    Policia dhe forcat speciale kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve në zonën e “Zogut të Zi”. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, një qytetare hedh një “lumë” mallkimesh ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dy përgjegjësit kryesorë sipas saj për varfërinë e shqiptarëve.

    “Vdektë Edi Rama, fëmijët tanë kanë ngelur pa bukë, na ka lënë pa punë. Ai e ka mirë sepse ka bërë fëmijë me zagarët e tij, për vete është duke fjetur gjumë. Edi Ramën dhe Lulzim Bashën i vraftë zoti që të dy, na kanë lënë pa punë, s’kanë fëmijët të hanë bukë”, u shpreh qytetarja.

  • “Nuk kam humbur asnjë garë”/ Basha tani flet për “humbjen” e 6 marsit

    “Nuk kam humbur asnjë garë”/ Basha tani flet për “humbjen” e 6 marsit

    Lulzim Basha deklaroi para pak ditësh se nuk ka humbur asnjë betejë duke lënë pa fjalë çdo shqiptar.

    Pasi u bë subjekt memesh në median sociale, ndaj tij vërshuan kërkesat për dorëheqje.

    Shumica e besnikëve kërkuan largimin e tij pas disfatës së 6 marsit.

    Sot Basha u ‘gozhdua’ nga gazetarët, që insistuan të mësojnë se kur do të japë dorëheqjen.

    Basha tha se është në proces reflektimi, por foli për ‘humbje në zgjedhjet e 6 marsit’.

    Basha pranoi humbjen në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa theksoi se është i gatshëm të ndërmarrë çdo hap që PD-ja të dalë nga kjo situatë.

    Kurse deputetët Dhurata Çupi dhe Ervin Salianji ishin të prerë për median para Kuvendit, kur kërkuan largimin urgjent të Bashës.

  • Deputetët kryqëzojnë Bashën: Ik! Shkatërrove partinë (VIDEO)

    Deputetët kryqëzojnë Bashën: Ik! Shkatërrove partinë (VIDEO)

    Një pjesë e madhe e deputeteve i kanë kërkuar Lulzim Bashës të jap dorëheqjen dhe të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike. Humbja në zgjedhjet lokale të 6 marsit në të 6 bashkitë, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Deputetet përveç largimit kanë propozuar edhe zgjedhje te reja brenda PD, ndërsa Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet brenda PD

    Pjesa dërrmuese e anëtareve te grupit parlamentar të Partisë Demokratike i kane kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqje dhe të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

    Humbja në zgjedhjet lokale të 6 marsit në të 6 bashkitë, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Ferdinand Xhaferraj, Dash Sula, Ilda Dhori dhe Helidon Bushati janë disa nga deputetët që i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen.

    Edhe Agron Gjekmarkaj kërkon largimin e Bashës dhe bërjen e zgjedhjeve të reja, madje ai ka marrë vendim dhe ka dhënë dorëheqjen për funksionet që mbante brenda PD, duke mbetur tani vetëm deputet i thjeshtë. Por edhe pas gjithë këtyre kërkesave  Lulzim Basha ka vazhduar me refrenin e tij se nuk ka humbur asnjë garë elektorale, por se e kanë vjedhur. Përsëritja e kësaj deklarate nga Basha është konsideruar fyerje nga deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dash Sula.

    “Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”, është shprehur Xhaferraj.  Më pas Dash Sula i ka jep mundësinë Bashës që t’i japë një zgjidhje situatës: “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu”, është shprehur Sula.

    Më tej ai ka shtuar se ka dhënë shumë për PD duke shtuar se mandati i tij s’ka vlere pa demokratet. “Nëse shërben mandati im për PD dhe bashkimin e demokratëve, e vë në dispozicion që të jap dorëheqjen qysh ne këtë moment”, thekson Sula.

    Ilda Dhori ka kërkuar largimin e Bashës dhe zgjedhje në parti. “Të hapen zgjedhjet në parti. Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD”, është shprehu Dhori.

    “Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi! Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa”, është shprehur deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati. Ndërsa Gjerkmarkaj ka kërkuar  ngritjen e një komisioni dhe PD të shkojë në zgjedhje të reja.

    Ndërsa Lefter Gështenja i ka kërkuar Bashës të bëjë një hap pas në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë.

    “Nuk mund të vazhdohet me kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtete PD, duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PD, shkojmë vetëm për fushata, nuk mund te vazhdohet kështu”, është shprehur Gështenja

    Më pas Lulzim Basha i ka ofruar dy alternativa deputetëve: ose do të qëndrojnë se bashku dhe të bëjnë riorganizim, ose sipas tij t’ia dorëzojnë Sali Berishës që sipas Bashës e do PD për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’. Në një moment të mbledhjes Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të heqin telefonat, kjo për shkak të publikimit te informacioneve nga brenda mbledhjes në media.

  • SKANDAL! Basha financoi kunatin kur ishte kryetar bashkie

    SKANDAL! Basha financoi kunatin kur ishte kryetar bashkie

    ‘Bëmat dhe gjëmat’ e Lulzim Bashës janë të pafundme. E kur mendon se ato kanë mbaruar, pasi ai është në Opozitë prej shumë vitesh tashmë tetë vite në krye të PD-së dhe gati shtatë vite që ka dorëzuar mandatin e kryebashkiakut, mendon se skandal pas skandali ‘bëmat’ e tij janë treguar.

    Por, kanë qenë aq shumë sa ditë pas dite dalin të reja.

    Gjatë kohës kur ka qenë ministër i Jashtëm, me skandalin e ujërave territoriale me Greqinë, apo kur ka qenë ministër i Brendshëm, me ngjarjet e 21 janarit. Apo kur ka qenë ministër i Transportit, me skandalin e Rrugës së Kombit, e të tjera si këto.

    Por, këto janë ato që janë thënë. Ka edhe të tjera të pathëna.

    Gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie, Lulzim Basha ka financuar një kompani, ku anëtar bordi ka qenë kunati i tij.

    Për ata që nuk e dinë, CNA.al do të sjellë fakte dhe dokumente ekskluzive në lidhje me një kompani, e cila është një nga outletet më të mëdha të blerjeve në kryeqytet.

    E përfolur për një ortakëri të mundshme të kunatit të Bashës, Erion Isufi, por në fakt në bazë të dokumenteve, ka zbuluar se Erion Isufi ka qenë anëtar i bordit të kësaj kompanie. Dhe kjo kompani ka marrë para gjatë kohës që Lulzim Basha ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.

    Një skandal ky i padëgjuar më parë. I pa sjellë në tregun mediatik. Thjeshtë ka qarkulluar një informacion mbi një ortakëri të mundshme.

    Erion Isufi ka përfituar para, kur Lulzim Basha ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet kompanisë ku ka qenë anëtar bordi.

  • Gara e 6 marsit/ Ku ndryshon Berisha nga Basha?!

    Gara e 6 marsit/ Ku ndryshon Berisha nga Basha?!

    Gara mes dy PD-ve për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki, nuk ndryshon vetëm për mënyrën se si Basha dhe Berisha i kanë zgjedhur kandidatët për Shkodrën, Durrësin, Lushnjen, Dibrën, Rogozhinën dhe Vorën.

    Berisha në të gjithë tubimet e tij pothuajse i ka sulmuar në të njëjtën pikë kanditatët e Bashës, duke i quajtur si përfaqësues të Lulzim bravës, duke bërë një diferencë të ndjeshme me ata që anëtarësia i ka caktuar me votën e saj. Ai arriti kulmin, kur në Shkodër, e krahasoi Xhemal Bushatin me personazhin e famshëm të Zef Dedës “kunatin e shokut Xhemal”.

    Por gjithësesi, përzgjedhja demokratike nuk është e vetmja diferencë me metodën e centralizuar të grupimit të vulës. Edhe në formë edhe në thelb Berisha ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga pasardhësi i vet. Dhe kjo duket në një pikë: ai është prezent kudo ku kandidatët e foltores organizojnë mitingje me elektoratin, në Sukth, në Durrës, në Dibër, në Shkodër.

    Pra figura e liderit historik është qëndrore në fushatën e “shtëpisë së lirisë”. Sepse strategjia e Berishës është ta kthejë këtë sfidë në kombëtare, kundër qeverisjes së Ramës dhe asaj që ai e quan si pseudo opozita e Bashës. Jo më kot ai thotë kudo se kjo është një sprovë për të rikthyer pluralizmin e asgjesuar nga narko-shteti.

    “Këto nuk janë vetëm zgjedhje për 6 bashki, ato në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësor për përmbysjen e narko shtetit dhe hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë”, tha ai të dielën gjatë prezantimit të kandidatit Premtim Kryemadhi.

    Ndërsa taktika e Bashës është krejt tjetër. Ai pothuajse ëshë zhdukur nga fushata. Kandidatët e tij në rastin më të mirë i kanë prezantuar zv/ kryetarët në takime të ngushta. Duket sikur Basha do ti lërë më shumë hapsirë personazheve lokalë duke dhënë mesazhin e kundërt, pra se këto nuk janë zgjedhje me konseguenca për gjithë vendin, por një përpjekje për ti shërbyer qytetarëve ku ato zhvillohen. I pyetur po të dielën se a do të dorëhiqej nëse pësonte në 6 mars humbjen e radhës, ai i rëshkiti përgjigjes duke thënë se donte të fliste vetëm për skandalin korruptiv të inceneratorëve.

    Basha po bën gjithçka për të mos i dhënë kësaj sfide pompozitetin e asaj që do të ndriçojë se kush është shumicë brenda të djathtës. Por përpos kësaj zgjedhje mos prezenca e tij ka edhe shpjegime të tjera.

    Së pari Basha e pa se lëvizja e tij në rrethe nuk qe e lehtë. Kudo që provoi të shkelë jashtë Tirane, ai u prit me protesta dhe ofendime nga mbështetësit radikalë të Berishës. Dhe në një fushatë përsëritja e këtyre imazheve do të qe një autogol i pa nevojshëm. Duke lënë si violina të para secilin prej të përzgjedhurve lokalë, ai po shmang njëkohësisht edhe ndeshjen brenda llojit.

    Një faktor tjetër është edhe rënia pikiatë e popullaritetit të tij që mund ta shndërrojë liderin nga ndihmë në barrë për kandidatët.

    Ashtu sikurse tregoi edhe sondazhi i fundit i Euronews përlqyeshmëria për Bashën ka zbritur, nga 66.8 %, që ka qenë në Gusht, kur ai përjashtoi Berishën, në 38.7 ne mes të janarit, kur MRB dhe Data Centrum bënë matjen e fundit. 

    Pra edhe për këto dy arsye Basha me sa duket nuk do të jetë prezent në fushatë.

    Deri në 6 mars, me gjasë, ne do të shohim Berishën të përfshirë me mish e me shpirt në garë, duke e shndërruar atë në një sfidë kombëtare dhe pasardhësin e tij të munguar, që do e trajtojë të tërën si një problem lokal.