Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sali Berisha

  • Ðhuna ndaj avokatit të Sali Berishës, ish-lojtari i Partizanit një prej agresorëve (FOTO)

    Ðhuna ndaj avokatit të Sali Berishës, ish-lojtari i Partizanit një prej agresorëve (FOTO)

    Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e kësaj të mërkure (29 maj). Përveç 4 autorëve të identifikuar dhe shpallur në kërkim, policia ka ndaluar me iniciativë edhe organizatorin e këtij sulmi, Dritan Nano 58 vjeç.

    Po ashtu policia vë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion që cojnë në kapjen e tyre. Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj tha se 4 autoret e sulmit jane Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ky i fundit u vetëdorëzua në momentin kur po jepej konferenca per shtyp. Tabaku është pjesë e skuadrës së Tërbunit të Pukës, me mesfushorin që më parë ka qenë pjesë e skuadrave të moshave të Dinamos dhe Partizanit.

    Interesant është fakti se një prej tyre është një futbollist në kampionatin shqiptar, më saktë në Kategorinë e Dytë me skuadrën e Tërbunit.

    Romario Tabaku është një nga autorët të cilët sulmuan Sokol Mëngjesin, me futbollistin që aktualisht është akoma në kërkim. Lojtari i Tërbunit ndihmoi autorët e sulmit, duke i ndihmuar të largohen nga ngjarja me automjetin tip “Audi” me targa “Ab 696 JT”.

    Tabaku është pjesë e skuadrës së Tërbunit të Pukës, teksa sezonin që sapo lamë pas luajti si i huazuar nga klubi i Besës së Kavajës, ndërsa ka qenë pjesë

    Romario Tabaku
  • “E papranueshme shpallja non grata”/ Berisha flet për bashkëshorten: Punoi për 14 vite pa asnjë…

    “E papranueshme shpallja non grata”/ Berisha flet për bashkëshorten: Punoi për 14 vite pa asnjë…

    Edhe mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer rregullat e arrestit të shtëpisë, teksa ka mbajtur fjalim nga dritarja e banesës së tij.

    Por ndryshe nga herët e tjera, kur fjalimi i tij kishte të bënte me opozitën dhe Partinë Demokratike, këtë herë ai është fokusuar tek vetja dhe familja e tij. Ai ka folur për shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa e ka cilësuar këtë gjë të papranueshme, por jo vetëm për vete, por sipas tij, edhe për popullin shqiptar.

    Ndër të tjera, ai përmendi se bashkëshortja e tij i ka dedikuar 14 vite të jetës së saj punës me fëmijët e spektrit autik, pa asnjë shpërblim.

    “Sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm dhe të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besonit gënjeshtrën për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë se Sali Berisha, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushteti, të shpallej i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

    Që Liri Berisha, që kishte 14 vjet që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim me fëmijët autikë, nuk mund ta pranonit kurrë një akuzë të tillë, e cila kishte vetëm një synim, të telikoste pushtetin e Edi Ramës”, tha Berisha.

  • “Të hysh aty si në një…”/ Dy orë marrje në pyetje, Sali Berisha del nga SPAK: I gjeta të terrorizuar!

    “Të hysh aty si në një…”/ Dy orë marrje në pyetje, Sali Berisha del nga SPAK: I gjeta të terrorizuar!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë e Posaçme, ku u mor në pyetje opër rreth dy orë mbi dosjen hetimore për kompleksin “Partizani”.

    Berisha, si në deklaratat e mëparshme, nuk i ka kursyer sulmet ndaj SPAK por edhe kryeministrit Edi Rama.

    “Sapo përfundoi seanca e takimit me anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, Altin Dumani në mungesë, Kraja dhe Millonai të pranishëm. Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh duhet të ishte ulur Edi Rama. Unë në emër tuaj dhe të PD u deklarova: ‘Pse jetoni në këtë terror kaq të madh, të hysh aty…

    U deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson. Çdo kush që thirret, duhet të paraqitet institucionet e drejtësisë. U thashë kam ardhur t’ju them në sy në emër të demokratëve të gjitha ata që në dy vite kam denoncuar Ramën dhe ju si grupe kriminale.”, tha Berisha.

    Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’, teksa akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv”, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

  • Sali Berisha i dënuar të qëndrojë në “arrest shtëpie”/ SPAK zbardh arsyet pse nuk duhet të shkojë në Parlament

    Sali Berisha i dënuar të qëndrojë në “arrest shtëpie”/ SPAK zbardh arsyet pse nuk duhet të shkojë në Parlament

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) refuzoi të pranonte kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim “për korrupsion pasiv” nën masën “arrest shtëpie” për të qenë prezent në Kuvend.

    Gazeta “SOT” ka siguruar arsyetimin e SPAK për të refuzuar kërkesën e Berishës të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Në vendimin 4 faqesh të arsyetuar të Prokurorisë së Speciale firmosur nga kreu Altin Dumani dhe dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai drejtuar Sali Berishës shkruhet se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin, dhe referuar ashpërsisë që mbart kjo masë, ajo gjen përputhje në disa elementë, me masën më ekstreme, që është “arresti në burg”. “Në rastin konkret, Gjykata me vendimin e sipërcituar, ka disponuar “… Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, ndërtesa 36, hyrja 1, Nd 036, njësia Administrative nr. 2 Tiranë, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të…”.  Ndodhur në këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ashtu siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë”, thotë SPAK.

    Kur do të mund të shkonte në Kuvend

    Ndër të tjera, SPAK kujton se nëse Berisha do të ishte në masën “detyrim me paraqitje” siç ishte para 30 dhjetorit, por të cilin e refuzoi ta zbatonte atëherë do të mund të ishte në kuvend. “Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij”, thuhet nga SPAK. Në dokumentin që mban datën 18 janar 2024, SPAK argumenton më tej se legjislatori, nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e K.Pr.Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësimin e dhënies së një leje të tillë. Madje, edhe siç mund të konstatohet nga vetë kërkesa e paraqitur nga personi nën hetim, nëpërmjet mbrojtësit av. Sokol Mëngjesi, nuk evidentohet asnjë dispozitë mbi të cilën të mbështetet kërkesa për dhënien e kësaj leje.

    Argumentet e SPAK

    Ndërkohë, SPAK si argument sjell dhe një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 9 nëntor 2015. Në Kodin e Procedurës Penale nuk identifikohet ndonjë dispozitë ligjore që të parashikojë mundësinë e dhënies së një leje të një natyre të tillë, kurse dispozitat e parashikuara në ligjin për trajtimin e të paraburgosurve, natyra e lejeve që mund të kërkohen ka karakter rastësor dhe të përjashtimor, pra nuk parashikohet as në ligjin nr.8328, datë 16.04.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” ndonjë dispozitë që të mbështeti pretendimin e personin nën hetim. Në këto kushte, e drejta kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit, nuk mund të konsiderohet si mbizotëruese në raport me përmbushjen e interesit kushtetues që ka të bëjë me plotësimin e nevojave për mbarëvajtjen e procedimit penal lidhur me ushtrimin e ndjekjes penale dhe zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor që synon përcaktimin e së vërtetës lidhur me akuzat e ngritura dhe çështjen e përgjegjësisë penale. Në rast se legjislatori do të kishte për qëllim që deputetit nuk duhet në asnjë mënyrë t’i ndërpritet mundësia për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, atëherë do të kishte bërë parashikime të tjera si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjin procedurial penal. Kjo gjë e tillë nuk ka ndodhur”, thotë SPAK.

  • Kaosi në Kuvend/ Berisha u jep “krahë” të tijëve nga arresti i shtëpisë!

    Kaosi në Kuvend/ Berisha u jep “krahë” të tijëve nga arresti i shtëpisë!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur komunikimin e radhës nga dritarja e banesës me simpatizantët e tij, ashtu si ditët e kaluara.

    Duke komentuar zhvillimet e para disa orëve në Parlament, Berisha u shpreh se sot ishte një ditë beteje në Kuvend dhe se opozita sot është më në këmbë se kurrë.

    Deputetët e “Rithemelimit” ashtu si në seancat parlamentare të vitit të kaluar, krijuan kaos në Kuvend duke bllokuar foltoren, e duke shkaktuar zhurmë.

    “Shqipëria sot është e gjunjëzuar. Por ajo nuk është e rrëzuar përdhe dhe kjo vetëm për një moment, sepse ju në emër të saj, jeni këtu çdo natë, të pamposhtur dhe në këmbë. Jeni këtu për t’i dëshmuar Shqipërisë se ajo nuk do të rrëzohet përdhe kurrë! Jeni këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen sepse Shqipëria që ju përfaqësoni, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do ngrihet!

    Le të bëjmë pak së bashku një udhëtim në memorien tonë dhe të kujtojmë se pak vite më parë, vendi ynë i gjunjëzuar ishte Shqipëria e fitores. Liberalizoheshin vizat, integrohej në NATO, priste me dinjitet presidentin e SHBA, merrte rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Nga Tirana, shpallej pavarësia e Kosovës. Shqipëria bëhej çdo ditë një vend më i pëlqyer, më i dashur për shqiptarët, më i respektuar në rajon, në Europë dhe në botë.

    Shqipëria bëhej vendi në të cilin popullata rritej nga viti në vit. Dhe po kështu dashuria, shpresa dhe besimi i shqiptarëve rritej nga viti në vit.

    Por përsëri, me qëndresën tuaj, me guximin tuaj, kam bindjen absolute se Shqipëria falë jush, falë të rinjve të këtij vendi, falë luftëtarëve, falë misionarëve që mblidhen çdo natë në këtë rrugë, rrezatojnë shpresë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, përsëri ajo do jetë në këmbë. Përsëri ajo do jetë Shqipëria e fitoreve.

    Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar. Miqtë e mi, sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës. Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë.

    Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore.”, u shpreh ai.

    Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, kur SPAK vendosi ashpërsimin e masës së sigursië, të vendosur ndaj tij. Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

  • Sali Berisha, i vetmi politikan që reagon për dhunën ndaj 3-vjeçares: Akt ç’njerëzor, degradim i sistemit

    Sali Berisha, i vetmi politikan që reagon për dhunën ndaj 3-vjeçares: Akt ç’njerëzor, degradim i sistemit

    Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca për shtyp, ka komentuar rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në një kopsht privat. Berisha tha se e dënon me forcë aktin çnjerëzor, teksa shtoi se ngjarja e rëndë është dëshmi e largimit masiv të forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit të tyre me individë që s’ka asnjë kualitet për t’iu besuar fëmijët.

    Berisha: Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar me forcën më të madhe, aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat. Ky akt, është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli, të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës, e vërteta është jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla. I një degradimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla. Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por unë kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.

    Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për të hapur rrugën për vjedhjen e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosjen e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike.
    Pra, pse ndalem këtu?

    Jo se nuk e dënoj atë, por problemi është se kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më temptimin e qytetarëve për t’u pasuruar, ose për të siguruar në mënyrë të paligjshme të ardhurat.
    Në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje të papërgjegjshme.
    Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit.
    Pra, është një dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.
    Ndaj dhe unë e dëshmoj me ashpërsinë më të madhe.

  • “Ku është ky njeri?”/ Gazetari ngre alarmin për zhdukjen e Metës: As njerëzit e tij nuk përgjigjen, mbart me vete sekrete

    “Ku është ky njeri?”/ Gazetari ngre alarmin për zhdukjen e Metës: As njerëzit e tij nuk përgjigjen, mbart me vete sekrete

    Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në një intervistë televizive se mosreagimi i ish-presidentit Ilir Meta për të gjithë çështjen “Partizani”, ku si person nën hetim është marrë edhe ish-kryeministri Berisha, të bën të dyshosh shumë në lidhje me atë që po ndodh.

    Së fundi nëpër media kanë qarkulluar aludime se çfarë ka ndodhur me ish-presidentin Meta, pasi prej tij nuk dihet asgjë që prej të shtunës, ku u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj Sali Berishës. Sipas gazetarit Dervishi, është tentuar të ketë një komunikim me të afërm të Ilir Metës, por askush nuk është përgjigjur.

    Është ish-presidenti i Shqipërisë. Ka akoma eskortë. Është një njeri që ka qenë kreu i sigurisë kombëtare.

    Ai njeri mbart me vete sekrete. Ku është ky njeri? Ku ka përfunduar ky njeri. I bien telefonave të njerëzve të tij dhe nuk e hapin. A e di presidenti aktual se ku është paraardhësi i tij? A e di policia? Të ziej opinioni një javë dhe mos të dalë askush, sikur është inekzistent. Ai ka edhe një parti mbrapa vetës. Kjo të bën të dyshosh shumë se çfarë po ndodh,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.

  • Gjykata i bllokoi pasaportën dhe detyrim paraqitje, Berisha bën reagimin e parë: Rama urdhëroi prokurorët, pranoj sfidën!

    Gjykata i bllokoi pasaportën dhe detyrim paraqitje, Berisha bën reagimin e parë: Rama urdhëroi prokurorët, pranoj sfidën!

    Sali Berisha: Edi Rama, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si ‘vllau i Vuçiçit’, nga opozita si ‘argat i Beogradit’, nga bota si ‘pashiqi’ shqiptar dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenar të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentash, manipulim dosjes, bashkëpunim me krimin dhe bandat për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, e cila përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizjeje nuk mund të cënohet pa miratimin e Parlamentin, por duke qene autor i një propozimi të tillë në vitin 20221 që ky ne të hiqet unë pranoj plotësisht sfidën.

    Por, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, as kufizimi im për të lëviz në Europë nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatës parlamentare, por këtu ku Prokuroria është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim.

  • Përfundon mbledhja e thirrur nga Bardhi/ Zbardhet vendimi që morën deputetët

    Përfundon mbledhja e thirrur nga Bardhi/ Zbardhet vendimi që morën deputetët

    Ditën e sotme, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 më shumë se 40 deputetë të opozitës u mblodhën së bashku në një takim të thirrur nga Gazment Bardhi.

    Takimit iu bashku ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetët që e mbështesin.

    Gjithashtu në mbledhje ishin edhe  katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

    Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme.

    Berisha foli për mediet në përfundim të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe e cilësoi takimin e sotëm si një mesazh pozitiv.

    Berisha: Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar

    Deputetët e shtëpisë së lirisë nuk ishin sot, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forca për rrëzimin e pushtetit. Vendimet shumë të rëndësishme do t’ua njoftojë Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia morale dhe ligjore që kemi para 620 mijë zgjedhjeve që votuan në 14 maj kundër Ramës.

  • Sali Berisha publikon videon: Beqaj ia dhuroi pasurinë publike sipërmarrjes së tij private

    Sali Berisha publikon videon: Beqaj ia dhuroi pasurinë publike sipërmarrjes së tij private

    Sali Berisha ka komentuar aferën e “sterilizimit”, që u anashkalua nga hetimet e SPAK, por që u konstatua nga Gjykata e Posaçme.

    Bëhet fjalë pikërisht për qendrën moderne të sterilizimit në ‘QSUT’.

    “Beqja hodhi poshtë kërkesën e spitalit “Nënë Tereza” për vënien në përdorim të aparaturës ultra moderne të sterilizimit, të vendosur në katin e parë të spitalit të ri.

    Ai refuzoi sepse këtë aparaturë të blerë me 1.7 milionë euro, dhe katin e parë të spitalit të ri, të desitinuar për funksionimin e saj, ja dhuroi falas sipërmarrjes private Beqja-Rrapaj!

    Pasuria publike u shndërrua në pasuri private të tij dhe Rrapajt! Krim,” shkruan Berisha.