Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sali Berisha

  • Pas rezultateve zgjedhore, “shpërthen” Berisha me reagimin epik: Rama ka vendosur diktaturën më të keqe, iu premtoj…

    Pas rezultateve zgjedhore, “shpërthen” Berisha me reagimin epik: Rama ka vendosur diktaturën më të keqe, iu premtoj…

    Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në panelin e konferencës “Revolta e Spaçit, 50 vjet- kujtesë kundër harresës” për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

    Berisha u shpreh se sot Edi Rama nuk mund të vendosë diktaturë klasike ashtu si në kohën e etërve të tij, por shtoi se në shumë aspekte ai ka vendosur më të keqen e diktaturave me banda.

    Ai tha se në zgjedhjet që u mbajtën ditën e dielë, banditët e qeverisë kërcënuan me jetë dhe u treguan tytën e revolës njerëzve të lirë për fajin e vetëm se donin të votonin të lirë.

    “Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij. Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave. Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit.

    Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues. Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.

    Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia. Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit.

    Sot, krahas një farse zyrtare, shikoni se si propaganda dhe mediat janë në garë, se si të fshehin këtë farsë, se si ta maskojnë atë.

    Nuk ka tipar më të qartë të një regjimi diktatorial të bandave se kjo që ndodh. Është rasti që të gjejmë frymëzim, është rasti të përmbushim detyrimet tona, përndryshe pas tetë vitesh do kenë ikur edhe 1 milion tjetër shqiptarë dhe nuk do merret vesh kush mbetet.

    Edhe njëherë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për heronjtë e Spaçit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata shqiptarë dhe familjet e tyre që kaluan në diktaturën komuniste kalvarin më të egër që Europa ka njohur ndonjëherë në regjimin, të cilin e krahasuan me të drejtë si regjimi i Hitlerit të Europës pas luftës”, tha Berisha.

  • “A do takojë Sali Berisha Luizin?!”/ Armina jep përgjigjen epike: Për momentin…

    “A do takojë Sali Berisha Luizin?!”/ Armina jep përgjigjen epike: Për momentin…

    Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka përmendur disa herë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

    E tashmë fansat e këngëtarit të njohur janë kuriozë që të dinë nëse ai do të takohet me Berishën apo jo.

    Madje këtë pyetje ia kanë bërë edhe nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani, teksa kjo e fundit ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

    “A do t’a takojë Sali Berisha Luizin”, ishte pyetja e fansit.

    Armina e ka marrë me sportivitet këtë pyetje dhe i është përgjigjur:

    “Hahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e di”, duke e shoqëruar edhe me emoji që qesh me lot.  

  • Berisha demaskon me foto: Kriminelët elektoralë të Ballukut që ndajnë para në Peshkopi!

    Berisha demaskon me foto: Kriminelët elektoralë të Ballukut që ndajnë para në Peshkopi!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka demaskuar me foto, dy blerës të votave për zgjedhjet e 14 Majit, pjesë e ekipit të Zv. Kryeministres Belinda Balluku. “Këta janë kriminelët elektoralë të Belinda Ballukut që ndajnë para në Peshkopi! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkroi Berisha në Fb.

    Qytetari që denoncon rastin ka dhënë detaje të reja për ç’ka shihet në foto: “Mirëmbrëma doktor! Këta janë dy persona, njëra thuhet se është sekretarja e Belinda Ballukut, kurse tjetri – drejtor i saj, që shpërndajnë prej tri ditësh lekë në Peshkopi. Ju lutem denonconi!” shkruan ai.

  • Sali Berisha plas deklaratën “bombë”: Është lëshuar mandat arresti për bashkëshorten e këtij kandidati të PS-së

    Sali Berisha plas deklaratën “bombë”: Është lëshuar mandat arresti për bashkëshorten e këtij kandidati të PS-së

    Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta gjatë një takimi elektoral me qytetarët në Fier.

    Berisha tha se për bashkëshorten e Fatjon Durajt, kandidatit të PS-së për Patosin, është lëshuar një mandat arresti nga autoritetet shqiptare.

    Ai pretendon se bashkëshortja e Durajt ka abuzuar me detyrën gjatë kohës që ka punuar në kadastrën e Sarandës dhe për t’i shpëtuar drejtësisë është arratisur në Londër.

    “Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet. Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit.

    A ka fyerje më të madhe se kjo? A ka krim më të shëmtuar se kjo? Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias”, theklsoi ish-kryeministri.

  • Pse në postera shfaqet fytyra e Ramës?/ Ja arsyeja pse kryeministri “fsheh” kandidatët e tij sipas Berishës

    Pse në postera shfaqet fytyra e Ramës?/ Ja arsyeja pse kryeministri “fsheh” kandidatët e tij sipas Berishës

    Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, referuar sondazheve thotë se ka tre tipare që e përshkruajnë kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj, hajdut, gënjeshtar dhe fals.

    Për këtë arsye, Berisha shprehet se Rama ka vendosur që në postera të shfaqet vetë pasi sipas tij shqiptarët e dinë se kush është Erion Veliaj, dhe kandidatët e tij. 

    I garantoj se, opozita shqiptare dhe PD do bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar.

    Njëkohësiht i ftoj të marrin parasysh se entuziasmi se elektrizimi i krijuar sot në shoqërinë shqiptare nga kandidatura e primareve në mbarë vendin ka kall tmerr shpirtëror si tek kandidatët e bodrumit, e mafies, grupeve kiminale ashtu dhe tek vet Edi Rama, i cili në një akt të paprecedentë në historinë e zgjedhjeve me vetëdije se kandidatet e tij janë njerëzit më të deskredituar të shoqërisë ka pushtuar vetë të gjitha hapësirat komerciale të reklamave vetëm e  vetëm që ti vendosë në erreësirë ata.

    Ai e di se dalja e fytyrës se Erion Velisë në Tiranë u kujton qytetarëve të Tiranës sipas polleve serioze tre tipare fatale,  hajdutin, gënjeshtarin, falsin.

    Për herë të parë në 32 vite qytetarët shpallin fals një politika më shumë se 65% e tyre.

    Të njëjtin politikan e hspallin vjedhës të korruptuar 67% e shapllin gënjeshtare 64 % e tyre.

    Edi Rama pikërisht duke ditur se votohet për të dhe jo Veliaj zen hapsirën e reklamave me shpresë se mund të largojë mendimet e qytetarëve. Me këtë akt vetëm sa rëndon mëkatet e tij”, tha Berisha.

  • Sali Berisha nga Kamza: Bashkë me Rakipin do të shkosh në burg, Edi Rama je i pashpresë

    Sali Berisha nga Kamza: Bashkë me Rakipin do të shkosh në burg, Edi Rama je i pashpresë

    Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme u ndal në Bashkinë e Kamzës ku dhe prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën. Gjatë fjalës së tij Berisha i bindur për fitoren e tyre në këtë bashki tha se kryeministri Rama është i tmerruar dhe bëri gjithçka që koalicioni “Bashkë Fitojmë” mos figuronte, mirëpo nuk ja arriti.

    Sipas ish-kryeministrit Rama është i pashpresë dhe së bashku me kryetarin aktual të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, do shkojnë në qeli.

    “Bashkë me Rakipin do shkosh aty ku e ke vendin, në kokërr të burgut, në qeli. Se nuk paguajmë ne për ty more zotëri. Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një takim tjetër i shastisur. Edi Rama je i pashpresë.

    Dëgjoi këta burra dhe gra. Këta janë të vendosur, më 15 maj, lajmëtarët e fitores së PD dhe koalicionit Bashkë Fitojmë në mbarë Shqipërinë. Hajde ngulu këtu me Rakipin, rri 30 ditë po deshe, i mundur, i mundur do largohesh. U bëj thirrje ju banorëve të mrekullueshëm të Bashkisë Kamëz, trokisni në çdo portë, në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar dhe banor të kësaj bashkie të votojnë ndryshimin. Mos harroni se i tmerruar, bëri gjithçka që ne të mos figuronim, por fati është fat. Ja ku doli, 1-shi është fati”, tha Berisha.

  • Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Është i refuzuar, e ndjekin vetëm…

    Zgjedhjet e 14 majit/ Bejko ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Është i refuzuar, e ndjekin vetëm…

    Në vijim të takimeve elektorale me qytetarët e Tiranës, për t’ju kërkuar votën në 14 maj, Roland Bejko nuk i ka ndalur sulmet ndaj Sali Berishës.

    Bejko tha se demokratët e vërtetë që kanë sakrifikuar për këtë parti e mbështesin atë dhe Berisha ka pas vetës atë pjesë të demokratëve që janë akuzuar për korrupsion.

    Bejko tha se është futur në këtë garë për të përmbushur misionin që demokratët të ndajnë një herë e përgjithmonë fatet me Sali Berishën.

    E pranishme në këtë takim, deputetja Oriola Pampuri tha se një kandidat si Bejko i bën nder Tiranës.

  • Boshatisja e stadiumit kur foli ai, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, por unë e bëra me qëllim që…

    Boshatisja e stadiumit kur foli ai, Berisha: Njerëzit u mërzitën se kishin 5 orë aty, por unë e bëra me qëllim që…

    Sali Berisha u pyet nëse u ndje i zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin e tij në çeljen e fushatës, nga gazetari Arian Çani.

    Berisha u shpreh se demokratët u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium dhe jo nga fjalimi i tij, ndaj dhe u larguan.

    Ai tha se e bëri me qëllim këtë, pasi donte që të pranishmit të dëgjonin kandidatët për kryebashkiakë, pasi sipas tij, ata janë censuruar nga mediat.

    Çani: A u ndjetë të zhgënjyer që njerëzit nuk pritën fjalimin tuaj?

    Berisha: Absolutisht jo. Ai takim, qëllimi ishte që të shikoj kamerën që ata 15 kandidatë të qyteteve kryesore të kishin mundësinë që të adresoheshin në kamera. 

    Unë ndoqa një model që nuk është ndjekur kurrë në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin që të ata të kishin kamera. Ata u mërzitën sepse kishin 5 orë aty.

    Një model s’mund të krahasohet me një tjetër, ky model u zgjodh për herë të parë. Ishte zgjidhja ime nga censura që iu bëhet kandidatëve tanë. Ajo pamje madhështore që u hap takimi nuk ka ekzistuar më parë.

  • Zgjedhjet e 14 majit/ Përfaqësuesja e ODIHR mbërrin në selinë e PD, takim me Sali Berishën

    Zgjedhjet e 14 majit/ Përfaqësuesja e ODIHR mbërrin në selinë e PD, takim me Sali Berishën

    Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me kryetarin Sali Berisha. Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

    Në njoftimin e tij, Meta theksoi se ka njohur zonjën Glover se KQZ po mban qëndrime të njëanshme dhe se listat e zgjedhësve janë ndryshuar qëllimisht nga Ministria e Brendshme. Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

    Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, për t’u rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.

  • Denoncimi/ “Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve”

    Denoncimi/ “Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve”

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim shumë të fortë për kryeministrin Edi Rama.

    Në daljen e tij për mediat, Berisha është shprehur se Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro për të falsifikuar rezultatet e sondazheve.

    Edi Rama u ka dhënë kompanive 1 milion euro secilës për të falsifikuar rezultatet e ‘poll’-eve.

    Kjo është e vërteta. E vërteta është se pavarësisht falsifikimit, kandidatët tanë janë në ngjitje”, tha Berisha.