Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sali Berisha

  • “Jemi të braktisur, si do të vimë në pushtet?”/ Osman Mula shpreh kritika ndaj Sali Berishës: Po të jap një sugjerim doktor…

    “Jemi të braktisur, si do të vimë në pushtet?”/ Osman Mula shpreh kritika ndaj Sali Berishës: Po të jap një sugjerim doktor…

    Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”.

    Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet. Po ashtu artisi sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë. 

    Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kane asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

    Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndare, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me te drejte, pa shprese dhe pa pune te cilët nuk kane me dhe besim!

    E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

    Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. 

    Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

    Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.

    Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, eshte shprehur Mula

  • Goditi me grusht Sali Berishën në protestë/ Gjykata del me vendimin e fundit për Gerti Shehun

    Goditi me grusht Sali Berishën në protestë/ Gjykata del me vendimin e fundit për Gerti Shehun

    Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

    Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

    Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizat rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja Keti Banushi. 

    Aso kohe, kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij. Mjeku i 31 vjeçari e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

  • Berisha për inceneratorët: Ahmetaj është truri, në krye të aferës janë Rama dhe…

    Berisha për inceneratorët: Ahmetaj është truri, në krye të aferës janë Rama dhe…

    Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi janë hajdutët kryesorë dhe ata që kanë firmosur për aferën e inceneratorëve.  

    Ai e quajti ish-zv-kryeministrin Arben Ahmetaj trurin e kësaj afere, duke e cilësuar si një hajdut të specializuar. 

    “Arratisja e superministrit tregon moralin e ulët të bandës kriminale që është në pushtet. Pas Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, të cilët janë në binom, Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor në aferën e korrupsionit. Është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha. 

    “Qeveria funksionon si organizatë kriminale. Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve faktoi përfundimisht se kemi një organizatë të mirëfilltë kriminiale. Nuk ka kontratë të shtetit që nuk shkon në Ministrinë e Financave. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të kundërshtojë kontratat e paligjshme, Ahmetaj i shihte kontratat korruptive si anash, dhe i shtynte”, tha më tej Berisha.

  • “Non-grata” nga SHBA, por Sali Berisha “kalon” oqeanin. FOX News intervistë me ish-kryeministrin

    “Non-grata” nga SHBA, por Sali Berisha “kalon” oqeanin. FOX News intervistë me ish-kryeministrin

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median më të madhe amerikane ku ai ka folur për sulmin brutal të policisë Shqiptare në kampin e opozitës iranianë në Durrës.

    Përveç bastisjes nga ana e policisë shqiptare në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha më 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Berisha në përgjigjen e tij ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.

    Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar, “se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama”.

    Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal.

  • “Je turpi i kombit, së bashku me Ramën shkatërruat opozitën”/ Nga parlamenti, Sali Berisha sulmon Yuri Kim

    “Je turpi i kombit, së bashku me Ramën shkatërruat opozitën”/ Nga parlamenti, Sali Berisha sulmon Yuri Kim

    Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim.

    Gjatë fjalës së tij në kuvend, Berisha e ka akuzuar ambasadoren amerikane se së bashku me Ramën kanë shkatërruar opozitën shqiptare.

    “Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove.

    Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua jee vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë.

    Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur t; kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal.  Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero.”- thotë Berisha.

  • SPAK gati të hapë dosjen për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës/ Ja si biznesmeni shqiptaro-maqedonas u eliminua me urdhër të Sali Berishës dhe çfarë përmban videoja me prova përvëluese që mund ta çojë drejt burgut

    SPAK gati të hapë dosjen për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës/ Ja si biznesmeni shqiptaro-maqedonas u eliminua me urdhër të Sali Berishës dhe çfarë përmban videoja me prova përvëluese që mund ta çojë drejt burgut

    Remzi Hoxha u zhduk në 21 tetor të vitit 1995 dhe që nga ajo ditë ka pasur vetëm mister. Familja ka kërkuar drejtësi në shumë adresa, por pa një rezultat konkret. Së fundmi, për të ka folur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se fshihet pas rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ky i fundit sipas familjarëve dhe shumë emrave të njohur (protagonistë të kohës), thonë se Hoxha u eliminua nga Shërbimi Informativ Shtetëror me urdhër të kreut të “Foltores, për shkak se ai kishte video-n e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov. Dhe duke se këto dëshmi dhe ekzistenca e kësaj video përvëluese mund t’i hapin punë Sali Berishë, ku rrezikon të merret nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nëse SPAK do të ketë vullnet të hapë zbardhë vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, atëherë Berisha dhe lakenjtë e tij të përfshirë në këtë mega-krim do të kalojnë pjesën e jetës së mbetur të tyre pas hekurave të burgut.

    Ja çfarë deklaroi dje Spiropali në Parlament
    Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur dje ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, duke u shprehur se ai ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali theksoi se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, Berisha sipas saj, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale. Por në deklaratën e saj, ministrja u kujdes të akuzonte Berishën edhe për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Kjo deklaratë e zonjës Spiropali është një kambanë alarmin për Berishën dhe një kushtrim për Prokurorinë e Posaçme, e cila duhet të zbardhë vrasjen e Remzi Hoxhës. “Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit. Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkojë, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës. Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur. Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, deklaroi Spiropali.
    Djali i Remzi Hoxhës: Berisha porositi vrasjen e babait tim, është shpirtlig
    Por edhe djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha shprehet se vrasjen e babait të tij e ka urdhëruar Sali Berisha. “Tre emrat që kanë qarkulluar Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Bashkim Gazidede, treshja që shfaqej në çdo mozaik, dhe më pas u kuptua dhe arsyeja pse ndodhi. Ka qenë Sali Berisha ai që ka kërkuar eliminimin e babait tim, pasi kanë bërë pisllëqe në bashkëpunim me Serbinë, që të mos shfaqeshin më kurrë. Ata frikësoheshin se babi im ka pasur informacione për veprimet e tyre. SHIK-u ka zhdukur të gjitha gjurmët, prokurori Xhevat Hana mundi që të rindërtonte ngjarjen”, deklaroi Hoxha në vitin 2019 gjatë një interviste për një media shqiptare. Djali i Remzi Hoxhës shprehet se e gjithë bota e di që Berisha është kriminel, dhe në rast se ai nuk kishte gisht në vrasjen e të atit, duhej të takohej me ta. “E di gjithë bota se çfarë njeriu kriminel dhe shpirtlig është zoti Berisha, ai e ka mohuar që ka pasur informacion, dhe më pas ka thënë që kishte dijeni, është kontravers, edhe po të mos dinte kaq kohë sa e kemi kërkuar ne, si nuk doli të dhe të thoshte: Po përflitem, më thoni çfarë ka ndodhur realisht dhe t’ju them çfarë di”, nënvizoi Ardian Hoxha, teksa shprehet se Berisha nuk ka dashur që të vrasë babanë e tij, por vetëm ta torturojë atë, pasi mendonte se kishte pamje filmike që dëshmonin implikimin e Berishës me Millosheviçin.
    Vrasja e Remzi Hoxhës, Haklajt: Ja çfarë di unë për Berishën

    Ndërkohë edhe vëllai i Fatmir Haklajt, Hamdi Haklaj ka dhënë një intervistë disa vite më parë, ku zbuloi të gjitha prapaskenat që u luajtën deri tek vrasja e Azem Hajdarit. “Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjuar takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë. Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94”, deklaroi asokohe Hamdi Haklaj. Lidhur me këtë takim është përfolur shumë në media, por se nuk ka ndonjë provë konkrete nëse ai është zhvilluar apo jo. Ky mbetet gjithsesi një version i pakonfirmuar zyrtarisht teksa dëshmia e Haklajt i shtohet akuzave publike në adresë të Sali Berishës.

  • Kjo nuk do ti pëlqejë Sali Berishës, zbulohet çfarë tha Luizi për ish-kryeministrin në koncert

    Kjo nuk do ti pëlqejë Sali Berishës, zbulohet çfarë tha Luizi për ish-kryeministrin në koncert

    Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “B|ig Brother Vip”.

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

    Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

    “Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

    Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

  • Procesi i zgjedhjeve vendore, Sali Berisha i prerë: Do të ankohemi në Strasburg!

    Procesi i zgjedhjeve vendore, Sali Berisha i prerë: Do të ankohemi në Strasburg!

    Sot në një mbledhje me deputetë që e mbështesin, Sali Berisha foli për zhvillimet në Kryesinë e PD-së ku u vendos që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarë, ndërsa mbështetës të Bashës u akuzuan për dhunë verbale.

    Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka patur deputetë e deputete. Në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçërish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta, detyrën e tyre.

    Nuk jam unë që u sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin apo jo, por ata në asnjë rrethanë nuk mund të fyheshin apo të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.

    Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës.

    Sali Berisha tha se opozita do të kërkojë hetim parlamentar për manipulimin zgjedhor, si dhe përsëriti zotimin për protesta.

    Natyrisht, ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun. Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta. Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarëve.

    Krahas kësaj, ne do intensifikojmë përpjekjet tona në Parlament, për të qenë zëri i qytetarëve. Do të dorëzohet në Parlament kërkesa për hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve. Kjo betejë do të vazhdojë në Parlament, në Strasburg, në të gjitha frontet.

    I gjithë potenciali ynë është në mbrojtje të votës. Eshtë e domosdoshme ta dorëzojmë sa më shpejt, sot ose nesër. Këto zgjedhje do të hetohen, dhunimi i tyre ka filluar 5 muaj më parë.

  • I kërkuan dorëheqjen pas disfatës së thellë më 14 maj/ Berisha habit me reagimin e tij: Ata kanë lindur dhe do vdesin me…

    I kërkuan dorëheqjen pas disfatës së thellë më 14 maj/ Berisha habit me reagimin e tij: Ata kanë lindur dhe do vdesin me…

    Pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit përballë mazhorancës dhe kërkesave të shumta për dorëheqje për bashkimin e PD-së zyrtare, duket se tërheqja nuk është në planet e Sali Berishës.

    Në një intervistë televizive, Berisha deklaron se ndonëse kundërshtarët politikë kërkojnë dorëheqjen e tij, kjo nuk do të ndodhë.

    “Unë në 2013 komunikova dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe absolutisht kam qëndruar i dorëhequr përveçse në parlament edhe në atë rrjetin social si një avokat i interesit publik në atë mënyrën time, siç e gjykoj unë.

    Ika, por çfarë ndodhi, e patë çfarë ndodhi. 

    Kush tha? Ata kanë lindur e do të vdesin me emrin tim në gojë, të ikë Berisha, po ajo s’përbën kriter”,  u shpreh Berisha.

  • Goditi me grusht Sali Berishën më 6 dhjetor, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun (KËRKESA E PROKURORISË)

    Goditi me grusht Sali Berishën më 6 dhjetor, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun (KËRKESA E PROKURORISË)

    Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

    Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht.

    Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

    Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.