Partizani-Tirana nuk është mbyllur për 9 tetorin, ja skenari i ri

by KLIKOJE.AL

Abissnet Superiore përgatitet të rikthehet me javën e gjashtë, por vëmendja është përqendruar te derbi i kryeqytetit. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës, e planifikuar fillimisht për 9 tetor, mund të pësojë ndryshim date dhe të zhvillohet të dielën.

Për momentin, FSHF nuk ka marrë ende një vendim zyrtar, ndërsa situata mbetet e hapur. Tirana ka kërkuar shtyrjen e takimit, duke iu referuar angazhimit të disa futbollistëve me ekipet përfaqësuese.

Megjithatë, kërkesa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga FSHF dhe pritet që në ditët në vijim të përcaktohet nëse derbi do të qëndrojë në datën e programuar apo do të zhvendoset.

Një ndryshim i tillë mund të prekë edhe ndeshje të tjera të javës së gjashtë, pasi nëse merret në konsideratë kriteri i lojtarëve të angazhuar me kombëtaret, edhe klube të tjera mund të kërkojnë ndryshimin e takimeve të tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.