Lajmet e fundit | Klikoje.al

Komiteti ekzekutiv ndryshoi vendimin, nga 1 janari klubet shqiptare mund të aktivizojnë 7 lojtarë të huaj

Komiteti ekzekutiv

Written by

in

Komiteti ekzekutiv bëri një ndryshim epokal në futbollin shqiptar. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutivit, të bërë publik disa muaj më parë, nga sot, (1 janari i vitit 2025), klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve”. Rregulli nga Komiteti ekzekutiv  ndryshon plotësisht për sezonin e ardhshëm. Sipas vendimit duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e Kategorisë Superiore mundtë aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit. Praktikisht për një skuadër elitare, në fushë mund të luajnë 11 futbollistë të huaj. Ndërkohë, rregulli mbetet i pandryshuar, me 7 të huaj për klubet e Kategorisë së Parë.

Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Deri më tani kufizimi i lojtarëve të huaj në futbollin shqiptar, ishte përdorur si mundësi që klubet të prodhojnë dhe të promovojnë talentet e tyre.

Me heqjen e kufizimeve, mbetet për tu vlerësuar nëse cilësia e kampionatit do të rritet dhe gara do të bëhet tërheqëse për tifozët që kanë braktisur stadiumet, apo nëse akademive shqiptare do t’u bëhet një dëm i pariparueshëm, duke penguar rritjen e brezit të yjeve të së ardhmes. Ky tavan i ri i numrit të lojtarëve të huaj pritet të ndikojë direkt edhe në merkaton e janarit, ku vëmendja tashmë do të jetë në tregun e jashtëm.

LEXO ME SHUME: FSHF konfirmon stadiumin Tirana-Egnatia, zbulohet impianti i përballjes për javën e dytë