Njëra ndër aftësitë më efektive dhe më të fuqishme që mund të kesh në jetë është edhe menaxhimi i kohës. Nëse nuk jeni duke e menaxhuar kohën tuaj mirë, atëherë mundësitë janë të vogla që të arrini qëllimet tuaja në punë dhe në jetë.
Sigurisht, ju mund të bëni pak përparim. Por menaxhimi i kohës tuaj do të jetë një betejë e madhe nëse nuk e merrni seriozisht kohën tuaj. Për njerëzit të cilët e harxhojnë kohën e shkurtër e të çmuar që kanë, ata e dinë shumë mirë se sa e vështirë është të arrijnë edhe qëllimet më mesatarisht të vështira, shkruan entrepreneur.com.
E vërteta është se koha është një barazues në jetë. Nuk ka rëndësi se kush jeni, mosha juaj, të ardhurat, gjinia, raca apo religjioni. Ju e keni të njëjtën sasi të kohës si personat tjerë. Edhe nëse jeni shumë i pasur apo i varfër, koha e juaj është e njëjtë. Nuk ka rëndësi se sa kohë keni. E rëndësishme është se sa efektive është menaxhimi i kohës tuaj.
Pra nëse jeni serioz për arritjen e qëllimeve tuaja, jo vetëm që duhet t’i vini ato qëllime në mënyrë të duhur por ju gjithashtu duhet të jeni më serioz në shmangien e tërheqjes së vëmendjes dhe në të qenit shumë i zhytur në zakone të këqija të cilat e dini se duhet të hiqni dorë nga to.
Shpenzuesit e kohës kanë nevojë të rrëzohen dhe të kenë një kurajë dhe guxim sepse puna e rëndë duhet të zërë vendin e saj.
Triku? Gjeni një sistem të menaxhimit të kohës dhe punoni në të. Ka shumë të tillë. E gjitha varet nga ju se cilin ta përdorni. Por nëse nuk dëshironi të bëheni pjesë e 92 % të njerëzve që dështojnë në arritjen e qëllimeve të tyre afatgjate, atëherë ju duhet të jeni të vëmendshëm se si po e përdorni kohën tuaj të shkurtër dhe të vlefshme që e keni në këtë botë.
Cilat janë këshillat më të mira për menaxhimin e kohës tuaj?
Njëra ndër problemet më të mëdha që kanë shumica e ndërmarrësve, nuk është vetëm se si mund të bëjnë mjaftueshëm në një treg të tillë kërkues, por gjithashtu mënyra se si e mbajnë një balancë pa u ndjerë se kanë punuar shumë. Kjo nuk është vetëm për të arritur dhe për të shkuar pas qëllimeve rreth orës. Kjo është gjitashtu edhe për kualitetin e jetës.
Balanca është çelësi. Nëse keni mungesë balance në jetën tuaj, do të ndjeheni i stresuar. Edhe nëse jeni i aftë që mashtroni në mënyrë efektive përgjegjësitë tuaja, pa balancë të duhur eventualisht ju do të arrini pikën thyese. Prandaj, është e rëndësishme që jo vetëm të ndiqni një sitem që do t’i ndihmojë t’i kryeni punët, por gjithashtu një ku i jepni përparësi kohës personale dhe familjes.
Mos harroni të bëni gjëra siç është ecja për në park apo vetëm të uleni dhe të dëqgjoni muzikën tuaj të preferuar me dëgjuese, apo të bëni një pikturë, të dilni në takim në mbrëmje e kështu me radhë.
Këto janë më të rëndësishme se sa mund të mendoni. Dhe kur t’i bëni këto, ju e arrini një dukje të balancës. Jeta është e shkurtë. Kështu që mos i injoroni këto gjëra ndërkohë që i arrini qëllimet tuaja më të mëdha.
Këtu gjeni 15 këshilla thelbësore për menaxhimin e kohës për të kryer punën tuaj.
- Vini qëllimet në rrugën e duhur.
Ka mënyrë të duhur dhe të gabuar për të vënë qëllime. Nëse nuk i vendosni qëllimet tuaja në mënyrën e duhur, atëherë ju do t’i humbisni objektivat e duhura, të cilat do t’iu detyrojnë të largoheni prej rrugës. Por kur i vendosni në mënyrën e duhur, qielli është kufiri. Përdorni metodën e mençur të qëllimeve për t’iu ndihmuar t’i shihni gjërat përtej. Dhe kur ta bëni, vendosni ato synime, sigurohuni që të keni kuptime të thelluara për t’i arrirë ato.
- Gjeni një sistem të mirë të menaxhimit të kohës.
Njëra ndër këshillat për menaxhimin e kohës, është edhe gjetja e një sistemi të mirë për ta bërë atë. Sistemi përmes sektorëve për menaxhimin e kohës është ndoshta më efektivi. I ndan aktivitet tuaja në katër sektor duke u bazuar në urgjencë dhe rëndësi. Gjërat ose janë urgjente ose të rëndësishme, të dyjat, ose asnjëra. Nuk është asnjëra nga aktivitetet që doni t’iu rrini larg, por është jo urgjent por sektor i rëndësishëm në të cilin doni të përqendroheni.
- Kontrolloni kohën tuaj për shtatë ditë.
Shpenzoni shtatë ditë duke vlerësuar se si e kaloni kohën që e keni tani.
Cfarë jeni duke bërë? Inçizojeni në një ditar në telefonin tuaj. Ndajeni në pjesë nga 30 minuta ose një orë. Cfarë kryet gjatë kësaj kohe? A ishte shpenzim i kohës? Apo ishte kohë e shpenzuar mirë? Nëse e përdorni sistemin me sektorë, rrathë apo regjistroni sektorët në të cilët aktivitetet ishin të ndërlidhura. Në përfundim të shtatë ditëve, gruponi të gjithë numrat. Ku keni shpenzuar kohën tuaj më të madhe? Në cilët sektorë? Rezultatet mund t’iu habisin.
- Kaloni mëngjeset tuaja me detyrat më të rëndësishme.
Siç ka thënë Mark Twain, “Nëse puna e juaj është të hani një bretkosë, është më mirë të jetë veprimi i parë që do ta bëni në mëngjes. Dhe nëse duhet të hani dy bretkosa, është më mirë që ta hani të madhen së pari.” Kuptimi i kësaj? Merruni me detyrat e mëdha në mëngjes. Këto janë detyrat më të rëndësishme të ditës suaj. Përfundimi i tyre do t’iu jap vrullin më të madh që do t’iu ndihmojë juve gjatë pjesës tjetër të ditës.
- Ndiqeni rregullin 80-20.
Një këshillë tjetër e shkëlqyer e menaxhimit të kohës është edhe përdorimi i rregullës 80-20, i njohur gjithashtu si principi i Paretos. Ky rregull thotë se 80 % e përpjekjeve vijnë nga 20 për qind e rezultateve. Në shitje, gjithashtu nënkupton se 80 për qind e shitjeve vijnë nga 20 për qind e klientëve. Truku? Identifikoni 20 për qind të përpjekjeve që po prodhojnë 80 për qind të rezultateve dhe vendoseni një shkallë të tyre. Mund ta arrini këtë me ndjekjen e përpiktë dhe analizat.
- Futni zakonet themelore në jetën tuaj.
Charles Duhig e krijoi me habi zakonin e gurthemelit në librin e tij të titulluar “Fuqia e Zakonit”. Në arkitekturë, gurthemeli është guri që mban të gjithë gurët tjerë në vendin e vet. Ngjashëm, zakonet e gurthemelëve ndihmojnë jo vetëm në kërkimin e zakoneve të tjera të mira, por gjithashtu ndihmojnë në eliminimin e zakoneve të këqija. Përqendrohuni në gurthemelët e zakoneve dhe ju do të përmirësoheni në menaxhimit e kohës suaj të përgjithshme duke bërë zhvillimin e zakoneve më të lehtë.
- Bëni me orar se kur do t’iu përgjigjeni porosive në email.
Ndalni njoftimet nga email-i juaj përgjatë ditës. Kur email-i juaj është i mbushur, është shumë e lehtë që të shpërqendroheni. Bëni një orar kur do t’i lexoni dhe t’iu përgjigjeni porosive. Nëse ka diçka urgjente, dikush do t’iu thërras apo t’iu shkruajë. Por kur e keni email-in e hapur, ato shpërqëndrime do të ndërpresin ritmin e mendimeve tuaja dhe është më e vështirë që të ktheheni se ku ishit.
- Eliminoni shprehitë e këqia.
Njëra ndër shpenzuesit më të mëdhenj të kohës që kemi janë shprehitë tona të këqija. S’ka rëndësi nëse jeni duke shikuar Netflix, duke ndenjur së tepërmi në rrjete sociale, duke luajtur lojëra, duke dalur shpesh jashtë për të pirë, apo kështu me radhë. Këto shprehi të këqija na marrin kohën e shkurtër dhe të çmuar që e kemi. Përdoreni kohën tuaj me mençuri duke larguar shprehitë tuaja të këqija nëse seriozisht dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja në jetë.
- Merrni pushime të shpeshta kur jeni duke punuar.
Një hulumtim këshillon që ju duhet të punoni për 52 minuta dhe të pushoni për 17. Mund të mos e keni luksin për ta bërë këtë. Por ju duhet të merrni pushime të shpeshta. Nëse jeni një ndërmarrës duke punuar për veten, kjo është thelbësore. Është e lehtë të shpërtheni nga inati dhe të mos e kuptoni. Mbani gjendjen tuaj mendore, emocionale dhe fizike në nivelin e majës duke pushuar vazhdimisht.
- Meditoni ose ushtroni çdo mëngjes.
Ju mund të mendoni se kjo do ju ndihmojë të menaxhoni më mirë kohën tuaj, por meditimi dhe ushtrimet për çdo mëngjes ju japin balancë. Largoni toksinat nga jeta juaj dhe bëhuni serioz duke e praktikuar këtë dhe shikoni se si energjia, qëndrueshmëria dhe përqendrimi mendor do të marrin një kthesë drastike.
- Bëni lista në mbrëmje të gjërave që duhet të bëni ditën tjetër.
Çdo mbrëmje para se të flini, bëni një listë për ditën e ardhshme. Vështroni qëllimet tuaja dhe shikoni se çfarë mund të bëni të ndihmoni vetën tuaj për t’i arritur ato. Kjo nuk ndodh brenda natës. Merr kohë. Por duke bërë lista të gjërave që do të bëni, ju jeni duke vënë synime efektive për qëllimet ditore. Qëllimet ditore janë më të lehta për t’u arrirë përderisa na ndihmojnë që të lëvizim përpara drejt qëllimeve më të mëdha. Por kjo ndodh duke e krijuar një listë të gjërave që duhet të bëni.
- Gjeni frymëzimin kur jeni duke u ndjerë e pa gjallëri.
Kthehuni nga YouTube, fjalimet TED dhe burime të tjera të frymëzimit kur keni mungesë të frymëzimit. Është e vështirë të qëndroni në rrugën e duhur me kohën tuaj kur e humbisni kurajon. Gjeni mënyra që ju ndihmojnë ta ktheni zjarrin duke u përqendruar në përmbajtje frymëzuese dhe duke shikuar tek të tjerët të cilët kanë arritur synime të mëdha.
- Gjeni një mentor i cili mund t’iu udhëzojë.
Të gjeni një mentor është thelbësore. Është më e lehtë të shpërqendroheni dhe të largoheni kur nuk e keni dikë që ju udhëzon. Por kur mund të mbështeteni personalisht në dikë i cili ka kaluar përmes asaj shtrydhjeje dhe që mund t’iu ndihmojë t’i arrini qëllimet tuaja, është më e lehtë të qëndroni në rrugë të duhur me kohën tuaj. Gjeni një mentor të mirë që mund t’iu ndihmojë përgjatë rrugës tuaj.
- Shkyçni lajmërimet që vijnë nga rrjetet sociale.
Lajmërimet e vazhdueshme nga aplikacionet e rrjeteve sociale nuk janë duke ju ndihmuar me kohën tuaj. Përfundimisht janë duke ju bërë keq. Shkyqni. Nuk keni nevojë për lajmërime çdo mëngjes apo të dini gjithçka që po ndodh me shoqërinë tuaj. Nuk është e rëndësishme. Çfarë është më e rëndësishmja është të keni pak paqe në mendjen tuaj dhe të jeni më i mirë në përqëndrimin e detyrës që keni në dorë.
- Largoni gjërat për të cilat nuk keni nevojë dhe organizohuni.
Hulumtimet kanë ardhur në përfundim se ambienti me gjërat për të cilat s’keni nevojë na ndihmon që të humbasim përqëndrimin. Kur shpërqëndrohemi, ne humbasim kohë. Nëse doni ta shmangni atë, largoni gjërat që s’ju nevojiten dhe organizohuni. Mos i bëni të gjitha në të njëjtën kohë. Filloni ngadalë. Një sirtar sot. Një raft nesër. Ndoshta një dollap të pasnesërmen. Vetëm një për ditë. Ju e ndërtoni momentin dhe përfundimisht e gjejni vetën duke u kthyer në një luftëtar të organizimit.