131
Para pak ditësh Ardian Bujupi postoi në Instagram-in e tij lajmin se do të publikonte një këngë të re shumë shpejt. Në foton në të cilën e lajmëronte, Ardiani shfaqej me një vajzë me rroba banjo, të cilës i kishin rënë rrezet e diellit në fytyrë dhe nuk dallohej kush ishte.
Mirëpo byzylyku që ajo kishte në dorë e bëri të qartë që vajza në fjalë nuk është tjetër veçse Xhensila Myrtezaj. Ajo shfaqet edhe në foto të tjera në Instgram-in e saj me të njëjtin byzylyk.
Duket sikur dyshja është bërë përsëri bashkë për të ripërsëritur suksesin e këngës “Çika Çika” të vitit 2018.