Vllaznia ka siguruar një fitore të pastër 3-0 përballë Bylisit në një duel që ka konfirmuar ambiciet e shkodranëve për të qenë në dyshen e parë në garën për “Final Four”. Ndeshja ka qene mjaft e luftuar me raste nga të dy palët në pjesën e parë, ku gjyqtari Jorgji anuloi nga një gol për secilin ekip. Por në pjesën e dytë Vllaznia hyri me një ritëm tjetër dhe pasi kërkoi me ngulm golin gjeti avantazhin me një autogol të Kamara. Stojanoviç pak minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë, duke e bërë shumë më të thjeshtë sfidën shkodranëve.
Në fund erdhi edhe goli i Kahrimanoviç, i cili vulosi një sukses të pastër 3-0 që mban shkodranët në vendin e dytë në renditje, ndërsa duhet të shqetësojë Bylisin që rrezikon të përfshihet përsëri plotësisht në luftën për mbijetesë pas humbjes së radhës.
LEXO ME SHUME:“Arrogancë e pashpjegueshme”/ Partizani, REAGIM zyrtar për incidentet në derbi, sulmon Policinë e Shtetit (POSTIMI)
Partizani dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në derbin e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që pati gjithçka: emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve pas golit të barazimit në minutën e 90′ nga Sembene. Arbitri Eldorjan Hamiti nuk ngurroi të nxirrte një mori kartonësh të kuq, duke e mbyllur këtë përballje me kaos total. Klubi Partizanit ka dalë sot me një komunikatë zyrtare për incidentet që ndodhën në derbin ndaj Tiranës, duke dënuar ngjarjet para startit të takimit. Të kuqtë insistojnë se kanë vepruar ashtu siç parashikojnë rregulloret dhe se ka qenë mungesa e bashkëpunimit nga ana e Policisë së Shtetit të etiketuar arrogante dhe të papërgjegjshme, që solli këto pasoja në duelin e sotëm.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia, tre gola për të marrë vendin e dytë; Bylis ndjen “ethet” e rënies nga kategoria (… […]
Comments are closed