Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: futboll

  • Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

    Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

    Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit: Mario Bacaj ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare pasi u rrëzua nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaide të Australisë nga një rënie që nuk dukej se ishte pasojë e një aksidenti. Lojtari shqiptar, por i rritur në Itali, luante për klubin e futbollit Adelaide Eagles të cilët e prisnin për një ndeshje, por në mes të pasdites bashkëlojtarët e tij morën lajmin që nuk do ta prisnin kurrë.

    Djali me sa duket është hedhur nga çatia e Bar & Restaurant 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit për t’i shpëtuar jetën nuk kanë pasur dobi. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por nuk mund të bëhej asgjë për futbollistin. Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, ka lënë pas gruan dhe një djalë të vogël.

    Adelaide e tronditur nga vdekja e futbollistit

    Shokët e tij të skuadrës u ngrinë kur morën vesh lajmin tragjik. Mëngjesin e djeshëm lojtari kishte paralajmëruar ekipin e tij se nuk po ndihej mirë, duke dërguar një mesazh në grupin Whatsapp rreth orës 10:15 të mëngjesit të rikonstruktuar nga DailyMail.

    Por në orën 16:00 Adelaide Eagles mësoi për vdekjen e tij: Mario Bacaj me sa duket u hodh nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të qytetit, duke u ngjitur në çatinë e cila strehon një bar dhe një restorant. Me sa duket, futbollisti shkoi atje i vetëm dhe më pas u hodh në boshllëk për një shqetësim të përgjithshëm. Nuk ka dyshime për vdekjen e tij dhe autoritetet konfirmojnë se ishte një vetëvrasje dhe jo një aksident. I gjithë ekipi u mblodh në çatinë e godinës për të vendosur mesazhe dhe kurora lulesh në kujtim të shqiptarit, një lojtari shumë i dashur dhe i respektuar që jetonte prej vitesh në Adelaide me familjen e tij.

  • Everton e konsideron të panevojshëm Brojën, trajneri Moyes: Duhet ta falenderoj për kontributin e dhënë

    Everton e konsideron të panevojshëm Brojën, trajneri Moyes: Duhet ta falenderoj për kontributin e dhënë

    Everton ka konfirmuar se Jack Harrison, Jesper Lindstrøm, Orel Mangala dhe Armando Broja do të kthehen në klubet e tyre mëmë kur marrëveshjet e tyre të huazimit të skadojnë në fund të muajit të ardhshëm. Harrison ka qenë i huazuar te Everton për dy sezonet e fundit nga Leeds United, duke bërë 73 paraqitje dhe duke shënuar pesë gola, duke përfshirë golin e parë në barazimin 1-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në mars.

    Sulmuesi Lindstrøm vulosi një kalim të përkohshëm nga kampioni aktual i Serie A, Napoli verën e kaluar, duke u paraqitur në 29 ndeshje për Toffees.
    Mesfushori belg, Mangala kthehet në klubin francez Lyon pasi ka luajtur 21 herë përpara se të pësonte një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në fitoren 1-0 në Brighton në janar.

    Broja erdhi nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar dhe luajti 11 ndeshje për Everton. Trajneri David Moyes tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Ata të gjithë përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub, dhe qëndrimi dhe angazhimi i tyre gjatë gjithë kohës së tyre te Everton ishte i klasit të parë”.

    LEXO ME SHUME:Serbia, Asllani dhe atmosfera në skuadër, Sylvinho hedh kartat në fushë: Ndaj tyre nuk do të jetë ndeshje normale

  • Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Aleksandër Vuçiç ndez supersfidën Shqipëri-Serbi. Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për t’i dhënë një “urdhër” simbolik trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, që ta mundë Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit, duke treguar se pas buzëqeshjeve diplomatike, rivaliteti i vjetër jeton ende në fushë.

    Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiç falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.
    Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike: “E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi.

    Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai. Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

    Në këtë sfond, deklarata e Vuçiç bën kontrast të fortë me tonin e matur që e shoqëroi gjatë samitit të Tiranës. Duket se diplomacia e buzëqeshjeve nuk e zëvendëson dot plotësisht gjuhën e vjetër të rivalitetit, sidomos kur hyn në lojë sporti, një arenë ku emocionet kombëtare shfrytëzohen shpesh si mjet për përforcim të mesazheve politike.

  • Kategoria e Parë, përcaktohen sfidat e Play-Offit dhe Out-it

    Kategoria e Parë, përcaktohen sfidat e Play-Offit dhe Out-it

    Sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë është mbyllur zyrtarisht dhe ka dhënë verdiktet madhore të sezonit 2024-2025: Vora dhe Flamurtari ngjiten në Abissnet Superiore, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë rënë në Kategorinë e Dytë. Por kampionati nuk ka përfunduar akoma për skuadrat që mund të arrijnë objektivat sezonal përmes ndeshjeve shtesë të Play Off-it dhe Play Out-it.

    Katër skuadrat e renditura nga vendi i 3-të e deri në vendin e 6-të do të përballen me njëra-tjetrën në Play Off për të përzgjedhur skuadrën që më pas do të luajë finalen me skuadrën e renditur në vendin e tetë në kategorinë “Abissnet Superiore”. Besa-Apolonia dhe Burreli-Pogradeci janë dy çiftet që do të përballen më 24 prill me dy fitueset e këtyre sfidave që do të duelojnë për të një vend në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë.

    Kukësi dhe Kastrioti janë dy ekipet që Play Out që do të luhen gjithashtu fundjavën e ardhshme. Kukësi përballet me Orikun dhe Kastrioti luan ndaj Luzit. Skuadrat që triumfojnë në këto dy finale sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë sezoni e ardhshëm.

    LEXO ME SHUME:Nga Levani i Fierit deri në Vlorë, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin pas rikthimit në Superiore (video)

  • Shqipëria prek tokën angleze, një mungesë vendos në hall Sylvinhon (video)

    Shqipëria prek tokën angleze, një mungesë vendos në hall Sylvinhon (video)

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

    Nesër Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

    ARDIAN ISMAJLI MUNGESA KRYESORE

    Ardian Ismajli do të mungojë përballë Anglisë. Mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e 21 marsit që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Ismajli u stërvit dje dhe sot i veçuar nga pjesa tjetër e grupit, duke “frikësuar” si fillim një mungesë të mundshme. Por pas testeve mjekësore u vendos se qendërmbrojtësi i Empolit nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë.

    Një lajm tepër i keq për kuqezinjtë, të cilët humbasin një lider të repartit difensiv. Por nuk mbyllet me kaq, pasi probleme fizike ka shfaqur dhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla. Megjithatë, për këtë të fundit ende nuk ka një vendim përsa i përket gatishmërisë.

    LEXO ME SHUME:Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA)

  • Tirana, 4 gola për mbijetesën! Bledi Shkëmbi del nga zona e rënies dhe fut në rrezik Laçin (video)

    Tirana, 4 gola për mbijetesën! Bledi Shkëmbi del nga zona e rënies dhe fut në rrezik Laçin (video)

    Tirana ka regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur Laçin me rezultatin e thellë 4-1 në “Niko Dovana”. Bardheblutë zhvilluan një paraqitje të sigurt, duke përmbysur avantazhin e hershëm të kurbinasve dhe duke e kontrolluar ndeshjen deri në fund.

    Dinamika e ndeshjes

    Takimi nisi me ritëm të lartë, dhe Tirana gjeti rrjetën që në minutën e 5′, kur Kola shfrytëzoi një top të harkuar nga goditja e dënimit dhe shënoi me kokë. Megjithatë, Laçi reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë barazoi me Traore, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen bardheblu për të kaluar topin mbi Selmanin.

    Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Tirana shpërtheu në të dytën. Në minutën e 53′, Jarmouni mori një top në kundërsulm, kaloi Opeh dhe gjuajti saktë për 2-1. Pas kësaj, bardheblutë kontrolluan lojën dhe thelluan rezultatin në minutën e 74′, kur Ndreca dhuroi një asist të bukur për Ernest, i cili nuk gaboi para portës. Laçi tentoi të rikthehej, por pa sukses. Në minutën e 88′, Ndreca vulosi gjithçka me një goditje të saktë, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen e kurbinasve.

    Kjo fitore i jep Tiranës një shtysë të madhe në luftën për mbijetesë, duke e çuar në kuotën e 29 pikëve dhe duke e ngjitur në vendin e 8-të. Ndërkohë, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 31 pikë dhe humbet një mundësi për t’u shkëputur nga ndjekësit.

    LEXO ME SHUME:Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin

  • Derbi Partizani-Tirana bëhet“meme” në Itali: Një lojtar mori karton se kërkoi VAR, dikush e ka emrin Biçikli (video)

    Derbi Partizani-Tirana bëhet“meme” në Itali: Një lojtar mori karton se kërkoi VAR, dikush e ka emrin Biçikli (video)

    Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka bërë bujë edhe në Itali, jo aq shumë për atë që prodhoi loja, se sa për sherrin në fund të sfidës që solli 7 kartonë të kuq nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për protagonistët.

    Kjo situatë është pasqyruar jo vetëm në portalet e mediave italiane, por ka përfunduar edhe te emisioni i njohur satirik sportiv “Mai Dire Gol”, me humoristët e “Gialappa’s Band” që nuk kanë ngurruar të tallen me atë që shihnin në skenat që dhuroi derbi në fundin e tij.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by TV8 (@tv8it)

    Duke filluar me “janë të gjithë tifozët nudo”, për të vazhduar me “nuk lejohen barazimet në futboll”, e më pas me mënyrën se si Hamiti tregonte kartonin e kuq për “njerëz rastësorë”, ata nuk kanë kursyer satirën e tyre të zakonshme për episodet në fundin e derbit. “Më duket se njëri ka emrin Biçikli”, thotë mes të tjerave një prej humoristëve italianë, duke iu referuar kartonit për Bytyçin, ndërsa për kartonin e kuq të Guxhufit: “Mori karton të kuq se kërkoi sistemin VAR”.

    BARAZIMI PARTIZANI-TIRANA 0-0

    Partizani dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në derbin e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që pati gjithçka: emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve pas golit të barazimit në minutën e 90′ nga Sembene. Arbitri Eldorjan Hamiti nuk ngurroi të nxirrte një mori kartonësh të kuq, duke e mbyllur këtë përballje me kaos total. Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja ekipet që kërkonin golin e avantazhit. Tirana kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me një gol të Ernest Muçit, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Partizanit dhe e çoi topin në rrjetë.

    Pjesa e dytë ishte e luftuar, me Partizanin që u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Kur dukej se Tirana do të dilte me tri pikët, në minutën e 90-të, Sembene përfitoi nga një krosim në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer festën te të kuqtë. Por festa u shndërrua menjëherë në kaos.

  • “Po të numëroj mungesat nuk do kemi kohë”, Veselinovic me bilanc “lufte” ndaj Egnatias: Duhet ta vendosim veten në pozicion…

    “Po të numëroj mungesat nuk do kemi kohë”, Veselinovic me bilanc “lufte” ndaj Egnatias: Duhet ta vendosim veten në pozicion…

    Aleksandër Veselinoviç, trajneri i Partizanit, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës së nesërme me Egnatian.

    “Përshëndetje, respekt maksimal për Egnatian ata së pari janë kampionë dhe po luajnë shkëlqyeshëm. Janë shumë kompaktë dhe luajnë gjatë bashkë, por ne shkojmë të luajmë dhe mendojmë për veten dhe të përgatitemi si për çdo ndeshje. Ekipi që do të dalë nesër në fushë është më i miri për momentin.

    Në qoftë se filloj të numëroj numrin e kartonëve apo dëmtimet do humbisja shumë kohë, lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur meritojnë respekt maksimal, ata që do të dalin në fushë janë ata që do ballafaqohen me Egnatian, do jenë të motivuar dhe guximshëm. Ndërsa ata që nuk mund të luajnë janë për arsye të tjera. E para respektojmë çdo kundërshtar dhe e marrim hap pas hapi, është e gabuar të mendojmë në futboll që duhet të ruajmë diçka dhe ta vendosim veten në pozicion mbrojtës, nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë, gjithmonë duhet të kemi një qëllim dhe ndeshja e nesërme e ka një të tillë.

    Sa i përket qëllimeve afatgjata i lemë për më vonë dhe përqëndrohemi te ato afatshkurtra. Çdo ndeshje është fjalë ose bisedë me veten, ajo që kemi bërë rezultate pozitive mund të jetë bisedë e këndshme por nuk ndihmon për ditën e nesërme, nesër kemi detyra të reja dhe duhet të përgjigjemi pozitivisht”, përfundoi Aleksandër Veselinoviç.

    LEXO ME SHUME:Humbjen e vetme në shtëpi e ka pësuar nga Partizani, Edlir Tetova në konferencë: Nuk e mendoj si hakmarrje, por si sfidë…

  • Elbasani, tre mungesa në sfidën ndaj Bylisit; Gvozdenovic kërkon kthesën në këtë përballje

    Elbasani, tre mungesa në sfidën ndaj Bylisit; Gvozdenovic kërkon kthesën në këtë përballje

    Elbasani po përgatitet për ndeshjen me Bylisin këtë fundjavë. Një përballje, që në kampin verdheblu konsiderohet vendimtare dhe duhen marrë patjetër tri pikët. U bënë disa ndeshje radhazi pa fitore për verdheblutë, por përtej rezultateve situata duket e qetë dhe me vëmendjen plotësisht tek transferta e së shtunës.

    Për fatin e tij të mirë, trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë lojtarë të skualifikuar nga kartonët, por vijon të vuajë mungesat nga dëmtimet, siç janë Lleshi, Hakaj dhe Hasani. Për dy të fundit në fakt ka ende shpresa për rikuperim. Gjithsesi, me afrimet e bëra në janar mungesat nuk shihen më si një problem madhor tek Elbasani, sepse nuk mungojnë alternativat në skuadër. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë titullarët që do të hedhë në fushë Gvozdenoviç, por ka pak gjasa që të ketë ndryshime në krahasim me sfidën e kaluar ndaj Egnatias.

    KAMERDARE SHPËTIMI – Elbasani e sheh Bylisin si një “kamerdare shpëtimi” në këtë moment kritik të kampionatit. Verdheblutë kanë ardhur në një situatë, ku u duhen pikët për të mos u futur në sikletin që vjen nga poshtë renditjes, ndërsa “Final 4” duket tanimë një mision i pamundur për t’u arritur.

    Për të tretën herë këtë sezon elbasanasit e shohin shpëtimin pikërisht te ballshiotët. Situata aktuale është përjetuar prej tyre edhe më herët në kampionat dhe Elbasani ka arritur të marrë dy fitore me mallakastriotët, duke u thënë “stop” rezultateve negative.

    Në ndeshjen e parë në Ballsh verdheblutë fituan 0-1, me gol të Arsen Lleshit, ndërsa në të dytën në Elbasan përmbysën shifrat në 3-1, me golin e Arsen Kasës dhe dopietën e Lleshit. Problemi i vetëm tani është se mungon për arsye dëmtimi lojtari që ka “firmosur” dy fitoret ndaj ballshiotëve. Tani mbetet për t’u parë nëse sërish verdheblutë do ta bëjnë kthesën ndaj Bylisit, apo do të mbeten në këtë situatë. Në këtë ndeshje, ndoshta edhe barazimi nuk u bën shumë punë, duke parë që disa nga ekipet më poshtë në tabelën e renditjes po afrohen.

    LEXO  ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Pa gola, pa fitues në Elbasani-Vllaznia, kualifikimi vendoset në Shkodër

  • Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

    Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

    11 javë kanë mbetur nga përfundimi i sezonit në Kategorinë e Parë dhe skuadrat deri diku kanë arritur të blindojnë objektivat e tyre. Vora dhe Flamurtari luajnë në kampionat më vete, me dy skuadrat që me shumë gjasa do të jenë pjesë e elitës, pasi ndjeshëm janë shkëputur nga rivalët e tjerë.  E gjithë cështja është te 4 skuadrat që do të arrijnë Play-Offin, apo kush do të jetë pjesë e Play-Outit.

    Java e 23-të rezervon përballje interesante. Ditën e shtunë zhvillohen katër përballje, Vora kryesuese përballet edhe një herë me Erzenin, një sfidë e kalueshme për vorakët përballë një kundërshtari që renditet në vendin e fundit. Flamurtari luan ndaj Valbonës, ndërsa Besa mes shumë problemeve do të sfidojë Kukësin.

    Në Kategorinë e Parë, Lushnja-Kastrioti, është një përballje me dy skuadrat që janë në kuotën e 30 pikëve dhe po luftojnë fort për të blinduar vendin e gjashtë. Ditën e hënë, do të luhen dy përballjet që do të mbyllin javën. Në RTSH Sport, duke filluar nga ora 13:30, do të  transmetohet sfida mes Pogradecit dhe Apolonisë, ndërsa në RTSH 2 takimi mes Burrelit dhe Korabit.

    JAVA 23

    E shtunë, më 15 shkurt

    Besa – Kukësi                   13:30

    FK Vora – Erzeni             13:30

    Lushnja – Kastrioti         13:30

    Flamurtari – Valbona     13:30

    E hënë, më 17 shkurt

    Pogradeci – Apolonia     13:30

    Burreli – Korabi               13:30