Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: futboll

  • Formacionet zyrtare: Roma dhe Milani në përballjen kryesore të javës

    Formacionet zyrtare: Roma dhe Milani në përballjen kryesore të javës

    Në Stadio Olimpico, Roma dhe Milani zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 24 në kampionatin italian, Serie A.

    Giallorossët kanë 44 pikë në vend të pestë në tabelë dhe me fitore eventuale do ta kalojnë Juventusin duke u pozicionuar në vend të tretë në renditje.

    Rossonerët që ndodhen në vend të dytë (49 pikë) kanë për qëllim që ta ngushtojnë diferencën me liderin Inter që tashmë është ngritur në kuotën e 56 pikëve.

    Trajnerët Paulo Fonseca dhe Stefano Pioli i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje.

    Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Fazio; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Borja Mayoral.

    Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

    Serie A.

    Burimi: Telegrafi

  • “Ju ka rënë ‘bingo’ në klubin më të mirë”/ Zbardhet biseda mes tifozëve dhe lojtarëve të Skënderbeut: Jeni në kampionatin më të…

    “Ju ka rënë ‘bingo’ në klubin më të mirë”/ Zbardhet biseda mes tifozëve dhe lojtarëve të Skënderbeut: Jeni në kampionatin më të…

    Skuadra e Skënderbeut është “shtangur” dje në stërvitje nga një grup tifozësh korçarë. Në seancën e djeshme, në kuadër të sfidës së nesërme kundër Kukësit, disa përkrahës të Skënderbeut, nën siglën e tifogrupit “Ujqërit e Dëborës”, kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar lojtarëve të respektojnë fanellën e ekipit duke pasur parasysh situatën e keqe që skuadra po kalon në kampionat.

    Biseda ka zgjatur disa minuta. Tifozët u bënë thirrje lojtarëve të bëjnë kthesë në sfidën kundër Kukësit, duke u kujtuar sukseset e ekipit në dekadën e fundit. Nga ana tjetër, tifozët premtuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ekipin në të gjitha ndeshjet e mbetura për të nxjerrë Skënderbeun nga një vend që nuk i takon. Kryetifozi Armando Buda ka qenë i pari që i është drejtuar ekipit me qëllim për ta “shkundur” dhe prekur moralin e lojtarëve. “Jemi mbledhur këtu për një qëllim të vetëm, për t’iu motivuar dhe ‘shkundur’.

    Nuk mund të përdhoset nga këto rezultate fanella e Skënderbeut. Nuk dua të akuzoj, pasi kampionati i tillë është, i çuditshëm, por ka lojtarë që bëjnë sikur luajnë dhe sikur djersitin për këtë fanellë, ku në fakt nuk bëjnë asgjë. Nuk mund të lejojmë paraqitje të tilla! Prandaj, nëse keni veshur këtë fanellë është fati juaj, por të paktën djersiteni dhe nderojeni. Nuk ju mungon asgjë, mbështetjen dhe stafin e keni. Dijeni që uniforma që ju keni veshur ne na rëndon shumë kur e shohim në këto nivele.

    Nuk mund të pranojmë që Skënderbeu, i cili ka bërë histori në vitet e fundit, të katandiset kështu. Duam reagimin tuaj nga ndeshja e radhës. Duam të shohim 11 ‘ujqër’ në fushë, që luftojnë për triumf. Më pas, nëse ju jepni maksimumin dhe nuk ia dilni dot të merrni rezultat është pjesë tjetër, por të paktën jepeni më të mirën”, theksoi kryeti- fozi. Pas tij kryetari i grupimit “Ujqërit e Dëborës”, Genci Malësia, u mundua të ngrinte moralisht lojtarët. “Ju duhet të kuptoni se ku jeni. Jeni në klubin më të mirë në Shqipëri. Nuk ju mungon asgjë, as kushtet e stërvitjes, as ato të akomodimit. Presion nuk keni, mbështetjen e keni. Duhet të kuptoni se nuk po luani me Barcelonën, as me Vilarealin. Po luani në kampionatin ndoshta më të dobët të viteve të fundit.

    Me Bylisin dhe Fierin po luani. Ndaj këtyre ekipeve duhet të fitoni që në dhomat e zhveshjes. Është mëkat të mos fitojmë dhe të bëjmë paraqitje të tilla. Keni bërë trajnerin me dhimbje koke, stafin po ashtu edhe klubin. Duhet të luani me nerv loje, të merrni shembull kohën e Liçit, se si hynte ky në fushë. Jeni me fat, ju ka rënë ‘bingo’ që jeni këtu në këtë klub”, mbylli Malësia fjalimin e tij para ekipit.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Cristiano Ronaldo, ylli që “injoron” futbollin: Më pëlqen më shumë…

    Cristiano Ronaldo, ylli që “injoron” futbollin: Më pëlqen më shumë…

    Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se më shumë i pëlqen të shikojë boks apo MMA në televizor sesa futboll.

    35-vjeçari është njëri prej protagonistëve në dokumentarin e DAZN me titull “Parallel Worlds” (“Botët paralele”), ku është krahasuar me boksierin rus, Gennady Golovkin.

    “Kur isha te Manchester Unitedi, një trajner boksonte me mua. Mendoj se praktikimi i tij (boksit) mund t’i shërbejë një futbollisti, sepse t’i perfeksionon ndjesitë dhe mësohesh si të lëvizësh”.

    “Boksi është më i vështirë, sepse ti konkurron, je vetëm. Nuk mendoj se do të mund të bëhesha boksier, është vështirë”.

    “Pasioni im është të luaj futboll, por i shikoj sportet tjera në televizor. Në mes të një ndeshje futbolli ose një meçi boksi ose të UFC-së, zgjedh të dytën”, ka thënë Ronaldo.

    Burimi: Telegrafi

  • “Shpërthimi” i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar

    “Shpërthimi” i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar

    Manchester City ka marrë edhe një dozë shpresë për transferimin e yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.

    Messi pushtoi mediat botërore gjatë ditës së mërkurë pas deklaratave të tij rreth situatës së krijuar te Barcelona.

    Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës deklaroi se ai ishte “lodhur nga të qenit gjithmonë problemi” në Camp Nou.

    Këto deklarata si duket shihet si shpresë për klubin anglez, Manchester City për ta transferuar atë në Etihad.

    Sipas mediumit anglez Express, shpërthimi i furishëm i Messit në aeroport i ka dhënë Cityt shpresë të re për të nënshkruar me yllin e Barcelonës.

    City nuk është klubi i vetëm i lidhur me një transferim të Messit, pasi ai pëlqehet shumë edhe nga Paris Saint-Germain dhe Interi.

    Megjithatë, Qytetarët janë favorit për ta nënshkruar shkaku i financave, por edhe trajnerit Pep Guardiola. 

    Burimi: Telegrafi

  • Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 dhe shteti ia anulon lojën në Ligën e Kombeve/ Lojtarët shpërthejnë në kritika: Jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar

    Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 dhe shteti ia anulon lojën në Ligën e Kombeve/ Lojtarët shpërthejnë në kritika: Jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar

    Ndeshja mes Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Norvegjisë është anuluar zyrtarisht.

    Kjo për shkak se ekipi kombëtar i Norvegjisë nuk është lejuar nga shteti norvegjez të udhëtojë drejt Rumanisë.

    E gjitha erdhi pasi kapiteni i Norvegjisë, Omar Elabdellaoui ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Edhe pse ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet sot (e diel) në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 në Bukuresht, ajo tanimë është anuluar zyrtarisht.

    Të gjithë futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit ishin në aeroportin e Oslos dhe gati për t’u nisur drejt Rumanisë, kur erdhi urdhri shtetëror që ata të rikthehen në hotel.

    UEFA ka lajmëruar se ndeshja është anuluar dhe Kombëtarja e Rumanisë pritet t’i fitojë tri pikët në tavolinë.

    Ndeshja nuk mund të shtyhet për një datë tjetër pasi nuk ka data të lira dhe kombëtarja skandinave pritet ta humbas ndeshjen në tavolinë.

    Futbollistët e Norvegjisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë shprehur zhgënjimin e tyre për autoritetet shtetërore që nuk i lejuan ta luajnë ndeshjen ndaj Rumanisë.

    “Ne udhëtojmë me autobusin tonë për në aeroport, kemi avionin tonë charter me vend prej 130 persona dhe do të udhëtonim vetëm 39 persona. Kundërshtari ynë ishte informuar se kemi një rast të infektimit dhe ka konfirmuar se do të luajnë në fushë duke ndjekur protokollin e UEFA-s”.

    “Ne jemi të zhgënjyer që autoritet po na detyrojnë të qëndrojmë të shtëpi. Të gjitha 54 vendet e tjera të UEFA-s luajnë ndeshje ndërkombëtare këtë javë përveç Norvegjisë. Kjo është shumë shkatërruese për ambiciet e ekipit tonë kombëtar në afat të shkurtër dhe të gjatë”.

    “Qëllimi ynë është të përfaqësojmë vendin tonë dhe shpresojmë që autritetet norvegjeze tv na japin dritën jeshile për të udhëtuar, kështu që ne do të vazhdojmë të jemi ambasadorë të mirë të kontrollit të infeksionit siç kemi qenë që kur shpërtheu pandemia në mars”, thuhet në deklaratën e përbashkët të futbollistëve të Kombëtares së Norvegjisë.

    Norvegjia ka ndeshjen tjetër ndaj Austrisë të mërkurën, por edhe për këtë takim lojtarët e kanë të ndalur të udhëtojnë.

    Gjithsesi Federata e Futbollit të Norvegjisë po bënë të pamundurën që për takimin që do të zhvillohet në Vjenë të udhëtojnë dhe të përballen në fushë me austriakët.

    Burimi: Telegrafi

  • Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës, me rezultatin që është marrë këtë mëngjes, duke krijuar jo pak pështjellim.

    Gjithsesi miqësorja me Shqipërinë nuk është në rrezik dhe do të zhvillohet sipas programit, në orën 16.00, në “Elbasan Arena”, dhe përfaqësuesja e “Dardanëve” do të drejtohet në stol nga zëvendësi i Challandes, Muharrem Sahiti.

    Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kanë rezultuar negativë në testet e kryera dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht.

    Bernard Challandes ashtu si dhe anëtari tjetër i cili ka rezultuar pozitiv, janë vetizoluar sapo janë marrë rezultatet e temponëve.

  • Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e famshme këtë fundjavë nuk vjen me shkëlqimin e dikurshëm, dy gjigandët spanjoll po kalojnë një moment të vështirë, por kjo pritet të jetë një përballje që mund të ndryshoj fatet e sezonit, mbi të gjithë është shumë përcaktuese për të ardhmen e Zidane, i përfunduar nën akuzë pas dy humbje të rënda në La Liga dhe në Champions.

    Të përditshmet spanjolle i kanë kushtuar faqet e para kësaj sfide epike. Zidane ka në anën e tij një të dhënë shumë domethënëse, nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Camp Nou”, kjo është pikërisht ndeshja që nuk duhet humbur, në të kundërt rrezikon shumë, në këtë pikë bashkohet “AS” dhe “Marca”, dy të përditshme pranë klubit madrilen.

    loading…

    “Mundo Derportivo” vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi. Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës. E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

  • Ronaldo ka mbledhur më shumë pikë se Messi në histori të Topit të Artë

    Ronaldo ka mbledhur më shumë pikë se Messi në histori të Topit të Artë

    Cristiano Ronaldo ka lënë mbrapa Lionel Messi në pikë të mbledhura në histori të Topit të Artë.

    Portugezi dhe argjentinasi e kanë dominuar çmimin më të madh për një lojtar nga viti 2008 deri në atë 2017.

    Messi e parakaloi Ronaldon në Topin e Artë, duke e fituar të gjashtin në karrierë në vitin 2019.

    https://youtu.be/IgKOWJz-wlo

    Por, kanali në Youtube, StatsTube, ka mbledhur të gjitha pikët që kanë fituar lojtarët për trofeun që jepet nga France Football.

    Çmimi që jepet nga viti 1956 deri në vitin 2019, ka pasur ndër vite fitues të ndryshëm, derisa në vitin 2020 është anuluar për shkak të situatës me COVID-19.

    Më poshtë mund të shikoni listën me 10-të lojtarët që kanë grumbulluar më së shumti pikë:

    10# Johan Cruyff: 506 pikë

    9# Kaka: 550 pikë

    8# Michel Platini: 551 pikë

    7# Franz Beckenbauer: 576 pikë

    6# Ronaldo: 600 pikë

    5# Virgil van Dijk: 679 pikë

    4# Zinedine Zidane: 715 pikë

    3# Luka Modric: 837 pikë

    2# Lionel Messi: 2,961 pikë

    1# Cristiano Ronaldo: 3,601 pikë.

  • FORMACIONET ZYRTARE| Greqi-Kosovë/ Shaland fal portierin për foton kontradiktore, e aktivizon si titullar

    FORMACIONET ZYRTARE| Greqi-Kosovë/ Shaland fal portierin për foton kontradiktore, e aktivizon si titullar

    Kosova luan sot sfidën e katërt në Ligën e Kombeve për sezonin 2020-2021 me Greqinë.Pas serisë së fundit të rezultateve zhgënjyese, “Dardanët” do të tentojnë të fitojnë besimin e tifozëve edhe pse luajnë në tokën helene përballë një ekipi me përvojë në arenën ndërkombëtare.Për sfidën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka kryer ndryshime në formacionin e “Dardanëve”. Por, pavarësisht fotos së portierit Arjanit Muriç, i cili dilte i gëzuar me partneren e tij pas humbjes së fundit me Slloveninë, tekniku zviceran i ka dhënë sërish besim gardian të Zhironës.

  • Historia e veçantë/ Nga futbollist te Milani dhe Junajtid në picier, restoranti i ish-mesfushorit mes 50 më të mirëve

    Historia e veçantë/ Nga futbollist te Milani dhe Junajtid në picier, restoranti i ish-mesfushorit mes 50 më të mirëve

    Jepser Blomkvist është një ish-mesfushor që ka mbrojtur ngjyrat e Milanit dhe Mançester Junajtidit, por të paktën janë ata që mund t’u kujtohet suedezi që u largua pa lënë gjurmë në Itali dhe Angli.

    Tashmë në moshën 46-vjeçare, ai është pronari, por njëkohësisht picieri i një restoranti shumë të famshëm në Umea të Suedisë, madje për të qenë të saktë duhet thënë, se piceria e tij cilësohet si një prej 50 më të mirave në Europë.

    “Pata fatin e keq që u transferova te Milani në një vit të vështirë siç ishte 1997. Isha pa menaxher, por klubit ia bëra të qartë se doja vetëm kuqezinjtë. Isha vetëm 22 vjeç dhe mbase u dogja shpejt, por në Itali mësova të njoh ushqimet dhe shijen e mirë”, rrëfen Blomkvist.