Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: futboll

  • Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë takimet e radhës, duke ofruar disa përballje interesante.

    Në nëngrupin e “play-off”-it të grupit A, apo grupit të Veriut, të dy takimet luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30 dhe Erzeni pret Besëlidhjen, ndërsa Korabi, që shpreson për duelin e vendeve të dyta për biletën shtesë që mund të të çojë në Superiore, viziton Krujën, për t’u ndeshur me Kastriotin, që e ka siguruar edhe matematikisht vendin midis më të mirëve të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

    Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë dhe, si tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30. Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1  takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon.

    Ndërkaq, dy nën-grupet e “play-out”-it i luajnë të shtunën të 5 takimet, duke nisur nga ora 17:30, dhe duelet janë Dinamo-Egnatia e Rrogozhinës, Veleçiku i Koplikut-Tërbuni i Pukës, Shënkolli-Iliria e Fushë-Krujës, Turbina e Cërrikut-Devollit dhe Elbasani-Oriku.

    Kategoria e Parë

    Play-off:

    04-07-2020:

    Erzeni – Besëlidhja  (17:30)

    Kastrioti – Korabi      (17:30)

    05-07-2020

    Pogradeci – Besa     (17:30)

    Lushnja – Apolonia  (17:30)

    Play-out

    04-07-2020:

    Dinamo – Egnatia                    (17:30)

    Veleçiku – Tërbuni Pukë          (17:30)

    Shenkolli – Iliria Fushë-Krujë   (17:30)

    Turbina Cërrik – Devolli           (17:30)

    Elbasani – Oriku                       (17:30)

  • Ligue 1 apo Serie A?/Dy oferta të rëndësishme për talentin Bastien Toma

    Bastien Toma mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Sioni dhe Superliga e Zvicrës për një kampionat më të madh.

    Mesfushori nga Kosova që ka shkëlqyer në kampionatin zviceran në vitet e fundit ka dy oferta të rëndësishme, një nga Serie A dhe një tjetër nga Ligue 1.

    20-vjeçari po futet në vitin e fundit të kontratës me Sionin e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe klubi zviceran do ta shes për të fituar nga largimi i tij.

    Dy skuadrat e mëdha, Monaco dhe Atalanta janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin qendror.

    Toma është ndjekur që një kohë të gjatë nga skautët e dy klubeve të cilat raportohet se kanë dorëzuar ofertat e tyre te Sioni.

    Le10sport raporton se Monaco ka ofruar një shumë mbi tre milionë euro për lojtarin, por nuk dihet nëse oferta e Atalantës është më e lartë.

    Në anën tjetër mediat zvicerane kanë raportuar se interesim për kosovarin ka edhe nga klubet gjermane.

    Reprezentuesi i Zvicrës U-21 ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me Sionin në vitet e fundit, ndërsa këtë edicion nga 22 paraqitje ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.

    Largimi i tij nga Sioni në verë është i sigurt, por mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Toma, Monacon apo Atalantën.

  • 11 kuriozitete nga bota e futbollit

    Dihet që futbolli është sporti më popullor në botë. Ai shkakton emocione të papërshkueshme te shumë persona dhe pothuaj të gjithë flasim të paktën ndonjë minutë në ditë për futboll. E, megjithatë, ka disa detaje në historinë e futbollit që pak veta mund të thonë se i dinë.

    Lojtari më i gjatë i të gjitha kohërave: futbollisti kinez Yang Changpeng, 206 centimetra i gjatë. Aktualisht luan te skuadra e Yinchuan Helanshan.

    Lojtari më i shkurtër: Elton Josè Xavier Gomes, futbollist brazilian, është lojtari më i shkurtër në historinë e futbollit, 158 centimetra

    Lojtari më i shëndoshë: William Foulke, portier i cili ka luajtur me këto skuadra Sheffield, Chelsea dhe Bradford City, është konsideruar lojtari më i shëndoshë i të gjitha kohërave, pesha 150 kg, gjatësia 193 centimetra.

    Ndeshja me më shumë tifozë: Brazil-Uruguai (1-2), finalja e Botërorit 1950, e luajtur në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro, më 16 korrik, është ndeshja që ka pasur më shumë tifozë në stadium – 199.854 persona.

    Skuadra më e vjetër në botë: Sheffield Football Club, i krijuar më 24 tetor 1857, është klubi më i vjetër në botë, aktualisht ndodhet në kategorinë e tetë angleze.

    Goli më i shpejtë i të gjitha kohërave: Nawaf Al Abed iu deshën vetëm dy sekonda për të shënuar golin më të shpejtë në histori në ndeshjen mes Al-Hilal e Al Shoalah më 2 shtator 2009, që përfundoi me rezultatin 4-0.

    Lojtari më i vjetër në botë: Stanley Matthews, luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Anglisë, më 14 mars 1957, në moshën 50-vjeccare. Për këtë është konsideruar lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave. Një detaj tjetër interesant është që ai është fituesi i parë i Topit të Artë më 1956.

    Ndeshja e parë e luajtur mes dy kombëtareve: ishte 30 nëntor i vitit 1872 kur për herë të parë u përballën dy skuadra kombëtare në futboll, ishte ndeshja Skoci-Angli, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

    Lojtari më i ri i të gjitha kohërave: Mauricio Baldivieso, futbollist nga Bolivia, luajti për herë të parë në moshën 12-vjeccare në kategorinë e parë dhe për këtë është lojtari më i ri që ka luajtur në një kampionat profesionistësh.

    Transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Deri pak kohë më parë këtë rekord e mbante Gareth Bale, të cilin Real Madrid e bleu nga Tottenham Hotspur në vitin 2013, për 101 milionë euro. Por në gusht të vitit 2016, Paul Pogba ka thyer këtë rekord pasi u ble nga Manchester United për 105 milionë euro plus 5 milionë euro bonus.

    Ndeshja me më shumë autogola: AS Adema-SO de Emyrne (31 tetor 2002) e mbyllur me rezultatin 149-0 për AS Adema, është ndeshja me më shumë autogola; lojtarët e ekipit kundërshtar në shenjë proteste për një vendim të padrejtë të arbitrit në një ndeshje të mëparshme, që nga minuta e parë e deri në minutë të fundit kanë bërë autogola, me tifozët në stadium që nuk arrinin t’u besonin syve.