U rikthyen në Evropë pas një mungesë prej afro 15 vitesh, por jo vetëm kaq, fati i buzëqesh Dinamo City, me blutë që kualifikohen automatikisht për në raundin e dytë të Conference League, pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë një dhuratë fantastike nga UEFA, me këta të fundit që kanë konfirmuar dënimin e Drogheda United Fc duke përjashtuar këta të fundit nga ky turne. Tani në raundin e dytë duhet një merkato cilësore.
Hekuran Berisha është afrimi më i fundit në skuadër . Në Kosovë ndërkohë janë publikuar edhe detajet e tranferimit. Dukagjini do të marrë 150 mijë euro për talentin e akademisë, ndërsa do të mbajë edhe 30% të kartonit.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga Dinamo. Skuadra e Ilir Dajës përforcohet kështu me element cilësor në pritje të ndeshjeve europiane.
19-vjeçari Hekuran Berisha shkëlqeu në edicionin e fundit dhe për këtë tërhoqi vëmendjen e Dinamos. Plot 11 gola vetëm në kampionat, teksa Dukagjini siguroi mbijetesën.
Për Dinamon vijnë të ardhura shtesë nga kjo aventurë në Evropë, por në të njëjtën kohë rriten edhe shanset për të synuar një kualifikim historik në fazën e grupeve të këtij turne, objektivi kryesor i drejtuesve të klubit.Dinamo do të mësojë të mërkurën rivalin e tyre në turin e dytë të Conference League.Në këtë mënyrë, Dinamos i shkojnë 350 mijë euro bonus për shkak të kalimit në turin tjetër, edhe pse pa luajtur fare.