134
Inter e mbylli me fitore minimale takimin e raundit të 18-të të Seria A ndaj Verona-s.
“Zikaltërve” u kanë mjaftuar vetëm 3 minuta lojë për të marrë avantazhin e sfidës, ku pas një rrëmuje në zonë Lautaro Martinez ka shfrytëzuar momentin dhe e ka dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.
Pas këtij takimi Inter renditet në vend të 4 me 37 pikë, teksa Verona renditet në vend të 19-të me 9 pikë.