Tensionohet situata brenda selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohen dy takime paralele. Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së, kurse në zyrën ngjitur Sali Berisha është takuar me anëtarë të Rithemelimit të PD-së.
Një grua punonjëse e PD-së është acaruar duke krijuar një gjendje të tensionuar në korridoret e selisë blu. Bëhet fjalë për Vileta Geci, punonjëse e PD-së dhe njëkohësisht mbështetëse e Bashës e cila gjatë fjalës së saj tha se është provokuar nga mbështetës të Sali Berishës. Gjithashtu në video shfaqet edhe aktori Julian Deda i cili me humorin e tij mundohet që ta qetësojnë gruan.
“Jam anëtare e PD u përplasën njerëzit me mua. Përse ke ardhur këtu këta për çfarë arsye kanë ata të vijnë këtu të na provokojnë, unë jam vetëm këtu kam ardhur grupi i tyre vijën bëjnë presione. Unë jam në punën time”, tha gruaja demokrate.
Ndërkohë dy punonjës të gardës kanë marrë në mbrojtje Lulzim Bashën duke hyrë në zyrat e PD-së.
Gruaja: Unë të gjithë i kam shokë
Julian Deda: Qetësohu
Gruaja: Basha
Demokratët: Berisha
Julian Deda: Çke moj çke
Gruaja: A s’ju vje marre
Demokratët: Marren e ke për vetë
Gruaja: Gjithë këta tropojanë me një femër
Demokratët: Je e nderume e respektume nga ana jonë