Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sport

  • Ibra publikon video në aksion gjatë stërvitjeve/ U jep shpresë tifozëve para ndeshjes ndaj Juves

    Ibra publikon video në aksion gjatë stërvitjeve/ U jep shpresë tifozëve para ndeshjes ndaj Juves

    Tifozët e Milanit shpresojnë që Zlatan Ibrahimovic të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës kundër Juventusit, në derbin e madh të Serie A.

    Edhe pse Sky Sport ka raportuar se 39-vjeçari do të mungojë në duelin që zhvillohet në San Siro, vet futbollisti ka dhënë një shpresë.

    Ibra nuk luan që nga 22 nëntori kur ishte lënduar në sfidën ndaj Napolit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 3-1.

    Nesër (6 janar), Milani përballet me Juven në përballjen e drejtpërdrejtë që pritet të jetë e rëndësishme në garën për titull, ndërsa Zlatan e ka shpërndarë një video nga stërvitjet.

    Ai shfaqet në aksion duke shënuar një gol me kokë në qendrën stërvitore Milanello, kurse xhirimi shoqërohet me përshkrimin: “Tik-tak, tik-tak”.

    Ibrahimovic është stërvitur ndaras nga ekipi dhe gjasat janë të vogla që ai të mund të luajë, mirëpo me Zlatanin kurrë nuk i dihet.

    Burimi: Telegrafi

  • “A jam trajner apo ministër i sporteve te PSG-ja?”/ Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Tuhelit

    “A jam trajner apo ministër i sporteve te PSG-ja?”/ Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Tuhelit

    Shkarkimi i Tomas Tuhelit nga stoli i PSG-së duket se nuk ka patur të bëjë me ecurinë e rezultateve, por me deklaratat kritike kundër klubit të trajnerit gjerman.

    Ish-trajneri i Borusia Dortmundit deklaroi se te nënkampionët e Europës ai nuk ka mundur të ushtrojë fillimisht detyrën e trajnerit për shkak të prioriteteve jashtë futbollit të drejtuesve të klubit. Këto fjalë nuk janë mirëpritur nga drejtori i PSG-së Leonardo, i cili duket se i ka komunikuar mbrëmë shkarkimin Tuhelit.

    Edhe pse PSG-ja nuk e ka dhënë ende vendim përfundimtar në rrugë zyrtare, mediat e huaja e bëjnë të sigurtë shkarkimin e trajnerit Tomas Tuhel.

    “Të jem i sinqertë, në 6 muajt e parë te PSG-ja kam pyetur veten: A jam trajner apo politikan dhe ministër i sportit? Ku është roli im si menaxher i klubit? I thashë vetes se dua të stërvis. U bëra trajner për këtë arsye dhe kështu dua të jem. E dua futbollin dhe mund të kënaqem në shumë mënyra. Disa herë të bësh këtë detyrë te PSG-ja është e lehtë, ndonjëherë është e vëshirë, sepse klubi ka interesa më të mëdha se skuadra.E dua futbollin dhe në një klub si ky nuk është gjithmonë kështu”, shprehej Tuhel në një invervistë për median gjermane “Sport 1”.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Tension te Partizani/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

    Tension te Partizani/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

    Një javë tepër e ngarkuar te Partizani. Gjithçka nisi me atë humbje kundër Vllaznisë që la një shije të hidhur te “demat”. Drejtori Olsi Rama u ndalua shumë te tifozët që kishte Vllaznia në stadium, duke marrë dhe replikën e Alban Xhaferit.

    Vllaznia u dënua me gjobë më pas. Më vonë, vëmendjen e morën dy futbollistët, Melo dhe Asani. Mesazhe në rrjetet sociale dhe foto me agjentin në Tiranë, çka bëri që Asani të kthehet në një çështje te “demat e kuq”. 25-vjeçari mund të jetë largimi i parë nga Partizani, pasi po ka më shumë se një muaj që nuk po luan titullar.

    Edhe gjyqi në KAS ndodhi gjatë kësaj jave për Partizanin, ku ende nuk ka një përgjigje finale. Të gjitha këto ngjarje, kanë sjellë disi tension tek të kuqtë dhe trajneri Daja, nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bylisin, ndoshta për të frenuar disi zhvillimet.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Interi dhe Arsenal fillojnë bisedimet për shkëmbimin Xhaka-Eriksen

    Interi dhe Arsenal fillojnë bisedimet për shkëmbimin Xhaka-Eriksen

    Granit Xhaka mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga Arsenali.

    Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te Arsenali dhe thuhet se klubi londinez e ka nxjerr në shitje atë.

    E njëjta situatë është duke ndodhur edhe me danezin Christian Eriksen te Interi që nuk po luan nën urdhrat e Antonio Contes.

    Kjo ka bërë që dy klubet, Arsenal dhe Inter të fillojnë bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

    Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, pa pasur nevojë asnjëra skuadër të shtojë para.

    Gjithsesi tani i mbetet dy futbollistëve nëse do të pranojnë një lëvizje të tillë në karrierë, pasi që të dy kanë oferta të tjera.

    Xhaka kërkohet nga skuadrat gjermane Hertha Berling e Borussia Moenchegladbach.

    Ndërkohë për Eriksenin interesim kanë shprehur Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United e Paris Saint Germain.

    Burimi: Telegrafi

  • Super derbi i Ligës së Kampionëve, Barcelona – Juventus/ Ja formacionet zyrtare

    Super derbi i Ligës së Kampionëve, Barcelona – Juventus/ Ja formacionet zyrtare

    Barcelona do ta pres Juventusin në kuadër të javës së fundit në fazën e grupeve.

    Katalunasit kanë marr 15 pikë në këtë grup, ndërsa Juve ka 12 pikë.

    Kjo ndeshje e vendos vendin e parë në grup, ku Barcelona është e avantazhuar pasi ka fituar ndeshjen e parë si mysafir ndaj Juves.

    Trajneri Ronaldo Koeman ka vendosur të luajë me Griezmann e Messi në sulm.

    Në anën tjetër Andrea Pirlo do të luajë me Ronaldon dhe Moratan.


    BARCELONA: Ter Stegen; Dest, Lenglet, Araujo, Jordi Alba; De Jong, Pjanic; Messi, Pedri, Trincao; Griezmann.

    JUVENTUS: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, McKennie; Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.


    Burimi: Telegrafi

  • Pirlo: “Messi ka një problem psikologjik, por…”

    Pirlo: “Messi ka një problem psikologjik, por…”

    Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë fillim të sezonit 2020/2021, ndërsa Andrea Pirlo beson se çështja e tij nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

    Trajneri i Juventusit mendon se e gjithë drama që ndodhi në fund të edicionit të kaluar (kur argjentinasi e kërkoi largimin dhe klubi nuk e lejoi), ka ndikuar te kapiteni i Blaugranëve.

    “(Messi) është në një periudhë të veçantë të jetës së tij, jo të karrierës së tij, sepse ka pasur një problem këtë verë. Ka të bëjë me faktin se a do të qëndrojë apo jo te Barcelona”.

    “Mirëpo, gjatë ndeshjeve, gjithmonë i ka treguar vlerat e tij. Më shumë se aspekti i futbollit, ai ka një problem psikologjik, por nuk dua të përfshihem në këtë, sepse nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

    “Messi është një fenomen dhe e ka dëshmuar këtë”, ka deklaruar Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet sonte (e martë) në Camp Nou.

  • Liverpooli hedh në shitje Shaqirin dhe Origin

    Liverpooli hedh në shitje Shaqirin dhe Origin

    Klubi anglez, Liverpooli ka vendosur tashmë të hedh në shitje dy sulmuesit e saj, shqiptarin Xherdan Shaqiri dhe belgun Divock Origi.

    Afati i transferimeve është një muaj larg, por klubet në të gjithë Evropën kanë planifikuar biznesin e tyre të janarit tash e disa muaj pasi pandemia e COVID-19 ndërpreu pushimin e verës dhe dëmtimet ishin duke u rritur në ligat më të larta.

    Mediumi i njohur ESPN ka sjell gjithçka që duhet të dini për shpresat e ekipeve kryesore angleze dhe transferimet e largimet e tyre të mundshme gjatë dimrit.

    Me dëmtimet që goditën Liverpoolin më shumë se shumicën e klubeve, Jurgen Klopp është i etur të mbajë skuadrën e tij të bashkuar në janar.

    Por, me një bollëk opsionesh sulmuese, drejtuesit e klubit dhe trajnerit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për disa nga lojtarët e tyre.

    Sipas ESNP, Liverpooli është i hapur për ofertat në drejtim të shqiptarit Xherdan Shaqirit dhe belgut Divock Origi gjatë afatit të janarit.

    Reds janë të gatshëm të largojnë dyshen e sulmit në përpjekje për të thithur fonde pas zvogëlimit të fitimeve shkaku i pandemisë.

    Largimi i tyre do të ishte edhe për të lëshuar hapësirë ​​në skuadrën e tyre dhe për përforcime të mundshme në mbrojtje pas krizës së dëmtimeve. 

    Burimi: Telegrafi

  • Klopp: Ja pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicesterit

    Klopp: Ja pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicesterit

    Liverpool ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat bindës 3-0.

    Me triumfin ndaj Leicesterit, The Reds janë në krye të tabelës me 20 pikë sa ka edhe Tottenham Hotspur.

    E në këtë sfidë mungoi ylli kosovar, Xherdan Shaqiri shkaku i një lëndimit.

    Por vetëm pas ndeshjes u mësua arsyeja e mungesës së gjilanasit, pasi për të ka folur trajneri Jurgen Klopp.

    Gjermani ka konfirmuar se Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e më vonë është mësuar se ai kishte një problem me muskujt e tij.

    “Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vet se ishte lënduar”.

    “Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.

    “Askush nuk e dinte për këtë lëndim të tij, madje as vet Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit”, përfundoi trajneri gjerman.

    Shaqiri do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës. 

    Burimi: Telegrafi

  • Phil Foden le me “gojë hapur” tifozët me një lëvizje brilante/ Anglezi krahasohet me legjendën Zidane

    Phil Foden le me “gojë hapur” tifozët me një lëvizje brilante/ Anglezi krahasohet me legjendën Zidane

    Phil Foden prodhoi një moment magjie ndërsa tregoi të mërkurën një aftësi të jashtëzakonshme për Anglinë në ndeshjen kundër Islandës.

    Anglia fitoi thellë 4-0 ndaj Islandës në stadiumin Wembley në ndeshjen e tyre të fundit të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Foden shënoi dy herë në këtë përballje, ndërsa nuk hezitoi të tregonte edhe më shumë nga talenti i tij.

    Talenti i Manchester Cityt i la tifozët me ‘gojë hapur’ me një prekje madhështore për të ‘shkatërruar’ kundërshtarin Ari Freyr Skulason.

    Prekja apo lëvizja brilante e Foden i ‘çoi peshë’ mediat sociale, të cilat nuk hezituan ta krahasojnë edhe me legjendën Zinedine Zidane.

    Një përdorues i Twitter shkroi: “Kjo është fjalë për fjalë Zidane-esque”.

    “Kjo prekje Foden .. çfarë ke bërë tani”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter, ndërsa të tjerë e vlerësuan lartë për talentin që posedon. 

    Burimi: Telegrafi

  • “Shpërthimi” i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar

    “Shpërthimi” i Messit ndaj Barcelonës i jep shpresë Manchester Cityt për ta transferuar

    Manchester City ka marrë edhe një dozë shpresë për transferimin e yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.

    Messi pushtoi mediat botërore gjatë ditës së mërkurë pas deklaratave të tij rreth situatës së krijuar te Barcelona.

    Kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës deklaroi se ai ishte “lodhur nga të qenit gjithmonë problemi” në Camp Nou.

    Këto deklarata si duket shihet si shpresë për klubin anglez, Manchester City për ta transferuar atë në Etihad.

    Sipas mediumit anglez Express, shpërthimi i furishëm i Messit në aeroport i ka dhënë Cityt shpresë të re për të nënshkruar me yllin e Barcelonës.

    City nuk është klubi i vetëm i lidhur me një transferim të Messit, pasi ai pëlqehet shumë edhe nga Paris Saint-Germain dhe Interi.

    Megjithatë, Qytetarët janë favorit për ta nënshkruar shkaku i financave, por edhe trajnerit Pep Guardiola. 

    Burimi: Telegrafi