Manchester United i dha fund ecurisë së 21 fitoreve radhazi të Manchester Cityt, duke fituar 2-0 në Etihad në javën e 28-të në Ligën Premier.
Pasi skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Soslkjaer mori tri barazime radhazi, derisa kishte dyshime se do të ishte një takim që do të dominohej nga Citizens.
Por, Djajtë e Kuq i befasuan nikoqirët, duke u shënuar golin e parë përmes penalltisë pas vetëm dy minutash lojë me anë të Bruno Fernandes.
Goli i dytë erdhi nga Luke Shaw, që bëri një kalim impresionues nga faza defanzive, në atë ofanzive.
Me pasim të dyfishtë me Marcus Rasshford, mbrojtësi anglez shënoi me lehtësi në portën e Ederson që vetëm e shikonte topin teksa futej në rrjetë.
Luke Shaw was on fire from start to finish today. Been so consistent throughout the season and is in with a shout for Player of the Year. Fantastic to see him at his absolute best.
Lojtari 25-vjeçar kishte disa lëndime të njëpasnjëshme që nga viti 2015, mirëpo tani duket se është në më të mirën e tij.
Paraqitja përballë Cityt tregoi më së miri klasin e tij, derisa disa herë bëri kalime që nuk priteshin nga ai.
Solskjaer ka filluar të nxjerr më të mirën nga Shaw dhe disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë më së miri formën në të cilën po kalon anglezi.
Të martën (sot) do të luhet ndeshja e parë e xhiros së 27-të në Premierligë me ç’rast lideri Manchester City do të pres në “Etihad” ekipin e Wolverhampton Wanderes me fillim nga ora 21:00.
“Citizens” prinë në ligë me 62 pikë, derisa Wolves gjenden në pozitën e 12-të me 34 pikë.
Në Serie A do të zhvillohen dy ndeshje, skuadra e shqiptarëve (Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshas), Lazio do të jetë nikoqir i Torinos së Mërgim Vojvodës e Samir Ujkanit, ndeshje që fillon në ora 18:30.
Lazio është në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Torino pranë fundit së tabelës në pozitën e 17-të.
Ndeshja tjetër në futbollin italian është kampioni aktual Juventus që pret Spezian në mbrëmje nga ora 20:45.
Kampioni aktual Juventus në Serie A pozicionohet në pozitën e tretë, kurse Spezia e Ardian Ismajlit (reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë), janë në vend të 14-të.
Në Gjermani në këtë mesjavë do të përballen Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund në kupën “DFB” në çerekfinale, nga ora 20:45.
Në Stadio Olimpico, Roma dhe Milani zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 24 në kampionatin italian, Serie A.
Giallorossët kanë 44 pikë në vend të pestë në tabelë dhe me fitore eventuale do ta kalojnë Juventusin duke u pozicionuar në vend të tretë në renditje.
Rossonerët që ndodhen në vend të dytë (49 pikë) kanë për qëllim që ta ngushtojnë diferencën me liderin Inter që tashmë është ngritur në kuotën e 56 pikëve.
Trajnerët Paulo Fonseca dhe Stefano Pioli i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje.
Ish-arbitri i njohur italian, Tiziano Pieri, bëri një gafë të rëndë gjatë transmetimit live pas ndeshjes Milan-Inter 0-3, teksa në emisionin “La Giostra del Gol”, në Rai Italia hodhi hipotezën se skuadra e Antonio Kontes mund ta humbiste ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, për shkak se kishte shkelur rregulloren për sa i përket zëvendësimeve.
Pieri pretendoi fillimisht që 5 zëvendësimet e Interit, ishin kryer në 4 ndalesa dhe jo në 3 siç e kërkon rregullorja.
“Me shumë gjasa Interi ka bërë një gabim, ata përdorën një ndalesë shtesë për zëvendësimet. Nëse nuk gaboj. Në minutën e 78-të hyri Darmian së bashku me Galiardinin. Ndalesa e parë.
Në të 79-tën u aktivizua Sançez, ndalesa e dytë. Ndalesa e tretë ishte aktivizimi i Jangut dhe në ndalesën e katërt u fut Vidal. Kjo gjë nuk lejohet. Kështu që Interi mund ta humbë ndeshjen në tavolinë”, u shpreh në emisionin live Pieri.
Më pas ish-arbitri ka kërkuar ndjesë për lapsusin e tij, duke bërë me dije se kishte parë raportin e gabuar të ndeshjes, duke shkruar në “Twitter”.
“Këtë pasdite gjatë transmetimit në emisionin “La Giostra del Gol” lexova një tabelë që raportonte minutat e zëvendësimeve të Interit. Tabela ishte e gabuar dhe unë e specifikova atë disa minuta më vonë gjatë të njëjtit transmetim. Kërkoj falje për gabimin”, shkroi ish-gjyqtari.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar dënimin me 3 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike të 2 futbollistëve të Salcburgut, të cilët rezultuan pozitiv në testin anti-doping, gjatë angazhimit me ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për Muhamed Kamara dhe Seku Koita.
Të dy lojtarët janë pjesë e kombëtares së Malit. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit austriak në “Tëitter”.
“Kamara dhe Koita kishin qenë me ekipin kombëtar të Malit rreth dhjetë ditë dhe morën një ilaç kundër sëmundjeve e që kishte përbërës aktiv të dopingut. Mjeku i ekipit u pezullua menjëherë nga Federata e Malit’, shkruhet në njoftimin e klubit austriak.
Vendimi për dënimin e lojtarëve, ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen për të gjitha aktivitetet. Kujtojmë që ky është pak a shumë një rast i ngjashëm me atë të futbollistit të Skënderbeut, i cili u dënua me 2 vite pezullim, pasi përdori një ilaç me përbërës aktiv të dopingut.
Skuadra e Skënderbeut është “shtangur” dje në stërvitje nga një grup tifozësh korçarë. Në seancën e djeshme, në kuadër të sfidës së nesërme kundër Kukësit, disa përkrahës të Skënderbeut, nën siglën e tifogrupit “Ujqërit e Dëborës”, kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar lojtarëve të respektojnë fanellën e ekipit duke pasur parasysh situatën e keqe që skuadra po kalon në kampionat.
Biseda ka zgjatur disa minuta. Tifozët u bënë thirrje lojtarëve të bëjnë kthesë në sfidën kundër Kukësit, duke u kujtuar sukseset e ekipit në dekadën e fundit. Nga ana tjetër, tifozët premtuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ekipin në të gjitha ndeshjet e mbetura për të nxjerrë Skënderbeun nga një vend që nuk i takon. Kryetifozi Armando Buda ka qenë i pari që i është drejtuar ekipit me qëllim për ta “shkundur” dhe prekur moralin e lojtarëve. “Jemi mbledhur këtu për një qëllim të vetëm, për t’iu motivuar dhe ‘shkundur’.
Nuk mund të përdhoset nga këto rezultate fanella e Skënderbeut. Nuk dua të akuzoj, pasi kampionati i tillë është, i çuditshëm, por ka lojtarë që bëjnë sikur luajnë dhe sikur djersitin për këtë fanellë, ku në fakt nuk bëjnë asgjë. Nuk mund të lejojmë paraqitje të tilla! Prandaj, nëse keni veshur këtë fanellë është fati juaj, por të paktën djersiteni dhe nderojeni. Nuk ju mungon asgjë, mbështetjen dhe stafin e keni. Dijeni që uniforma që ju keni veshur ne na rëndon shumë kur e shohim në këto nivele.
Nuk mund të pranojmë që Skënderbeu, i cili ka bërë histori në vitet e fundit, të katandiset kështu. Duam reagimin tuaj nga ndeshja e radhës. Duam të shohim 11 ‘ujqër’ në fushë, që luftojnë për triumf. Më pas, nëse ju jepni maksimumin dhe nuk ia dilni dot të merrni rezultat është pjesë tjetër, por të paktën jepeni më të mirën”, theksoi kryeti- fozi. Pas tij kryetari i grupimit “Ujqërit e Dëborës”, Genci Malësia, u mundua të ngrinte moralisht lojtarët. “Ju duhet të kuptoni se ku jeni. Jeni në klubin më të mirë në Shqipëri. Nuk ju mungon asgjë, as kushtet e stërvitjes, as ato të akomodimit. Presion nuk keni, mbështetjen e keni. Duhet të kuptoni se nuk po luani me Barcelonën, as me Vilarealin. Po luani në kampionatin ndoshta më të dobët të viteve të fundit.
Me Bylisin dhe Fierin po luani. Ndaj këtyre ekipeve duhet të fitoni që në dhomat e zhveshjes. Është mëkat të mos fitojmë dhe të bëjmë paraqitje të tilla. Keni bërë trajnerin me dhimbje koke, stafin po ashtu edhe klubin. Duhet të luani me nerv loje, të merrni shembull kohën e Liçit, se si hynte ky në fushë. Jeni me fat, ju ka rënë ‘bingo’ që jeni këtu në këtë klub”, mbylli Malësia fjalimin e tij para ekipit.
Çfarë rrezikojnë Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku? Kjo është pyetja që të gjithë tifozët e Milanit dhe Interit, i bëjnë vetes në prag të vendimit të Gjykatësit Sportiv , i cili do të duhet të japë një përgjigje në lidhje me atë që ndodhi të martën në mbrëmje në “Giuseppe Meazza”.
Deri më tani e sigurt është skualifikimi për një ndeshje, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonave të verdhë, duke mos luajtur në gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.
Vendimi i Gjykatësit Sportiv do të bazohet në atë që është shkruar nga gjyqtari Paolo Valeri në protokollin e tij. Dhe që nga thashethemet e para, arbitri në lidhje me atë që ndodhi gjatë Derbit nuk duket se i’u referua frazave raciste, por vetëm ‘keqkuptime të ndërsjella”.
Sidoqoftë, do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse dhe si do të ndërhyjë Prokurori Federal. Dhe kjo e fundit mund të përkeqësojë dy pozicionet, por mbi të gjitha atë të suedezit. Në fakt, bazuar në raportet e inspektorëve të pranishëm në “San Siro”, Prokurori mund të hapë një hetim.
Jo vetëm kaq, nëse raportet e inspektorëve janë të ngjashme me ato të arbitrit të ndeshjes, prandaj pa ndonjë referencë të drejtpërdrejtë në pyetjen dhe përgjigjen midis dy lojtarëve, Prokurori mund të hapë një hetim duke mbledhur pamjet televizive dhe audiot që dolën në orët pas Derbit të Milanos, ku duket pjesa më e madhe e shkëmbimit dialektik midis dy lojtarëve.
Dhe nëse në fjalinë e Lukakut ka patur kuptim për një përballje fizike dhe fjalët e Ibras ka fjalor racist duke e ofenduar nga feja, kjo është arsyeja nëse Prokuroria Federale do të hapë një hetim dhe duke interpretuar këtë fjali të drejtuar nga Ibrahimoviç kundër Lukakut si një racist, ajo që tha Ibrahimoviç mund të binte në nenin 28 të kodit të Disiplinës Sportive, i cili parashikon dënime shumë të ashpra.
Kështu thotë artikulli numër 28 i Drejtësisë Sportive:
Neni 28 – Sjellja diskriminuese.
1. Sjellja diskriminuese përbën çdo sjellje që, drejtpërdrejt ose indirekt, përfshin ofendim, denigrim ose fyerje për arsye race, ngjyre, feje, gjuhe, seksi, kombësie, madje origjine etnike, gjendje personale ose shoqërore ose përbën propagandë ideologjike të ndaluar me ligj sidoqoftë duke vlerësuar sjelljen diskriminuese.
2. Lojtari që kryen një shkelje të përmendur në paragrafin 1 dënohet me skualifikim për të paktën dhjetë ndeshje ose, në rastet më të rënda, me një skualifikim të përkohshëm dhe me sanksionin e parashikuar nga rreshti 9, i paragrafit 1, germa (g) si dhe, për sektorin profesional, me një gjobë nga 10,000,00 € në 20,000,00 €.
Në fund të fundit, është Zlatan Ibrahimoviç është ai që rrezikon më shumë, pasi ende nuk ka siguri në fjalitë e shprehura nga Romelu Lukaku, veçanërisht në tunel. Vendimi i Gjykatësit Sportiv do të merret nesër.
Interi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e njohur si Derby D’Italia e vlefshme për javën e 18-të në Serie A, takim që zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:45.
Nerazzurët kanë pothuajse një skuadër të plotë për të zgjedhur, përveç Danilo D’Ambrosio, Andrea Pinamonti dhe Matias Vecino të lënduar.
Matteo Darmian është përsëri në dispozicion, por ndoshta vetëm nga stoli, pasi Achraf Hakimi dhe Ashley Young pritet të luajnë nga krahët.
Lukaku dhe Lautaro do të jenë dyshja e sulmit, me Vidal të preferuar para Roberto Gagliardinit në mesfushën e zakonshme me Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.
Juventusit ende i mungon Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado për shkak të COVID-19, me Paulo Dybala të dëmtuar për të paktën dy javë të tjera me një problem në ligamentin e gjurit.
Duhet të bëhet një zgjedhje në mbrojtje midis Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, ndërsa Weston McKennie ndoshta nuk do të rrezikohet nga fillimi, duke i dhënë Adrien Rabiot fanellën e titullarit.
Chiesa dhe Ramsey kanë lënë pas shqetësime dhe pritet të jenë në formacionin titullar së bashku me Rodrigo Bentancur dhe Gianluca Frabotta.
Nuk ka alternativa të tjera përpara, duhet të jenë Morata dhe Ronaldo, duke dërguar Dejan Kulusevski në stol pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Coppa Italia kundër Genoas në mesjavë.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, R Lukaku
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero po lidhet me një transferim në Camp Nou te Barcelona.
Ish-sulmuesi 32-vjeçar i Atletico Madridit është jashtë kontratës në verë dhe ende nuk i është ofruar një zgjatje nga skuadra e Pep Guardiola.
Emri i tij është lidhur shumë me një largim nga Etihad, ndërsa emri më i përfolur ka qenë Paris Saint-Germain.
Megjithatë, Aguero tani po lidhet edhe me një transferim në La Liga te Barcelona.
Sipas mediumit The Sun, Barcelona është e interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Cityt si një transferim falas në fund të sezonit.
Barca është në treg për një golashënues të dëshmuar pas largimit të Luis Suarez dhe mund të ketë një avantazh në ndjekjen e Agueros, pasi ai është mik i mirë me kapiteni e tyre dhe Argjentinës, Lionel Messi.
Louie Barry nuk do ta harrojë kurrë natën e të premtes mbrëma, kur shënoi golin e parë me fanellën e Aston Villës.
Klubi anglez, Aston Villa u përballë me Liverpoolin në kuadër të 1/32 së finales në Kupën FA, por një ditë para ndeshjes e gjithë skuadra e parë u fut në karantinë pas rasteve me COVID-19.
Kjo bëri që Villa të paraqitet në sfidën ndaj Liverpoolit me lojtarë të ekipit U23 dhe më poshtë, duke iu dhënë rasti lojtarëve të rinj të luajnë ndaj yjeve të The Reds.
Liverpool fitoi me lehtësi 4-1 takimin, por te Villa u dalluan disa nga lojtarët e rinj me talentin që posedojnë.
Louie Barry shënoi golin e vetëm për vendasit, një gol që ai do ta mbajë në mendje gjatë gjithë jetës.
Megjithatë ajo që u bë virale pas ndeshjes në rrjetet sociale ishte shkëmbimi i fanellës mes Barryt dhe mesfushorit brazilian të Liverpoolit, Fabinhos.
17-vjeçari dukej i lumtur pasi siguroi fanellën e yllit brazilian, por u detyrua t’ia kthejë atij mbrapa sapo u futën në tunel.
Ishte njëri nga anëtarët e stafit të Aston Villës i cili i tha lojtarit se duhet t’ia kthejë fanellën Fabinhos, pasi duhet ta ruajë fanellën e tij debutuese me të cilën shënoi gol.
Sulmuesi i talentuar anglez shkoi në tunel dhe e mori mbrapa fanellën e tij, duke i thënë Fabinhos se dëshiron ta ruaj atë si kujtim, pasi ishte fanella e debutimit dhe golit të parë me ekipin e parë.
Fabinho e mirëkuptoi lojtarin e ri dhe ia ktheu fanellën, por gjesti i Barryt është bërë viral në rrjetet sociale dhe është komentuar jashtëzakonisht shumë.
This is amazing 😂
Louie Barry swapped shirts with Fabinho, but after a word with a member of Villa staff, chased him down the tunnel to ask for it back!