Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sport

  • Jemini për penalltinë e Vllaznisë ndaj Partizanit: Po të isha unë gjyqtar, do të merrja këtë vendim!

    Jemini për penalltinë e Vllaznisë ndaj Partizanit: Po të isha unë gjyqtar, do të merrja këtë vendim!

    I ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv” ishte ish-arbitri i njohur Lorenc Jemini i cili ka komentuar penalltinë e shumëfolur të Vllaznisë ndaj Partizanit, ku Jemini deklaron se ky episod nuk ishte penallti sepse dora ishte në pozicion natyral:

    “Ka tre ditë që flitet për këtë rast. Nuk është penallti sepse dora është pozicion natyral. Dora dhe qëllimi janë kryesoret për penallti. Dora duhet të iki në simetri me trupin.

    Më parë çdo prekje me dorë jepej penallti, tani dora duhej të jetë në simetri me trupin sepse varet sesi është lëvizja dhe pozicioni natyral dhe jo natyral. Lojtari nuk ka qëllim, po të ketë qëllim lojtari do ta kishte hapur krahun. Arbitri e ka episodin e penalltisë 7 metra larg, dhe arbitri sheh nga kornia.

    Interpretimi nuk ishte i rregullt. Ai beson arbitrat e tjerë kur e kanë pamjen zero ndërsa Jorgji e kishte të pastër fare.”, përfundoi Jemini.

  • Situata e rënduar te Juventusi/ Allegri i ka kërkuar Agnellit shitjen e Ronaldos

    Situata e rënduar te Juventusi/ Allegri i ka kërkuar Agnellit shitjen e Ronaldos

    Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thuhet se e këshilloi pronarin Andrea Agnelli që të heqë qafe Cristiano Ronaldon, pasi po bllokon zhvillimin e ekipit.

    La Repubblica raporton se Allegri i la një këshillë presidentit para se të përfundonin takimin mes tyre.

    “Çlirohuni nga Ronaldo, ai po bllokon zhvillimin e ekipit dhe klubit”, i tha ish-trajneri pronarit, sipas gazetës.

    Juventusi ka fituar tetë Scudetto radhazi dhe Ronaldo po synonte të fitonte gjashtë, pasi pesë nga ta vijnë prej Manchester United dhe Real Madrid.

    Por, raportimi pretendon se skenari ka ndryshuar nga të qenit ‘marrëveshja e shekullit’ për Juventusin për t’u bërë pothuajse “një i burgosur” i yllit të tyre.

    Marrëveshja e Ronaldos skadon në vitin 2022, por Calciomercato.com raporton se sulmuesi do të takohet me klubin pas sezonit për të diskutuar të ardhmen.

    Sipas medmiumit, Juventusi është i gatshëm t’i thotë lamtumirë yllit portugez, por ka disa aspekte për t’u marrë parasysh.

    Nuk ka oferta konkrete dhe ka një problem me taksat. Mediumi po ashtu zbulon se nëse Ronaldo largohet nga Torino, ai do të detyrohet të heqë dorë nga përfitimet fiskale që vetëm Italia mund të ofrojë.

    Burimi: Telegrafi

  • Nëna shqiptare dhe babai serb/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

    Nëna shqiptare dhe babai serb/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

    Një histori e veçantë është ajo e talentit të Monakos, Dejan Kuzmanoviç. 17-vjeçari aktivizohet me të rinjtë e Monakos, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera, në repartin e mbrojtjes.

    Përveç qendërmbrojtësit, Kuzmanoviç e bën shumë mirë edhe mbrojtësin e djathtë. E veçanta e lojtarit është se babai i tij është me origjinë nga Serbia, ndërsa nëna e tij me origjinë nga Shqipëria, por lindur dhe rritur në Francë. Gjyshërit nga babai lojtari i ka nga Serbia, ndërkohë që ai vetë dhe babai i tij kanë lindur në Francë.

    Gjithsesi Kuzmanoviç ka vendosur të ndjekë rrënjët e babait të tij dhe do të përfaqësojë Serbinë në ta ardhmen. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari i cili është shprehur: “Gjyshërit e mi janë serbë, por babai im ka lindur në Francë, ashtu si unë. Unë jam rritur nga prindër me kultura dhe vende të ndryshme. Unë akoma jam serb në gjakun tim dhe pse jam rritur si francez. Jam krenar për rrënjët e mia dhe është nder të luaj për Serbinë”, tha Kuzmanoviç.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • “Do të jetë mirë nëse i japim fund mbretërimit të Juves”/ Konte: Do të ishim në Champions nëse…

    “Do të jetë mirë nëse i japim fund mbretërimit të Juves”/ Konte: Do të ishim në Champions nëse…

    Interi arriti një fitore mjaft të rëndësishme pasditen e djeshme, duke mundur Sasuolon me rezultatin 2-1 dhe duke thelluar diferencën me Milanin në 11 pikë.

    Pas ndeshjes, trajneri ziklatër, Antonio Konte, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren dhe mbrojti gjithashtu Lukakun, duke e cilësuar si një lojtar kyç të këtij Interi.

    Lukaku: “Nuk e kam harruar se si shumë njerëz u treguan të zhgënjyer kur ne transferuam Lukakun dhe thanë se ai ishte tepër i vlerësuar. Por unë gjithmonë kam besuar se ai arriti këtu me potencialin e tij dhe se nëse do të punonte shumë ai mund të bënte gjëra të jashtëzakonshme. Lautaro dhe Lukaku nuk luajnë vetëm për të shënuar, por për ekipin, sepse ata e dinë që nëse luajnë kështu, golat do të vijnë nga situatat që ne krijojmë. Të dy janë të lumtur kur arrijnë të shënojë në një ndeshje së bashku”.

    Sasuolo: “Ka skuadra si Sasuolo që vijnë me një ide të qarta dhe duan të japin përshtypje të mira, por nëse ja del të luash më mirë dhe të jesh më i qëndrueshëm atëherë do të fitosh. Urime Sasuolos që luajtën ndeshjen në stilin e tyre, këto janë ndeshje të rëndësishme për ne që demonstrojnë rritjen tonë si ekip. Ne do të ishim akoma në Ligën e Kampionëve nëse do të kishim luajtur gjatë gjithë kohës me këtë qëndrim. Unë jam i zhgënjyer që arritëm të pësonim gol, por rëndësi kanë tre pikët”.

    Titulli: “Kanë mbetur ende shumë ndeshje dhe çdo fitore vlen gjashtë pikë në këtë moment. Duke fituar, ne u bëjmë presion të tjerëve dhe ua bëjmë të qartë se do të jemi pretendentë deri në fund. Çdo lojë që fitojmë na jep kënaqësi, ju mund ta shihni atë në sytë e të gjithëve”.

    Juvja:
     “Ne duam të bëjmë diçka të madhe për një klub që nuk ka fituar për 10 vjet. Do të ishte mirë nëse do të ishim ne që i jepnim fund mbretërimit të atyre që kanë fituar për nëntë vjet. Do të ketë tension nga ky moment e tutje, mbase topi do të ndihet më i rëndë për ne ndërsa për kundërshtarët tanë do të jetë edhe më i rëndë nëse kanë objektiva për të arritur”, u shpreh i lumtur Antonio Konte.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Zinedine Zidane: Real Madrid nuk ka një plan me Hazard

    Zinedine Zidane: Real Madrid nuk ka një plan me Hazard

    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar se nuk ka asnjë afat për kthimin e Eden Hazard nga lëndimi.

    Sulmuesi belg u stërvit me grupin të premten në mëngjes, ashtu si Toni Kroos, një tjetër lojtar që u rikthye nga lëndimi, por nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do ta shohim belgun në fanellë të Real Madridit përsëri.

    “Ne nuk kemi një plan me Hazard. Ne ​​nuk do të detyrojmë asgjë”, ka thënë Zidane gjatë konferencës për shtyp.

    “Ne do ta bëjmë atë hap pas hapi. Unë nuk mund t’ju them [saktësisht] kur e shoh atë [duke luajtur]. Nëse është për tre ditë, aq më mirë”.

    “Nëse është për 10 ditë, mirë. Ne jemi të lumtur sepse ai është më mirë”, ka shtuar më tej strategu francez.

    Real Madridi do të ketë një tjetër, mungesë të madhe, siç është ajo e Sergio Ramosit, që do të humbet të dy ndeshjet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

    Burimi: Telegrafi

  • Ronaldo me deklaratën e tij më të pazakontë: U kërkoj falje të gjitha nënave për stilin tim të flokëve në Kupën e Botës 2002

    Ronaldo me deklaratën e tij më të pazakontë: U kërkoj falje të gjitha nënave për stilin tim të flokëve në Kupën e Botës 2002

    Legjenda e futbollit, Ronaldo Nazario ka bërë një deklaratë befasuese rreth stilit të tij të flokëve që kishte në të kaluarën.

    Presidenti aktual i Real Valladolidit është në mesin e më të mirëve në histori të sportit më të ndjekur në botë, duke impresionuar shumë breza pas tij.

    Por, Ronaldo u ka kërkuar falje nënave për stilin e flokëve të tij që e kishte në Kupën e Botës së vitit 2002.

    “Kërkoj falje nga të gjitha nënat që panë fëmijët e tyre duke bërë të njëjtin stil të flokëve”.

    “I pyeta bashkëlojtarët nëse e pëlqyen, ata thanë: ‘Jo është e tmerrshme. Hiqi sa më parë’! Por, pastaj një gazetar e pa stilin tim të flokëve dhe harroi për lëndimin”, ka thënë ai.

    Ronaldo realizoi 104 gola në 177 paraqitje për Los Blancos mes viteve 2002 dhe 2007, derisa shënoi 47 gola në 49 paraqitje për Barcelonën.

    Burimi: Telegrafi

  • Baresi zbulon lojtarin që i ka habitur më shumë te Milani këtë sezon/ Flet edhe për Ibrahimovicin dhe Tonalin

    Baresi zbulon lojtarin që i ka habitur më shumë te Milani këtë sezon/ Flet edhe për Ibrahimovicin dhe Tonalin

    Në pjesën e dytë të intervistës së tij me La Gazzetta dello Sport, Franco Baresi zbuloi lojtarin më befasues të Milanit këtë sezon dhe mbrojti Franco Tonalin.

    Ish-mbrojtësi i Milanit ka thënë se Rossonerët janë të vendosur të mbajnë Fikayo Tomorin dhe Gigio Donnarumman dhe diskutoi për performancat e ekipit këtë sezon.

    Cili lojtar i Milanit e befasoi më shumë?

    “Kessie. Ai është përmirësuar në mënyrë eksponenciale, në çdo aspekt, mendërisht dhe taktikisht. Ai gjithashtu po ndikon në paraqitjet e lojtarëve të tjerë”, ka thënë fillimisht Baresi.

    Zlatan Ibrahimovic bëri rikthimin e tij në ekipin kombëtar të Suedisë dhe Baresi foli edhe rreth kësaj çështje.

    “Vetëm një gjë më befasoi. Kur ai qau gjatë konferencës për shtyp. Ai është një djalë me zemër të artë”.

    A do të bëhet ai drejtor i Milanit në fund të karrierës së tij si lojtar?

    “Duhet ta pyesni. Ka kohë për të ndryshuar rolin. Shpresoj ta shoh atë në fushë për një sezon tjetër. Ai është një forcë e natyrës”.

    Çfarë thoni për sezonin e parë të Sandro Tonalit në klub?

    “Ka shumë pritje nga një lojtar me cilësitë e tij, por ne nuk mund ta injorojmë faktin që ai është vetëm 20 vjeç”.

    “Ai është përmirësuar dhe ka të gjitha cilësitë për t’u bërë protagonist”, përfundoi italiani. 

  • Gol spektakolar në futbollin e femrave, sulmuesja e Romës shënon me roveshatë(VIDEO)

    Gol spektakolar në futbollin e femrave, sulmuesja e Romës shënon me roveshatë(VIDEO)

    Ndeshja Roma-Inter e luajtur në Itali në kampionatin e femrave ka prodhuar një lumë golash,  teksa kanë arritur të fitojnë kryeqytetaset me rezultatin 4-3.

    Golin e 4-t për Romën e shënoi në minutën e 72’ sulmuesja suedeze, Marija Banusic, e cila shfrytëzoi një harkim nga e majta për të goditur topin me rrofeshatë duke shënuar kështu një super gol i cili po bën xhiron e rrjetit. Për 25-vjeçaren ky është sezoni i parë me Romën pasi erdhi nga skuadra franceze e Montpeljer në fillim të këtij viti.

    Burimi: Panorama sport

  • Pamje të pabesueshme/ Një gjyqtar bullgar rrahet dhe ndiqet deri në largim nga stadiumi nga lojtarët dhe zyrtarët e klubit

    Pamje të pabesueshme/ Një gjyqtar bullgar rrahet dhe ndiqet deri në largim nga stadiumi nga lojtarët dhe zyrtarët e klubit

    Një ndeshje në nivelin e katërt të futbollit bullgar duhej të ndërpritej për shkak të gjyqtarit që u ndoq deri sa u largua nga fusha, pas disa goditjeve nga lojtarët dhe zyrtarët e njëri ekip.

    Pamje të pabesueshme, por paksa edhe qesharake kanë ardhur nga nivelet e ulëta të futbollit bullgar.

    Aty shihet një gjyqtar, teksa goditet dhe ndiqet derisa largohet nga fusha, nga lojtarët dhe zyrtarët e njërit klub.

    Gjyqtari ndëshkoi një lojtar me kartonë të verdhë dhe kjo bërë që lojtari i ndëshkuar të mos pajtohet assesi.

    Përfundimisht, ky karton i verdhë i dhënë bëri që lojtari i ndëshkuar të kërkoj konfrontim me të, duke e goditur fillimisht, por edhe duke nxehur gjakrat e bashkëlojtarëve dhe zyrtarëve të klubit të cilët e ndiqnin duke i kërkuar llogarit.

    https://twitter.com/soundnajib/status/1372113845263679490?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1372113845263679490%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnje-gjyqtar-bullgar-rrahet-dhe-ndiqet-deri-ne-largim-nga-stadiumi-nga-lojtaret-dhe-zyrtaret-e-klubit-pamjet-sa-te-pabesueshme-po-aq-edhe-qesharake%2F

  • Përmbledhje nga “paraqitja prej dështaku” e Cristiano Ronaldos ndaj Portos

    Përmbledhje nga “paraqitja prej dështaku” e Cristiano Ronaldos ndaj Portos

    Një përmbledhje e performancës më të dobët të Cristiano Ronaldos kundër Portos ka bërë xhiron e botës pasi Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve.

    Duke humbur 2-1 në ndeshjen e parë, Juventus fitoi 3-2 në kohën shtesë në Allianz Stadium, por ishte klubi portugez që rezervoi një vend në çerekfinale, shkaku i golit si mysafir.

    Bianconerët u nokautuan në të njëjtën fazë nga Lyoni sezonin e kaluar nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe pësuan të njëjtin fat nën trajnerin e ri Andrea Pirlo.

    Dhe Ronaldo, golashënuesi më i madh në histori të Ligës së Kampionëve, nuk ishte në gjendje të ndikojë në asnjërën nga dy ndeshjet e kësaj faze.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë një karrierë për të prodhuar net të mëdha evropiane, qoftë për Manchester Unitedin, Real Madridin apo Juven, por përveç një asistimi spontan te goli i Federico Chiesas, ai ishte tepër i paefektshëm dhe vazhdoi një rekord të mjerë kundër Portos, të cilës i ka shënuar vetëm një herë në tetë ndeshje.

    https://twitter.com/CF_Comps/status/1369421125978124289?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369421125978124289%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpermbledhje-nga-paraqitja-prej-deshtaku-e-ronaldos-ndaj-portos%2F

    Në rregull se furnizimi i tij nuk ishte i standardit më të lartë, por ai gaboi me një goditje me kokë në pjesën e dytë që normalisht do të prisni që ai të shënonte.

    36-vjeçari ishte gjithashtu fajtor për golin thelbësor që në fund të fundit rrëzoi Juven pasi ai nuk e bëri punën e tij si duhet në murin mbrojtës dhe lejoi Sergio Oliveira të shënonte një goditje të lirë nën këmbët e tij në kohën shtesë.

    Veprimi i tij i fundit, ku ai gaboi në kontroll një pasim dhe pa topin të dalë jashtë loje, përmblodhi natën e tij ‘prej dështaku’.

    Pesë herë fitues i kësaj gare, Ronaldo ishte ngarkuar të ishte njeriu që sjell lavdinë e Ligësn së Kampionëve në Torino.

    Por, me të në radhët e tyre, klubi nuk i ka kaluar çerekfinalet dhe janë eliminuar nga Ajaxi, Lyoni dhe tani Porto në tre sezonet e tij me Bianconerët. 

    Burimi: Telegrafi