Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sport

  • Shqetësime për lëndimin e mundshëm të Neymar

    Shqetësime për lëndimin e mundshëm të Neymar

    Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka thënë se duhet të bisedojë me mjekët lidhur me lëndimin e fundit të Neymarit.

    Kampioni regjistroi fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 duke fituar ndaj Reims (2-0) të dielën me dy golat e Mauro Icardit, i cili në të dyja rastet u asistua nga Kylian Mbappe.

    Braziliani luajti në gjithë ndeshjen në Stade Auguste-Delaune, mirëpo ka pësuar një lëndim në muskujt e pasmë të poshtëm të këmbës.

    I pyetur lidhur me mundësinë e lëndimit dhe mungesës afatgjate të Neymarit, Tuchel ka thënë: “Mu duk si goditje, por ndoshta edhe nuk ishte. Nuk e di akoma. Më duhet të flas me mjekët”.

    PSG do të kthehet në aksion të premten në Parc des Princes, ku e pret skuadrën e Angers.

  • Një shqiptar kryegolashënues në Skoci!

    Një shqiptar kryegolashënues në Skoci!

    Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, nuk e ul aspak ritmin në kampionatin skocez.

    Futbollisti i Celtic shënoi golin e pestë në kampionat me klubin legjenda britanik.

    23-vjeçari ishte autori i golit të dytë në fitoren e pastër 3-0 ndaj Hibernianit në minutën e 35-të.

    Megjithatë, dy minuta më vonë ai u detyrua të lërë fushën e lojës i dëmtuar.

    Ajeti po kalon një formë mjaft të mirë këtë sezon në Skoci teksa ka realizuar 5 gola në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa kryeson dhe listën e golashënuesve të Premiershipit në Skoci.

  • E pabesueshme/ Zbulohet plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta eliminuar e varrosur burrin

    E pabesueshme/ Zbulohet plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: I ofroi një milion euro vrasësit me pagesë për ta eliminuar e varrosur burrin

    Një histori e tmerrshme ka bërë xhiron e internetit së fundmi! Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur të Turqisë, Emre Ashik, i cili ka rrezikuar të vritet për çështje parash. Mediat turke kanë publikuar së fundmi planin djallëzor të gruas së tij për ta hequr qafe.

    Ish-futbollisti i Gallatasarit, Fenerbahçes dhe Beshiktashit u martua me bashkëshorten e tij Jagur Ashik në 2012, me të cilën nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë,  gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin.

    Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë.

    Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur t’i tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar dashnorit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

    Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Jagmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Ashik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta helmoja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”.

    Aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Duzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Ashik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe tani ai gëzon shëndet të plot.

    Burimi: Panorama Sport

  • Shaqiri i jashtëzakonshëm në rikthimin e tij në formacion/ Realizon nga gjuajtja e lirë

    Shaqiri i jashtëzakonshëm në rikthimin e tij në formacion/ Realizon nga gjuajtja e lirë

    Xherdan Shaqiri ka harruar lëndimin e pësuar që e mbajti me muaj jashtë fushave.

    Ylli kosovar është titullar për Liverpoolin në kuadër të EFL Cup ndaj Lincoln.

    https://twitter.com/SnapGoal/status/1309205517341020160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309205517341020160%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshaqiri-jashtezakonshem-ne-rikthimin-e-tij-ne-formacion-realizon-nga-gjuajtja-e-lire%2F

    Vetëm pas nëntë minutave lojë, Shaqiri ka gjetur edhe golin për The Reds.

    Ishte minuta e nëntë e ndeshjes, kur Shaqa realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit.

  • Sot startojnë ndeshjet për sezonin e ri në Premier League dhe La Liga

    Sot startojnë ndeshjet për sezonin e ri në Premier League dhe La Liga

    Duket sikur futbollistët nuk kanë bërë fare pushime verore, por për shkak të kalendarit të ngjeshur ditën e sotme startojnë dy kampionate elitare të europës, bëhet fjalë për Premier Leaguen dhe La Ligën.

    Në orën 13:30, Arsenali zbret në fushën e blertë dhe përballë do të ketë skuadrën e Fulhamit.

    Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpool dhe Leeds United e cila do të luhet në orën 18:30. Kurse duelet mes Brunley – Manchester United dhe Manchester City – Aston Villa janë shtyrë.

    Në anën tjetër, në gadishullin iberik, starton edhe La Liga.

    Sot në fushë zbresin Eibar – Celta Vigo (16:00), Granda – Athletic Bilbao (18:30), Cadiz – Osasuna (21:00).

    Ja të gjitha ndeshjet:

  • Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21, të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

    Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21, të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

    Kampioni aktual i Ligës Premier, Liverpooli ka publikuar fanellat e treta për sezonin e ri 2020/21.

    Afrimi i fillimit të sezonit të ri ka bërë që klubet të bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes.

    Njëra nga to padyshim se është kompletimi i fanellave dhe një gjë të tillë e ka bërë tashmë Liverpooli.

    Kampioni anglez ka publikuar edhe fanellat e treta për sezonin 2020/21, të cilat janë shumë të veçanta.

    Fanellat e treta i janë përshtatur flamujve të tifozëve, të cilët janë të njohur me katror.

    “Flamujt tanë me katrorë janë një pamje e njohur… Tani ata kanë frymëzuar modelin e fanellës tonë të re të tretë”, thuhet në njoftimin e Reds.

  • Kosova e pëson që në start/ Greqia kalon në avantazh me Limnios

    Kosova e pëson që në start/ Greqia kalon në avantazh me Limnios

    Kosova e ka nisur keq ndeshjen në Prishtinë pasi është ndëshkuar që në fillim nga Greqia duke kaluar në disavantazh 0-1. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Kosova luan me kundërshtaren më të fortë në grup, Greqinë, por sfida ka dhe pak doza patriotike.

    Në ndeshjen e parë Kosova barazoi ndaj Moldavisë, kurse Greqia po ashtu në Sloveni.

    Duket se helenët e kanë nisur mirë sfidën në Kosovë duke menduar vetëm për futbollin dhe jo për tensionet e tjera që mund të shkaktojë një sfidë shqiptaro-greke.

  • “Dua dy Topa të Artë”/ Zbulohet telefonata mes Mesit dhe Guardiolës

    “Dua dy Topa të Artë”/ Zbulohet telefonata mes Mesit dhe Guardiolës

    “The Last Dance” me Pep Guardiolën, të rikthehet të luajë me Agueron, të ndryshojë La Ligën për Premier Ligën. Siti është ekipi më i pozicionuar mirë për të fituar shërbimet e Lionel Mesit. Të gjitha rrugët sportive, financiare dhe personale e çojnë në Mançester.

    Biseda me Pepin- Por çfarë kanë folur Pep Guardiola dhe Lionel Mesi në bisedën telefonike që patën një javë më parë. Mediat spanjolle kanë zbuluar kërkesën që Leo kishte ndaj Pepit. “Dua që të fitoj 2 ‘Topat e Artë’ në vitet e ardhshme dhe jam i sigurt që këtë e arrij vetëm me ju”, i ka thënë Mesi Guardiolës. Trajneri është ndier shumë i vlerësuar për këtë gjë dhe i ka thënë se të punonin sërish bashkë do të ishte një ëndërr e bukur.

    Mirëpo, numri një i stolit të “Qytetarëve” nuk i ka dhënë garanci për këtë transferim dhe i ka thënë se kjo i kalon kompetencat e trajnerit. “Ti e di që për transferimin tuaj nuk mjafton vetëm dëshira ime. Është diçka shumë më e madhe për të cilën unë nuk jam kompetent. Shpresoj që të bëhet realitet”, ishin fjalët e Pepit për kapitenin e Barcelonës.

    RITAKIMET- Lionel Mesi ishte 24 vjeç kur trajneri katalanas drejtoi për herë të parë ekipin e Barcelonës. Në atë kohë ishte 33 vjeç dhe do të takoheshin thuajse 1 dekadë pas ndarjes. Por trajneri nuk do të ishte i vetmi i njohur për Mesin në dhomën e zhveshjes. Do të ishin gjithashtu miqtë e tij të kombëtares argjentinase, Niko Otamendi dhe Kun Aguero.

    POZICIONI- Mesi kaloi vite të arta te Barcelona me Guardiolën si trajner. Askush nuk ka ditur që t’ia marrë më të mirën “Pleshtit” si Pepi. Në një tjetër etapë në Mançester, Guardiola mund të krijojë sërish formulat për të pasur suksesin e viteve të kaluara. Ideja fillestare është që Mesi të luajë nga ana e djathtë e sulmit, me Agueron në qendër dhe Sterling nga e majta. Një skemë që të jep idenë e MSN-së së famshme të Barcelonës. Një tjetër formulë që ka sërish në mendje Guardiola mund të jetë Mesi si sulmues i fshehur, një pozicion ku luajti në fitoren e famshme 2-6 në “Bernabeu”. Në këtë mënyrë ai do të mbështetej nga Sterling dhe Mahrez, apo Ferran Torres.

    DE BRYJNE, SUPER – Vetëm duke e menduar, të krijohen emocione. Mesi, De Bryjne dhe De Bryjne Mesi. Bashkë në një skuadër. Mesfushori belg ka treguar më të mirën me Pep Guardiolën në 3 vitet e fundit dhe ka bërë futbollin më të mirë të jetës. Si një organizator furnizon çdo lojtar që i del përpara. Për Mesin do të ishte bukur dhe mund të themi se do të gjente një Iniesta te Siti. De Bryjne mund ta furnizojë me asiste të shumta kampionin argjentinas, i cili gjatë sezoneve të fundit ka pasur shumë vështirësi te Barcelona.

    NUK ËSHTË ALBA- As Dembele, as Kutinjo dhe as Grizman. Shoku më i mirë i Lionel Mesit ishte Hordi Alba, sidomos nga koha kur u largua Nejmar. Të gjithë mbrojtësit e dinin se çfarë do të ndodhte kur njëri kishte topin dhe tjetri vraponte. Por pavarësisht kësaj, shumë pak ia dilnin që t’i ndalnin. Argjentinasi do të gjejë te Siti dy mbrojtës shumë të shpejtë, por jo një lojtar si Alba. Në Ligën e Kampioneve luajti Kanselo, edhe pse është i djathtë. Dy të tjerët janë Zinçenko dhe Mendi. Ky i fundit ka pasur shumë dëmtime në sezonin e fundit dhe nuk ia ka dalë që të jetë kurrë një pjesë e rëndësishme e formacionit të “qytetarëve”./ PANORAMASPORT.AL

  • Aventura europiane e Tiranës nuk mbaron këtu/ Shorti i rezervon rivalë kampionë

    Aventura europiane e Tiranës nuk mbaron këtu/ Shorti i rezervon rivalë kampionë

    Pas eliminimit të djeshëm nga turi i dytë kualifikues i Champions-it, Tirana do të vazhdojë aventurën e saj europiane, në turin e tretë të Ligës së Europës.

    Por, ndërkohë, për të njohur rivalen e saj të radhës, do t’i duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Ligës së Europës. Rregullorja e UEFA-s specifikon që në turin e tretë të Ligës së Europës do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadra fituese të turit të dytë të Ligës së Europës.

    Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet pritur data 1 shtator, kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës. E sigurt është që përballë do të ketë një ekip kampion të kampionatit respektiv.

  • Skuadra greke hidhet në sulm/ Gati të bindë Sadikun me pagë marramendëse

    Skuadra greke hidhet në sulm/ Gati të bindë Sadikun me pagë marramendëse

    Armando Sadiku ka qenë një ndër dëshirat e Arisit në Greqi që në përfundim të sezonit të fundit. Skuadra greke e pati bomberin kuqezi në fokus kryesor, por duke ditur që lojtari kishte kërkesa të larta financiare dhe Levante mund të kërkonte investimin e bërë për të, atëherë presidenti i klubit grek u ndal vetëm te negociatat me lojtarin.

    Sipas mediave greke, së fundmi, lajmi që Sadiku është tashmë futbollist i lirë nga Levante, ka bërë që drejtuesit e ekipit grek të hidhen në sulm për gjithçka. Duke ditur një shifër të përafërt prej 500 mijë eurosh në sezon, si pagë që përfitonte bomberi kuqezi te Levante, atëherë bordi drejtues i Arisit ka vendosur që të nisë menjëherë negociatat me lojtarin për ta bindur të transferohet në Greqi. Mbetet për t’u parë nëse Aris do të jetë më bindës për bomberin në Krahasim me Makabi Haifan, i raportuar në negociata të avancuara.

    Teksa në Spanjë shumë ekipe të La Liga 2 e duan, mediat spanjolle bëjnë me dije se asnjë prej ekipeve nuk e përballon dot pagën e tij që mund të arrijë deri në 1 milion euro. Kësisoj, nga Spanja bëhet me dije se vetëm pista turke apo edhe ajo izraelite mund të jenë të vlefshme për bomberin kuqezi në këtë situatë ku shumë vende janë të prekura nga pasojat e pandemisë prej Koronavirusit.