Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sport

  • Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpuli/ Arrin marrëveshjen me klubin e njohur

    Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpuli/ Arrin marrëveshjen me klubin e njohur

    Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpuli këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

    Sipas lajmeve të fundit nga “TivibuSpor”, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe. Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

    Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpuli për ta lënë të lirë sulmuesin.

    Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.

  • Liga e Europës/ Ja renditja e favoritëve për ta fituar kupën

    Liga e Europës/ Ja renditja e favoritëve për ta fituar kupën

    Pas zbardhjes së kalendarit të Ligës së Europës deri në finalen e turneut, kompanitë e basteve kanë vendosur që të hedhin kuotat në treg, mbi fituesen e mundshme të këtij kompeticioni.

    Skuadra e Interit është e dyta mes favoriteve për suksesin final, me koeficient 6.5, duke mbetur vetëm prapa Mançester Junajtid, me koeficient 4.00. Ndërkohë, Roma dhe Sevija, çifti tjetër i 1/8-ve që do të luhet në ndeshje teke kuotohen respektivisht me koeficient 15 dhe 9.

  • Mbrëmja e derbit/ Ja si janë rreshtuar Partizani dhe Tirana

    Mbrëmja e derbit/ Ja si janë rreshtuar Partizani dhe Tirana

    Janë publikuar në këto çaste formacionet e takimit më të rëndësishëm të javës, derbit të madh të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i cili do të nisë në orën 20:45 në “Air Albania”.

    Trajneri Sormani nuk do të ketë të disponueshëm për këtë përballje mbrojtësin Boldor, mesfushorët Ferati, Kote, Mala dhe sulmuesin Çinari, të gjithë të infektuar nga Covid-19.

    Tirana e Egbosë nga ana tjetër vjen e plotë dhe trajneri nigerian i bardhebluve mund t’u besojë të gjithë elementëve ku është mbështetur gjatë këtyre javëve të drejtimit të ekipit.

    Formacionet:

    Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Trashi, Telushi, Kordeiro, Broja, Braun, Bardhi, Solomon
    Trajner: Adolfo Sormani

    Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo
    Trajner: Emaniel Egbo

  • Interi gati të shesë mbrojtësin e tij, dy klubet e Mançesterit presin pas derës

    Interi gati të shesë mbrojtësin e tij, dy klubet e Mançesterit presin pas derës

    Milan Skrinjar po has vështirësi të përshtatet në mbrojtjen me tre të Antonio Kontes, dhe ka raportime se Interi mund ta shesë mbrojtësin e tij me dy klubet e Mançesterit që presin pas derës. 25-vjeçari sllovak u transferua nga Sampdoria tek Interi për shumën e 34 milion eurove verën e 2017.

    Skrinjar është nën kontratë me klubin e Interit deri në vitin 2023 dhe zikaltërit kanë refuzur shumë oferta nga Premier Liga për mbojtësin. Gjithsesi Skrinjar po has vështirësi në skemën e Kontes me tre mbrojtësa, dhe Interi mund të mos i refuzojë më ofertat për sllovakun. Skrinjar nuk po kalon një moment të mirë, dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Veronës ku Lazoviç e kaloi në duelin tek për tek ku më pas shënoi edhe gol.

    Sipas “Gazzetta dello Sport” Inter po konsideron mundësinë ta shesë Skrinjarin për çmimin e duhur. Më pas paratë nga shitja e mbrojtësit sllovak, do përdoren për të blerë një mbrojtës me karakteristikat që i pëlqejnë Kontes.

  • Interi rrit ofertën për Chelsea/ Tentohet goditja e dyfishtë

    Interi rrit ofertën për Chelsea/ Tentohet goditja e dyfishtë

    Achraf Hakimi ka përforcuar krahun e djathtë të Interit, që po merret me sigurimin e linjës së majtë. Emerson Palmeri është një nga kandidatët dhe të preferuarit e Antonio Contes.

    Zikaltrit i ofruan 20 milion euro Chelsea për kartonin e 25-vjeçarit italo-brazilian. Klubi londinez e cilësoi të ulët propozimin dhe e refuzoi ofertën. Interi nuk është dorëzuar dhe ka përgatitur ofertën e radhës.

    30 milion euro ka gati klubi italian për lojtarin e kombëtares italiane dhe Oliver Giroud. Conte i do të dy teksa e tentoi edhe në janar sulmuesin 33-vjeçar, i cili ka edhe një vit kontratë me “Blutë e Londrës”.

  • Partizani-Tirana/ Ja kur dhe ku do të luhet derbi i kryeqytetit

    Partizani-Tirana/ Ja kur dhe ku do të luhet derbi i kryeqytetit

    Java e 33-të vjen shumë shpejt për Partizanin dhe Tiranën, pasi të premten ata luajnë derbin e 157-të të kryeqytetit. Të kuqtë janë organizatorët e kësaj sfide, që sipas axhendës së publikuar nga federata takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” pa praninë e tifozëve.

    Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje. Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

    Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të kemi festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1.

  • Ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

    Ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

    Kategoria Superiore do të rikthehet pasditen e sotme me dy nga 5 ndeshjet e javës së 32-të, ku Laçi do të presë Flamurtarin e rënë tashmë në Kategorinë e Parë dhe Vllaznia do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin, një tjetër skuadër që i ka dhënë lamtumirën ligës më të rëndësishme në vend.

    Në Laç, kurbinasit e kanë detyrim fitoren përballë Flamurtarit, pasi duan një vend në Kupat e Europës dhe humbja një javë më parë në transfertë ndaj Partizanit, ua ka komplikuar disi pozitat, ndonëse vijojnë të jenë në vendin e katërt.

    Nga ana tjetër vlonjatët kanë mbyllur të gjitha llogaritë dhe luajnë për të respektuar kampionatin, por në javën e kaluar dhanë shenja të mira, pasi mposhtën me rezultatin e thellë 6-1 Luftëtarin dhe sot do të provojnë t’ia bëjnë të vështirë edhe Laçit.

    E njëjta tablo paraqitet edhe në Gjirokastër, ku Luftëtari përveçse ka rënë tashmë në Kategorinë e Parë, ka në organikë një numër shumë të madh lojtarësh të rinj e pa eksperiencë, ndaj jo më kot ka pësuar plot 26 gola në 5 ndeshjet e fundit.

    Përballë tyre do të jetë Vllaznia, që gjithashtu nuk është në një situatë të mirë dhe pozicionohet në vendin e tetë, që përkthehet në Play Off për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore.

    Pikërisht për këtë arsye shkodranët do të kërkojnë maksimumin në transfertën e sotme, për të provuar t’i largohen vendit të tetë.

    Të dy takimet do të startojnë në orën 17:45.

  • Benzema duhet të përballet me drejtësinë, sulmuesi i Realit thirret në gjyq!

    Benzema duhet të përballet me drejtësinë, sulmuesi i Realit thirret në gjyq!

    Karim Benzema kërkohet të paraqitet në Gjykatën e Versajës për skandalin e vitit 2015, ku shantazhoi ish-shokun e kombëtares së Francës Matjë Valbuena ta paguante nëse nuk dëshironte t’i publikonte një video intime.

    Prokurorët e Versajës bënë me dije se kanë ndërmend të thërrasin në seancë gjyqësore futbollistin e Real Madridit për të dëshmuar rreth çështjes delikate.

    Për shkak të kësaj ngjarjeje, Benzema u përjashtua nga kombëtarja franceze.

  • 2 KORRIK/ DITA BOTËRORE E GAZETARËVE SPORTIV

    2 KORRIK/ DITA BOTËRORE E GAZETARËVE SPORTIV

    Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

    Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet me 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit.

    Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e mediave të Sportit, në vitin 1924.

    Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

  • Ylli i PSG “asist” Interit në merkato, ardhja e tij mund t’i japë sulmuesin e shumëdëshiruar Kontes

    Ylli i PSG “asist” Interit në merkato, ardhja e tij mund t’i japë sulmuesin e shumëdëshiruar Kontes

    Edinson Cavani do të largohet në fund të sezonit nga PSG si lojtar i lirë. Sulmuesi do largohet nga klubi francez si golashënuesi më i mirë në historinë e Parizienëve me 200 gola të shënuar.

    Sulmuesi ka një CV mjaft të pasur që intrigon çdo skuadër për ta pasur në ekip. Interes të madh për uruguajanin ka shfaqur Roma, por problem mbetet paga e Kavanit.

    Romakët mund të sakrifikojnë sulmuesin e tyre Edin Xheko pasi nuk mund ti mbajnë të dy në skuadër. Nga kjo lëvizje mund të përfitojë Interi që prej kohësh e dëshiron Xhekon. Me Lautaron që duket drejt një largimi drejt Barcelonës, Kontes i duhet një partner sulmi për Lukakun.