Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shba

  • Ish-ndihmësi i Trump: Marrëdhëniet BE-SHBA nuk do të jenë më kurrë të njëjtat

    Ish-ndihmësi i Trump: Marrëdhëniet BE-SHBA nuk do të jenë më kurrë të njëjtat

    Marrëdhëniet e Evropës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jetë kurrë më të njëjta, ka thënë një ish-shef i stafit i Shtëpisë së Bardhë.

    Sipas Euronews, Mick Mulvaney, tani i dërguari special i SHBA-së në Irlandën e Veriut, tha se edhe një presidencë e Joe Biden nuk do të rivendoste marrëdhëniet BE-SHBA në mënyrën se si ishin para marrjes së detyrës nga Donald Trump në janar të vitit 2017.

    Ai tha se Trump “ua kishte hapur sytë amerikanëve” për të bërë marrëveshje të ekuilibruara tregtare dhe për të siguruar që evropianët të paguajnë pjesën e tyre në NATO.

    “Në përgjithësi, reagimi i natyrshëm është i saktë se gjërat do të ngrohen [midis BE dhe SHBA nën presidencën e Biden] por nuk ka gjasa të kthehen deri në atë pikë që ishin përpara administratës Trump”, ka thënë Mulvaney.

    “Unë mendoj se është e paarsyeshme të supozohet se ato [marrëdhëniet e BE-së] do të kthehen në mënyrën siç ishin, të themi nën Obaman ose George W. Bush ose Clinton”.

    Me gjithë insistimin e Trumpit për fitore në zgjedhjet presidenciale, udhëheqësit evropianë e kanë uruar Bidenin për fitoren e tij.

    Dhe shumë liderë evropianë tanimë e kanë uruar presidentin e zgjedhur Biden për herë të parë të martën.

    Mulvaney, ndërkohë, këmbënguli që Trump do të linte detyrën me elegancë.

    “Jam absolutisht i bindur se ai do të largohet me elegancë. Nëse kjo përfshin një ceremoni zyrtare, mbetet për t’u parë”, tha ai.

    Burimi: Telegrafi

  • Veprimet e para të Bidenit si president: Nga marrëveshja e klimës deri te dëbimi i emigrantëve

    Veprimet e para të Bidenit si president: Nga marrëveshja e klimës deri te dëbimi i emigrantëve

    Kur të marr presidencën në muajin janar, Joe Biden pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë.

    Presidenti nuk do të ketë nevojë që të marr miratimin legjislativ të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.

    Rikthim në marrëveshjen e klimës së Paris që synon të kontrollojë ndryshimin e klimës – SHBA, në fakt, doli nga kjo marrëveshje më 4 nëntor të vitit të kaluar pasi Trumpi e kishte premtuar në fushatën e 2016.

    Kthimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë – Trump premtoi të largohej gjatë pandemisë së coronavirusit.

    Shfuqizon vendimin e Trumpit që t’iu ndalojë udhëtimin drejt SHBA-së të qytetarëve të disa shteteve myslimane.

    Rivendos DACA – një program që shtyn kërcënimin e dëbimit të emigrantëve të padokumentuar që hynë si fëmijë në SHBA.

    Burimi: Telegrafi

  • Biden merr kryesimin për herë të parë në Georgia/ Shtetin ku kryesisht kanë fituar republikanët

    Biden merr kryesimin për herë të parë në Georgia/ Shtetin ku kryesisht kanë fituar republikanët

    Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden tani po udhëheq në raport me presidentin Donald Trump në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president.

    Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ani ka “kërcyer” para Trump me 917 vota, menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit të së premtes.

    Dhe siç shkruan po CNN, asnjë i nominuar presidencial demokrat nuk e ka fituar shtetin që nga Bill Clinton në vitin 1992.

    Clinton mundi ngushtë ish-presidentin George H.W. Bush në atë shtet.

    Garë e ngushtë ndërmjet Biden dhe Trump po zhvillohet në dy shtete të tjera që mund të ndikojnë në fatin e garës, Nevada dhe Arizona.

    Biden deri më tani ka 253 vota elektorale dhe Presidenti ka 213, sipas parashikimeve të CNN.

    Burimi: Telegrafi

  • Zgjedhjet ne SHBA/ Si po ecin votat per Trump?

    Zgjedhjet ne SHBA/ Si po ecin votat per Trump?

    Sot amerikanët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

    Këtu janë disa gjëra që duhet të dini rreth mënyrës se si funksionojnë zgjedhjet në SHBA:
    Sistemi politik amerikan dominohet nga vetëm dy parti kështu që presidenti është gjithmonë një demokrat (Joe Biden) ose republikan (Donald Trump)
    Zgjedhjet zhvillohen çdo katër vjet, me qytetarë të moshës 18 vjeç e lart të cilët kanë të drejtë të votojnë.
    Të dy kandidatët garojnë për të fituar votat e kolegjit elektoral, të cilat u akordohen shteteve bazuar pjesërisht në madhësinë e popullsisë. Janë gjithsej 538 votues , kështuqë kandidatit për të fituar i duhen mbi 270 vota.
    E gjithë vëmendja është te Trump dhe Biden, por votuesit po zgjedhin edhe anëtarët e rinj të Kongresit kur plotësojnë fletët e tyre të votimit.

  • Qytetari nga Istogu ndërton shtëpinë me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

    Qytetari nga Istogu ndërton shtëpinë me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

    Kosovarët vazhdojnë të jenë falënderues për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën. 

    Përveç falënderimeve të shumta, kosovarët shpesh-herë kanë krijuar edhe gjëra të ndryshme me simbolet e shtetit amerikan.

    Së fundmi, një qytetar në Istog pasi ka përfunduar ndërtimin e shtëpisë së tij, ka vënë mbishkrimin në të “Donald Trump Amerika”.

    Më herët, kosovarët kanë pagëzuar fëmijët e tyre edhe me emrin e liderëve amerikanë.

    Burimi: Telegrafi

  • Rrëmbimi i guvernatores së Miçiganit ngre shqetësime për dhunë gjatë zgjedhjeve

    Rrëmbimi i guvernatores së Miçiganit ngre shqetësime për dhunë gjatë zgjedhjeve

    Autoritetet kanë kapur 13 persona që akuzohen se po planifikonin rrëmbimin dhe ndoshta vrasjen e guvernatores së Miçiganit. Plani ku përfshihej një grup paramilitar i armatosur me armë dhe eksplozivë, ishte planifikuar të zbatohej për të prishur zgjedhjet amerikane dhe për të ngjallur rebelim.

    Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës, Matt Dibble, mesazhi provokativ nga liderët dhe mediat sociale me rregulla të dobëta mund të jenë duke e orientuar klimën politike amerikane drejt dhunës.

    Pranverën e kaluar, në Shtetet e Bashkuara shpërthyen protesta kundër masave të sigurisë për pandeminë. Në tubimet përpara godinës qeveritare të shtetit Miçigan në prill dhe maj, disa protestues shprehën dëshpërim për humbjen e të ardhurave, ndërsa të tjerët u nxitën nga ajo që ata e konsideruan si një abuzim i pushtetit nga Guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

    Ndërkohë, javën e kaluar, 13 persona u akuzuan për komplot për rrëmbimin e guvernatores në përpjekje për të nxitur një kryengritje të dhunshme përpara zgjedhjeve të nëntorit.

    Disa nga të arrestuarit kishin qenë pjesëmarrës të rregullt në tubimet kundër masave të izolimit, aktivitete këto të organizuara dhe të mbështetura nga operativë politikë me lidhje të forta në spektrin e djathtë, thotë Lisa Graves, e cila drejton një grup studimor të politikave publike.

    “Këto grupe të krahut të djathtë po nxisnin përpjekjet për të shfuqizuar urdhrat (për izolimin) dhe duke e quajtur atë tirani. Dhe nuk ishin vetëm ata, por edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara”, thotë zonja Graves.

    “Këto janë rrethanat kur retorika mund të inkurajojë njerëzit që mund të kenë prirje për dhunë”, thotë zonja Graves.

    Pas arrestimeve, Guvernatorja Whitmer akuzoi Presidentin Donald Trump se “ushqen mosbesimin dhe nxit zemërimin”. Presidenti Trump u përgjigj duke shkruajtur në Twitter se ai nuk e toleron “dhunën ekstreme” dhe se “Guvernatorja Whitmer ka bërë një punë të tmerrshme”.

    Shtatë nga personat e akuzuar ishin anëtarë të një milicie anti-qeveritare që rekruton dhe komunikon duke përdorur Facebook-un. Dhe megjithëse kompania Facebook lajmëroi FBI-në për deklaratat e zjarrta të grupit, ekspertë si Joan Donovan thonë se kompanitë e mediave sociale nuk kundërveprojnë gjithnjë ndaj kërcënimeve.

    Gjatë këtij viti u panë gjithashtu protesta mbi vrasjet nga policia të qytetarëve afrikano-amerikanë që shpërthejnë në të gjithë vendin, me disa valë dëmtimi të pronës, plaçkitje dhe përplasje me kundër-protestuesit.

    Drejtori i FBI-së Christopher Wray kohët e fundit trajtoi kërcënimin e përshkallëzuar të ekstremizmit në dëshminë e tij përpara Kongresit.

    Votimi i hershëm tashmë është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Amerikës dhe FBI-ja po përpiqet të garantojë amerikanët për sigurinë e zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje njerëzve të raportojnë krime të dyshuara zgjedhore ose frikësimin e votuesve.

  • “Të angazhuar që vetingu të vazhdojë me profesionalizëm”/ Ambasada e SHBA: Nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që…

    “Të angazhuar që vetingu të vazhdojë me profesionalizëm”/ Ambasada e SHBA: Nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që…

    Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka dalë me një deklaratë në lidhje me procesin e vettingut. Në Facebook, ambasada shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim”.

    Më tej në deklaratë thuhet:

    “Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”.

  • Refugjat në SHBA? Trump merr vendimin e ri nga sot, do pranohen vetëm kaq persona

    Refugjat në SHBA? Trump merr vendimin e ri nga sot, do pranohen vetëm kaq persona

    Administrata e presidentit Trump tha të mërkurën vonë se dëshiron të shkurtojë numrin e refugjatëve që pranohen në Shtetet e Bashkuara në 15,000 gjatë vitit fiskal 2021, i cili fillon sot (1 tetor).

    Kjo është shifra më e fundit në një seri shkurtimesh vjetore që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në vitin 2017.

    Në vitin 2020, administrata e vendosi kufirin në 18,000 refugjatë. Shtetet e Bashkuara lejuan 10,892 refugjatë përpara se ta pezullonin programin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Kjo është shifra më e ulët që kur programi i refugjatëve u miratua nga Kongresi në vitin 1980. Kufiri vjetor gjatë administratës së Presidentit Barack Obama ishte midis 70,000 dhe 85,000 refugjatë.

    Departamenti i Shtetit tha se propozimi i Presidentit Trump për vitin 2021 “ripohon angazhimin e përhershëm të Amerikës për të ndihmuar njerëzit më të prekur në botë ndërsa përmbush detyrën tonë parësore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer popullit amerikan”

    Krish Vignarajah, presidente e Shërbimit Luteranian të Emigracionit dhe Refugjatëve, një agjenci e financuar nga qeveria amerikane që ndihmon për sistemimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, tha se vendimi për të kufizuar më tej numrin e pranimit të refugjatëve “është plotësisht një dështim i detyrimit tonë moral dhe i vlerave të kombit tonë.

    Burimi: VOA

  • Debati i parë për zgjedhjet presidenciale/ Trump dhe Biden ‘përplasen’ ashpër. Ja temat e diskutimit

    Debati i parë për zgjedhjet presidenciale/ Trump dhe Biden ‘përplasen’ ashpër. Ja temat e diskutimit

    Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerje fjale e në disa raste me ofeza direkte. Dy pretendentët në zgjedhjet presidenciale amerikane u angazhuan në shkëmbime me tone luftarake në debatin e tyre të parë presidencial.

    Debati u zhvillua në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

    Debati u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

    Pak sekonda pas fillimit të debatit, Presidenti Trump ndërpreu rivalin Joe Biden, ndërsa gjatë debatit,dukshëm i irrituar, nënpresidenti Biden e quajti presidentin “palaço”.

    COVID-19

    “Presidenti nuk ka plan,” tha zoti Biden, duke folur për reagimin e administratës ndaj pandemisë. “Ai e dinte se ishte sëmundje vdekjeprurëse dhe nuk iu informoi ju (popullin amerikan)”.

    Presidenti Donald Trump tha se tubimet e tij për fushatë nuk kanë pasur ndikim negativ tek pjesëmarrësit që nuk ndjekin rekomandimet për distancim fizik.

    Ai u shpreh se nuk është kundër maskës, duke nxjerrë një maskë nga xhepi dhe duke thënë “Unë vë maskë kur është e nevojshme”.

    Por ai shtoi se në aktivitetet e tij vijnë “35 mijë deri në 40 mijë pjesëmarrës,” duke shtuar se rivali i tij Joe Biden zhvillon aktivitete të papërfillshme “ku i vijnë vetëm tre vetë”.

    Zoti Biden ka zhvilluar aktivitete më të vogla fushate, ku njerëzit qëndrojnë në distancë fizike nga njeri-tjetri. Duke e cilësuar presidentin “plotësisht të papërgjegjshëm” në ragimin ndaj COVID-19, zoti Biden tha se presidenti “është budalla në këtë temë” dhe shtoi se zoti Trump mendonte për maskë vetëm kur ishte për interes të tij dhe jo të tjerëve.

    Gjatë diskutimit lidhur me temën e vendit bosh në Gjykatën e Lartë, debati devijoi tek COVID-19 dhe presidenti tha, pa ofruar prova, se 2 milionë njerëz do të kishin vdekur nëse Joe Biden do të kishte qenë president gjatë pandemisë.

    Drejtuesi i debatit, gazetari Chris Wallace iu lut disa herë Presidentit Trump të ndalte komentet për COVID, meqë ajo temë do të diskutohej më pas. Ai e pyeti presidentin nëse do të zëvendësonte planin për kujdes shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama.

    Presidenti tha “Së pari, më duket se debatin po e zhvillojmë ne të dy, dhe jo unë e Joe Biden. S’ka problem. Nuk më vjen çudi”.

    Zoti Biden shpesh qeshte nën buzë gjatë komenteve të presidentit, por në disa raste dukej qartë i irrituar.

    “Fakti është se çdo gjë që thotë ai (presidenti) është thjeshtë gënjeshtër. Nuk kam ardhur këtu për t’u marrë me gënjeshtrat e tij. Të gjithë e dinë se është gënjeshtar”.

    Gjatë një tjetër momenti kur presidenti po ndërhynte, zoti Biden tha “Ia ka njeri idenë se çfarë po bën ky palaço?”

    Trazirat Sociale/ Grupet Ekstremiste

    Gjatë diskutimit të trazirave të fundit sociale, i pyetur nga drejtuesi i debatit, Chris Wallace nëse do të dënonte supremacistët e bardhë dhe grupet e tjera ekstremiste, presidenti nuk dha një përgjigje të qartë:

    “Do të thoja se thuajse të gjitha problemet që shoh janë shkaktuar nga e majta, jo nga e djathta,” u përgjigj presidenti. “Jam gati të bëj çdo gjë. Dua të shoh paqe”.

    Pas ngulmimit të gazetarit Wallace, zoti Trump tha “Si doni ju që t’i quaj. Ma thuaj, më jep një term”.

    Më në fund, presidenti tha “Përmbahuni, qëndroni gati “Proud Boys”. Në fakt, duhet të bëjmë diçka në përgjigje të Antifa-s sepse ky nuk është problem i së djathtës, por i së majtës”.

    “Proud Boys” është një organizatë e ekstremit të djathtë, ndërsa Antifa është grupim që përfaqëson grupe e individë të kahut të majtë.

    Pasuesit e Antifa-s kanë marrë pjesë në protesta me thirrjet kundër racizmit, por nuk ka prova të konsiderueshme që mbështesin pretendimet e republikanëve se anëtarët e Antifa-s kanë qenë pas akteve të dhunshme në protesta.

    Vota Afrikano-Amerikane

    Dy konkurrentët u përpoqën gjatë debatit të tërheqin votën e komunitetit afrikano-amerikan. Zoti Biden ngriti pyetjen me një ton ironik: “Ky burrë është shpëtimtari i afrikano-amerikanëve? Ai nuk ka bërë praktikisht asgjë”. Ish-nënpresidenti demokrat tha se 1 ndër 1000 afrikano-amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi dhe nëse presidenti nuk vepron menjëherë, shifra do të rritet në 1 ndër 1500.

    Presidenti e zhvendosi diskutimin nga COVID-19, tek ligji kundër krimit i miratuar në 1994, në të cilin zoti Biden ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë, i cili forconte ndëshkimet për persona që kapeshin me drogë.

    Presidenti tha “Unë po i nxjerr njerëzit nga burgu,” duke shtuar se zoti Biden i kishte trajtuar afrikano-amerikanët “më keq se kushdo tjetër në këtë vend”.

    Në​ Shenjestë​r Anë​tarë​t e Familjes

    Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden nuk kursyen as sulmet që shënjestronin persona të familjes.

    Kur zoti Biden po thoshte se marrëveshjet tregtare të administratës Trump me Kinën nuk kishin dhënë rezultatet e dëshiruara, presidenti i preu fjalën duke përmendur pretendimet e ngritura më parë ndaj djalit të rivalit të tij, Hunter Biden dhe kontratave të tij me kompani të huaja.

    Presidenti tha se Hunter Biden ka fituar miliona në mënyra të pandershme nga Kina dhe kompani të huaja, duke rigjallëruar akuza që janë diskredituar. “Nuk është e vërtetë,” tha zoti Biden, duke shtuar “Mund të vazhdojmë gjithë natës me gjërat që ka bërë familja e tij”.

    Presidenti e ndërpreu duke u përgjgijur se fëmijët e tij kishin lënë punë me fitime të mëdha për të shërbyer në qeveri “që të ndihmojnë popullin” gjë që u pasua nga ndërhyrja e gazetarit që u përpoq të kontrollonte shkëmbimet gjatë debatit.

    Zoti Biden iu drejtua kamerave me një koment për votuesit, gjë që bëri disa herë gjatë debatit, duke u shprehur “Këtu nuk bëhet fjalë për familjen time apo të tij (të presidentit. Por për familjet tuaja”.

    Taksat e Presidentit Trump

    Presidenti Donald Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të bënte publike dokumentet fiskale, siç pat premtuar.

    Gjatë debatit, presidenti u pyet lidhur me një artikull kohët e fundit ngaThe New York Times se ai ka paguar vetëm 750 dollarë taksa për të ardhurat vitet e fundit. Megjithë premtimet, presidenti nuk dha një date specifike për datën e publikimit.

    Rivali demokrat e sulmoi presidentin, duke thënë se ka shfrytëzuar kodin fiskal për të paguar taksa më pak se një mësues shkolle. Presidenti tha se të gjithë binzesmenët e bëjnë një gjë të tillë, “veçse nëse janë budallenj”.

    Kontrasti në​ Stilin e Debatit

    Debati bëri të qartë edhe stilet shumë të ndryshme mes dy rivalëve: Presidenti Trump me një stil agresiv, duke e ndërprerë zotin Biden, gjë që u pasua shpesh me komente dhe kritika nga gazetari Chris Wallace për thyerjen e protokollit të debatit.

    Zoti Biden ndoqi një stil më komunikues me shikuesin, duke iu drejtuar kameras disa herë me fjalët “ju që na ndiqni nga shtëpia” me komente për votuesit amerikanë.

    Toni i debatit, me ndërprerje, me komente të bëra njëkohësisht nga të dy kandidatët, shpesh duke e bërë të pamundur të kuptohej argumenti i njërit apo tjetrit, bënë që të ngrihej supozimi që ishte e pamundur të bëhet një debat pasues. Por duket se të dyja kampet rivale janë të gatshme për një debat të dytë presidencial.

    Burimi: VOA

  • Koronavirusi shkakton mbi 1 mln viktima/ Cilat janë shtetet ku virusi po përhapet me shpejtësi dhe…

    Koronavirusi shkakton mbi 1 mln viktima/ Cilat janë shtetet ku virusi po përhapet me shpejtësi dhe…

    Koronavirusi ka kontribuar në vdekjen e një milion njerëzve në të gjithë botën. Raporti i vdekjes së njëmiliontë arriti vetëm pak pas dhjetë muajsh pas vdekjes së parë të konfirmuar, në Kinë në janar.

    Virusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, me më shumë se 32 milion raste të konfirmuara në 188 vende.

    Virusi është në rritje në shumë rajone dhe disa vende që patën sukses të dukshëm në frenimin e shpërthimeve fillestare po shohin gjithashtu rritje të infeksioneve përsëri.

    Ku po rriten rastet dhe vdekjet?

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milion para se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht.

    Një numër rajonesh kanë parë raste të reja të koronavirusit të rriten gjatë muajve të fundit, me Indinë që qëndron në kryer sa i përket të infektuarve në Azi, edhe për shkak të popullsisë së madhe, shkruan BBC.

    Numri zyrtar i infeksioneve të konfirmuara në Indi ka arritur në gjashtë milion, numri i dytë më i lartë në botë pas SHBA.

    Virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se gjetkë, i cili regjistroi rreth 90,000 raste në një ditë të vetme gjatë këtij muaji.

    Rritja e infeksioneve vjen ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimet në përpjekje për të nxitur ekonominë, por rritja është gjithashtu një reflektim i testimit në rritje.

    India ka mbajtur një normë relativisht të ulët të vdekjes, duke pasur parasysh numrin e popullsisë së saj.

    Në Amerikën Latine, Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 140,000 deri më tani. Gjithashtu ka regjistruar më shumë se 4.7 milion raste, vendi i tretë me numrin më të lartë në botë.

    Rastet e sapo konfirmuara në rajon po rriten shpejt edhe në Argjentinë, e cila tani ka më shumë se 700,000 infeksione.

    Në Lindjen e Mesme, Irani është prekur keq nga virusi dhe javën e kaluar ka konfirmuar numrin më të lartë të rasteve të reja që nga fillimi i qershorit. Iraku fqinj ka parë një rritje të vazhdueshme të rasteve.

    Rastet po vazhdojnë të rriten në Indonezi dhe vendi ka regjistruar më shumë se 10,000 vdekje – numri më i lartë në Azinë Juglindore.

    Afrika ka regjistruar më shumë se 1.4 milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihet përmasat e vërteta të pandemisë në kontinent.

    Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund të shtrembërojë vlerësimet zyrtare. Afrika e Jugut dhe Egjipti kanë parë shpërthimet më të mëdha të regjistruara deri më tani në kontinent.

    Rastet e koronavirusit rriten përsëri në Evropë

    Disa vende evropiane po regjistrojnë një numër në rritje të rasteve ditore mes frikës nga një rigjallërim i virusit.

    Një numër vendesh në kontinentin e vjetër kanë vendosur përsëri bllokime dhe kufizime të tjera në rajonet e tyre më të prekura dhe ka pasur thirrje të reja që njerëzit të veshin mbulesa fytyre dhe të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror.

    Modeli i rritjes së infeksioneve pas zbutjes së kufizimeve të bllokimit nuk është i kufizuar në Evropë.

    Izraeli ka vendosur një bllokim të ri kombëtar pasi regjistroi një numër rekord të rasteve ditore ditët e fundit.

    Vendet e tjera që kanë parë një ringjallje të virusit përfshijnë Rusinë, Perunë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Australinë – edhe pse pas rivendosjes së kufizimeve më të ashpra disa nga këto vende, tani po shohin rënien e rasteve.