Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shba

  • “Predha” e Uzunit ndalet nga Hugo Lloris në minutën e 94′, sulmuesi shqiptar shpërthen dhe shan shqip (video)

    “Predha” e Uzunit ndalet nga Hugo Lloris në minutën e 94′, sulmuesi shqiptar shpërthen dhe shan shqip (video)

    Në orët e para të mëngjesit, Austin FC barazoi në shtëpi 0-0 përballë Los Angeles FC. Pikërisht me ekipin e Austin, u bë protagonist sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Ky i fundit nuk ia doli të shënonte, por iu afrua shumë golit. Në minutën e 94-t të sfidës, sulmuesi beratas lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, por topi i goditur prej tij, u ndal nga legjenda franceze Hugo Lloris.

    Kjo mjaftoi që të nervozonte sulmuesin shqiptar. Më pas, ky i fundit lëshoi gojën dhe kamera e kap në momentin e sharjes së bërë nga ai. “Të q*fsha motrën”, shihet të thotë Uzuni.

    Kujtojmë se 30-vjeçari është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare, prë ndeshjen e “play-off” ndaj Polonisë në Varshavë, sfidë që do të luhet më 26 mars në Varshavë, prej orës 20:45.

  • Nga fushat me baltë të Beratit në ëndrrën amerikane, Uzuni bëhet blerja rekord e Austin (POSTIMI)

    Nga fushat me baltë të Beratit në ëndrrën amerikane, Uzuni bëhet blerja rekord e Austin (POSTIMI)

    Austin FC ka zyrtarizuar sot transferimin nga Granada të Myrto Uzunit, i cili do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit, duke u larguar për herë të parë nga Europa ku ka lënë shenjë edhe në një kampionat prestigjioz si ai spanjoll. Granada e shiti shqiptarin në MLS për shumën e 12 milionë eurove. Nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare të klubit, amerikanët treguan disa detaje të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Austin FC (@austinfc)

    NJOFTIMI I KLUBIT AMERIKAN

    “Austin FC njoftoi sot se Klubi ka arritur një marrëveshje rekord transferimi për të nënshkruar me sulmuesin 29-vjeçar Myrto Uzuni nga Granada CF në LaLiga 2 të Spanjës.

    Uzuni, një futbolli i Kombëtares shqiptare i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose anësor, i bashkohet Austin si Lojtar i Caktuar me një kontratë trevjeçare të garantuar deri në fund të sezonit 2027 me opsion deri në vitin 2028. Ai do të veshë fanellën me numrin 10 për Austin FC”, shkruhej në faqen e klubit, ku ishte edhe prononcimi i parë i vetë Uzunit si futbollist i kësaj skuadre.

    “Një nga arsyet kryesore pse unë desha që të bashkohem me Austin FC është ambicia që Antoni Prekort dhe Rodolfo Borell kanë për këtë ekip, i cili përputhet me ambicien time për të pasur gjithmonë sukses me një mentalitet fitues. Mund t’u them tifozëve të Austin se do të bëj gjithçka në fuqinë time për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin drejt arritjes së objektivave tona. Unë po vij këtu për të thyer rekorde”, ishte premtimi i sulmuesit shqiptar.

  • Historia e çuditshme e vajzës 25-vjeçare, tregon alergjinë që ka nga uji: Konsumoj vetëm qumësht, bëj dush çdo 2 muaj

    Historia e çuditshme e vajzës 25-vjeçare, tregon alergjinë që ka nga uji: Konsumoj vetëm qumësht, bëj dush çdo 2 muaj

    Mund të keni dëgjuar për alergjitë nga pemët, pluhuri apo nga faktorë të tjerë natyrorë apo ushqime të caktuara. Por keni dëgjuar ndonjëherë për alergjinë nga uji. Në fakt historia e 25-vjeçares Tessa Hansen-Smith është shumë e veçantë.

    “Nëse do të lahesha do të merrja plagë të mëdha në trup dhe skalpi i kokës mund të më rrjedhë gjak”, thotë ajo. Tessa Hansen-Smith, e cila jeton në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara, thotë se që prej moshës 8-vjeçare vuan nga një alergji shumë e rrallë, ‘urtikaria akuagjenike’: nëse bie në kontakt me ujin, shkakton plagë dhe skuqje të lëkurës, të shkaktuara edhe nga djersa ose lotët e saj.

    Është një sëmundje shumë e rrallë, ku në të gjithë botën janë më pak se 250 persona të prekur nga kjo formë alergjike dhe që në veçanti gratë vuajnë nga ajo. Pas vitesh testimi nga specialistë, e para që kuptoi sëmundjen e veçantë të vajzës ishte nëna e saj , Dr. Karen Hansen-Smith, mjeke e përgjithshme.

    “U ndjeva pak fajtore si nënë që nuk e kuptova menjëherë, kur pashë vajzën time duke dalë nga dushi me ato skuqje, se ishte një problem i ujit”, thotë mamaja e Tessa-s.

    E reja publikon përditësime të shpeshta në lidhje me sëmundjen e saj në profilin e Instagramit, ku krijon edhe “Pyetje-Përgjigje”, për të ndarë më shumë informacione.

    Tessa foli edhe për vështirësitë e saj në të ngrënë: nëse pi ujë ose ha ushqime të pasura me ujë, thotë se ndjen një ndjesi djegiejeje, për këtë arsye pi kryesisht qumësht, një ushqim në të cilin uji balancohet nga yndyrat dhe proteinat.

    25-vjeçarja ka gjetur një zgjidhje edhe për sa i përket higjienës personale. Në Instagram ajo shpjegoi se bën dush shumë rrallë, çdo 2-4 muaj. “Unë përdor deodorant dhe rruhem sa më shumë që të jetë e mundur për të zgjidhur problemin e erës dhe prirem të mos përfshihem në aktivitete që më bëjnë të djersitem,” shtoi ajo.

    “Unë u përpoqa të përdor peceta të lagura për një kohë, por edhe ato shkaktojnë dhimbje. Të jesh në dush për më shumë se pesë minuta nuk është përvoja relaksuese për të cilën të gjithë flasin për mua, pasi duhet të shmang të fikët nga hiperventilimi ndërsa uji rrjedh. trupin tim”, tha vajza.

  • Bill Klinton viziton për herë të parë Shqipërinë, publikohet axhenda e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Bill Klinton viziton për herë të parë Shqipërinë, publikohet axhenda e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.

    Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga

    Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

    Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

    Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

    Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

    Reporterët, operatorët, forografët që do të ndjekin nga afër pritjen dhe ceremoninë dhe që ende nuk janë akredituar, ju lutemi të dërgoni të dhënat në e-mail: media@mia.gov.al brenda orës 14:00 të ditës së sotme.

  • Saimir Tahiri u lirua nga burgu, Yuri Kim e zhgënjyer: SHBA e konsideron… (DEKLARATA)

    Saimir Tahiri u lirua nga burgu, Yuri Kim e zhgënjyer: SHBA e konsideron… (DEKLARATA)

    Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri. Ajo thekson se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

    Këto mënyra duhet të refuzohen me vendosmëri, theksoi diplomatja amerikane, ndërsa theksoi se korrupsioni është një kërcënim thelbësor i sigurisë kombëtare.

    Kim mbylli reagimin e saj se do të ketë pasoja për personat që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë ??. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. ?? e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.

  • SHBA, Joe Biden kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë

    SHBA, Joe Biden kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në 2024. Biden e shalli zyrtarisht kandidaturën e tij të martën, duke nisur kështu betejën për të bindur votuesit se i meriton edhe katër vite në krye të Shtëpisë së Bardhë.

    Në një vide të publikuar ditën e sotme, Biden e cilësoi garën e vitit që vjen si një luftë kundër ekstremizmit republikan duke argumentuar se i duhet më shumë kohë që të përmbushë zotimin e tij për t’i rikthyer vendit dinjitetin.

    Kur kandidova për president katër vite më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe vijojmë të jemi,” shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë në një video-mesazh.

  • Ofroi 50 mijë dollarë dollarë për vrasjen e prindërve dhe gjyshërve të saj, 29-vjeçarja donte të vriste dhe kolegët

    Ofroi 50 mijë dollarë dollarë për vrasjen e prindërve dhe gjyshërve të saj, 29-vjeçarja donte të vriste dhe kolegët

    Tureygua Inaru nga Florida, 29-vjeçe ndodhet në burg që nga dhjetori pas kërcënimeve se do të vriste kolegët e saj. E reja po përballet me tre akuza për nxitje, për vrasje dhe përndjekje kibernetike, pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste anëtarët e familjes së saj, përfshirë këtu prindërit dhe gjyshërit e saj.

    Vajza ka pyetur të burgosurit nëse njihnin dikë që mund të vriste personat e afërt të saj. Vajza ka thënë që nëse do vdisnin ata, do merrte një trashëgimi prej 2 milionë dollarësh dhe se i ka ofruar të burgosurve 50,000 dollarë për këdo që do të kryente krimin.

    “Sapo arriti në burg, ajo miqësohet me shokët e saj të qelisë dhe fillon t’i tregojë se nëse dikush do vriste prindërit dhe gjyshërit e saj, do e paguante deri në 50 mijë dollarë. Tureygua i ka treguar se ata janë shumë të pasur dhe i ka dhënë dhe adresën,” tha polici Marco Lopez.

  • SHBA, treni përplas rimorkion të mbushur me makina luksoze, dëmi arrin vlerën… (VIDEO)

    SHBA, treni përplas rimorkion të mbushur me makina luksoze, dëmi arrin vlerën… (VIDEO)

    Treni i pasagjerëve Brightline goditi një transportues automjetesh plotësisht të ngarkuar me Porsche në Florida të mërkurën në mbrëmje. Përplasja u kap në një video të shpërndarë nga WPLG Local 10, duke treguar shkatërrimin masiv.

    Videoja është filmuar në Florida në veri të zonës së metrosë së Miami.  Përplasja e shkëputi rimorkion nga gjysma e mbrapa, duke e hedhur në një shtyllë që mbështet semaforët. Kamera  tregon dëmtime të disa makinave luksoze në bordin e rimorkios.

    Ne mund të identifikojmë një Porsche Macan ose Cayenne, një BMW SUV që mund të jetë një X5 dhe ato që duket të jenë sedanët Cadillac dhe Mercedes-Benz. Vlerat e tyre të kombinuara ka të ngjarë të kalojnë shumë më tepër se 1 mln dollarë.

  • 34 akuza ndaj Donald Trump, aktorja e filmave për të rritur “fundosi” ish-presidentin amerikan

    34 akuza ndaj Donald Trump, aktorja e filmave për të rritur “fundosi” ish-presidentin amerikan

    Janë 34 akuza që rëndojnë mbi ish presidentin amerikan Donald Trump nga një gjykatë e Nju Jorkut. Në thelb të tyre janë falsifikimet në mënyrë të përsëritur përmes mashtrimit të të dhënave të biznesit në metropolin amerikan për të mbuluar krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku me të drejtë vote gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

    Përfshirë këtu edhe pagesën prej 130 mijë dollarësh të një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels. Kjo e fundit ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, pa u bërë president i SHBA. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels që mos të fliste dhe e regjistroi pagesën si një transaksion financiar biznesi.

    Më pas Cohen tha se e kishte bërë këtë me urdhër të Trump. Këtu nis saga e akuzave nga prokuroria që pretendon se Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare dhe transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’.

    Sipas prokurorëve, kjo do të thotë se Trump ka falsifikuar të dhënat, që është një vepër penale në Nju Jork. Trump u paraqit dje para gjykatësit ku ju lexuan 34 akuzat e prokurorisë, teksa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar. Ish-presidenti Donald Trump hyri në gjykatë rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg. Në sallën e gjyqit ai i mohoi të gjitha akuzat.

    Ekipi ligjor i Trump është shprehur se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.Vetë Trump tha pas seancës në rrjetin e tij social Truth Social se e gjitha kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka urdhëruar pagesën e një shume parash në favor të ish presidentit nga ajo që quajti “Stormy Daniels me fytyrë kali”

  • Balona kineze qe fluturoi nëpër SHBA, zyrtarët amerikanë: Mblodhi informacione të ndjeshme ushtarake

    Balona kineze qe fluturoi nëpër SHBA, zyrtarët amerikanë: Mblodhi informacione të ndjeshme ushtarake

    Balona kineze e spiunazhit që fluturoi nëpër SHBA ishte në gjendje të mblidhte inteligjencë nga disa vende të ndjeshme ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve të administratës së Biden për ta bllokuar atë që ta bënte këtë, sipas dy zyrtarëve aktualë të lartë amerikanë dhe një ish-zyrtari të lartë të administratës.

    Kina ishte në gjendje të kontrollonte balonën në mënyrë që të mund të bënte kalime të shumëfishta mbi disa prej vendeve (nganjëherë formacionet me shifra tetë fluturuese) dhe të transmetonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale, thanë tre zyrtarët. Inteligjenca e mbledhur nga Kina ishte kryesisht nga sinjalet elektronike, të cilat mund të merren nga sistemet e armëve ose të përfshijnë komunikime nga personeli i bazës, në vend të imazheve, thanë zyrtarët.

    Tre zyrtarët thanë se Kina mund të kishte mbledhur shumë më tepër inteligjencë nga faqet e ndjeshme, nëse jo për përpjekjet e administratës për të lëvizur rreth objektivave të mundshëm dhe për të errësuar aftësinë e balonës për të marrë sinjalet e tyre elektronike duke i ndaluar ata të transmetojnë ose lëshojnë sinjale.

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare i referoi NBC News Departamentit të Mbrojtjes për koment. Departamenti i Mbrojtjes i drejtoi NBC News komentet e zyrtarëve të lartë të bëra në shkurt se balona kishte “vlerë shtesë të kufizuar” për mbledhjen e inteligjencës nga qeveria kineze “mbi dhe mbi atë që [Kina] ka të ngjarë të mbledhë përmes gjërave si satelitët në orbitë të ulët të tokës. .”

    Kina ka thënë vazhdimisht se balona ishte një aeroplan civil pa pilot që aksidentalisht doli nga kursi dhe se SHBA-ja reagoi tepër duke e rrëzuar atë. Zyrtarët nuk kanë thënë se cilës kompani, departament apo organizatë i përkiste balona, pavarësisht disa kërkesave për koment nga NBC News.

    Pasi balona u rrëzua në shkurt, zyrtarët e administratës Biden thanë se ishte në gjendje të mblidhte sinjale të inteligjencës.

    Baloni kishte një mekanizëm vetëshkatërrues që mund të aktivizohej nga distanca nga Kina, por zyrtarët thanë se nuk është e qartë nëse kjo nuk ndodhi për shkak se mekanizmi nuk funksionoi ose sepse Kina vendosi të mos e aktivizonte atë.