Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shba

  • U tall me sëmundjen dhe mori pjesë në festën “Covid-19”, vdes i riu. Ja fjalët e fundit

    U tall me sëmundjen dhe mori pjesë në festën “Covid-19”, vdes i riu. Ja fjalët e fundit

    Një 30-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-ve, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”. Një mjeke e spitalit Methodist, ku i riu humbi jetën, tha se pacienti mendonte se pandemia e koronavirusit ishte një mashtrim.

    Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk qenka kështu.“, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit përpara se të ndërronte jetë.

    Mjekja Jane Appleby tha se vendosi ta ndajë këtë histori jo për të trembur njerëzit, por për të përcjellë nje mesazh se virusi mund të prekë këdo.

    Ajo tha se virusi nuk përjashton askënd, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të përdorin maskë dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

    Ai me të vërtetë nuk e besoi,” tha Appleby. “Ai mendoi se sëmundja ishte një mashtrim, se ishte i ri dhe ishte i pathyeshëm dhe nuk do të preket nga sëmundja. 

    Lutja ime për komunitetin tonë dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë është që ta marrin seriozisht këtë sëmundje.“, tha mjekja. 

  • Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

    Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

    Ylli amerikan i muzikës Hip-Hop, Kanye West njofton se do të garojë për president të SHBA-së këtë vit.

    Njoftimin 43-vjeçari West e ka bërë Ditën e Pavarësisë dhe nëse ai nis fushatën, do të garojë kundër demokratit Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, me të cilin ka miqësi.

    Fitorja e tij, gjithashtu do të thotë se ylli i “reality show” Kim Kardashian, do të bëhet Zonja e Parë e SHBA.

    “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” shkruan në Twitter këngëtari i famshëm.

    Menjëherë pas këtij postimi, sipërmarrësi i famshëm amerikan, CEO i SpaceX, Elon Musk shprehu mbështetjen e tij. “Do të kesh mbështetjen time të plotë,” i shkroi Musk.

  • Ja sa dollarë do të shitet ilaçi shpresëdhënës për koronavirusin në SHBA

    Trajtimi me Remdesivir kundër COVID-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

    Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t’u përdorur kundër coronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

    Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

    Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19.

    Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i coronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

    Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

  • Heq maskën dhe kollitet qëllimisht mbi fëmijën, mësuesja pezullohet nga puna (VIDEO)

    Një grua në një supermarket në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kollitur qëllimisht mbi një fëmijë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 12 qershor, në San Jose, ndërsa pamjet janë bërë virale.

    Direkt nisi një kërkim për të dyshuarën dhe nëpër postime të ndryshme në mediat sociale shkruhet se ajo është mësuese në shkollën Oak Grove në San Jose, ndërkohë policia nuk ka konfirmuar asnjë nga këto pretendime.

    Drejtoria e shkollës ka reaguar duke thënë se, kjo grua tani nuk lejohet më të futet brenda ambjenteve të shkollës derisa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.

    “Incidenti i ndodhur në Yogurtland është përçmues. Nuk ka vend në Rrethin e Shkollës Oak Grove për një punonjës i cili me dashje do t’i shkaktonte dëm një fëmije.

    Nëse ne merrim konfirmim nga Departamenti i Policisë San Jose që individi i përfshirë në incidentin e Jogurtland është punonjësi ynë, do të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Punonjësja aktualisht është pa punë dhe nuk ofron asnjë shërbim për studentët tanë”, thuhet në deklaratë.

  • SHBA: Akuza të reja kundër Assange

    Departamenti amerikan i Drejtësisë shtoi sot akuzat kundër Julian Assange, duke paraqitur elemente të reja, sipas të cilave ai kishte rekrutuar piratë informatikë dhe kishte konspiruar për të kryer ndërhyrje në kompjutera, veçanërisht në ato të një vendi të NATO-s.

    “Këto akuza të reja mbështesin ato që janë bërë tashmë dhe nuk i shtohen 18 akuzave penale me të cilat themeluesi i WikiLeaks po përballet tashmë në SHBA”, theksoi ministria në një komunikatë.

    “Sipas këtyre akuzave të reja, Julian Assange kishte konspiruar me anëtarët e grupeve të hakerave LulzSec and Anonymous. Ai kishte marrë gjithashtu një akses të paautorizuar në sistemin informatik qeveritar të një vendi të NATO-s”, sipas ministrisë.

    Drejtësia britanike do të rifillojë më 7 shtator shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit të Assange drejt SHBA-së, shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

  • “Pushime” të veçanta për 8 muaj/ NASA kërkon vullnetarë, ja për çfarë bëhet fjalë

    NASA po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë. Ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën presin të çlirojen përfundimisht nga karantina dhe të kthehen në jetën normale, të jeni të sigurt se ka shumë njerëz që janë të trishtuar nga heqja e masave të izolimit dhe bllokimit, aq shumë sa nuk duan të dalin nga shtëpia.

    Pikërisht për këta njerëz ka nevojë NASA, njerëz që të rezistojnë të qëndrojnë 8 muaj të mbyllur në një laborator anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga Toka, por premton se këta vullnetarë do të shijojnë përvoja të vërteta të astronautëve.

    Qëllimi i testit është të studiojë efektet e bllokimit dhe izolimit afatgjatë në psikologjinë njerëzore, fiziologjinë dhe dinamikën e grupit. Ky “mision analog” synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojnë NASA-n të përgatisë astronautët e ardhshëm për eksplorime të gjata në Hënë dhe Mars.

  • Trump akuzon Kinën: Ka bërë gabim të tmerrshëm, donte ta fshihte virusin

    “Kina ka bërë një gabim të tmerrshëm, duke u munduar që të fshihte koronavirusin, por nuk ia doli”.

    Është kjo deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, duke ndarë tezën e sekretarit të shtetit Mike Pompeo, se COVID-19 mund të ketë dalë nga një laborator kinez në Wuhan.

    “Do të bëjmë një raport të detajuar lidhur me atë që mendojmë se ka ndodhur. Personalisht mendoj se ka bërë një gabim të tmerrshëm. Tentuan që ta fshehin. Nuk lejuan njerëzit që të hyjnë në Kinë, por nuk i penguan që të dilnin prej saj, duke i bërë keq gjithë botës”, tha Trump për Fox News.

    Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur, pasi mund të ishte parandaluar që të përhapej në mbarë botën.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk mori informacione lidhur me pandeminë, deri më 23 janar, duke shtuar se ka humbur tre miq për shkak të COVID-19. Po ashtu ai shpreh besimin se brenda fundit të vitit, vaksina do të jetë gati.