Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shba

  • SHBA/ Njohës i gjuhës shqipe dhe këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon, zbulohet kush e zëvendëson ambasadoren Yuri Kim

    SHBA/ Njohës i gjuhës shqipe dhe këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon, zbulohet kush e zëvendëson ambasadoren Yuri Kim

    Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit. Pas largimit të Kim mund të jetë David Kostelanick. Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.Për momentin ai është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon “US Army Joint Staff”. Ardhja e ambasadorit të ri  konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.

    Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA. Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

    Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton. Diplomati i njohur flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.

  • Nuk donte të binte në dorën e amerikanëve, lideri i ISIS hedh veten në erë bashkë me familjen

    Nuk donte të binte në dorën e amerikanëve, lideri i ISIS hedh veten në erë bashkë me familjen

    Të paktën gjashtë fëmijë u vranë gjatë aksionit për ekzekutimin e liderit të ISIS në Siri Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. Ky i fundit hodhi vete në erë gjatë sulmit të ushtrisë amerikane.

    Burimet në terren raportuan për të paktën 13 viktima gjatë bastisjes, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, sipas grupit të mbrojtjes civile siriane Helmetat e Bardha. Ndërkohë, lajmin për vdekjen e fëmijëve e konfirmoi edhe UNICEF.

    “UNICEF konfirmon se të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe një vajzë u plagos rëndë gjatë natës në qytetin kufitar [Atme] në veriperëndim të Sirisë për shkak të dhunës së rëndë,” tha Bertrand Bainvel, ushtrues detyre Drejtori Rajonal i UNICEF-it.

    Një zyrtar i lartë tha: Ky është një operacion që ka qenë i gjatë në planifikim dhe nga pikëpamja taktike ka shkuar pikërisht ashtu siç pritej. Biden dha dritën jeshile përfundimtare për operacionin të martën, por që ishte planifikuar prej muajsh. Pasi informacioni i parë i inteligjencës dha një drejtim për vendndodhjen e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në fund të vitit të kaluar, presidenti miratoi një operacion kapjeje ose vrasjeje. Forcat amerikanë ishin të vetëdijshëm se familjet civile ishin zhvendosur në katin e parë të ndërtesës, për të vepruar si mburoja njerëzore, dhe një nga togerët e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi me familjen e tij jetonin në katin e dytë. Nga një analizë e ndërtesës, zyrtarët amerikanë ishin të bindur se edhe sikur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi të hidhte në erë katin e tretë, nuk do të shembej e gjithë ndërtesa.

  • Ndeshja më e ftohtë në histori! SHBA-Honduras luhet në -20°, lojtarët trajtohen me hipotermi

    Ndeshja më e ftohtë në histori! SHBA-Honduras luhet në -20°, lojtarët trajtohen me hipotermi

    SHBA-Honduras (3-0) do të mbahet mend si “ndeshja më e ftohtë” në historinë e CONCACAF. Termometri në Allianz Field, Minesota ishte -16º kur filloi loja dhe në përfundim të ndeshjes temperaturar shkuan në  -29 gradë celsius.

    Hernán Darío Gómez, trajneri i Hondurasit vuri në pikëpyetje vendimin e kundërshtarit për ta zhvendosur ndeshjen në Minesota: “Është një ndeshje që nuk do të më diktojë shumë gjëra. Nuk është normale, është e paimagjinueshme që një lojtar i fuqishëm në të gjitha kuptimet të sjell këtu për të luajtur një ndeshje dhe për të marrë një rezultat pozitiv”.

    Në fakt, lojtarët e Hondurasit Luis ‘Buba’ López dhe Romell Quioto u zëvendësuan në pjesën e parë me simptoma hipotermie. Fanellat, dorezat… dhe batanijet që ndodheshin në stol ishin pak të dobishme.

    Për fat, López dhe Quioto morën ndihmë mjekësore në dhomën e zhveshjes dhe u stabilizuan shpejt. “Bolillo” Gómez, siç pritej, shpërtheu pas ndeshjes: “I kam djemtë në dhomat e zhveshjes me serum. Futbolli nuk është për të vuajtur. Të luash kështu është e kotë”.Imazhi i SHBA-së nuk ishte aspak adekuat. I duheshin pikët për t’iu afruar kualifikueseve të Kupës së Botës… por jo gjithçka shkoi mirë.

    “CONCACAF duhet të ndalojë ndeshjet të zhvillohen në kushte ekstreme në Minesota. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve. Dhe unë mendoj se Federata e SHBA nuk ka nevojë për këtë gjëra për të mposhtur rivalët e saj në fushë. Është turp. ”, shkruan gazetari David Faitelson (ESPN) në llogarinë e tij në Twitter.

  • Një shqiptar në krye të projektit që do të transformojë politikat vendimtare të SHBA-së

    Një shqiptar në krye të projektit që do të transformojë politikat vendimtare të SHBA-së

    Ish-bosi i kompanisë Google, Eric Schmidt ka zgjedhur shqiptaro-amerikanin, Ylli Bajraktarin në krye të Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Eric Schmidt ka qenë CEO-ja i famshëm që e bëri kompaninë Google të jetë gjiganti i madh i teknologjisë moderne. Nën drejtimin e tij, Google shndërroi përgjithmonë mënyrën se si kërkojmë informacionin në internet.

    Sot, pas një karriere të gjatë në teknologji dhe biznes, Dr. Schmidt e ka hedhur shikimin diku tjetër.

    Ai është frymëzuar nga miliarderi Nelson Rockefeller që në kulmin e frikës nga një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik themeloi në 1956 Projektin e Studimeve Speciale Rockefeller (SSP).

    Me ndihmën e studiuesit të njohur të kohës në Harvard University, Henry Kissinger, ai afroi në projekt strategjikët më të mirë dhe njohësit më të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave ushtarake, dhe të teknologjisë bërthamore.

    Puna e këtij projekti ishte vendimtar në përcaktimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.

    Në kohën tonë, kur e ardhmja e botës do të përcaktohet nga fitorja në konkurrencën për inteligjencën artificiale dhe teknologjive të tjera të reja moderne, Dr. Schmidt ka vendosur të bëjë diçka të ngjashme.

    Ai ka krijuar Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

    Për të drejtuar këtë nismë vizionare, ish-bosi i Google-t ka zgjedhur ekspertin shqiptaro-amerikan Ylli Bajraktari që ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster.

    Historia e tij dhe e vëllait të tij, Ylber Bajraktari, si emigrantë lufte që u ngjitën në shkallët e larta të administratës amerikane është bërë e njohur në shumë gazeta.

    “Jam i nderuar nga kjo mundësi e pabesueshme për të drejtuar Projektin”, tha shefi ekzekutiv (CEO) Bajraktari.

    “Besoj se ky grup jopartiak do të hapë një rrugë kritike përpara për vendin tonë për të mbrojtur pozitën udhëheqëse globale në teknologjitë kyçe që do të formojnë të ardhmen tonë”, theksoi ai.

    Që tani, Dr. Eric Schmidt ka mbledhur një Bord Drejtues me figura të njohura me prejardhje nga të dy partitë politike kryesore amerikane: Robert Work, ish-zv.sekretar i Mbrojtjes dhe bashkëkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale; Nadia Schadlow, ish-Zv.këshilltare e Sigurisë Kombëtare për Strategjinë; Michèle Flournoy, ish-nënsekretare e Mbrojtjes për Politikat; dhe William McClellan “Mac” Thornberry, ish-kongresist dhe Kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

    Edhe vetë 97-vjeçari Henry Kissinger, një nga mendimtarët më të shquar të zhvillimeve ndërkombëtare e botërore, ka përshëndetur krijimin e këtij projekti.

    Ai sot ka mbase më shumë kritikë sesa admirues, për shkak të debateve për kohën kur hyri në politikë si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe pastaj Sekretar Shteti për presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford si dhe për dekadat e fundit ku ka shërbyer si këshilltar, lobist, dhe avokat për regjime, figura, shpesh të diskutueshme.

    Mirëpo, pikëpamjet dhe librat e tij në fushën ndërkombëtare nuk e kanë humbur kuriozitetin dhe popullaritetin.

    “Sot jemi në një moment historik të ngjashëm”, thotë Kissinger duke kujtuar kohën kur në kulmin e Luftës së Ftohtë krijoi partneritet me republikanin, Nelson Rockefeller.

    “Kemi nevojë për analizë të thellë dhe veprim urgjent përndryshe fatin tonë do të na i përcaktojnë të tjerët fatin. Jam shumë i kënaqur që Eric vendosi të udhëheqë këtë nismë për të ndihmuar vendin tonë për të kuptuar se ku po na çojnë prirjet teknologjike dhe për të përcaktuar veprimet që udhëheqësit tanë duhet të ndërmarrin për të mbrojtur një të ardhme paqësore dhe demokratike”.

    Eric Schmidt foli për fillimet e tij në shkencat kompjuterike duke sjellë në kujtesë se qeveria federale kishte financuar studimet kompjuterike, përfshi edhe punën e tij si student i gradave pasuniversitare në vitet 1970 dhe 1980.

    Ai e sheh këtë angazhim të ri si një kthim borxhi që i ka qeverisë amerikane dhe Shteteve të Bashkuara. Pesë vjet më parë u ftua të shërbejë në Bordin e Inovacioneve të Mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes, kurse tre vjet më parë Kongresi e vuri në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale.

    “Të dy këto poste më bindën se SHBA ka nevojë për të menduar, organizuar dhe konkurruar në rrugë të reja domethënëse. Asnjë komb serioz nuk mund të injorojë impaktet e teknologjive të reja në të gjitha aspektet e jetës sonë kombëtare”, thotë ai.

    “Qeveria jonë nuk mund të jetë një aktor pasiv, por ka nevojë për ndihmë. Për këtë arsye”, tha ish-bosi i kompanisë Google, “e themelova SCSP-në që të studjojë këto çështje kritike së bashku me miqtë dhe kolegët e mi – Bob, Michèle, Nadia, Mac ‐‐ të cilët i respektoj jashtëzakonisht. Dhe nuk mund të mendoj asnjë tjetër më të saktë për të udhëhequr këtë nismë në emrin tonë sesa Ylli Bajraktarin, dhe ai është duke ndërtuar një ekip të klasit botëror për t’u përballur me këto sfida”.

    Asnjë shqiptar i Amerikës nuk ka qenë ndonjëherë në një pozitë kaq kyç dhe të rëndësishme në histori.

    Ne krenohemi me figura si Ferid Muradi, Wilson Kokalari etj, por në sferën e shërbimit publik, sidomos në një fushë që mund të përcaktojë të ardhmen e kombit amerikan, nuk ka pasur ndonjë figurë kaq të madhe shqiptare.

    Pa dyshim jo në një moshë kaq të re dhe jo kaq të lidhur me rrënjët shqiptare e produkt i historisë sonë kombëtare të kohëve të fundit.

    Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të politikës së jashtme amerikane për fatin e kombit tonë, kjo pozitë e fuqishme e Ylli Bajraktarit merr edhe më shumë rëndësi.

    Ky sukses kaq i shpejtë në sferat më të larta të vendimeve madhore amerikane të bën vërtet të mendosh se ky i ri shqiptaro-amerikan do të lërë gjurmë të rëndësishme në histori

  • Një burrë ironizon me përmbytjet/ Shihet duke lundruar në një shtrat në rrugët e New Yorkut

    Një burrë ironizon me përmbytjet/ Shihet duke lundruar në një shtrat në rrugët e New Yorkut

    Uragani Ida ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa prej shteteve të SHBA-së.

    Shteti i New Yorkut duket se është më i prekuri nga vërshimet e mëdha teksa janë raportuar edhe të paktën 13 të vdekur.

    Por, pos tragjedive ka pasur edhe momente gazmore që njerëzit i kanë publikuar në rrjetet sociale.

    Një person kishte zgjedhur të relaksohej në një dyshek prej ajri teksa lundronte në rrugët e New Yorkut.

    “Ky shi bëri që mfs të veprojnë në Nju Jork”, kishte shkruar një prej personave që kishte llogari në Twitter.

    Ndryshe, raportohet se 26 persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmë gjatë përmbytjeve në Shtetet e Bashkuara.

  • SHBA: Uragani Ida vret një person, lë pa energji elektrike të gjithë New Orleans

    SHBA: Uragani Ida vret një person, lë pa energji elektrike të gjithë New Orleans

    Uragani Ida ka arritur në tokë si një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, duke goditur bregdetin me erëra të forta, reshje të rrëmbyeshme dhe valë që goditën pjesën më të madhe të bregdetit të Luizianës.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë New Orleans, qyteti më i populluar i Luizianës, kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të “dëmtimit katastrofik të transmetimit”, njoftoi ndërmarrja lokale të dielën.

    Të paktën një person vdiq pasi u plagos nga një pemë e rënë në periferi të New Orleans, Prairieville, sipas zyrës së sherifit.

    Ida, një stuhi e Kategorisë 4, goditi në të njëjtën datë si Uragani Katrina, një stuhi e Kategorisë 3, që shkatërroi shtetet jugore të Luizianës dhe Misisipit 16 vjet më parë.

    Erërat e stuhisë 230 kilometra në orë e lidhën atë me uraganin e pestë më të fortë që ka goditur ndonjëherë kontinentin amerikan.

    Banorët e zonave më të prekshme bregdetare u urdhëruan të evakuoheshin ditë më parë.

    Prezenca e stuhisë gjithashtu detyroi pezullimin e shërbimeve mjekësore urgjente në New Orleans dhe gjetkë në një shtet tashmë të tronditur nga vala e katërt e infeksioneve me COVID-19 që ka tensionuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Luizianës.

    Për rreth 2,450 pacientë COVID-19 të cilët janë në spital në të gjithë vendin, shumë në njësitë e kujdesit intensiv, evakuimi nuk ishte një opsion.

    Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se Ida mund të ishte stuhia më e fuqishme që goditi shtetin që nga viti 1850.

    “Nuk ka dyshim se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht të vështira”, tha ai në një konferencë të dielën, duke shtuar se disa njerëzve mund t’u duhet të strehohen diku deri në 72 orë.

  • Zjarre masive në disa zona të SHBA-së/ Raportohet për mbi 1.8 milion hektarë tokë të djegur deri më tani

    Zjarre masive në disa zona të SHBA-së/ Raportohet për mbi 1.8 milion hektarë tokë të djegur deri më tani

    Si shumë vende të tjera të botës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar disa vatra të mëdha zjarri të cilat të ndihmuar nga temperaturat e larta, thatësira dhe era kanë dalë jashtë kontrollit.

    SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1.8 milionë hektarë tokë.

    Qendra regjistroi zjarre në Idaho, Montana, Oregon, Washington, California, Alaska, Wyoming, Colorado, Utah, Nevada, Arizona dhe Minnesota. Shumica e zjarreve, respektivisht 56 prej tyre, po ndodhin në Idaho, Montana dhe Oregon.

    Qendra theksoi se “me tymin që mbulon Washingtonin lindor në Montana-n perëndimore, temperaturat arritën si në vitet e 90’ta në 109°F (43 gradë celsius)”.

    Më tej, thuhet se dje u raportuan 7 zjarre të reja duke e çuar totalin në mbarë SHBA-në në 91 zjarre të mëdha që kanë djegur 1.800.386 hektarë tokë. 

  • Pamje rrëqethëse nga SHBA/ Kamera regjistroi një figurë të pashpjegueshme para shtëpisë

    Pamje rrëqethëse nga SHBA/ Kamera regjistroi një figurë të pashpjegueshme para shtëpisë

    Kamera e mbikëqyrjes së shtëpisë në Vermont regjistroi një pamje të tmerrshme.

    Konkretisht, në fillim të shkrepjes në anën e djathtë të veturës, ju mund të shihni siluetën e një burri ose fëmije që vrapon drejt kamerës.

    Pronarët e shtëpisë nuk mund të kuptonin se çfarë kishte në video, dhe silueta e frikësoi aq shumë macen saqë iu desh të fshihej nën veturë.

    Videoja është publikuar nga ViralHog. 

  • Një burrë në SHBA harroi që ishte i martuar dhe ra përsëri në dashuri me gruan e tij

    Një burrë në SHBA harroi që ishte i martuar dhe ra përsëri në dashuri me gruan e tij

    Një të shtunë në mbrëmje dhjetorin e kaluar, ndërsa Peter dhe Lisa Marshall u përqafuan në divan duke parë shfaqjen e tyre të preferuar televizive, Peter shikoi Lisan dhe e pyeti nëse do të martohej me të.

    Por ajo që Peter, 56, nuk e mbante mend ishte se ata veçse ishin të martuar, shkruajnë mediat e huaja.

    I diagnostikuar me Alzheimer tre vjet më parë, Peter kishte filluar të humbte kujtimet e tij – madje edhe ato të romancës së tij përrallore.

    Ai e kishte harruar herën e parë që u takuan, si u mbajtën për dore dhe si ndanë një puthje. Ai gjithashtu kishte harruar dasmën e tyre.

    “Është zemërthyese”, thotë Lisa, 54, për CNN. “Ne kemi krijuar kujtime të reja, por më dhemb sepse gjithmonë dua të them ‘Të kujtohet një herë?’ Unë dua të kujtoj me të, por Peter nuk mund të kujtojë asgjë tani, aq më pak atë që ndodhi 20 vjet më parë”.

    Çifti, të cilët janë martuar për 12 vjet, u takuan si fqinjë në Harrisburg, Pensilvania.

    Të dy ishin të martuar me partnerë të tjerë në atë kohë dhe ishin të zënë me rritjen e fëmijëve të tyre, por ata lidhën një miqësi dhe qëndruan afër derisa familja e Peter u transferua në Connecticut.

    Pas gati një viti pa kontakte, të dy u rilidhën kur zbuluan se secili po kalonte divorcet. Pas vetëm një takimi në Harrisburg, të dy u bënë shpejt të pandashëm dhe qëndruan në një lidhje tetë-vjeçare, në distancë të largët, derisa të gjithë fëmijët e tyre hynë në kolegj.

    Lisa e përshkroi marrëdhënien si një romancë në një shakullinë. Kur u pyet se çfarë dashuron më shumë për burrin e saj, ajo bëri një pauzë, duke mbajtur lotët.

    “Mënyra se si ai më do mua”, tha ajo. “Ai është kaq i sjellshëm, kaq i butë, kaq flirtues dhe argëtues dhe romantik. Ai ka qenë gjithmonë kaq i apasionuar pas marrëdhënies sonë. Rreth meje”.

    Në vitin 2009, Lisa u transferua në Connecticut dhe çifti u martua.

    Dhe duke folur për problemin e tij, Lisa tha se ishte e lehtë të shihje që diçka në lidhje me burrin e saj po ndryshonte, por të pajtohesh me realitetin e tyre të ri ishte e vështirë.

    E gjitha filloi kur ai harronte çelësat e tij. Pastaj portofolin e tij. Pastaj ai filloi të harronte fjalët dhe çfarë kuptimi kishin ato. Disa herë, madje ai kishte vështirësi të krijonte një fjali. 

  • SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri/ Bombardoi objektet e milicëve të mbështetura nga Irani

    SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri/ Bombardoi objektet e milicëve të mbështetura nga Irani

    Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri. Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.

    Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.

    Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata’ib Hezballah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet.

    “Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan”.

    “Marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.

    Ai nuk bëri të ditur nëse dikush u vra ose u plagos në sulme. Por, sipas agjencisë së lajmeve AFP, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – një grup monitorues me seli në Mbretërinë e Bashkuar – tha se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.

    Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Për viktima nuk u raportua.

    Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin Mustafa al-Kadhimi.

    Grupi është një organizatë ombrellë e milicive kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, por që është lejuar nga shteti irakian dhe që është formuar në vitin 2014, fillimisht për të luftuar grupin ekstremist Shteti Islamik.

    Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.

    SHBA kreu sulme kundër objekteve të përdorura nga grupet e njëjta edhe në muajin shkurt. Ato ishin përgjigje ndaj disa sulmeve me raketa, që vranë një kontraktor civil dhe plagosën një shërbyes amerikan dhe trupa të tjera të koalicionit.

    Shtetet e Bashkuara fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani për sulme të vazhdueshme me raketa në Ambasadën amerikane në Bagdad dhe në bazat irakiane, që strehojnë rreth 2,500 trupa amerikane – pjesë e një misioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

    Në prill, një dron i ngarkuar me eksploziv goditi selinë e koalicionit në Irak – në seksionin ushtarak të aeroportit të Arbilit.

    Gjenerali Kenneth Mckenzie, komandant i lartë i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i ka identifikuar dronët e vegjël si “shqetësim i madh” në rajon, pasi ata mund të shmangin më lehtë mbrojtjen ajrore.

    Nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan shumë në janar të vitit 2020, pasi një sulm me dron i SHBA-së në Bagdad vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, dhe disa të tjerë.

    Vrasjet çuan në thirrjet e milicive irakiane dhe partive politike aleate për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.