Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shba

  • Aksident mes 18 veturave në SHBA, humbin jetën 9 fëmijë/ Ja kush ishte shkaku

    Aksident mes 18 veturave në SHBA, humbin jetën 9 fëmijë/ Ja kush ishte shkaku

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën, në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas.

    Në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.

    Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident, variojnë nga moshat 9 muajsh, e deri në 17 vjeç.

    Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin, shkruajnë mediat e huaja.

    Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.

    Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë më tej mediat e huaja. 

  • Pas disa gotave me alkool, filloi rrahja brutale në një pishinë në Ohio/ Një femër u nokautua së bashku me partnerin (VIDEO)

    Pas disa gotave me alkool, filloi rrahja brutale në një pishinë në Ohio/ Një femër u nokautua së bashku me partnerin (VIDEO)

    Pas disa gotave me alkool ka shpërthyer dhuna e paparë në një pishinë në Ohio, dhe gjithçka filloi pasi nuk u respektua radha për t’u lëshuar nga topogani ujor – e si rezultat i kësaj dy persona janë arrestuar dhe një grua që ishte nën ndikim të alkoolit ka përfunduar e larë në gjak dhe pavetëdije.

    Pamjet e postuar në YouTube, shfaq disa vizitorë në pishinën Kalahari në Sandusky duke u grushtuar – e sipas dëshmitarëve gjithçka filloi për shkak të mos respektimit të pritjes në radhë.

    Ishin shpëtimtarët e pishinës që ndërhynë për ta qetësuar situatën, por edhe kjo nuk i ndali vizitorët që të vazhdojnë grushtimin.

    Madje një grua e identifikuar si Brittany Cabay shihet duke sulmuar një burrë që rrahej me një mashkull tjetër, por kjo i kushtoi shtrenjtë pasi ai e kapi dhe e përplasi me tërë forcën për tokë.

    23-vjeçarja nga Michigani për pak sekonda humbi vetëdijen nga përplasja, kurse e tërë fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. Mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj Zackary Colzin, kishte marrë më pas një karrige me të cilën iu vërsul burrit që ia nokautoi partneren.

    Por edhe ai kishte fatin e njëjtë me të dashurës, pasi gjatë sulmit rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke humbur edhe ai vetëdijen për pak sekonda.

    Megjithatë që situata të vihet nën kontroll, policia u detyrua të përdor elektroshok dhe t’i arrestoj pjesëmarrësit në këtë rrahje që shokoi dhjetëra pushues në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. 

  • Flet për herë të parë Rama pasi Berisha u shpall ”non grata” në SHBA: Nuk ka më telenovela, jam 100% i fokusuar…

    Flet për herë të parë Rama pasi Berisha u shpall ”non grata” në SHBA: Nuk ka më telenovela, jam 100% i fokusuar…

    Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për herë të parë publikisht për shpalljen non grata në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa është treguar i kujdesshëm që të mos përgjigjet në mënyrë direkte.

    Rama tha se ai është i fokusuar te puna e qeverisë, dhe se koha e telenovela në komunikimin politik ka mbaruar.

    “Jam 100% i fokusuar te punët, se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, sepse ska kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, dhe do të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në një telenovelë. Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ne do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete, të tjerat janë…”, u shpreh Rama.

    I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë mandatine  deputetit në qarkun e Durrësit apo të Vlorës, Rama nuk bëri asnjë koment, ndërkohë që paralajmëroi lirimin e masave kufizuese nga dita e nesërme.

    ”Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me planin e veprimit, por është shumë shumë e rëndësishme, që të mos harrojmë se nuk kemi fiuar 100% rrugën e daljes nga tuneli. Duhet të vijojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësimin e mëtejshëm të masave, do të përmbushet objektivi ynë për të pasur një sezon të mirë turistik”, u shpreh kryeministri.

    Rama shoqërohej në inspektimin në sheshin Skënderbej nga ministrja Ogerta Manastirliu, ndërkohë që nga sot ka nisur vaksinimi dhe për punonjësit e transportit publik.

  • “Kam informacione që janë hapur shumë shishe shampanje”/ Artur Zheji: ‘Vrasje’ e babait të PD, Rama e përgatiti gjatë fushatës kur sulmonte…

    “Kam informacione që janë hapur shumë shishe shampanje”/ Artur Zheji: ‘Vrasje’ e babait të PD, Rama e përgatiti gjatë fushatës kur sulmonte…

    Analisti Artur Zheji, thotë se “kam informacione që janë hapur shumë shishe shampanje pas deklarimit që është bërë për Sali Berishën”, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që e përcaktoi publikisht person non grata familjarisht.

    Duke folur në News 24, Zheji thekson se ata që kanë festuar, “janë edhe njerëz që kanë vuajtur realisht nga Berisha se është një nga agresorët më të mëndhenj verbalë, por janë fatkeqësisht po aq mëkatarë sa doktori”.

    Për Zhejin, do jetë e vështirë të lexohet ky vendim ndaj ish-kryeministrit Berisha nëse ai do jetë “i fundit” që do përcaktohet nga DASH non grata.

    “Asnjë s’po mërzitet nëse Amerika duke përdorur si zëdhënës sekretarin amerikan po godet mëkatin e korrupsionit nëse ky është vetëm fillimi e nëse doktori është përcaktuar si njeriu që ka shumë influencë në sistemin gjyqësor e mban peng shumë institucione, e bllokon shumë liri reformatore në sistemin e drejtësië, ndoshta ky është vetëm një hap që po hedh DASH për këtë vend, por është vend i vogël që sdi të vetëqeveriset.

    Le ta pranojmë edhe ata që u gëzuan që mencurisht heshti deri tani e bëri një lojë me qyqet, sic i ka vetë zakon, njerëzit presin, pra ata që kanë qenë kundërshtar klasik të Berishës, u gëzuan, hapën shampanjë. Por pjesa tjetër është, shumë e vështirë do jetë si do lexohet në Shqipëri kjo që ndodhi ndaj doktorit nëse s’do jetë pjesë e një simfonie më të plotë.

    Ose do na thonë arsyet, ndoshta ka bërë pakrt me djallin diku, le të na e thonë”, tha Zheji.

    Pyetje: A është i qëllimtë ky sulm ndaj Berishës?

    Zheji: Ai s’është një emër, është PD, është institucion e vijon të jetë babai shpirtëror, është temë tjetër, “vrasja” e babait të PD, të opozitës tani me gjithe dritëhijet, që mund të ketë mëkate pafund por është vrasësi i “babait opozitar”.

    Rama e përgatiti këtë që gjatë fushatës, sulmonte doktorin dhe Metën.

    Unë them administrimi i një situate të vështirë si kjo i jep detyrë opozitës të shfaqet në Uashingon e të lexohet saktë, cfarë është Rama sot e mira apo e keqja e dha
    të kuptojmë cili është skenari amerikan sot?

  • Vlerësohet me 6-të çmime në SHBA filmi shqiptar

    Vlerësohet me 6-të çmime në SHBA filmi shqiptar

    “Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit është vlerësuar me 6-të çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Lajmi u bë i ditur nga Gentian Zenelaj, i cili njëherit është edhe protagonist në film. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

    Ka fituar çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Aktori shprehet i lumtur në rrjete sociale, ku ka shkruar: “Sensacionale. Gjashtë Çmime për LOVE, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, SHBA.”

    Filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë në Tiranë. I lodhur nga bashkëjetesa, personazhi Geri kërkon të takojë miqtë dhe mbase të gjejë dhe dashurinë. Filmi sjell me nota komike realitetin shqiptar të viteve të fundit.

  • SHBA kërcënon me pasoja nëse vdes Navalny

    SHBA kërcënon me pasoja nëse vdes Navalny

    Kritiku i burgosur i Kremlinit, Navalny është në grevë urie, mjekët paralajmërojnë arrest kardiak. Gjithnjë e më shumë shtete po i bëjnë thirrje qeverisë ruse të veprojë, duke kërcënuar me pasoja nëse Navalny vdes.

    SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me zotin Navalny është në përgjegjësinë e saj, i tha CNN Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan. Masa konkrete ai nuk përmendi.

    Edhe Ministria e Jashtme gjermane kërkoi një trajtim të menjëhershëm mjekësor për Navalnyn.

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka kërkuar nga Rusia “trajtim të përshtatshëm mjekësor” për Navalnyn. “Ne jemi shumë të shqetësuar që shëndeti i Aleksej Navalnyt vazhdon të përkeqësohet,” i tha politikani socialdemokrat gazetës “Bild”.

    Navalnyt duhet t’i “jepet menjëherë” e drejta për kujdes mjekësor. Kjo kërkesë tashmë i është përcjellë që të premten Ambasadorit rus raportoi “Bild”, duke cituar Ministrinë e Jashtme. Maas njoftoi se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE, i cili do të takohet në Bruksel të hënën, do të merret me situatën e Navalnyt.

    Mjekët të shqetësuar

    Sipas mjekëve të rrethit të tij, Navalnyn e kërcënon arrest kardiak për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Mjekët kërkojnë nga autoritetet e burgut që të kenë akses tek i arrestuari.

    Të shtunën, mjekja personale e Navalnyt, Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë të saj, duke përfshirë një specialist të zemrës, kërkuan qasje tek i arrestuari. Për shkak të niveleve kritike të kaliumit, 44-vjeçarin e kërcënon “çdo minutë” kufizimi i funksionimit të veshkave dhe probleme serioze të ritmit të zemrës, thanë ata.

    Burimi: DW

  • Ushtria amerikane ka zhvilluar teknologji për të “parë” përtej mureve

    Ushtria amerikane ka zhvilluar teknologji për të “parë” përtej mureve

    Ushtarët shpesh bien në situata të pashpresa, është veçanërisht e papërshtatshme kur ata nuk mund të shohin atë që është prapa një muri, strehe ose automjeti, sepse ata duhet të rrezikojnë jetën e tyre vetëm për të shikuar dhe për të gjetur se ku është armiku. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ndryshojnë atë, me ndihmën e teknologjisë së re që ata kanë zhvilluar.

    Është një teknologji e quajtur Sistemi i Integruar i Zmadhimit Vizual (IVAS), të cilat janë, në fakt, syze që përmbajnë një kombinim të kamerave dhe sensorëve, falë të cilave ata projektojnë një imazh të asaj që duhet të jetë pas një muri ose strehe.

    Ushtarët në një automjet të blinduar, për shembull, duke përdorur këtë sistem nuk do të duhet të dalin jashtë për të parë se çfarë po ndodh, por do të jenë në gjendje të shohin një “transmetim” nga një bandë kameresh të montuara në automjet në ekranet e syzeve të tyre të mençura.

    Kur bëhet fjalë për armët (p.sh. pushkët), mund të vendosen kamera termike që lejojnë ushtarët të shohin në errësirë ​​dhe syzet gjithashtu mund të shfaqin “harta” digjitale, e cila është veçanërisht e dobishme kur ushtarët janë në një territor të panjohur.

    Pentagoni beson se kjo teknologji do të zvogëlojë numrin e viktimave të panevojshme në minimum, pikërisht sepse do të rrisë efikasitetin në fushën e betejës dhe plani është që të investohen 1.1 miliard dollarë në IVAS, e cila do të pajisë kryesisht këmbësorinë në vijën e frontit.

    https://twitter.com/SL_CFT/status/1369275759165063170?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369275759165063170%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fushtria-amerikane-ka-zhvilluar-teknologji-per-te-shikuar-pertej-mureve%2F

    Burimi: Telegrafi

  • “Mund të humbasim plotësisht terrenin e fituar me vështirësi”/ Paralajmërimi në SHBA: Kërcënim real të varianteve të reja të Covid për…

    “Mund të humbasim plotësisht terrenin e fituar me vështirësi”/ Paralajmërimi në SHBA: Kërcënim real të varianteve të reja të Covid për…

    Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit kërcënon të shkaktojë “rritjen e katërt potenciale të rasteve” në SHBA, tha shefja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në këtë vend, Rochelle Walensky.

    Ajo kujtoi se rreth 70,000 raste të reja në ditë janë regjistruar javën e kaluar dhe tha se ky është një “numër shumë i lartë”.

    Në të njëjtën periudhë ka pasur afro 2,000 vdekje në ditë, tha Walensky.

    “Ju lutem, më dëgjoni qartë: me këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve, ne mund të humbasim plotësisht terrenin e fituar me vështirësi. Këto variante janë një kërcënim shumë real për njerëzit tanë dhe progresin tonë”, tha Walensky.

    Janë shumë variante të koronavirusit që qarkullojnë, por ekspertët e shëndetit janë të shqetësuar veçanërisht për disa.

    Këto përfshijnë variantet e zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, në Afrikën e Jugut dhe në Brazil, që duket se janë më ngjitëse.

    “E kemi aftësinë për të ndaluar një rritje të katërt potenciale të rasteve në vend. Ju lutemi, qëndroni të fortë”, tha Walensky.

    Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 28 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 500,000 kanë humbur jetën.

    Deri të hënën, SHBA-ja ka administruar më shumë se 76 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit, tregojnë të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

  • Po del nga vala e tretë e virusit/ Ja shifra e zymtë e vdekjeve nga Covid deri tani në SHBA

    Po del nga vala e tretë e virusit/ Ja shifra e zymtë e vdekjeve nga Covid deri tani në SHBA

    Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

    Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.

    Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

    Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

    Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit – disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

    Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

    Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje.

    Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut.

    Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit – ose pothuajse një në tre të rritur.

    Koronavirusi ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.

    SHBA-ja është vendi i goditur më keq, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

  • Dy gra maskohen si gjyshe për t’u vaksinuar kundër COVID-19

    Dy gra maskohen si gjyshe për t’u vaksinuar kundër COVID-19

    Skema e maskimit si “gjyshe” si duket nuk shkoi edhe shumë larg.

    Dy gra në Florida u veshën si “gjyshe” në një përpjekje për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deklaruan zyrtarët e shëndetit të enjten.

    Veshja e tyre e çuditshme përfshinte, “mbulesat, dorezat, syzet – të gjitha”, tha Raul Pino drejtori i Departamentit të Shëndetësisë së Floridas në Orange County.

    Punëtorët në qendrën e vaksinimit “Orange County Convention Center” vunë re se gratë “dukeshin qesharake” dhe i ndaluan ato para se të mund të vaksinoheshin, deklaroi Pino.

    Përveç kësaj, gjithashtu u raportua edhe një problem me ID-të dhe patentat e shoferit që ato siguruan.

    Bëhet e ditur se dyshja kishte shkuar për dozën e dytë të vaksinës, dhe me këtë rast Pino thotë se nuk e dinte se si ia dolën herën e parë dhe mbetet e paqartë nëse të dyja përdorën të njëjtën skemë.

    “Unë nuk e di se si shpëtuan për herë të parë”, deklaroi ai.

    Incidenti iu dorëzua autoriteteve lokale, të cilët lëshuan paralajmërime për shkelje në drejtim të tyre.

    Autoritetet deklaruan se njëra nga gratë ishte 44-vjeçare dhe tjetra ishte 34-vjeçe.

    Në Florida, vetëm personat e moshës 65 vjeç e lart, punonjësit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të kujdesit dhe stafi kanë të drejtë të vaksinohen për momentin.