Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pogradeci

  • Pogradeci bën “BINGO” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Dinamos (EMRI)

    Pogradeci bën “BINGO” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Dinamos (EMRI)

    Pogradeci nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato dimërore. Klubi i Kategorisë së Parë ka bërë goditjen e radhës, me Ali Samaken që do të jetë lojtari më i ri i ekipit.

    25 vjeçari nga Mali është i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Dinamos dhe Lushnjës. Ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka nisur te Torino në Itali.

    Ndërkaq, mbrojtësi së fundmi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me skuadrën moldave, Zimbru Chisinau dhe për t’u rikthyer në Shqipëri. Aventura e re për Samaken do të jetë pikërisht tek pogradecarët. Ky transferim vjen pasi Rei Zaimi, lojtari i transferuar nga Elbasani ne merkato u largua pas 3 ndeshjesh me liqenorët për arsye personale. “Po është e vërtetë që e kam mbyllur me Pogradecin, vendim i cili për arsye të mia personale”.

    Aktualisht, Pogradeci renditet në vendin e 7-të në kuotën e 27 pikëve dhe objektivi kryesor është që skuadra të arrijë në gjashtë vendet e para për të shkuar në Play-Off e për të luajtur shpresat për një biletë për në Kategorinë Superiore. Suksesi i fundit ndaj Valbonës në transfertë ka rritur moralin e klubit liqenor.

    LEXO ME SHUME:Situatë e çuditshme te Pogradeci, futbollisti erdhi në merkaton e janarit, largohet pas 3 ndeshjesh

  • Situatë e çuditshme te Pogradeci, futbollisti erdhi në merkaton e janarit, largohet pas 3 ndeshjesh

    Situatë e çuditshme te Pogradeci, futbollisti erdhi në merkaton e janarit, largohet pas 3 ndeshjesh

    Pogradeci po kalon një periudhë të pazakontë në merkaton e janarit. Ajo që po ndodh është disi e çuditshme. Ildian Shyti iku pa ardhur mirë, pasi mesfushori as që arriti të luajë për liqenorët. Rei Zaimi ishte afrimi i parë i Pogradecit në këtë merkato, i cili erdhi nga radhët e Elbasanit.

    Qendërmbrojtësi ka luajtur tre ndeshje me liqenorët, e fundit në Tropojë, ku u zëvendësua në minutën e 69-të. Pas 249 minutash lojë me Pogradecin, ka përfunduar edhe aventura e 26-vjeçarit me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ardian Mema. Zaimi nuk do të jetë më te Pogradeci, pasi palët janë “divorcuar” shumë shpejt. I pyetur për arsyet e largimit, mbrojtësi Rei Zaimi u shpreh: “Po është e vërtetë që e kam mbyllur me Pogradecin, vendim i cili për arsye të mia personale”.

    Mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i ri i Rei Zaimit i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrave si Apolonia,Turbina dhe për dy sezone qëndroi te Elbasani, ku u shpall kampion i Kategorisë së Parë ku zhvilloi 25 ndeshje.

    Aktualisht, Pogradeci renditet në vendin e 7-të në kuotën e 27 pikëve dhe objektivi kryesor është që skuadra të arrijë në gjashtë vendet e para për të shkuar në Play-Off e për të luajtur shpresat për një biletë për në Kategorinë Superiore. Suksesi i fundit ndaj Valbonës në transfertë ka rritur moralin e klubit liqenor.

    LEXO ME SHUME:Partizani gjen zëvendësuesin e Rrapajt, lojtari i përfaqësueses së Malit të Zi drejt firmës me kryeqytetasit

  • Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore

    Ruzgis shënjestron Pogradecin: Do t’i shënoj sërish, Vora e mbyll vitin 2024 me fitore

    Ruzgis është lojtari i momentit te skuadra e Vorës. Ekipi vorak vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës, që do ta luajë në Pogradec. Vorakët do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe kjo nuk do t’i lihet rastësisë. Megjithatë kjo ndeshje parashikohet të jetë e fortë, pasi edhe në shtëpi skuadra vorake e ka pasur mjaft të vështirë fitoren 1-0 ndaj Pogradecit në fazën e parë. Ka qenë një penallti dhe këmbët e arta të Manfredas Ruzgis, që Vora mori atë trepikësh në fundin e takimit. Tashmë sulmuesi kryesor do të jetë prezent kundër Pogradecit, pasi ka shlyer detyrimin e 4 kartonëve, duke munguar kundër Korabit.

    Ruzgis kërkon t’i shënojë përsëri pogradecarëve: ”Rikthehem më i fortë se më parë dhe shënoj sërish kundër Pogradecit. E kam ende të freskët këtë ndeshje ku kemi humbur shumë raste, por fati ishte me ne sepse fituam me të drejtë një penallti që unë e ktheva në gol duke shërbyer me tri pikë të arta.

    Këtë radhë, mendoj se do ta kemi më të lehtë, pasi e njohim kundërshtarin dhe nuk kemi mungesa. Duke qenë ekipi i plotë, jam plotësisht i bindur se Vora do ta mbyllë këtë vit me fitore. Ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të nisur drejt elitës. Do ta shihni në fund të sezonit se Vora do të konkurrojë me ekipet elitare, në Superiore”, thotë sulmuesi.

    LEXO ME SHUME: Vora i tregon forcën rivalëve, firmos me ish-sulmuesin e Bate Borisov (EMRI)

  • “Do të shikojmë gjithmonë për lart”, Samuel Nikaj është garancia e Pogradecit: Duhet të vazhdojmë punën përpara

    “Do të shikojmë gjithmonë për lart”, Samuel Nikaj është garancia e Pogradecit: Duhet të vazhdojmë punën përpara

    Pogradeci, me stofin e debutuesit, sezonin e ri në Kategorinë e Parë e ka nisur me një fitore në shtëpi dhe një humbje në transfertë. Në këto 180 minuta të para të kampionatit ekipi ndodhet brenda pritshmërive. Liqenorët janë rikthyer pas dy sezonesh në të parën, por trajneri Nikaj thotë se do të mundohen të bëjnë një kampionat sa më të mirë, duke parë gjithnjë për lart.

    “Jemi një skuadër e riformatuar. 50% e grupit është ai që ka qenë në Kategorinë e Dytë, ndërsa 50% janë lojtarë të ardhur. Kjo kërkon kohën e vet për harmonizimin e skuadrës. Do të mundohemi të bëjmë një kampionat sa më të mirë. Të shikojmë gjithmonë për lart, jo për poshtë. Nuk kemi çfarë diskutojmë shumë, kur skuadra si Flamurtari humb edhe në fushën e vet. Nuk duhet të futemi në panik, thjesht të vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri i liqenorëve.

  • “Pogradeci duhet marrë seriozisht”, Roland Disha flet për përballjen e së premtes: Lushnja luan vetëm për tri pikë

    “Pogradeci duhet marrë seriozisht”, Roland Disha flet për përballjen e së premtes: Lushnja luan vetëm për tri pikë

    Lushnja e nisi pozitivisht sezonin e ri, teksa barazuan 0-0 në transfertën e vështirë të Peshkopisë. Një rezultat i mirë për Lushnjën, që tashmë e ka kthyer vëmendjen te ndeshja e nesërme në shtëpi me Pogradecin. Mbrojtësi Roland Disha foli për këtë përballje që do të luhet në “Roza Haxhiu”, duke filluar nga ora 17:00.

    “Ndeshja e radhës me Pogradecin është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Po punojmë në maksimum për të dhënë më të mirën. Pogradeci duhet marrë shumë seriozisht. Liqenorët kanë një skuadër që luan mirë futboll. Ne do të japim gjithçka në këtë takim, që të dalim me tri pikë. Kemi një grup të mirë, me lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë. Mendoj se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje”, deklaroi Roland Disha.

  • KATEGORIA E PARË/ Pogradeci blindon portën, firmos me lojtarin maqedonas (EMRI)

    KATEGORIA E PARË/ Pogradeci blindon portën, firmos me lojtarin maqedonas (EMRI)

    Pogradeci ka kompletuar kuadratin për sezonin e ri,duke kryer goditjen më të fundit në repartin e rëndësishëm,portën.Samuel Nikaj dhe stafi i tij kanë “peshkuar” në futbollin maqedonas ku dhe janë bindur aty.

    Pranë ekipit pogradecar mësohet se Ivan Nikoloski ka arritur marrëveshje 1-vjeçare dhe do ti bashkohet ekipit në rrugëtimin e sezonit të ri.Karriera e Nikoloskit është vetëm në vendlindjen e tij ku ka luajtur për ekipe si Voska Sport,Sileks,Fk Sasa ndërsa sezonin e kaluar me Belasica në ligën e parë maqedonase.

    21-vjeçari i cili numëron edhe dy paraqitje me ekipin përfaqësues të Maqedonisë u21,do të zbarkojë nesër në Shqipëri për të firmosur kontratën dhe do jetë një “rival” i portierit tjetër Mateo Baci.

  • Pogradeci e nis pretendime merkaton, drejt zyrtarizimit me ish-futbollistin e Elbasanit (FOTO)

    Pogradeci e nis pretendime merkaton, drejt zyrtarizimit me ish-futbollistin e Elbasanit (FOTO)

    Para një jave në Pogradec u konfirmua trajneri Samuel Nikaj edhe për sezonin e ri.Mes diskutimeve me drejtuesit u vendos që në ekip të afroheshin lojtarë me eksperiencë dhe duket se merkatoja kështu ka nisur. Pranë ekipit pogradecar bëjnë me dije se është arritur marrëveshja me Miklovan Peren.33-vjeçari rikthehet në vendin e tij të lindjes pas aventurës me kampionët e Kategorisë së Parë, AF Elbasanin.

    Një sezon mjaft i mirë ai i kaluari për qendërmbrojtësin. Pere pritet që sot të hedhë firmën në kontratë,trajneri Samuel Nikaj ka të tjerë lojtarë cilësor me të cilët pritet të ketë marrëveshje.

  • 21 ndeshje pa humbje në stolin e Pogradecit, Samuel Nikaj shkon shumë larg: Me disa përforcime shkojmë në Superiore

    21 ndeshje pa humbje në stolin e Pogradecit, Samuel Nikaj shkon shumë larg: Me disa përforcime shkojmë në Superiore

    Pogradeci i Samuel Nikajt, arriti të shpallej kampion i Kategorisë së Parë, teksa mposhti Valbonën në finale me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës dhe festës, trajneri shkodran i skuadrës liqenore, në prononcimin e dhënë për “MCN” u shpreh:

    “Jam i lumtur realisht, për mua ky sukses është pak, sepse kam dalë 3 herë kampion në Kategorinë e Parë, për qytetin është shumë. Kam ardhur për respekt të Nesti Binishit, më dha mundësinë për herë të dytë se vjet dështova. Pogradeci është qytet i qetë, që të le mundësi për të punuar. 21 ndeshje pa humbje. Ndeshja në Gjirokastër ishte shumë delikate, me një ambient të acaruar. Vjet skuadra bënte futboll më të bukur, por sivjet zgjodha ustallarët e Kategorisë së Dytë.

    Kjo kategori ka më shumë menaxhim se futboll. Edhe në Gjirokastër, skuadra e menaxhoi mirë rezultatin. Jemi skuadër e punuar.

    Është shumë herët, sot hoqa një apartament mbi shpinë. Në qoftë se objektivat e mia janë sinkron me të klubit, do të qëndroj, pse mos ta vazhdoj. Të bëhem trajner që rri 3 vite në një klub. Të shikojmë është shumë shpejt.

  • Mjafton vetëm një gol për të mposhtur Valbonën, Pogradeci fiton titullin e Kategorisë së Dytë (video)

    Mjafton vetëm një gol për të mposhtur Valbonën, Pogradeci fiton titullin e Kategorisë së Dytë (video)

    Pogradeci është skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për sezonin 2023-2024. Liqenorët mposhtën Valbonën në finalen e madhe të luajtur në Elbasan Arena.

    Heroi i tyre ishte afrikani Danladi i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes, një gol mjaft i bukur në pjesën e dytë që i jep të drejtën Pogradecit për të festuar pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtares Rusta.

    Ndeshje me shumë raste në të dytën ku Valbona pati shanset e saj për të barazuar por shpërdoroi shumë para portës. Tropojanët duhet të kënaqen me medaljen e argjendit, por mbi të gjitha duhet t’i gëzohen arritjes historike ku do të jenë për herë të parë në historinë e tyre në Kategorinë e Parë.

  • Çudira në futbollin shqiptar/ Mjeku hyn në fushë për të ndihmuar lojtarin, arbitri e ndëshkon me karton të kuq (video)

    Çudira në futbollin shqiptar/ Mjeku hyn në fushë për të ndihmuar lojtarin, arbitri e ndëshkon me karton të kuq (video)

    Çudira në futbollin shqiptar. Ditën e dielë u luajtën pesë sfidat e vlefshme për javën e 19-të të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ku u shënuan në total plot 14 gola. Vëmendja më e madhe ishte në stadiumin “Panajot Pano” në duelin mes Delvinës dhe kryesuesve të Pogradecit, më këtë të fundit që fituan mes vuajtjesh 1-2 falë një penalltie në fundin e sfidës të shndërruar në gol nga Danladi.

    Autorët e golave ishin Nikolla në minutën e 45′ për vendasit dhe Kendezi në të 42-tën për miqtë. Ajo që bëri përshtypje ishte fakti se në këtë takim, arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq mjekun e Delvinës, sepse vonoi disi lojën. Një karton i tillë nuk u prit mirë nga mjeku që nisi të debatonte me kryesorin. Pra çudira në futbollin shqiptar.

    NDESHJET E TJERA

    Ndërkohë në duelet e tjera, Luftëtari bëri detyrën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 4-0 Maliqin. Në duelet e tjera Devolli mposhti me përmbysje Orikun, ndërkohë që Shkumbini dhe Butrinti triumfuan në transfertë respektivisht ndaj Turbinës dhe Labërisë.

    LEXO MË SHUMË:Kategoria e Dytë/ Çutra i ndryshon fytyrën Turbinës, 10 pikë në katër ndeshje; asnjë si ai nga të gjithë trajnerët

    Në Kategorinë e Dytë të gjithë po flasin për Pogradecin, Luftëtarin apo Besëlidhjen, skuadra që po luftojnë fort për të arrritur Kategorinë e Parë, por harrojnë se një skuadër që po bën surprizën e madhe është Turbina.