Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pogradeci

  • Eni Imami akord me klubin e Kategorisë së Parë, rigjen ish-trajnerin

    Eni Imami akord me klubin e Kategorisë së Parë, rigjen ish-trajnerin

    Pogradeci vazhdon të vendosë piketat në merkato. Klubi liqenor po lëviz me kujdes për të sjellë në skuadër elementët që pritet ti bëjnë punë trajnerit Ardian Mema. Mësohet se Pogradeci ka arritur akordin me Eni Imamin. Pas dy sezonesh me Vorën, ku ishte pjesë kyçe e ngjitjes historike në Superligë dhe titullit kampion në Kategorinë e Parë, 32-vjeçari mbeti lojtar i lirë, pasi nuk pati kontakte për rinovim nga drejtuesit vorakë.

    Tashmë ai i bashkohet liqenorëve, për të ndihmuar në realizimin e objektivave sezonalë së bashku me Ardian Memën që në të shkuarën kanë qenë pjesë e Tiranës. Në karrierën e tij, Imami ka veshur fanellat e Tiranës, Vllaznisë, Dinamos, Kukësit, Skënderbeut, Teutës dhe Flamurtarit. Duhet theksuar se ky profil mbrojtësi, veçanërisht me këmbën e majtë, i ka munguar skuadrës dhe pritet të sjellë ekuilibër në prapavijë.

    LEXO ME SHUME:“Dinamo Minsk skuadër e fortë fizikisht”, Edlir Tetova konfimon dy mungesa për transfertën bjelloruse

  • Pogradeci zyrtarizon dy lojtarë nga Amerika Latine, Mema pret të tjerë përforcime

    Pogradeci zyrtarizon dy lojtarë nga Amerika Latine, Mema pret të tjerë përforcime

    Pogradeci e ka shpallur objektivin për sezonin e ri, që ditën e parë kur zbritën në fushë dhe nisi përgatitjet. Paraqitja në pjesën e dytë të sezonit të shkuar do të konsiderohet si një eksperiencë dhe udhëzues, që Pogradeci ta sigurojë ngjitjen në elitë në përfundim të edicionit 2025-2026. Për të arritur këtë mision, pritet që liqenorët të kryejnë një merkato cilësore, duke i përforcuar të gjitha repartet.

    Liqenorët kanë zyrtarizuar së fundmi dy përforcime me profil ndërkombëtar, të cilat pritet të sjellin cilësi dhe eksperiencë në skuadrën liqenore. 

    Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Willian Henrique dos Santos dhe sulmuesin e ri nga Venezuela, Santiago Alfonso Rodriguez Pacheco. 

    Vlen të theksohet fakti se braziliani Willian është 26 vjeç, ndërsa sulmuesi nga Venezuela, Santiago është vetëm 20-vjeç.  

    LARGIMET TE POGRADECI

    Pas Shkulakut, Berberit, Ivanit, Kasmollarit dhe Beçkës, i larguari i radhës nga liqenorët është Festim Alidema.

    Sulmuesi shqiptar i Kosovës, rezultoi si një nga goditjet e Pogradecit gjatë sezonit të fundit në Kategorinë e Parë. Edhe pse u bashkua me vonesë me liqenorët, 27-vjeçari e tregoi veten duke rezultuar vendimtar në disa ndeshje, madje edhe në fazën “play off”. 

    Por tashmë bashkëpunimi mes palëve nuk do të vazhdojë dhe ndeshja finale me Tiranën, ku synohej ngjitja në Superiore, rezulton të jetë e fundit për sulmuesin anësor nga Gjilani.  Lajmi është konfirmuar nga vetë Alidema nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  

    LEXO ME SHUME:Nuk kanë fund largimet te Tirana, klubi përshëndet tre titullarët (EMRAT)

  • Nesër nis stërvitja, klubi i Kategorisë së Parë ka mbetur vetëm me 8 lojtarë

    Nesër nis stërvitja, klubi i Kategorisë së Parë ka mbetur vetëm me 8 lojtarë

    Pogradeci i Ardian Memës, do të startojë ditën e nesërme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Interesant është fakti se skuadra liqenore, ka vazhduar bashkëpunimin vetëm me 8 nga protagonistë e sezoni të shkuar, teksa drejtuesit kanë preferuar të bëjnë një riformatim të skuadrës, pavarësisht edicionin pozitiv, ku i shkuan shumë pranë ëndrrës Superiore.

    Portieri Staniç, kapiteni Zguro, mbrojtësit Pengu, Samake, Lila, mesfushorët Danladi dhe Raza si dhe sulmuesi Krasniqi, janë lojtarët e vetëm nga skuadra e vjetshme, më të cilët ështa vazhduar bashkëpunimi, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë të lirë. Pogradeci pritet të kompletohet me lojtarë të cilët do të vijnë kryesisht nga tregu i huaj.

    Alesio Caushaj, mund të konsiderohet si përforcimi i parë i Pogradecit në këtë merkato. 21-vjeçari u bashkohet liqenorëve nga skuadra çeke e Znojmës, ndërkohë që ditën e nesërme pritet të zbulohen edhe disa prej emrave të tjerë të lojtarëve të afruar në këtë merkato vere. Edhe në këtë edicion objektivi i Pogradecit do të jetë ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

    LEXO ME SHUME:Albion Marku opsion për klubet e Superiores? Mbrojtësi ka mbetur pa ekip pas largimit nga Gyor

  • Teknikë dhe cilësi në mesfushë, Pogradeci firmos me lojtarin që ka luajtur në Çeki (EMRI)

    Teknikë dhe cilësi në mesfushë, Pogradeci firmos me lojtarin që ka luajtur në Çeki (EMRI)

    Pogradeci e nisi sezonin 2024-2025 me profil të ulët në Kategorinë e Parë, për vetë faktin se vinte nga Kategoria e Dytë. Në pjesën e dytë të sezonit, me ndryshimet që patën në drejtim dhe me financimin e presidentit Armand Lilo, liqenorët u bënë pretendentë seriozë dhe “flirtuan” me ngjitjen në Superiore. Këtë sezon klubi liqenor kërkon të përforcohet dhe për momentin Pogradeci ka bërë firmën e parë dhe ai është Alesio Caushaj.

    Mesfushori vjen nga ekipi Znojmo FK, që garon në ligat çeke, duke sjellë me vete përvojë ndërkombëtare dhe cilësi teknike në repartin e mesfushës. Pas një periudhe në futbollin çek, Caushaj rikthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në synimet e Pogradecit për sezonin e ri. 21-vjeçari është prodhim i akademisë së Tiranës, pasi në vitin 2019 ka qenë pjesë e klubit bardheblu.

    LARGIMET TE POGRADECI

    Pas Shkulakut, Berberit, Ivanit, Kasmollarit dhe Beçkës, i larguari i radhës nga liqenorët është Festim Alidema.

    Sulmuesi shqiptar i Kosovës, rezultoi si një nga goditjet e Pogradecit gjatë sezonit të fundit në Kategorinë e Parë. Edhe pse u bashkua me vonesë me liqenorët, 27-vjeçari e tregoi veten duke rezultuar vendimtar në disa ndeshje, madje edhe në fazën “play off”. 

    Por tashmë bashkëpunimi mes palëve nuk do të vazhdojë dhe ndeshja finale me Tiranën, ku synohej ngjitja në Superiore, rezulton të jetë e fundit për sulmuesin anësor nga Gjilani.  Lajmi është konfirmuar nga vetë Alidema nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  

    LEXO ME SHUME:Broja, shfaqet hipoteza e bujshme për transferimin te klubi ku luajnë dy shqiptarët

  • Pogradeci nis misionin Superiore, ekipi liqenor ofertë ish-mesfushorit të Elbasanit

    Pogradeci nis misionin Superiore, ekipi liqenor ofertë ish-mesfushorit të Elbasanit

    Pogradeci e nisi sezo nin 2024-2025 me profil të ulët në Kategorinë e Parë, për vetë faktin se vinte nga Kategoria e Dytë. Në pjesën e dytë të sezonit, me ndryshimet që patën në drejtim dhe me financimin e presidentit Armand Lilo, liqenorët u bënë pretendentë seriozë dhe “flirtuan” me ngjitjen në Superiore.

    Ëndrra u shua në finalen e “play off”-it, ku u mundën 1-0 nga Tirana. Gjithsesi, Pogradeci nuk stepet dhe sezonin e ri e nis me synime madhore, pasi edicioni që shkoi shikohet si një eksperiencë për të kapur elitën e futbollit shqiptar. Për ta arritur këtë qëllim, pritet që liqenorët të kryejnë një merkato cilësore, duke afruar lojtarë me përvojë dhe që e dinë se çfarë do të thotë të luash në Superiore. Sipas zërave të merkatos që vijnë nga Shkodra, mesfushori Edon Hasani mund të jetë një nga afrimet e Pogradecit gjatë kësaj vere. Mesfushori shkodran ka një CV të pasur, si brenda vendit, por edhe me klube të huaja.

    Mësohet se kontaktet mes palëve kanë nisur dhe në ditët në vijim mund të finalizohet edhe kalimi i tij në radhët e liqenorëve, ku do të rezultonte si një eksperiencë e re dhe e pa provuar për 33-vjeçarin shkodran. Në dy sezonet e fundit, Hasani ka qenë pjesë e Elbasanit, ku fillimisht siguroi ngjitjen në elitë me verdheblutë dhe më pas u aktivizua në Superiore. Gjithsesi, sezoni i fundit nuk ka qenë i favorshëm për mesfushorin shkodran, pasi dëmtimet nuk e lanë të shprehej sa duhet në fushë me fanellën e Elbasanit.

    Pas mbylljes së sezonit të fundit, Hasani është larguar nga verdheblutë. Ai është lojtar i lirë dhe pa klauzola për të vendosur për të ardhmen. Nëse palët gjejë akordin për kushtet e ndërsjella, i bie që Edon Hasani të vihet në urdhrat e trajnerit Ardian Mema te Pogradeci. Vllaznia, Kukësi, Tirana, Partizani, Kastrioti dhe Elbasani janë skuadrat shqiptare që kanë pasur shërbimet e Hasanit në të shkuarën. Shkodrani ka luajtur edhe në Bullgari, Rumani dhe Iran.

    LEXO ME SHUME:Egnatia bën lëvizjen e papritur, ndërpret bashkëpunimin me mbrojtësin (FOTO)

  • Tirana pret të firmosë me Tefik Osmanin për të filluar merkaton, klubi shqiptar e josh me projektin serioz

    Tirana pret të firmosë me Tefik Osmanin për të filluar merkaton, klubi shqiptar e josh me projektin serioz

    Tefik Osmani prej kohësh përflitet se do të rimarrë sërish detyrën te Tirana si drejtor sportiv. Deri më tani palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pasi në orët e fundit është Pogradeci që kërkon të firmosë me drejtuesin korçar.Ish-mbrojtësi korçar e ka treguar veten si drejtor në vitet e fundit te Tirana dhe Vllaznia. Me përvojën e tij dhe njohjet, ai mund të bëjë që Pogradeci i sezonit 2025-2026 të jetë një kandidat potencial në Kategorinë e Parë.

    Mbetet të shikohet se si do të zhvillohet kjo lëvizje në kampin pogradecar, ku që para përfundimit të edicionit të fundit drejtuesit shpallën si objektiv, ngjitjen e Pogradecit në Superiore. Sezoni 2025-2026 në Kategorinë e Parë pritet të jetë “flakë”, për vetë emrat që marrin pjesë në kampionat dhe pritet një “luftë” e fortë sportive për të siguruar dy vendet e para, pozicione të cilat të sigurojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

    Pogradeci i kaloi shumë pranë realizimit të ëndrrës së sezonit të fundit, ngjitje në Kategorinë Superiore. Liqenorët e nisin edicionin e fundit si debutues, pasi vinin ka Kategoria e Dytë në të Parën. Kështu që misioni fillestar ishte sigurimi i mbijetesës, por me ndryshimet që pësoi Pogradeci në merkaton e janarit, ku frenat e klubit i mori presidenti Armand Lilo, liqenorët e shtuan “oreksin”.

    Me pak fat dhe eksperiencë në finalen e “play off”-it me Tiranën, pogradecarët mund siguronin që këtë verë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi, ky edicion do të shërbejë si përvojë dhe vazhdim i projektit të Pogradecit, që Superioren ta finalizojë në fund të sezonit të ardhshëm.

    LEXO ME SHUME:Jo vetëm Isgandarli, Partizani drej firmës me mesfushorin e njohur (EMRI)

  • “Do të kemi një fund të gëzueshëm”, Bledi Shkëmbi i bindur në suksesin e Tiranës: Jemi në gjendje të mirë, të ardhmen e shoh këtu…

    “Do të kemi një fund të gëzueshëm”, Bledi Shkëmbi i bindur në suksesin e Tiranës: Jemi në gjendje të mirë, të ardhmen e shoh këtu…

    Tirana do të përballet me Pogradecin në finalen që vendos fatet e gjithë sezonit për të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, më 4 maj prej orës 18:00. Para këtij takimi ka folur trajneri Bledi Shkëmbi. Tekniku i bardhebluve deklaroi:

    DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT

    “Vendimtare, ndeshja e fundit, e sezonit. Më gëzon në stërvitje se janë rikthyer 2-3 futbollistë, që ndeshjen e fundit kishin probleme. Jemi stërvitur mirë, kemi folur nga ana psikologjike, për pjesën që duhet të luajmë të qetë, të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm që kemi luajtur në këtë kampionat, shpresojmë të kemi dhe fat.

    Nuk i druhem faktit të presionit, ndeshje vendimtare që futbollistët duhet të bëjnë më të mirën e tyre. Janë të rritur, kuptojnë rëndësinë e këtij momenti, ndeshje dhe klubi. Kemi kaluar vit goxha të vështirë, jam i bindur që fundit do të jetë i gëzueshëm.

    Njeriu gjithmonë ka shpresë për më mirë. Rikthimi im ishte duke menduar dhe duke patur besim për të bërë më mirë. Ndoshta nuk është momenti për të bërë analizë, e rëndësishme të shpëtojmë sezonin dhe pastaj të shikojmë çfarë do bëjmë. E ardhmja te Tirana? E rëndësishme është kjo ndeshje, patjetër që shikoj, çdo trajner kërkon të rrijë sa më gjatë te një skuadër. Ka kohë pastaj për të vendosur dhe për të bërë më të mirën për skuadrën dhe klubin. E rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje dhe të qëndrojmë në Superligë”, u shpreh trajneri Shkëmbi.

    LEXO ME SHUME:Sfida ndaj Pogradecit vlen gjithë sezonin, Tirona Fanatics me postim të rëndësishëm (FOTO)

  • Sfida ndaj Pogradecit vlen gjithë sezonin, “Tirona Fanatics” me postim të rëndësishëm (FOTO)

    Sfida ndaj Pogradecit vlen gjithë sezonin, “Tirona Fanatics” me postim të rëndësishëm (FOTO)

    Tirana dhe Pogradeci do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e “play-out” të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 18:00.

    Në prag të këtij dueli “jetik” ka reaguar tifogrupi mbështetës i bardhebluve, “Tirona Fanatics”. Këta të fundit japin detaje mbi udhëtimin drejt Elbasanit, duke theksuar se do të jenë aty vetëm për ekipin.

    Njoftimi i “Tirona Fanatics”:

    Neser udhtojme drejt elbasonit kunder pogradecit.
    Nisja nga Selman Stermasi ora 15:45.
    Ne ktu vec per TIRONEN se ju sna meritoni.

    DEKLARATA E REDON RAZËS

    “Elbasani na sjell fat. Është një ndeshje teke dhe ne po e presim me padurim. Jemi të karikuar vetëm për fitore e këtë dëshirojmë ta mbyllim brenda 90-minutëshit. Të gjithë jemi të fokusuar te kjo ndeshje teke dhe e fundit për sezonin, ku dëshirojmë të realizojmë atë objektiv që kishte klubi ynë këtë sezon, t’u bashkëngjitemi ekipeve elitare. Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari, pavarësisht emrit që ka Tirana apo kurorave që ka mbi krye. E respektojmë atë si një emër të madh, një klub që mbart histori të madhe në futbollin shqiptar, dhe për gjithçka që kjo skuadër i ka dhënë futbollit. Por kurrsesi ne nuk do të hyjmë si inferiorë përballë tyre. Do të tentojmë ta mposhtim dhe të jemi ne skuadra që do të shkojmë në elitë”, ishte deklarata e lojtarit të Pogradeci Redon Raza.

    LEXO ME SHUME:Nuk i trembemi Tiranës pavarësisht emrit që ka, mesfushori i Pogradecit rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar dhe të fokusuar…

  • “Nuk i trembemi Tiranës pavarësisht emrit që ka”, mesfushori i Pogradecit rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar dhe të fokusuar…

    “Nuk i trembemi Tiranës pavarësisht emrit që ka”, mesfushori i Pogradecit rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar dhe të fokusuar…

    Pogradeci ndodhet vetëm një hap larg Superiores, si kurrë më parë. Pasi kanë kaluar me sukses finalet e “play-off”-it të Kategorisë së Parë, kur mundën matjanët brenda në Burrel 1-0, kavajasit në Elbasan po 1-0, liqenorët tashmë janë të fokusuar te finalja e së dielës.Ata do të përballen me Tiranën për të realizuar ëndrrën e tyre të madhe, Superioren. Lojtarët dhe stafi teknik janë të fokusuar te mbarëvajtja e këtij takimi jetik për objektivat që klubi i ka vënë vetes këtë sezon. Edhe pse ju deshën tri ndeshje shtesë, pogradecarët besojnë te grupi i lojtarëve dhe ky objektiv do të jetë një realitet i pashmangshëm.
    “Elbasani na sjell fat”, deklaron futbollisti dibran që luan për pogradecarët nga fillimi i këtij sezoni, Redon Raza.

    Është një ndeshje teke dhe ne po e presim me padurim. Jemi të karikuar vetëm për fitore e këtë dëshirojmë ta mbyllim brenda 90-minutëshit. Të gjithë jemi të fokusuar te kjo ndeshje teke dhe e fundit për sezonin, ku dëshirojmë të realizojmë atë objektiv që kishte klubi ynë këtë sezon, t’u bashkëngjitemi ekipeve elitare.

    Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari, pavarësisht emrit apo kurorave që ka mbi krye. E respektojmë atë si një emër të madh, një klub që mbart histori të madhe në futbollin shqiptar, dhe për gjithçka që kjo skuadër i ka dhënë futbollit. Por kurrsesi ne nuk do të hyjmë si inferiorë përballë tyre. Do të tentojmë ta mposhtim dhe të jemi ne skuadra që do të shkojmë në elitë”, ishte deklarata e lojtarit të Pogradeci Redon Raza.

    LEXO ME SHUME:Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

  • Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

    Presidenti i Pogradecit ofron shumën e padëgjuar më parë! Zbulohet premio e akorduar për “kokën” e Tiranës

    Pogradeci do kërkojë mrekullinë ndaj Tiranës, më 4 maj në “Elbasan Arena”. Finalja për një vend në Superiore do të nisë në orën 18:00 dhe liqenorët janë më të motivuar se kurrë.

    Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio të padëgjuar më parë te Pogradeci. Bëhet fjalë për 100 mijë euro, që do të shpërndahen për liqenorët në rast fitoreje ndaj bardhebluve. Pogradeci shkon në finalen për një vend në Superiore, pasi mposhti minimalisht Burrelin dhe Besën. Pengesa e fundit është Tirana.

    Skuadra e Shkëmbit kërkon të shpëtojë nga katastrofa ndërkohë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tetë.

    TIRANA ME SEANCAT STËRVITORE

    Edhe dje Tirana ka punuar e qetë për sfidën me Pogradecin, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 18:00. Trajneri Bledi Shkëmbi ka kërkuar zgjidhje për pozicionet që i ka të zbuluara për sfidën e fundit të këtij kampionati.

    Çështja për t’u zgjidhur është sulmi, ku mungesat në repart janë të mëdha. Dy janë opsionet, me Haxhiun në fushë dhe “tredhëmbësh” dhe sakrifikohet një mesfushor ose me dy sulmues.

    Me të paktën 4 titullarë jashtë, Shkëmbi do t’i kthehet Tiranës së tij klasike me 3-5-2, ku në sulm do të jetë Bajroviç, i cili do të luajë sërish nga minuta e parë së bashku me Zharmunin. Haxhiu është një opsion për suedezoboshnjakun. Në mesfushë dihen emrat, duke filluar nga e djathta në të majtën me Verën, Solerin, Rafaelin, Smaçin ose Markun, si dhe Përgjonin. Mbrojtja me treshen Mici, Kola dhe Dembele.

    Në fund portieri Selmani, i cili do të koleksionojë 37 nga 37 takime në Superiore. Nëse Ndreca ia del, sakrifikohet njëri mes dyshes Smaçi-Marku, të cilët aktivizohen në mesin e fushës. Problemi i Tiranës janë edhe rezervat, pasi numrat që ka Shkëmbi në dispozicion janë shumë pak për një sfidë që mund të dojë lëvizje vendimtare për të kthyer lojën.

    LEXO EDHE: Vjen largimi i parë nga Tirana, futbollisti nuk përmbushi pritshmërirë (EMRI)