Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pogradeci

  • Bashkia nuk e mban dot më klubin shqiptar, nxjerr në shitje aksionet për shifrën e 5 milionë lekëve (EMRI)

    Bashkia nuk e mban dot më klubin shqiptar, nxjerr në shitje aksionet për shifrën e 5 milionë lekëve (EMRI)

    Pas Bashksië së Peqinit, një tjetër Bashki si ajo e Pogradecit ka nxjerrë në shitje aksionet e klubit.  Aktualisht, klubi liqenor militon në Kategorinë e Dytë dhe drejtuesit tashmë po presin ofertat për klubin.

    Madje është bërë e ditur edhe çmimi. Sipas shtypit të shkruar, plot 5.684 lekë të vjetra kërkon Bashkia e Pogradecit për të shitur klubin. Kushdo që do të blejë përfundimisht 100% aksionet do të ketë të drejta të plota mbi këtë skuadër.

    LEXO MË SHUMË:Bashkia nuk ka më financa të mbaj klubin shqiptar, detyrohet të nxjerrë në shitje aksionet për 4 milionë lekë

    Siç duket me shumë gjasa Pogradeci mund të jetë sezonin e ardhshëm me presidenti të ri, mbase dhe me emër e logo tjetër. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim se cila do të jetë shifra për të cilën do të privatizohet klubi.

    SHKUMBINI

    Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashkia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.

    “Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqeri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10.

  • “Mikele Dyrmishi është një kæmikaz”, klubi i Kategorisë së Dytë braktis ndeshjen për vendimet e arbitrit (video)

    “Mikele Dyrmishi është një kæmikaz”, klubi i Kategorisë së Dytë braktis ndeshjen për vendimet e arbitrit (video)

    Sot është duke u luajtur sfida mes Maliqit dhe Pogradecit e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Dytë. Në minutën e 8’ Pogradeci fitoi penallti, por që u humb nga Peqini. E njëjta gjë ndodhi edhe në të 21-ën, por kësaj herë u humb nga Myslimi.

    Ndërsa gati në fund të pjesës së parë, portieri i Maliqit, Kostandino Dramolli u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Mikele Dyrmishi.

    Kaq ka mjaftuar që Maliqi të dalë nga fusha dhe të bojkotojë sfidën për 10 minuta.

  • 2 penallti e tension! Burreli shpëton sezonin me përmbysje, Pogradeci luan vetëm 45 minuta

    2 penallti e tension! Burreli shpëton sezonin me përmbysje, Pogradeci luan vetëm 45 minuta

    Burreli triumfoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1 në finalen e zhvilluar në Rrogozhinë, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Një duel tepër emocionues, ku u akorduan 2 penallti, teksa nuk mungoi as tensioni.

    Në minutën e 7-të, gjyqtari Ziri akordon fillimisht 11-metërsh për Burrelin, por e anulon asistenti, i cili sinjalizon faull jashtë zonës. Ndërkohë në minutën e 35-të, akordohet penallti për Pogradecin, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Shkullakut. Ky moment nuk u shfrytëzua siç duhej nga liqenorët, pasi ishte Shyti që gaboi, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri Çili.

    Për të zhbllokuar sfidën duhet të vinte minuta e 41-të kur serbi Cirkoviç kaloi në avantazh skuadrën e Nikajt. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Pogradecit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, pavarësisht se pa trajnerin Bubeqi në stol për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, matjanët gjetën forcë duke përmbysur rezultatin.

    Fillimisht ishte Kurbneshi që vendosi baraspeshën në minutën e 56-të me 11-metërsh, ndërkohë që për golin e fitores mendoi braziliani Silva Kosta në minutën e 70-të.

  • Pogradeci dhe historia

    Pogradeci dhe historia

    Pogradeci eshte qytet ne Shqiperine juglindore. Emri i qytetit te Pogradecit lidhet me historine e krijimit te qytetit. Enkelejtet kanë qene fis qe kane jetuar brenda mureve te kalase se ndertuar ne maje te kodres prane qytetit, ne pjesen veri-perendimore te qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalase, ku momentalisht gjenden vetem rrenojat.  Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore.

    Histori

    Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtët kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit. Prania me Maqedoninë dhe ndikimi i saj në gjuhën dhe kulturën tonë, bëri që Pogradeci do të shkruej “Pogda grada”, që do të thote “nën qytet”. Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire.

    Ekonomia

    Pogradeci është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet ’90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj.

    Transporti

    Pogradeci ndodhet rreth 129 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 15 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).

    Aeroporti më i afert është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjes hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec. Pogradeci ndodhet rreth 129 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 15 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit). Aeroporti më i afert është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjes hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.