Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Pogradeci

  • Luhet për Superioren, FSHF konfirmon stadiumin e ndeshjes Tirana-Pogradeci

    Luhet për Superioren, FSHF konfirmon stadiumin e ndeshjes Tirana-Pogradeci

    Tirana do të presë Pogradecin në “Elbasan Arena”. FSHF ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet finalje e “play-out” për Superioren. Ndeshja do të zhvillohet më 4 maj, ndërsa ora mbetet për t’u përcaktuar. Për shkak të ndeshjeve të Final Four në “Arena Kombëtare”, Tirana nuk pati mundësinë të shfrytëzojë stadiumin e kryeqytetit.

    Në këtë ndeshje, nuk ka avantazh për asnjë nga skuadrat. Për fituesin do të nevojiten edhe penalltitë, në rast se nuk ka një të tillë brenda 90 minutave apo shtesës.

    Tirana shkon në këtë ndeshje si vend i tetë i Superiores. Në anën tjetër, Pogradeci fitoi në “play-off” ndeshjet me Burrelin dhe Besën, pasi e kishte mbyllur si vend i pestë në Kategorinë e Parë.

    DEKLARATA E ARDIAN MEMËS

    Ardian Mema mori drejtimin e Pogradecit në mes të kampionatit dhe e dërgoi në një finale me ekipin e zemrës, Tiranën, për t’u ngjitur në Superiore. Ardian Mema i gëzohet fitores ndaj Besës, edhe pse e pranon se nuk ishte aspak e lehtë. Sa i përket përballjes me bardheblutë, pohoi se ngarkesa emocionale personalisht është shumë e madhe.

    Pogradeci mposhti Besën në shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën më 4 maj. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës

    “Unë e di se çfarë pyetje do më bësh. Unë kam një ngarkesë shumë të madhe te kjo ndeshje. Të them të drejtën është ekipi që unë kam dalë nga ai ekip, kam jetën time te ai ekip, të shofim nuk do flas më tepër sepse më krijon emocion dhe nuk dua të flas më tepër, kaq…

    LEXO ME SHUME:Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh;, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

     

  • “Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh”, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

    “Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh”, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

    Ardian Mema mori drejtimin e Pogradecit në mes të kampionatit dhe e dërgoi në një finale me ekipin e zemrës, Tiranën, për t’u ngjitur në Superiore. Ardian Mema i gëzohet fitores ndaj Besës, edhe pse e pranon se nuk ishte aspak e lehtë. Sa i përket përballjes me bardheblutë, pohoi se ngarkesa emocionale personalisht është shumë e madhe.

    Pogradeci mposhti Besën në shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën më 4 maj. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës, pikërisht klubit të tij të zemrës dhe familjes, pasi kanë kontribuar disa breza për bardheblutë. Për ironi të fatit, Mema është mes dy zjarresh: të ngjisë Pogradecin në elitë si trajner dhe të zbresë Tiranën apo të gëzohet për mbijetesën e klubit të zemrës në Superiore.

    DEKLARATA E ARDIAN MEMËS

    “Unë e di se çfarë pyetje do më bësh. Unë kam një ngarkesë shumë të madhe te kjo ndeshje. Të them të drejtën është ekipi që unë kam dalë nga ai ekip, kam jetën time te ai ekip, të shofim nuk do flas më tepër sepse më krijon emocion dhe nuk dua të flas më tepër, kaq…

  • VIDEO/ “Duhet të mbaj të karikuar ekipin”, Ardian Mema flet për ndeshjen me Besën: Përballje e fortë, por kemi disa probleme…

    VIDEO/ “Duhet të mbaj të karikuar ekipin”, Ardian Mema flet për ndeshjen me Besën: Përballje e fortë, por kemi disa probleme…

    Pogradeci është skuadra që do të vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në “play off” për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur Burrelin në “Liri Ballabani”, duke i eliminuar matjanët nga gara. Liqenorët e drejtuar nga trajneri Ardian Mema u treguan më konkretë në pjesën e parë të ndeshjes, duke sulmuar e gjetur avantazhin me Krasniqin. Goli i shënuar në pjesën e parë nga Jeton Krasniqi vulos fitoren me aromë finaleje, pasi me këtë fitore Pogradeci do të luajë ndeshjen finale përballë Besës, pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit, Ardian Mema deklaroi se ekipi i Burrelit është një nga ekipet më të forta, dhe se ndaj Besës, kërkon që ekipi të mbajë lart nivelin.

    “Duhet thënë se Burreli është një nga ekipet më të forta në kampionat, edhe e kishim përgatitur mirë ndeshjen, por e dija që do hasnim vështirësi. Ishte një ndeshje me specifikë të vecantë, për faktin sepse nuk do të duhej vetëm të fitosh, ne shfrytëzuam atë momentin që na u dha dhe shënuam gol, por jo çdo gjë na shkoi ashtu si e menduam. Është një përballje e fortë ndaj Besës, 6 ekipet e para kanë qenë shumë të forta, ndonjëherë më është dukur si Superiore e vogël, kjo është ajo pjesa që duhet ta përgatisim shumë mirë, ekipin duhet ta mbash të karikuar gjithë kohës, nuk ka më vend për gabime, dhe kjo është ajo pjesa, sidomos kur ke ecuri pozitive, duhet ta mbash atë, kjo ka qenë biseda që kam bërë me lojtarët.

    Nëse nuk e mbajmë ritmin, dmth jemi ekip i vogël. Megjithatë, kemi treguar se kemi fituar në Vlorë, kemi fituar me Vorën, kemi fituar ndeshje rresht dhe kjo më kënaq. Kemi disa probleme me ndeshjet në transfertë, por që deri më tani jam i gëzuar me ekipin.Gjithmonë trajneri kërkon dicka më tepër te ekipi, qoftë si lojë qoftë si rezultat, megjithatë do të shohim në vazhdimësi sesi do të shkojnë gjërat,” ishte deklarata e Ardian Memës.

    LEXO ME SHUME:VIDEO/ Më thojnë mos të flas, por unë… Emiljano Çela hakërrehet pas ndeshjes me Apoloninë: Na është vjedhur djersa, ndaj Pogradecit për formalitet

  • Pogradeci në finalen e Play-Offit, festë e madhe në kampin liqenor; presidenti premio lojtarëve pas suksesit me Burrelin (VIDEO)

    Pogradeci në finalen e Play-Offit, festë e madhe në kampin liqenor; presidenti premio lojtarëve pas suksesit me Burrelin (VIDEO)

    Pogradeci arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë Play Off të Kategorisë Superiore. Skuadra liqenore mposhti në transfertë Burrelin me rezultatin minimal falë golit të realizuar nga Jeton Krasniqi në minutën e 21-të të takimit. Me fitoren e sotme, Pogradeci ditën e hënë do të përballet me Besën e Kavajës që siguroi kualifikimin falë barazimit me Apoloninë me shifrat 1-1. Fitorja e ditës së sotme ndaj Burrelit në transfertë është bërë e madhe në kampin e skuadrës liqenore.

    Festa ka nisur që pas përfundimit të takimit në Burrel, klubi i Pogradecit ka nisur festën me synimin për të mposhtur dhe skuadrën e Besës së Kavajës.
    Fitorja e ditës së sotme ka entuziasmuar dhe presidentin e Pogradecit, i cili ka shpërblyer lojtarët të gjithë me premio. Në videot më poshtë shihet dhe festa e madhe e kampit të klubit të Pogradecit, nga drejtuesit e deri tek lojtarët liqenorë.

    DEKLARATA E VANGJEL ZGUROS

    Ekipi liqenor tashmë do të përballet me Besën e Kavajës që triumfoi në sfidën e sotme ndaj Apolonisë. Kapiteni i Pogradecit Vangjel Zguro ka reaguar pas fitores së sotme.

    “Liqenorët ju përshëndesin nga Burreli. Shihemi në “Elbasan Arena” kundër Besës së Kavajës, Superiore na prit, forca Pogradeci”, shkruan Zguro në rrjetet e tij sociale. Miqtë e drejtuar nga Ardian Mema, u treguan më konkretë në pjesën e parë të ndeshjes, duke sulmuar e gjetur avantazhin me Krasniqin. Më pas ata u mbrojtën me kujdes duke mbajtur larg portës sulmin e vendasve për të mos shënuar një gol barazimi që do të favorizonte ekipin e Burrelit falë formulës së këtij turi.

    LEXO ME SHUME:Tifozët e Elbasanit kryeqytetin, kërkojnë më tepër se 200 bileta për sfidën me Partizanin

  • Pogradeci nuk njeh pushim, del në stërvitje një ditë pas ndeshjes me Korabin; “nxeh” muskujt për takimin ndaj Burrelit

    Pogradeci nuk njeh pushim, del në stërvitje një ditë pas ndeshjes me Korabin; “nxeh” muskujt për takimin ndaj Burrelit

    Pogradeci siguroi pjesëmarrjen në Play Off-in e Kategorisë Superiore. Skuadra liqenore u pozicionua në vendin e 5-të të Kategorisë së Parë me 49 pikë të grumbulluara.

    Vetëm një ditë pas ndeshjes me Korabin në transfertë mundur me rezultatin 3-0, Pogradeci nuk është ndalur. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema ka kryer ditën e sotme stëtvitjen duke u përgatitur më së miri për Play Off-in. Me ardhjen e Ardian Memës në stol, ekipi liqenor ndryshoi fizionomi. Ekipi ishte i aftë të përballej me këdo, përpara ardhjes së Ardian Memës, Pogradeci nuk kishte arritur të fitonte pikë në ndeshjet e zhvilluara në transferta.

    Barazimi 0-0 ndaj Besës, që në atë kohë ndodhej në vendin e dytë ishte një tregues i qartë se e ardhmja e Pogradecit do të ishte e ndritur. Nëse shohim bilancin e Ardian Memës, në 21 ndeshje ka arritur të marrë 9 fitore 7 barazime, e pësoi 5 humbje.Fitorja ndaj Flamurtarit në Vlorë i dha një dorë të madhe ekipit liqenor për të arritur Play-Offin, një fitore 1-2 gjë që solli dhe shkarkmin e trajnerit të Flamurtarit Andrea Agostinelli.

    Të enjten në orën 15:00, Pogradeci do të përballet me Burrelin në “Liri Ballabani”. Skuadra e drejtuar nga Ditmar Bicaj e mbylli këtë edicion të Kategorisë së Parë në vendin e 4-t.

    VERDIKTET E KATEGORISË SË PARË

    Sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë është mbyllur zyrtarisht dhe ka dhënë verdiktet madhore të sezonit 2024-2025: Vora dhe Flamurtari ngjiten në Abissnet Superiore, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë rënë në Kategorinë e Dytë. Por kampionati nuk ka përfunduar akoma për skuadrat që mund të arrijnë objektivat sezonal përmes ndeshjeve shtesë të Play Off-it dhe Play Out-it.

    LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë, përcaktohen sfidat e Play-Offit dhe Out-it

  • Pogradeci fitoi ndaj Vorës, festa lojtarëve në dhomat e zhveshjes (video)

    Pogradeci fitoi ndaj Vorës, festa lojtarëve në dhomat e zhveshjes (video)

    Pogradeci i prishi festën Vorës sot, e cila në rast fitoreje siguronte matematikisht ngjitjen në Superiore. Por liqenorët u treguan më luftarakë dhe dominuan sfidën. Goli i vetëm u shënuan nga Pius në minutën e 20-të sfidës. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë golin e realizuar por edhe festën e skuadrës së Ardian Memës në dhomat e zhveshjes.

    Ata janë mbledhur të gjithë teksa bërtasin: “Pogradeci, Pogradeci”.

    NDESHJET E KATEGORISË SË PARË

    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Në 6 duelet e kësaj jave kishte surpriza, teksa u shënuan 11 gola.

    Apolonia dominon sfidën përballë Korabit dhe fiton 3-0. Fierakët marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat, ngjiten në kuotën e 40 pikëve dhe mbajnë gjallë shpresat për një vend në Play Off.

    Kukësi duket se është “preja” e preferuar e Kastriotit. Krutanët fitojnë 2-0 përballë verilindorëve në “Redi Maloku”, duke rigjetur suksesin që mungonte prej 10 javësh në kampionat. Skuadrën e fundit që kishte mundur Kastrioti ishte pikërisht Kukësi në 19 janar të këtij viti.Ka pasur rezultate interesante në ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Kryesuesit e Vorës munden 1-0 në Pogradec nga skuadra vendase, që ngjitet në kuotën e 43 pikëve.

    Flamurtari ndalet në një barazim të bardhë pa gola 0-0 në “Liri Ballabani” përballë Burrelit të vendit të katërt. Përfiton Besa, që mposht 2-0 Erzenin dhe ngushton në 4 pikë diferencën me vlonjatët në tabelën e klasifikimit. Lushnja mposht 4-1 Valbonën dhe mban gjallë shpresat për një vend në zonën e Play Off-it.

    LEXO ME SHUME:Pogradeci në sprintin final për Play-Off, kalendar “ferri” për liqenorët

  • “Ndërprerja e kampionatit na shërbeu”, Agostinelli për takimin ndaj Pogradecit: Është kundërshtar i vështirë, pres nga tifozët…

    “Ndërprerja e kampionatit na shërbeu”, Agostinelli për takimin ndaj Pogradecit: Është kundërshtar i vështirë, pres nga tifozët…

    Kategoria e Parë, ditën e mërkurë në orën 14:00, Flamurtari luan ndaj Pogradecit me synimin vijëmsinë e rezultateve pozitive, me shpresën për të mbyllur sa më shpejt llogaritë e promocionit, e për të tentuar më pas vendin e parë, që mbahet nga Vora. Në prag të takimit, trajneri i Flamurtarit Andrea Agostinelli u shpreh se ndërprerja e kampionatit i shërbeu ekipit për të rikuperuar lojtarë

    Në ndeshjen e fundit ndaj Pogradecit, zhvilluar në transfertë, Flamurtari nuk shkoi më shumë se një 0-0, në një përballje që vlonjatët patën shumë telashe. Agostinelli i vetëdijshëm për forcën dhe karakterin që ka ekipi kundërshtar, kërkon vëmendje maksimale

    “Kjo periudhë ndërprerje na shërbeu për të rikuperuar lojtarë ndërsa tani e dimë të gjithë se jemi në periudhën më të rëndësishme të sezonit futbollistik dhe sa më shumë afrohesh drejt fundit të objektivit, shtohet padyshim ankthi. Pogradeci? Është një kundërshtar i vështirë që luan mjaft bukur futboll, një takim impenjativ për ne, besoj edhe për ta. Është një ndeshje ku na duhet fitorja dhe tre pikët.  Unë pres që të mërkurën tifozët të jenë të shumtë në numër ashtu si edhe në ndeshjet e tjera pasi janë shumë të rëndësishëm për ne.”

    KAMPIONATI

    Kategoria e Parë është drejt sprintit final. Në 5 javët e fundit të kampionatit, pak a shumë verdiktet janë dhënë edhe pse jo matematikisht. Në mesjavë do të luhet java e 29-të e ndarë në dy ditë. Vora kryesuese pret Lushnjen në një përballje që nuk dëshiron të gabojë, sidomos në një moment të tillë ku Flamurtari ndjekës është 2 pikë larg.

    LEXO ME SHUME:Andorra, kafshatë e lehtë për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon me gola dy legjendat e Kombëtares

  • Pogradeci në sprintin final për Play-Off, kalendar “ferri” për liqenorët

    Pogradeci në sprintin final për Play-Off, kalendar “ferri” për liqenorët

    KF Pogradeci ëshë një nga skuadrat që kërkon një vend në “Play-Off’ për të tentuar më pas edhe surprizën e madhe, ngjitjen në Superiore. Liqenorët po zhvillojnë një kampionat relativisht të mirë dhe rezultatet kanë bërë që aktualisht të jetë pjesë e “top-6”-shes.

    Humbja e fundit në kampionat e pësuar ndaj Burrelit nuk ka prishur aspak atmosferën e skuadrës së Ard Memës, të cilët besojnë fort tek aftësitë e tyre. Tashmë si për të treguar forcën e vërtetë të këtij ekipi ka menduar kalendari i 3 javëve të ardhshme.

    Kjo pasi do të sfidojnë 3 ekipet e kreut, ku çdo pikë e marrë ndaj tyre do të vlejë shumë në rrugën drejt objektivave të liqenorëve. Kështu fillimisht në fundjavë do të sfidojnë Besën, ndërsa më pas do të jetë radha e Flamurtarit dhe Vorës.

    Ard Mema dhe “djemtë” e tij dëshirojnë dhe shpresojnë të marrin maksimumin e pikëve ndaj liderve të Kategorisë së Parë. Rezultatet këto që do të vendosin shumë edhe për klasifikimin e tyre në kampionat.

    JAVA 28

    15/03/2025

    14:00

    Burreli – Erzeni Shijak

    14:00

    KF Pogradeci – Besa Kavajë

    14:00

    Lushnja – Flamurtari

    14:00

    Kastrioti Krujë – Vora

    14:00

    Apolonia Fier – Valbona

    14:00

    Korabi Peshkopi – Kukësi

    LEXO ME SHUME:Pogradeci në telashe, sulmuesi konfirmon largimin nga klubi: Drejtuesit e rinj morën këtë vendim…

    TITULLI KAMPION

    Kategoria e Parë do të zhvillojë 6 javët e fundit të kampionatit. Në një moment të tillë, Vora dhe Flamurtari kanë blinduar pozitat në dy vendet e para, cka i jep promocionin. E gjithë cështja është te skuadra që do të shpallet kampion. Barazimi i Vorës ndaj Apolonisë, ka rihapur skenare të reja. Tashmë Flamurtari e ka bindjen për të arritur te titulli kampion, pasi distanca me kundërshtarin është 2 pikë larg. Suksesi ndaj Kastriotit me përmbysje me rezultatin 2-1, tregoi edhe një herë se ekipi ka karakter.

  • “Bënim stërvitje si te U-12”/ Zguros nuk i del inati me Veselinovic: Nuk e njihte as shtëpia e vetë, unë Atanaskovskin e marrë në kurriz dhe luaj bashkë me të

    “Bënim stërvitje si te U-12”/ Zguros nuk i del inati me Veselinovic: Nuk e njihte as shtëpia e vetë, unë Atanaskovskin e marrë në kurriz dhe luaj bashkë me të

    Vangjel Zguro, kapiteni i Pogradecit, , vijon me thumbiet karshi ish-trajnerit të Partizanit, Aleksandër Veselinoviç. Nëpërmjet një lidhje për emisionin “Max Sport”, pas ndeshjes ndaj Kastriotit, mbrojtësi foli për përplasjen që pati me ish-trajnerin e të kuqve, ku nuk i kurseu ironitë.

    “Komenti në Facebook për Veselinoviç ishte instiktiv. Ai tip jam unë. Partizani nuk e meritonte atë trajner, i uroj suksese në vazhdim dhe ishalla të shpallet kampion. Mos bëjmë sikur jetojmë në Tahilandë. Shumë paskemi ecur me kaq shumë bërryla sa ka ky sport.

    Edhe në nivelet më të larta mund të ketë mosmarrëveshje, lojtarë-trajner, të jesh djalë i drejtë në Shqipëri i bie të jesh djalë i keq. Duhet të jesh i urtë që të thonë djalë i mirë. Trajneri mashtroi në një situatë të zakonshme. Ndoshta duhet të luante ai lojtar. Punët e tyre. E gjitha lindi mbas ndeshjes së Laccit, kam luajtur 90 minuta dhe në derbi u ula në stol. Nuk e kuptova.  Nuk mund të shkojë trajneri i Naftëtarit, trajner i Crvena Zvezdës apo i Partizanit të Beogradit, nuk ndodh. Kështu ishte puna e këtij, e tregon CV. Nuk e di si e mori Partizani këtë. Më hapur nuk di si ta them. Bënim stërvitje të U12-ës. Dalim në analizë, porteri te sulmuesi, sulmuesi te x lojtar. Edhe në kategoritë e tretë shqiptare nuk ndodhin këto.

    Shkova si kampion Maqedonie dhe u investova totalisht te Partizani, erdhi një trajner që nuk e njeh as shtëpia e vetë dhe më dëmtoi. Kam pasur oferta edhe nga Ballkani i Kosovës. Vendosa të shkoja te Pogradeci, se ka një projekt shumë të fuqishëm, shumë shpejt do e shikoni.

    Te Pogradeci më dhanë të njëjtat lekë që jep një ekip që synon titullin kampion në Superiore.  Jam në vendlindjen time. U ndërthur edhe pjesa ekonomike, që mos bëj kot erdha vetëm për fanellën. Pa e ofenduar, po sa për Atanskoska, duhet ta marrë në kurriz dhe të luaj bashkë me të.  Nuk dua të iki te Partizani. Jam lojtar i Pogradecit edhe për sezonin tjetër”, u shpreh Zguro.

  • Pogradeci në telashe, sulmuesi konfirmon largimin nga klubi: Drejtuesit e rinj morën këtë vendim…

    Pogradeci në telashe, sulmuesi konfirmon largimin nga klubi: Drejtuesit e rinj morën këtë vendim…

    Mateo Panadiç, sulmuesi është larguar dje paradite nga skuadra e Pogradecit. Lajmin e “divorcit” e konfirmojnë jo vetëm burimet pranë klubit pogradecar, por dhe vetë sulmuesi kroat.

    DEKLARATA E PANADIÇ

    “Tani e tutje nuk do të jem më pjesë e Pogradecit. Në skuadër, në këtë periudhë tranzicioni ndodhën shumë ndryshime. U larguan shumë lojtarë dhe drejtuesit e rinj morën këtë vendim. Sa i përket të ardhmes sime, jam duke shqyrtuar disa opsione dhe së shpejti do të vendos se ku do të luaj”.

    Mateo Panadiç u bë pjesë e liqenore në merkaton e verës, ku në drejtim të skuadrës ishte trajneri shkodran, Samuel Nika. Gjatë aktivizimit në radhët e Pogradecit, sulmuesi 30-vjecar u aktivizua në dhjetë ndeshje, duke shënuar tre gola. Madje, golin e parë në këtë kampionat, e shënoi në premierën sezonale ndaj Kastriotit, ku në minutën e 24-t hapi serinë e një fitoreje të rëndësishme. Tashmë skuadra pogradecare është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në transfertë, ku nesër do të ndeshet ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. Skuadra liqenore është në vendin e pestë në kuotën 30 pikëve dhe duhet ruajtur ky pozicion për të përfituar nga kalendari i fazës së tretë.

    LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë/ Zguro nderon Pogradecin, hap fals i Apolonisë dhe Kastriotit (REZULTATET)