Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Olta Gixhari

  • E ndau edhe nga e dashura, gjeti përmbajtje +18! Olta Gixhari ka pasur një romancë me Xhonatanin

    E ndau edhe nga e dashura, gjeti përmbajtje +18! Olta Gixhari ka pasur një romancë me Xhonatanin

    Një lajm i çuditshëm po qarkullon aktualisht në shumë portale shqiptare ku thuhet se Olta Gixhari paska pasur një romancë të shkurtër me Xhonatanin, i cili hyri pak ditë më parë në BBV. Olta Gixhari dhe Xhonatan Islami kanë patur një romancë që nuk zgjati më shumë se një muaj, verën që lamë pas. Lidhja e tyre u bë shkak edhe për ndarjen e Xhonatan me të dashurën e tij, shkruan Replika.al.

    Kjo e fundit gjeti biseda në telefonin e Xhonatan, mes tij dhe Oltës, me përmbajtje +18. Burimet bëjnë me dije per “Replika” se ish e dashura e Xhonatan Islamit disponon screen shot të bisedave të cilat do të bëhen publike së shpejti. Ndërkohë, Zhaku e cila la më herët shtëpinë e Big Brother duket se ka qenë një “kërc ënim” për Oltën brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje.

    Pas kësaj situate të pazakontë për këtë format që karakteristikë ka vigjilencën, produksioni ka vendosur që të nominojë njërin nga konkurentët në këtë rast Xhonatanin që nxori një sekret jo të vogël pasojat e të cilit do të shihen në vijim, shkruan Replika. Kujtojmë se “Vëllai i Madh” dë noi sot Xhonatanin duke e dërguar në nominim për shkak se i dha informacione nga jashtë Oltës.

  • E pabesueshme! Olta si asnjëherë më parë thur lëvdata për Luizin dhe e pranon kush do fitojë “Big Brother Vip” (VIDEO)

    E pabesueshme! Olta si asnjëherë më parë thur lëvdata për Luizin dhe e pranon kush do fitojë “Big Brother Vip” (VIDEO)

    Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy kampet e kundërta në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse në fillim u duk se ishin miq me njëri-tjetrin, shpejt rrjedha e lojës i përfshiu dhe sot ata konsiderohen si “lidera” të grupeve brenda shtëpisë.

    Ndonëse janë kundër njëri-tjetrit, ata përsëri e pranojnë që janë ndër konkurrentët më të fortë.

    Madje së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

    “Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.

    Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.

    E gjithë lufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë.

    Në një bisedë, Amosi i ka drejtuar këtë pyetje aktores: Ku mendon që do shkojë kjo lufta jonë me grupin?

    Ndërkohë Olta Gixhari “shfajsohet” duke thënë se ata i binë në qafë asaj dhe kjo e fundit as që u përgjigjet provokimeve të tyre.

    “Unë nuk ngacmoj asnjë. Efi në mënyrë të tmerrshme. Nuk i kam kthyer as përgjigje,”-u shpreh Olta.

  • “Prandaj u bëre keq ti”/ Olta e bën Kiarën gati për të qarë dhe i fut “xixat” për Luizin dhe Efin: Prisje që të zgjidhte ty (VIDEO)

    “Prandaj u bëre keq ti”/ Olta e bën Kiarën gati për të qarë dhe i fut “xixat” për Luizin dhe Efin: Prisje që të zgjidhte ty (VIDEO)

    Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big brother”. Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.

    Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta!

    Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty

    Kiara: Për Zotin jo!

    Olta: O Kiara është normale.

    Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty! Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?

    Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!

    Olta: Pse u mërzite pra?

    Kiara: Isha e ngarkuar o Olta!

    Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin!

    Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…

    Që prej mbrëmjes së djeshme Luizi dhe Efi po qëndrojnë në një dhomë veçmas banorëve të tjerë. Atyre nuk u lejohet komunikimi me banorët, por Kiara dhe Luizi i kanë thyer rregullat.

    Mesa duket Kiara nuk ka mundur të qëndrojë larg Luizit për shumë gjatë dhe pas spektaklit ka shkuar tek dera. Luizi e ka pyetur Kiarën me kë po qëndron pasi banorët me të cilët ajo ndante kohën (Luizi, Efi, Ronaldo), nuk janë më. Kiara i tregoi Luizit se ka mbetur vetëm dhe të dy kanë komunikuar përmes derës.

  • Olta Gixhari prezanton për herë të parë në publik partnerin misterioz, ai i lë të gjithë pa fjalë me letrën e tij që i ka dërguar bashkëshortes dhe të gjithë banorëve të “BBV”/ Dalin FOTOT

    Olta Gixhari prezanton për herë të parë në publik partnerin misterioz, ai i lë të gjithë pa fjalë me letrën e tij që i ka dërguar bashkëshortes dhe të gjithë banorëve të “BBV”/ Dalin FOTOT

    Olta Gixhari ka prezantuar mbrëmjen e djeshme për herë të parë në publik partnerin e saj Dorin dhe djalin e tyre Amar.

    Teksa lexohej letra që partneri i kishte shkruar aktores, në ekran u shfaqën disa momente të ëmbla të çiftit nën shoqërinë e njëri tjetrit.

    Ndërkohë që Olta pa edhe disa imazhe të djalit të saj, i cili është 2 vjeç e gjysmë.

    Në letrën e tij, përveç fjalëve për partneren Dori kishte zgjedhur të dërgonte mesazhe edhe për banorët e Big Brother Vip Albania. Ai e ka nisur letrën duke e qetësuar Oltën për djalin e tyre, Amar e duke i treguar se ai është mirë dhe e ndjek 24 orë. Më pas Dori e vazhdon letrën duke dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë banorët.

    Letra:

    Në fillim po të shkruaj për pikëpyetjet që ke në kokë që në fund të jesh e përqëndruar për mesazhin që dua të përcjell për ty dhe për të gjithë banorët aty brenda. Drita e syve të tu, Amari është shumë mirë. Më vjen shumë keq të të them që nuk e ka marrë malli për ty sepse të dy bashkë të ndjekim 24 orë. Familja dhe shoqëria të suportojnë. Ti je një grua e fortë, me karakter, fisnike dhe unë për këtë të kam zgjedhur. Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja, as nuk doja të ishe ndryshe përveçse ajo Olta që unë njoh. Ti më zgjodhe sepse jam i drejtpërdrejtë prandaj dhe sot po të shkruaj një letër jo vetëm për ty, por për të gjithë. Big Brother është një eksperiencë që do e përjetoni vetëm një herë në jetë. Marrëdhënien në atë lojë nuk e keni vetëm me Vëllain e Madh, por dhe me njëri-tjetrin, edhe me ne që ju ndjekim e që ju na quani publiku, por ne jemi bashkëkombësit, familjarët, shoqëria dhe fansat tuaj. Vëllai i Madh disa herë ju ka penalizuar dhe zarfi i zi është bërë kryefjala e atij formati, për rregulla që thyhen, profesionistë që nuk i zgjedhin fjalët kur i drejtohen njëri-tjetrit. E kuptoj që presioni, izolimi ju bëjnë të dilni nga karakteri, por kjo nuk do të thotë që të harroni se kush jeni. Mos harroni që jeni përzgjedhur mes mijëra personazheve për të përfaqësuar një emision publik që ndiqet në çdo shtëpi, brenda dhe jashtë vendit. Mos e merrni të mirëqenë faktin që thirreni yje për 4 orë 2 herë në javë, gjë që nuk ndodh në jetën reale. Merrni opinione për jetesën tuaj aty që ju bëjnë të reflektoni për të rregulluar çdo mangësi, për tu plotësuar si njeri, pastaj si artist dhe në këmbim ju kërkojmë vetëm buzëqeshje dhe qytetari. Vetëm kështu mund dhe duhet të lani çdo gjë që ju është vënë në dispozicion nga Vëllai i Madh. Ti je njeri plot diell, Olta. Këtë nuk e them vetëm unë, por çdo njeri që të njeh, ka punuar apo ka folur me ty qoftë një herë në jetë. Batutat e tua më mungojnë shumë, më mungon të shoh të qeshësh, të kërcesh, të jetosh aty brenda asaj shtëpie siç jetojmë të lumtur në shtëpinë tonë që mbase nuk është më e madhe se Shqipëria, por që e sigurt ka dashuri aq sa për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me gaz. Për mua Big Brother nuk është lojë, është garë dhe në garë kundërshtari duhet respektuar dhe nëse është humbës. Por kjo nuk është një letër vetëm për ty. kjo ishte dhe për ty Gent, faljen e të cilit unë e pranoj dhe e respektoj, dhe për ty Luiz që ta çmoj humorin, dhe për ty Ronaldo që je i drejtpërdrejtë dhe luftarak, dhe për ty Kristi, Amos, Armaldo dhe për ju goca që jeni dhurata nga Zoti për familjet shqiptare. Olta jam shumë krenar për ty, mos e jetoni me stres, por shijojeni kohën aty sepse kur të dilni do bëheni pishman, por nuk do keni mundësinë t’i rikuperoni ato ditë. Të duam shumë, të përqafojmë dhe mezi të kemi.

  • “Ua sa i bukur qenke bërë ti ore”/ Olta rrëfen historinë e njohjes me partnerin: Kape se qenka super yll

    “Ua sa i bukur qenke bërë ti ore”/ Olta rrëfen historinë e njohjes me partnerin: Kape se qenka super yll

    Olta Gixhari ka rrëfyer historinë sesi u njoh me partnerin, teksa bisedonte me banorët në oborr. Aktorja tregoi se e gjitha ka qenë një rastësi dhe takimi i tyre ka ndodhur në Spanjë.

    “Më 23 dhjetor nisem me avion. Në 4 të mëngjesit, hap Instagramin unë, sa hypa në avion dhe shikoj një mikun tonë të përbashkët që kishte hedhur një story, një mik i imi dhe i shoqes sime, kishte hedhur foto nga aeroporti. I shkruajta e pyeta je në aeroport? Po tha jam për Madrid. Po dhe unë për Madrid i thashë. Me kë je? Me Besianën i thashë. Ai mbërrinte gjysmë ore pas meje. Ndodhi që na u shty avioni. Ndërkohë ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin (partnerin e Oltës) në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare me këtë. Ne kishim rezervuar hotelin, do kalonim Krishtlindjet atje. Me shokun e lamë do pinim një kafe në aeroport. Arritëm ne, mua mu fik telefoni s’kisha bateri, kjo shoqja s’e kishte numrin se ai kishte ndryshuar numër. Shkuam në hotel ne, vura telefonin në karikim, shoh unë 100 mesazhe, i thashë hajde pimë kafe te hoteli se ishim në qëndër. Erdhi ai me makinë, me një shok dhe ishte Dori. Sa doli Dori nga makina, unë shtanga. Atë e kisha parë shumë vite më përpara. Fjalia parë që i thashë ishte: Ua sa i bukur qenke bërë ti ore! Ai serioz, unë u emocionova. Shkuam te markata e Madritit për të pirë verë. Unë gjatë gjithë kohës i thoja shoqes sime: O Zot sa i mirë ky, kape! Është super yll! Sa ajo më tha në një moment: Olta ke harruar që jam e fejuar? Nëse të pëlqen kaq shumë kape vetë. Unë isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë. I thashë ai do vajzë të urtë, të qetë. Shkuam në një qytet tjetër të Spanjës, Seville, shumë romantik qyteti, morëm një apartament, ata flenë veç, ne veç, një aventurë e gjitha dhe asgjë më tepër. Pimë verë, kemi folur shumë. Atë darkë ndodhi shkëndija e parë me sy mes meje dhe atij. Unë vazhdoja bëja si budallaqe sepse mendoja që ai nuk më pëlqente. Unë jam tip energjike, i shpreh ndjenjat, emocionet kurse ai është komplet ndryshe”

    Më pas Olta rrëfeu se partneri e ftoi në Romë dhe i tha: “Mendohu mirë, nëse je e bindur që do rrish me mua, do vish. Nëse jo, mos më merr në telefon”

    “2-3 takimet e para ju betohem nuk jemi puthur as në buzë. Vetëm flisja, i kam treguar gjithë historinë e jetës sime, nuk pushoja. Sa një moment më tha po ti kaq shumë flet gjithmonë? Unë vetëm flisja dhe pija verë”, tregoi Olta.

    Aktorja tregoi edhe momentin e propozimit: “Ai nuk është romantik, ishim në Romë, më propozoi pa unazë. Kishte shumë njerëz, bëri këtë gjestin e bukur, u ul në gjunjë dhe më tha a do të rrish me mua përjetë? Pooo i thashë, njerëzit duartrokitën, hoqa një unazë nga gishti ja dhashë dhe i thashë merre dhe bëje prapë”.

  • Ka refuzuar ftesën për të qenë opinioniste e “BBV?”/ Einxhel “hap thesin”, nuk e kursen as Olta Gixharin: Ishim te ditëlindja e Monikës dhe kur doli nga tualeti…

    Ka refuzuar ftesën për të qenë opinioniste e “BBV?”/ Einxhel “hap thesin”, nuk e kursen as Olta Gixharin: Ishim te ditëlindja e Monikës dhe kur doli nga tualeti…

    Si një ish-finaliste dhe ish-banore e formatit “Big Brother Vip”, moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi disa situata të ndodhura në këtë edicion të dytë të reality-show -t.

    Teksa në Prime-in e mbrëmshëm po diskutohej klipi për sjellet e banorëve kundrejt njëri-tjetrit, Arbana Osmani mes të tjerash u shpreh se të gjithë do të dënoheshin pasi kanë thyer rregullat duke mosrespektuar të tjerët.

    Einxhel ka reaguar gjatë spektaklit live, përmes një statusi në Twitter.

    “Ku ishin vjet rregullat”, ka shkruar Einxhel, dukshëm drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura vitin e kaluar.

    Më tej Einxhel ka pasur diçka për të thënë edhe për njërën nga banoret e këtij sezoni, aktoren Olta Gixhari. Moderatorja ka kujtuar një episod ku ka pasur një takim me të.

    “Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për “BBVA”… Heh”– thuhet në statusin e plotë të Einxhel.

    Por përpos statusit, ajo ka zbuluar edhe diçka tjetër në seksionin e komenteve, duke iu përgjigjur një ndjekësi. Ky i fundit shprehu dëshirën që moderatorja të shkojë në “BBVA” si opinioniste, por përgjigja e Einxhel habiti jo pak.

    https://twitter.com/EinxhelShkira/status/1610402791054315521?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1610402791054315521%7Ctwgr%5Eaf947f6a38e518c30260788b490936c849b19301%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fgossip%2Fka-refuzuar-ftesen-per-te-qene-opinioniste-e-bbv-einxhel-hap-thesin-nuk-e-i560500

    Moderatorja u përgjigj duke shkruar: “Ndoshta nuk mundem… pasi thashë “JO”, duke zbuluar që jo vetëm është ftuar për të qenë opinioniste e programit, por e ka refuzuar ftesën.

  • Jeton në rulotë, Olta Gixhari thyen rregullat e “Big Brother”, a do të ketë ndëshkim për aktoren?!

    Jeton në rulotë, Olta Gixhari thyen rregullat e “Big Brother”, a do të ketë ndëshkim për aktoren?!

    Olta e ka nisur ditën, duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.

    “Vëllai i Madh” e çoi të jetonte në kamper, pasi Zhaklina e përzgjodhi bashkë me Armaldon. Rregulli strikt në kamper është ndalimi i daljes nga rrethimi, pa e lejuar “Vëllai i Madh”.

    Olta përdori tualetin pasi nisi ditën sot, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në vazhdim do të bëhet i ditur dhe vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë episod.

  • “Ok do e provoj, por shqetësimi im është…”/ Dalin pamjet, Big Brother njofton “surprizën” jo të këndshme për dy banorët (FOTO)

    “Ok do e provoj, por shqetësimi im është…”/ Dalin pamjet, Big Brother njofton “surprizën” jo të këndshme për dy banorët (FOTO)

    Olta dhe Armaldo u futën në rulotë pasi Zhaklina e preferuara e publikut vendosi të ndërronte vendin me ta.

    Edhe pse dëshironte, Olta u detyrua të zgjidhte pasi vëllai i madh tha se në të kundërt banorët do mbeteshin pa cigare për një javë.

    Arbana: Vëllai i madh të jep mundësinë të mos shkosh në rulotë, por banorët e tjerë për një javë nuk do kenë cigare .

    Luzi: Po pse duhet të dënohemi ne të tjerët sepse Olta nuk ka shkruar në formular që unë jam klaustrofobike. Tani Olta të tregojë arsyen e vërtete se përse nuk do të shkojë. Mos bëj si princeshë!

    Genti: Unë pa cigare pranoj.

    Olta: pse nuk kemi një përcaktim për kohën, por ky nuk është kjo arsyeja. Unë jam klaustrofobike . Unë do shkoj se e di ç’domethënë për ta të rrish pa cigare. Ok do e provoj, por shqetësimi im është më serioz se cigaret e këtyre. Unë e dija që Zhaklina do më zgjidhte.

  • Ditëlindjet e fëmijëve festohen kur ata flenë/ Ja çfarë bën Olta Gixhari

    Ditëlindjet e fëmijëve festohen kur ata flenë/ Ja çfarë bën Olta Gixhari

    Si sot një vit më parë Olta Gixhari u bë nënë me ardhjen në jetë të Amarit. Vogëlushi ka ditëlindjen, por Olta e bashkëshorti kanë festuar teksa ai flinte. Aktorja publikoi një video ku shihet duke hapur shampanjën me të mbërritur ora 12 dhe sigurisht nuk mungoi një urim për vogëlushin që i ndryshoi jetën.

    “Amar fle, po mami dhe babi festoon për të. Je jeta jonë, gëzuar ditëlindjen tënde të parë”-shkruan Olta teksa në orët në vazhdim me siguri do ndajë edhe foto të tjera nga ditëlindja e Amarit.