Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Olta Gixhari

  • “Bënte si profesioniste”/ Olta e përmendi, Dalina Buzi “fshikullon” banoren: Ti je një mosmirënjohëse, dimë edhe ne gjëra… (video)

    “Bënte si profesioniste”/ Olta e përmendi, Dalina Buzi “fshikullon” banoren: Ti je një mosmirënjohëse, dimë edhe ne gjëra… (video)

    Në shtëpi ka ardhur sfida e javës dhe është realizimi i spektaklit “Dancing With the Stars”. Banorët janë ndarë në çifte dhe po bëjnë prova për të fituar pasi fituesit do të kenë një avantazh. Kjo sfidë hapi dhe biseda midis banorëve që po flisnin për spektaklin e vërtetë dhe kryesosht për anëtarët e jurisë (Kledi,Dalina dhe Mandi).

    Dea u shpreh se i preferuari i saj ishte Kledi Kadiu për profesionalizmin e tij, por këtë mendim nuk e ndan aspak Olta që thotë:”Kush e la atë të fliste aty, fliste por me vështirësi. Futu Mondi, futu Dalina, e çmëndën duke bërë si profesionist”. Dhe kaq u desh që Dalina të reagonte me një video dhe me një Instastory. Shiko videon më poshtë.

    Në instastory Dalina shkruan: “Po mi zemra nënvlerësojnë pasi luten tu gjej ndonjë rol, pasi kur e heqin para kohe nga DWTS te Vizioni vijnë e qajnë te mua e para. Për profesionalizmin tim veç Dea e Olta s’duhet me fol kurrë (nejse se Dea s’foli). Kushdo tjetër aty le te thotë ça të dojë. Po nejse se bëj shaka me Luizin. Anabel nuk është faqe fansash, thjesht dallohet robi.

    (Unë) që në kulmin e υrrejtjes mbroja Olten dhe Olta…Shkoni në Bunkart të mësoni për njerezimin c’lloj speciesh mosmirënjohëse janë!”-përfundon Dalina.

  • Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin e papritur (VIDEO)

    Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin e papritur (VIDEO)

    Si çdo ditë, Luiz Ejlli është banori i parë që zgjohet nga gjumi në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtari pasi pastron vendin ku bëjnë kafen, e përgatit një për vete dhe qëndron jashtë vetëm.

    E teksa po qëndronte vetëm në oborr, aty po shkonte Olta Gixhari. Kur kjo e fundit po i afrohej, zgjodhi të largohej duke u ulur në pjesën e verandës së shtëpisë.

    Nuk dihet se pse Luizi vendosi që bënte këtë veprim, pasi së fundmi nuk kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Madje ata mbrëmë kanë ndenjur duke biseduar deri vonë së bashku me Kiarën dhe Armaldon.

  • “O Luiz o kampion”/ Fansat brohorasin pranë shtëpisë së “Big Brother VIP”, Olta nga xhelozia e madhe bën veprimin e papritur

    “O Luiz o kampion”/ Fansat brohorasin pranë shtëpisë së “Big Brother VIP”, Olta nga xhelozia e madhe bën veprimin e papritur

    Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.

    Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim.

    Aktorja tha se personat jashtë po bërtisnin ‘O Luiz o legen’.

    Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.

    BISEDA e plotë mes tyre:

    Luiz: Ca është?

    Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz…

    Kiara: O Luiz thotë

    Olta: O Luiz o legen…

    Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.

    Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.

    Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.

    Maestro: Mos tha fjalë tjetër?

    Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.

    Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.

  • Dor Lushi nga Shijaku/ Burri i Olta Gixharit probleme me drejtësinë: “Aktivitet i errët në Spanjë dhe burg për disa kohë”

    Dor Lushi nga Shijaku/ Burri i Olta Gixharit probleme me drejtësinë: “Aktivitet i errët në Spanjë dhe burg për disa kohë”

    Zbulohet për herë të parë burri sekret i Olta Gixharit, me të cilin ka një fëmijë dhe që i ka dhënë një mbështje aktores. Ai është Dor Lushi nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen. Thuhet se Dori ka një aktivitet të errët në Spanjë dhe për disa kohë ka qenë në bυrg.

    Arrestimi dhe dënimi e bën atë subjekt të ligjit anti-mαfίa, duke afektuar edhe Gixharin, nëse i ka dhënë pasuri apo nëse kanë pasuri të përbashkëta. Gjithashtu edhe Kejvina u bë subjekt i ligjit anti-mαfία për shkak të ish të dashurit të saj, Redjan Rraja. Disa javë më parë, SPAK kërkoi sekυestrimin e një ‘Audi’ luksoz që përdorej nga Kejvina Kthella.

  • SKANDAL! Ja çfarë dëgjoi Luizi pas derës. Del videoja nga dhoma e rrëfimit, Olta kërkesë të pazakontë produksionit, të largohet Efi nga “Big Brother Vip” ose ajo do të…

    SKANDAL! Ja çfarë dëgjoi Luizi pas derës. Del videoja nga dhoma e rrëfimit, Olta kërkesë të pazakontë produksionit, të largohet Efi nga “Big Brother Vip” ose ajo do të…

    Largimi i Efit nga Big Brother ka ngjallur mjaft polemika në rrjet. Por, ky largim nxorri gjithashtu në pah se Big Brother VIP po e mban peng aktorja Olta Gixhari.

    Me t’u nxjerrë në nominim nga Deamishel Luizi, Kiara dhe Efi, u kuptua se ishte pikërisht kjo e fundit që do të dilte.

    Thashethemet ishin se Olta Gixhari i kishte vendosur kusht produksionit që të nxirrnin Efin, ose do largohej ajo.

    Dhe vetë Luizi e konfirmoi këtë gjë. Në videon virale që qarkullon në rrjet, ai i thotë Efit se e ka dëgjuar fjalë për fjalë Oltën në dhomën e rrëfimit.

    Në momentin kur po diskutoheshin nominimet nga ana e Deas, Olta u shpreh e bindur se ishte Efi.

    “Duhet të jetë patjetër se kështu i ke dhënë urdhërat ti”, u shpreh Luizi.

    https://youtube.com/shorts/yd3SfdAlGGg?feature=share
    https://youtube.com/shorts/HqE8GXRfwO4?feature=share
  • “Nuk i dua këshillat e tua”/ Efi kapet keq me motrën e Olta Gixharit: S’ma ndjeu fare për atë femër të ligë

    “Nuk i dua këshillat e tua”/ Efi kapet keq me motrën e Olta Gixharit: S’ma ndjeu fare për atë femër të ligë

    Pas eleminimit nga shtëpia e Big Brother, Efi ishte e ftuar sot në “Big Brother Fan Club” për të folur për lojën e saj dhe raportin me banorët. Opinioniste e emisionit sot ishte pikërisht motra e Olta Gixharit, me të cilën Efi ka pasur shumë përplasje brenda shtëpisë.

    Gerta Gixhari nisi të ngrinte menjëherë tonin e zërit me Efin dhe t’i kundërvihej për çdo përgjigje. Megjithëse tha se kishte ardhur si gazetare dhe s’do ta komentonte lojën e Oltës, ajo sërish tregoi “inatin” e saj për Efin si konkurrente dhe faktin që ajo ishte “grup” me Luizin.

    Madje, një kakofoni u krijua në studio dhe dy vajzat patën një përplasje.

    “Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi asaj.

    Ish-konkurrentja u shpreh se ishte i padrejtë eliminimi i saj.

    “Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën.”

    Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat horror në shtëpi, që nuk u transmetuan.

    “S’më duket normale që jepen gjërat që Luizi thotë, ndërkohë që nuk jepen gjërat që fliten për të nga Dea dhe Amos (t’i lidhim, t’i djegim) dhe i japin moral pikërisht atij personi.”

  • Olta me ulërima dhe të qara hedh akuza ndaj produksionit: Po shokohem me këtë gjë! Do iki fare! (VIDEO)

    Olta me ulërima dhe të qara hedh akuza ndaj produksionit: Po shokohem me këtë gjë! Do iki fare! (VIDEO)

    Me sa duket Olta Gixhari ishte e mbushur me emocione të ndryshme, pas surprizës por edhe pas kritikave që mori mbrëmë në Prime, ndaj mëngjesin e sotëm shpërtheu në lot.

    Sapo u zgjua, në një diskutim me Valbonën, Olta tha se “nuk është mirë”, duke shtuar se kjo është për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmë në Prime. Olta u shpreh se “ajo është lojtare” dhe se tani e tutje do “flejë gjumë”.

    “U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtu. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha Olta.

    Olta shpërtheu në lot kur ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi. Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”

    Pasi u qetësua, Olta nisi një bisedë me Maestron, i cili po mundohej t’i jepte kurajo.

    “Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulsiviteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.

    Duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë mbrëmë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.

    “Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

  • Ish e dashura e tij do publikoj mesazhet/ Burri i Olta Gixharit niset me urgjencë në Tiranë pasi u tha se ajo ka pasur lidhje me Xhonin

    Ish e dashura e tij do publikoj mesazhet/ Burri i Olta Gixharit niset me urgjencë në Tiranë pasi u tha se ajo ka pasur lidhje me Xhonin

    Publikimi i lajmit të lidhjes së dashurisë mes Olta Gixharit dhe Xhonatan Islamit, ka shkaktuar polemika në rrjete. Por jo vetëm.

    Bashkëshorti i aktores ka mbërritur mbrëmjen e kaluar, pas mesnatës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Replika mëson ekskluzivisht se ai i ka kërkuar Oltës të lërë menjëherë shtëpinë, por kjo e fundit ka zgjedhur të vazhdojë lojën.

    Burimi: Replika.al

  • Çfarë nuk u pa gjatë spektaklit! “Hë moj më gjuaj, gjuaj pra, ke frikë?!”/ Publikohet VIDEO, a po tentonte vërtetë Efi të godas Olta Gixharin?

    Çfarë nuk u pa gjatë spektaklit! “Hë moj më gjuaj, gjuaj pra, ke frikë?!”/ Publikohet VIDEO, a po tentonte vërtetë Efi të godas Olta Gixharin?

    Olta Gixhari dhe Efi kanë marrë mbrëmje djeshme qendrëm e vëmendjes gjatë spektaklit. Vajzat nuk kanë patur asnjëherë një raport të mirë me njëra-tjetrën dhe dje nuk janë përmbajtur më.

    Gjatë një shkëputje televizive, debati mes Oltës dhe Efit degradoi ku në një video të publikuar në rrjet shihet teksa aktorja i drejtohet ish-konkurrentes së Përputhen duke i thënë: Hë moj më gjuaj, më gjuaj, gjuaj, gjuaj pra, ke frikë?

    Kjo deklaratë ngriti dyshime te publiku nëse Efi tentoi të godasë aktoen. Por siç shihet edhe në videon e mëposhte ky është thjesht një provokim nga ana e saj, për arsyet që i di vetëm Olta Gixhari.

  • Debati mes Efit dhe Oltës degradoi në nivele të ulëta, vajzat marrin vendimin që nuk pritej! Ndërhyn menjëherë Arbana Osmani dhe i thërret tek dhoma e rrëfimit. Çfarë ndodhi? (VIDEO)

    Debati mes Efit dhe Oltës degradoi në nivele të ulëta, vajzat marrin vendimin që nuk pritej! Ndërhyn menjëherë Arbana Osmani dhe i thërret tek dhoma e rrëfimit. Çfarë ndodhi? (VIDEO)

    Emisioni i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP” erdhi plot tensione e përplasje prej konkurrentëve. Dy vajzat, Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes kanë patur përplasje mes tyre gjatë kësaj jave, ndërsa “vulën” e zënkës ia vendosi nata e djeshme.

    Mes dy vajzave nisën ironitë e thumbat, sidomos kur iu desh që në provën e javës të bëheshin “çift” bashkë. Efi ishte e para që i pohoi banorëve se provën e kishin të humbur, ndaj nga kjo mori ‘zemër’ dhe Olta duke u shprehur se nuk pranonte ta kryente provën e javës.

    Moderatorja Arbana Osmani i mori dy vajzat në dhomën e rrëfimit duke kërkuar të qetësonte gjakrat mes tyre, gjë që u duk e pamundur.

    Ndjesë kërkoi vetëm Efi, për fjalën “e neveritshme” që përdori për Oltën, ndërsa kësaj të fundit iu duk se nuk kishte asnjë gabim ndaj nuk erdhi një kërkesë falje.

    Përveç faktit që nuk dëshiroi të kryente provën me Efin, për t’u kujdesur si çift për bebin (kukull), Olta u shpreh se këtë nuk dëshironte ta bënte pasi e kishte të vështirë se prova do t’i kujtonte të birin.

    Arbana pranoi, duke i kërkuar vajzave të paktën të hanë një darkë së bashku mbrëmjen e sotme. Të dyja pranuan, ndaj mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.