Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Olta Gixhari

  • Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë, ja reagimi epik i Ilir Shaqirit (video)

    Olta Gixharit i zbërthehet fustani në skenë, ja reagimi epik i Ilir Shaqirit (video)

    Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme. Fustani iu zbërtheu papritur, por aktorja nuk u vu aspak në siklet, por kërkoi ndihmë hapur nga Iliri.

    Kur juria po analizonte ‘cha cha’-në e Sardi Strugajt, aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer.

    Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës u afrua Sardi. Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë. Pasi mori 5 nga Iliri, Sardi i tha kryetarit të jurisë se duhet të ishte ai që ta ndihmonte i pari Oltën, por Iliri e ka gjithmonë gati përgjigjen: “Unë ta lashë vetë, se po të doja t’ia mbërtheja, e kisha bërë” – ia ktheu ai këngëtarit, i cili e kaloi këtë situatë gjithashtu me humor.

    Ky moment u shoqërua me batuta nga moderatorja Bora Zemani dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

  • Dalin fotot, koha kur Olta Gixhari kercente si velinë te “Fiks Fare”…

    Dalin fotot, koha kur Olta Gixhari kercente si velinë te “Fiks Fare”…

    E ftuar në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël. “Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës.

    Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet e balerines”.

  • Nga teatri në film, ish-banorja e BBV “zë karrigen” e Dancing with dhe Stars (FOTO)

    Nga teatri në film, ish-banorja e BBV “zë karrigen” e Dancing with dhe Stars (FOTO)

    “Dancing with dhe Stars” pritet sëshpejti të fillojë, teksa dita ditës po zbulohen dhe emrat e personazheve VIP ku do të jenë të pranishëm.

    Kryefjala.com ka mësuar sot emrin tjetër të anëtares së jurisë së “Dancing With the Stars”. Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Balaj. Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing With the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus. Nga ana tjetër aktorja e njohur ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku u vu re se kishte shumë batutë e humor. Nga ana tjetër Kryefjala.com ka mësuar se këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.

  • Dje djali i saj festoi ditëlindjen! Olta Gixhari publikon foton e parë familjare

    Dje djali i saj festoi ditëlindjen! Olta Gixhari publikon foton e parë familjare

    Djali i Olta Gixharit, Amari ka festuar ditëlindjen e 3 ditën e djeshme. Në këtë ditëlindje, aktorja ka publikuar portetin familjar dhe gjithashtu foton e parë të bashkëshortit të saj Dori, në profilin e saj në Instagram.

    “Familja eshte pika ime me e rendesishme!

    Faleminderit per urimet tuaja dhe ju uroj te jeni te lumtur me te dashurit tuaj
    Me shume dashuri nga ne te tre ”, shkruan Olta.

    Kujtojmë që aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike mbi jetën e saj personale.

  • Çfarë ndodhi tani?! Tensione mes tyre në xhirimin e filmit? Luizi i “vë kapakun” marrëdhënies me Oltën

    Çfarë ndodhi tani?! Tensione mes tyre në xhirimin e filmit? Luizi i “vë kapakun” marrëdhënies me Oltën

    Një ditë më parë u raportua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.

    Marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur shpeshherë nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve. Ishte Olta ajo e cila ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit.

    E për këto raportime ka folur edhe Luizi. Në një video live që realizoi në Instagram, ai u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, e si për ta sqaruar një herë e mirë ai tha se nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira.

    “Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”– tha Luizi.

    Kujtojmë se xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” janë ende duke vijuar.

  • Detaji i çuditshëm në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit!

    Detaji i çuditshëm në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit!

    Ditën e djeshme janë postuar disa foto të Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit nga shesh xhirimi i filmit në Korçë. Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është valixhja që mban Olta Gixhari.

    Valixhja në dorën e Oltës duket bosh, por çfarë mban ajo brenda? Ndoshta nuk ka asgjë dhe ka qenë vetëm për efekt foto ose mbase ka diçka për të cilën historia do ta tregojë më vonë.

  • “Këtë të hënë kemi diçka për t’iu thënë”/ Dalin detaje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës… (FOTO)

    “Këtë të hënë kemi diçka për t’iu thënë”/ Dalin detaje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës… (FOTO)

    Duket se kemi detaje të reja rreth filmit ku luan Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

    Faqja zyrtare në Instagram e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto të re, ku shkruhet “Këtë të hënë kemi diçka për t’ju thënë”, dhe duket se ka lidhje me filmin, pasi përkon edhe logoja e “TopChannel Film” më sipër.

    Mbase të hënën do kemi mundësi të njihemi me kastin ose me trailerin e filmit të shumëpërfolur.

    Deri më tani dihet se filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket është frymëzuar nga frazat e përdorura në “Big Brother Vip”. Në baner ishte dhe një përshkrim i filmit ku mësohej se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

    Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhej në përshkrimin e filmit.

  • Zbulohen “prapaskenat”! Kiara bën qejf në Turqi me armiken e Luizit (FOTO)

    Zbulohen “prapaskenat”! Kiara bën qejf në Turqi me armiken e Luizit (FOTO)

    Dy ish-konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 2, Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në Turqi, ndërsa fotot e tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

    Moderatorja Kiara Tito ndodhet atje për realizimin e një nga projekteve të saj që do të transmetohet së shpejti në Top Channel, “Kepi i Vipave”.

    Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë, aty ku Kiara ka realizuar edhe fotot e saj.

    Ajo është shfaqur tërheqëse me një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë e të bardhë, ndërsa e ka kompletuar me një palë syze dielli si dhe një çantë Dior.

    Bukuroshja ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në postim. Nga ana tjetër aktorja Olta Gixhari ka zgjedhur të postojë më shumë, me disa poza atraktive.

  • Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit (FOTO)

    Me apo pa tendencë, Olta i jep mesazhin e koduar Luizit (FOTO)

    Olta e Luizi po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë pasi janë duke kryer xhirimet e filmit, i cili pritet të publikohet së shpejti. Krahas punës, dyshja nuk po kursehen së publikuar imazhe së bashku, ku po duken mjaftë bukur.

    Ishte Olta ajo e cila ndau një selfie por duke I dhënë një mesazh të koduar Luizit.

    “Shi sa keq je vesh ketu”, shkroi ajo, pasi shumicën e kohës gjatë qëndrimit në BBV i thoshte se përse nuk po vishet firmato.

  • SONTE FINALJA! Olta zbulon para kohe fituesin e BBV?!

    SONTE FINALJA! Olta zbulon para kohe fituesin e BBV?!

    Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania sapo ka filluar.

    Spektakli nisi ndryshe nga herët e tjera.

    Të gjithë ish-banorët i kënduam katër finalsitëve, por ajo që u vu re ishte një varg nga Olta, e cila këndoi “unë fitoren vete ta fala ty o Luiz”.

    Por edhe banorët e tjerë kënduan më shumë me batuta rreth Luizit se sa për 3 finalstët e tjerë.

    Me sa duket ata kanë paralajmëruar fitoren e Luizit.