Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Conference League

  • Ernest Muçi bën Conference League-n “të flasë” SHQIP, faqja zyrtare: Mbajeni mend këtë emër (FOTO)

    Ernest Muçi bën Conference League-n “të flasë” SHQIP, faqja zyrtare: Mbajeni mend këtë emër (FOTO)

    Ernest Muçi po kalon formën më të mirë të karrierës së tij deri tani. Sulmuesi i Legia Varshavës e ka nisur këtë sezon me xhiro të larta teksa në 14 ndeshje ka shënuar 7 gola duke u bërë kryefjalë e momentit si në Poloni, ashtu edhe në Shqipëri.

    Talenti i Kombëtares shqiptare shkëlqeu edhe në arenën europiane teksa shënoi një dygolësh në debutimin e tij në Conference League përballë ekipit nga Premier League, Aston Villa. Ish-sulmuesi i Tiranës u shpall Lojtari i Ndeshjes dhe një nga 4 kandidatët për Lojtarin e Javës nga UEFA.

    Legia nuk rresht së postuari video, foto e momente të ndryshme të fantastikut shqiptar ndërsa së fundmi është vetë faqja zyrtare e Conference League e cila i thur elozhe të mëdha 22-vjeçarit.

    “Ernest Muçi. Mbajeni mend këtë emër”, shkruhet në postimin e shoqëruar me foton e Muçit në Instagram.

  • Conf.League/ Humbje e “ëmbël” e Strugës ndaj Hesperange, ekipi i Shpëtim Duros kalon në “Play-Off”

    Conf.League/ Humbje e “ëmbël” e Strugës ndaj Hesperange, ekipi i Shpëtim Duros kalon në “Play-Off”

    Struga në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori. Skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.

    2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15’.

    Gjithsesi, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani. Ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.

    Pjesa e dytë foli për Hesperange, Gustavo shënoi në minutën e (70’). Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë. Me moldavin Lado Akhalaia. Në fund pati festë strugane, me “armatën” e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.

  • Ëndrra vazhdon… Struga e Shpëtim Duros me një këmbë në “Play-Offin” e Conference League

    Ëndrra vazhdon… Struga e Shpëtim Duros me një këmbë në “Play-Offin” e Conference League

    Struga vazhdon të bëjë mirë dhe të fitojë në Conference League. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 3-1 në Shkup përballë Hesperange (Luksemburg) takimin e parë të turit të tretë në Conference League.

    Besart Ibraimi ishte heroi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut me tre gola, dy nga të cilët nga pika e bardhë. Sulmuesi 36-vjeçar është ngjitur në kuotën e 24 golave në kompeticionet europiane.

    Ndërkohë që kapiteni i Hesperange, gjermani Dominik Stolz realizoi golin e vetëm për skuadrën udhëtuese sapo filloi pjesa e dytë. Dueli i kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (17 gusht) në Luksemburg.

  • Shorti i “Play-Off”/ Partizanit  i vjen rreziku nga Bullgaria ose Kazakistani, Ballkani dhe Struga mëson kundërshtarët

    Shorti i “Play-Off”/ Partizanit  i vjen rreziku nga Bullgaria ose Kazakistani, Ballkani dhe Struga mëson kundërshtarët

    Ditën e hënë në orën 14:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës play-off në Conference League.  Bazuar në ndarjen paraprake të UEFA-s, Partizani ka njohur kundërshtarin  në aventurën europiane, gjithmonë nëse kalojnë Valmeira-n. Si një skuadër kampione dhe e eliminuar nga Champions, shorti nuk u tregua bujar me të kuqtë që në rast kualifikimi do të luajë me ciftin Astana-Ludogorets, dy skuadra shumë të forta në arenën europiane. Ballkani, drejtuar nga Ilir Daja në rast kualifikimi do të luajë me ciftin fitues mes Sheriff Tiraspol ose Bate Borisovin.

    Ndërkohë Struga drejtuar nga Shpëtim Duro në rast se fiton ndaj Sëift Hesper nga Luksemburgu do të përballet me Zrinjskin ose Breidabklik. 24 gusht  do të jenë ndeshjet e para, ndërsa më 31 do të jenë të dytat.

  • Egnatia “ngushëllohet” pas eleminimit nga Conference League, 400 mijë euro nga Turqia për lojtarin e momentit

    Egnatia “ngushëllohet” pas eleminimit nga Conference League, 400 mijë euro nga Turqia për lojtarin e momentit

    Ngushëllimi i Egnatias pas eleminimit nga Conference League mbeten shitjet e lojtarëve që ka bërë. 350 mijë euro për Jackson nga Istanbulspor dhe 150 mijë euro për Agbekporn-un nga Slaven Belupo, arka e Egnatias është mbushur goxha.

    Ndërkohë shitja e radhës pritet që të jetë Redi Kasa. Sipas informacioneve të fundit, për lojtarin ka një ofertë zyrtare nga Turqia që mendohet të jetë rreth 400 mijë euro.

  • Egnatia “mbush xhepat” pa luajtur ende në Kupat e Europës, zbulohet sa ka përfituar klubi rrogozhinas

    Egnatia “mbush xhepat” pa luajtur ende në Kupat e Europës, zbulohet sa ka përfituar klubi rrogozhinas

    Egnatia arriti të fitonte një trofe këtë sezon. Rrogozhinasit ngritën lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, e cila ishte për herë të parë në historinë e këtij klubi.

    Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova nuk u ndal me kaq pasi arritën që nëpëmjet renditjes në kampionat të siguronin për herë të parë edhe kualifikimin në kompeticionet europiane.

    Nga këto arritje rrogozhinasit kanë “çuar” në arkat e tyre plot 250 mijë euro. Kjo shumë jepet nga UEFA për pjesmarrjen në Conference League. Por jo vetëm kaq, pasi kanë siguruar edhe 50 milionë lekë të vjetër nga fitimi i KUpës që i jep FSHF-ja.

    Shifra këto që janë të kosiderueshme për një skuadër që siguron për herë të parë Kupën dhe pjesmarjen në Europë.

  • Hidhet shorti i Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të parë

    Hidhet shorti i Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e raundit të parë

    Në orën 15:00 u hodh shorti i Conference League në Nion të Zvicrës. Të kualifikuara në këtë kompeticion, janë edhe 4 skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në datat 13 korrik do të luhen takimet e para, ndërsa më 20 korrik do të zhvillon ndeshjet e kthimit të këtij raundi.

    Shkëndija-Haverfordwest County.

    Tirana-Dinamo Batumi

    Ararat-Egnatia

    Liendefild-Vllaznia

    Gjilani-Progres Niederkorn

    Shkupi- Hegelmann

    Dukagjini-Europa

  • Conference League aktivitet modest, por jo për skuadrat shqiptare; zbulohen shpërblimet që marrin klubet

    Conference League aktivitet modest, por jo për skuadrat shqiptare; zbulohen shpërblimet që marrin klubet

    Një skuadër që merr pjesë në turin e parë kualifikues të Europa Conference League përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrje dhe 150 mijë euro për eliminimin nga turi i parë. Nëse eliminohet në turin e dytë, bonusi shkon 100 mijë euro + 350 mijë euro, në turin e tretë 100 mijë + 550 mijë euro dhe braktisja e Europës në “play off”, 100 mijë + 750 mijë euro. Kualifikimi në grup vlen 2.94 milionë euro.

    Të gjithë lojtarët e e Tiranës që u dënuan mund të luajnë në Europë. Është ky lajmi më i fundit nga kampi bardheblu. Mësohet se drejtuesit e Tiranës kanë pyetur nëse dënimet mbarten në Europë dhe përgjigja ka qenë jo. Të gjithë lojtarët do të luajnë në Europë, paçka dënimit që kanë.

    Mund të rrezikojë vetëm Visar Bekaj, i cili e ka dënimin më të rëndë. Gjithsesi, apeli pritet të bëjë punën e vet, ndërsa portieri që ka firmosur në Turqi është grumbulluar nga kombëtarja kosovare.