Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Conference League

  • “Disa episode duhet te ishin trajtuar ndryshe nga arbitri”, Orges Shehi nuk i del inati, mesazhi për tifozët: E di që do të kemi mbështetjen e tyre

    “Disa episode duhet te ishin trajtuar ndryshe nga arbitri”, Orges Shehi nuk i del inati, mesazhi për tifozët: E di që do të kemi mbështetjen e tyre

    Partizani është mposhtur në mënyrë surprizuese në sfidën e parë kundër Iberias. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të gjeorgjianëve.

    Pas ndeshjes foli trajneri Orges Shehi. Ky i fundit nuk i kurseu kritikat për gjykimin, ndërsa kujtojmë se Partizani luajti me 1 lojtar më pak në pjesën e dytë për shkak se Rrapaj doli me të kuq. Po ashtu dhe goli i dytë nga Iberia lë hije dyshimi për pozicion jashtëloje.

    O.Shehi: “Jemi ndëshkuar nga një 11 metërsh pas një topi të humbur nga ana jonë dhe në tranzicion kundërshtari na kapi një moment që mund ta shmangnim. Nga minuta e 50 mbetëm nē inferioritet numerik pas kartonit tē kuq të Rrapaj dhe patjetër që menduam të ndryshonin mënyrën se si do të vendosemi për tu rinisur. Kur je me një lojtar më pak do të kërkosh të kapësh kundërshtarin në kundërsulm. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit shanset që do të kemi ti shfrytëzojmë edhe pse e dimë që do të jetë krejt tjetër ndeshje.

    Mendoj që disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe nga gjyqtari sepse kishte disa momente siç na ndëshkonte ne me kartonë gjyqtari mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin. Mund të kishte edhe lojtarë të Iberias që mund të ndëshkoheshin me dy kartonë të verdhë.
    Në ndeshjen e kthimit e dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë shumë ndryshe nga kjo në Tbilisi”.

  • CONFERENCE LEAGUE/ Vendos një super gol, Struga fiton duelin e parë ndaj Pyunik Yerevan (video)

    CONFERENCE LEAGUE/ Vendos një super gol, Struga fiton duelin e parë ndaj Pyunik Yerevan (video)

    Struga ia ka dalë të sigurojë fitoren në shtëpi, teksa ka mposhtur në sfidën e parë të raundit të dytë të Conference league ekipin e Pyunik Yerevan. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve, por në fund do të festonin kampionët shqiptarë me shifrat 2-1.

    Struga fillimisht do të kalonte në avantazh në minutën e 7-të me Besart Ibraimin. Ky i fundit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 23-të po me penallti, ku Villela do të gjente rrugën e rrjetës.

    Pjesa e parë mbyllej në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë në minutën e 60-të armenët mbetën me 10 lojtarë, pasi Vakulenko u ndëshkua me karton të kuq. Avantazhin numerik e shfrytëzoi siç duhet ekipi i Qatip Osmanit, që arriti të shënonte në minutën e 73-të. Këtë herë Spirovski do të tunde rrjetën dhe të kalonte në avantazh ekipin shqiptar.

    Minutat e mbetura nuk do të prodhonin gola të tjerë, me sfidën që mbyllet 2-1 për Strugën. Këto të fundit hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në fazën e tretë. Kujtojmë se sfida e kthimit do të luhet pas 1 jave në transfertën armene.

  • Partizani me probleme si Tirana, dy futbollistët nuk do të udhëtojnë në Gjeorgji për Kupat e Europës (ARSYEJA)

    Partizani me probleme si Tirana, dy futbollistët nuk do të udhëtojnë në Gjeorgji për Kupat e Europës (ARSYEJA)

    Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.

    Tashmë, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.

    Por, pikërisht se është një ekip gjeorgjian, kjo mund t’i hapë probleme Partizanit. Adnard Mehmeti dhe Redon Ismaili janë 2 lojtarët e kuq që kanë pasaportën e Kosovës. Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe me shumë mundësi nuk do të lejojë që dy futbollistët e Partizanit të shkelin në territorin gjeorgjian.

    Nga kjo situatë bëhet me dhimbje koke trajneri Orges Shehi. Tekniku mund të humbë shërbimet e dy lojtarëve kualitativ për një sfidë delikate si kjo e turit të dytë.

    Kujtojmë që e njëjta gjë i ndodhi dhe futbollitit të Tiranës, Qëndrim Ismajlit. Ky i fundit nuk u fut dot në Gjerogji, në ndeshjen e parë që bardheblutë luajtën kundër Torpedo Kutaisi.

  • Raundi i dytë i Conference League/ Partizani me probleme, titullari rrezikon ndeshjen ndaj ekipit gjeorgjian

    Raundi i dytë i Conference League/ Partizani me probleme, titullari rrezikon ndeshjen ndaj ekipit gjeorgjian

    Partizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme kundër Iberisë, teksa dy lojtarë pritet që të kalojnë fillimisht nga infermieria. Valentino Murataj pati pësuar një goditje gjatë javës dhe u dëmtua sërish në ndeshje, duke lënë sfidën pas vetëm 8 minutash lojë. Ekipi dje ka qenë pushim dhe sot pritet të kthehet. Kapiteni do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të parë llojin dhe shkallën e dëmtimit.

    Lëndimet në gju janë gjithnjë problematike, çka parashikon se të paktën në ndeshjen e radhës Murataj nuk do të jetë i gatshëm. Shpresohet që të jetë vetëm një traumë e momentit dhe jo diçka që do ta mbante më gjatë jashtë fushave. Probleme fizike ka shfaqur edhe Preka. Situata e tij nuk është e rrezikshme sa kapiteni, por mbetet për tu parë.

  • Partizani nuk ndez në Conference League, barazim zhgënjyes ndaj modestëve të Marsaxlokk (video)

    Partizani nuk ndez në Conference League, barazim zhgënjyes ndaj modestëve të Marsaxlokk (video)

    Partizani zhgënjen në ndeshjen e parë përballë Marsaxlokk në raundin e parë kualifikues të Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, edhe pse shënuan që në minutën e dytë me Valentino Muratajn, pas një topi të gjatë të dhënë nga Rifa, nuk ia dolën të merrnin atë që prisnin përballë një kundërshtari modest, që jo vetëm barazoi, por rrezikoi edhe ta fitonte ndeshjen (1-1).

    Goli i shpejtë i të kuqve dha përshtypjen e rremë se do të kishte goleadë, për goditja fantastike e Yurit ndryshoi krejtësisht rrjedhjen e lojës.

    Partizani kishte minuta të tëra në dispozicion për të shënuar gola të tjerë, që do do t’i jepnin fitoren, por e kishte të pamundur të tundte sërish rrjetën.

    “Demat” duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit në transfertë për të prerë biletën për raundin e dytë të Conference League.

     

  • Tiranë heroike në Gjeorgji, supergoli i Haxhiut shtyn kualifikimin në ‘Elbasan Arena’ (video)

    Tiranë heroike në Gjeorgji, supergoli i Haxhiut shtyn kualifikimin në ‘Elbasan Arena’ (video)

    Në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, Tirana u përball me Torpedo Kutaisin në një ndeshje të luftuar që përfundoi në barazim 1-1. Takim që u transmetua për të gjithë teleshikuesit në RTSH Sport. Skuadra shqiptare tregoi karakter dhe vendosmëri për të arritur një rezultat pozitiv në tokën gjeorgjiane.

    Në minutën e 20-të, vendasit arritën të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke çuar sferën në portën e tij. Ky moment i dha avantazhin Torpedo Kutaisit. Një 45 minutësh që Tirana e interpretoi me frikë, ndërkohë që, Bledi Shkëmbi si duket i ka shkundi  të tijët në dhomat e zhvheshjes, pasi në pjesën e dytë, ekipi bardheblu u bë më agresive, duke tentuat shpesh portën e Torpedo Kutaisit.

    Barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Haxhiu arriti të shënojë për Tiranën, duke çuar shifrat në 1-1. Ky gol ishte një moment i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, duke i dhënë shpresë dhe moral për ndeshjen e kthimit. Ekipi bardheblu do të përgatitet për sfidën e kthimit pas një jave, ku do të kërkojnë të sigurojnë një vend në turin e dytë të Conference League.

  • FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

    FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

    Partizani, edhe pse ka arritur të gjenerojë të ardhura nga shitjet dhe Europa, nuk ka arritur të ketë një stadium për sfida ndërkombëtare. Ky fakt e bën t’i “falet” Federatës, që nga ana e saj nuk di të menaxhojë “Air Albania”-n, fusha e të cilit është degraduar. Fakti që Partizani do të luajë në Elbasan kundër Marsaxlokk F.C. ka ngjallur reagime të shumta të tifozëve në rrjetet sociale, që me të drejtë ankohen që do të duhet të udhëtojnë jashtë kryeqytetit për të ndjekur ndeshjen.

    Temperaturat e larta dhe ora e vonë pritet të ndikojnë direkt në numrin e ulët të tifozëve në atë ndeshje. Mbështetësit e Partizanit nuk i kanë kursyer kritikat dhe ironitë për spostimin e stadiumit.

  • Partizani “ndez motorrët”, fazë përgatitore në Pogradec dhe tre miqësore në program

    Partizani “ndez motorrët”, fazë përgatitore në Pogradec dhe tre miqësore në program

    Partizani, pasi mbylli sezonin me humbjen në ndeshjen titull me Egnatian, deri tani i është përkushtuar merkatos. Zëra në dalje, me tepër se në hyrje, por ku gjithësesi janë përcaktuar numrat dhe rolet nga tekniku Orges Shehi. Por pushimet mbarojnë shpejt dhe të hënën, në 10 qershor, Partizani do të rikthehet në punë për tu bërë gati për prezantimin në Conference League.

    Një javë në kryeqytet, me punën e organizuar për të kthyer fitnesin dhe për të larguar ndonjë kg të tepërt e pastaj grumbullimi për fazën përgatitore. Klubi ka vendosur për të mos spostohet jashtë kufijve, duke zgjedhur si destinacion Pogradecin, pikërisht për temperaturat më të freskëta që mund ti vijnë në ndihmë lojtarëve në qershorin e nxehtë. Të kuqtë do të nisen në Pogradec, në datë 17 qershor dhe do të qendrojnë aty deri në datën 3 korrik. Kohë e mjaftueshme për të rritur formën dhe përmirësuar aspektet taktike përpara debutimit Europian.

    Gjatë qendrimit në Pogradec, të kuqtë kanë programuar edhe 3 ndeshje miqësore me Llapin, Strugën e Shkëndijën e Tetovës, që do ti lejojnë teknikut Shehi të kuptojë më shumë në lidhje me lojtarët dhe formën e tyre.

  • Tirana arrin Europën nga divani, klubi bardheblu merr shifrën e majme falë Egnatias

    Tirana arrin Europën nga divani, klubi bardheblu merr shifrën e majme falë Egnatias

    Triumfi i Egnatias me rezultatin 0-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, ka gëzuar edhe Tiranën, që ka arritur të sigurojë kështu një “biletë” për në arenën Europiane që përkthehet në 325 mijë euro automatikisht në klub ( shuma që përfitohet në turin e parë të Conference League).

    Pra bardheblutë tashmë falë këtij verdikti kanë të sigurt 325 mijë euro nga pjesmarrja Europiane, teksa kjo shifër mund të dyfishohet në varësi të ecurisë në Europë.

    Edhe pse u renditën në vendin e pestë, bardheblutë e Erbin Fagut, falë edhe dënimit të Skënderbeut do të kenë shansin e artë për t’u përfaqësuar në Ligën e Konferencës.

    Për sa i përket Kukësin, ky tashmë mund të quhet me plot gojë, një sezon për t’u harruar, që u shoqërua me rënien nga kategoria dhe në edicionin e ardhshëm verilindorët do të militojnë në Kategorinë e Parë.

  • “Finalja” e parakohshme e Conference League i besohet Enea Jorgjit, arbitri shqiptar gjykon supersfidën

    “Finalja” e parakohshme e Conference League i besohet Enea Jorgjit, arbitri shqiptar gjykon supersfidën

    Arbitrimi shqiptar nga dita në ditë po njeh rritje në skenën e futbollit europian e botëror.

    UEFA dhe FIFA u ka besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e shumë ndeshjeve në arenën ndërkombëtare dhe sërish të enjten Enea Jorgji si kyresor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave në Conference League, Ajax-Aston Villa.

    Ky takim do të startojë në orën 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” dhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë sfidë në Conference League, që tani është futur në fazën më emocionuese me eleminim direkt.

    Sukseset në arenën ndërkombëtare janë një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit që kanë bërë një punë të madhe për të arritur në këto nivele.