Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Conference League

  • Dinamo nuk i nxjerr dot “xixa” Shkëndijes, shënohen tre gola në miqësore (video)

    Dinamo nuk i nxjerr dot “xixa” Shkëndijes, shënohen tre gola në miqësore (video)

    Shkëndija e Tetovës dhe Dinamo janë përballur ditën e sotme në një ndeshje miqësore. Kjo sfidë u fitua nga kampionët e Maqedonisë së Veriut me rezultatin e ngushtë 2-1.


    Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 31-të, ndërsa Itodo Mandela barazoi shifrat në të 41-tën. Në krahun tjetër, ndeshja u vendos nga Jakupi në minutën e 66-të, i cili shënoi golin e fitores për tetovarët. Një “sinjal” negativ për “djemtë” e Ilir Dajës në këtë fazë përgatitore. Në krahun tjetër, kuqezinjtë e Shkëndijës duken gati për Kupat e Evropës, ku më 8 korrik përballen në Champions League me uellsianët e TNS.

    SHANSI – Me krijimin e Conference League, për klubet shqiptare është bërë më e mundur të kalojnë ture dhe Dinamo do të provojë padyshim të shkruajë histori të re. Klubi blu do të mbajë të gjithë lojtarët aktualë dhe do të sjellë edhe disa përforcime për të synuar të përparojë sa më shumë dhe për të sjellë sa më tepër përfitime financiare në arkat e klubit.

    Fakti është se Ilir Daja ia di sekretet këtij kompeticioni (Conference League), sepse ka shkuar dy herë në grupe me Ballkanin e Suharekës, duke shkruar historinë e futbollit kosovar dhe mbarëshqiptar. Më parë, tiranasi ka arritur të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës me Skënderbeun.

    LEXO ME SHUME:Nesër nis stërvitja, klubi i Kategorisë së Parë ka mbetur vetëm me 8 lojtarë

  • “Arena e Demave” nuk u licensua për Kupat e Europës, Partizani vendos për stadiumin

    “Arena e Demave” nuk u licensua për Kupat e Europës, Partizani vendos për stadiumin

    Partizani nuk ka arritur të jetë në kohë për të certifikuar stadiumin “Arena e Demave” në turin e parë kualifikues të Conference League. Në këtë mënyrë, ekipi kryeqytetas rikthehet në “Air Albania” dhe ky është një lajm që ngroh tifozët, të cilët shpesh herë kanë udhëtuar në Elbasan, kur bëhej fjalë për të ndjekur kryeqytetasit në sfidat europiane.

    Të kuqtë do të presin Kaljun në stadiumin kombëtar, ndërsa ora 20:00 për datën 17 korrik mbetet të konfirmohet. Partizani vuajti jo pak mungesën e tifozëve në “Elbasan Arena”, teksa një vit më parë përballej fillimisht me Marsaxlok dhe Iberinë.
    Asnjë prej dy ndeshjeve në shtëpi nuk fitohej. Gjithçka do të nisë për Partizanin në Estoni këtë sezon, më 10 korrik. Do të jetë transfertë që përkon me sfidën e parë të edicionit 2025/26. Objektiv është vetëm kalimi i turit, ndërsa më pas ndeshjet e tjera për Partizanin do të merrnin jetë më 24 dhe 31 korrik. Shorti vendosi si kundërshtar për turin e dytë,fituesin e çiftit St. Patrik-Hegelman.

    Prej muajsh klubi ka nisur punën për të plotësuar kushtet e duhura, por sërish nuk ka qenë e mundur që të kuqtë të luajnë në shtëpi, edhe pse kanë stadiumin e tyre, ku kanë shpenzuar miliona euro. Ka disa kritere, që nuk janë plotësuar, por më kryesori konsiderohet rruga, që të çon për tek impianti.
    Fatkeqësisht ende nuk është zbatuar plani për një rrugë të re brenda standardeve. Ky investim kërkon një procedurë të gjatë dhe shihet e pamundur që të realizohet.

    LEXO ME SHUME:Vetëm një sezon zgjat aventura, Elbasani mbyll bashkëpunimin me sulmuesin (FOTO)

  • Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League

    Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League

    Shorti i Conference League ka vendosur Vllazninë përballë BFC Daugavpils në turin e parë të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shqipëri dhe e dyta në Letoni, por me sa duket, asnjëra në qytetin e skuadrave përkatëse.

    Vllaznia është në luftë të hapur me Bashkinë për administrimin e stadiumit në Shkodër dhe evenimentet që zhvillohen në terrenin e “Loro Boriçit”. Si rrjedhojë, shkodranët kanë shqyrtuar mundësinë që të luajnë ndeshjet e tyre europiane në “Niko Dovana” të Durrësit.

    Por edhe kundërshtari i klubit shkodran BFC Daugavpils ka probleme me stadiumin “Celtnieks” në Dougavpils, pasi ai nuk plotëson standardet e kërkuara nga UEFA. Kësisoj, ndeshja me shkodranët është zhvendosur në kompleksin privat “LNK Sporta Parks” në Riga, në qytet tjetër, pasi ai plotëson standardet minimale që kërkon UEFA për kompeticionet e saj.

    Vllaznia do të përballet me letonezët e BFC Daugavpils, të cilët në këtë edicion bëjnë debutimin e tyre ndërkombëtar. Skuadra letoneze ka pak histori suksesi në vendin e vet, pasi ka qenë për shumë vite në kategoritë e ulëta, para se të ngjitej në elitë, por pa arritur objektiva ambiciozë.

    LEXO ME SHUME:“Ta mbyllim kualifikimin në shtëpi”, trajneri i Nomme Kalju sfidon Partizanin: Kam mundur Crvena Zvezdën

  • “Ta mbyllim kualifikimin në shtëpi”, trajneri i Nomme Kalju sfidon Partizanin: Kam mundur Crvena Zvezdën

    “Ta mbyllim kualifikimin në shtëpi”, trajneri i Nomme Kalju sfidon Partizanin: Kam mundur Crvena Zvezdën

    Nomme Kalju është skuadra estoneze që Partizani do të përballet në turin e parë të Conference League. Trajneri Nikita Andrejev ka folur pas shortit duke e konsideruar të fortë ekipin e Partizanit.

    “Emocionet janë të qeta, sepse në mëngjes morëm vesh se cilët janë kundërshtarët e mundshëm – të gjithë ishin shumë të fortë. Mendoj se Partizani nuk është një opsion i keq, pasi sezoni i tyre ka përfunduar në maj dhe fillon në gusht, por i yni është në vazhdim. Kjo na jep një lloj avantazhi”, tha Andrejev duke folur për Soccernet.ee.

    Për Partizanin ai shtoi: “Sigurisht që është një kundërshtar i fortë, siç janë të gjitha skuadrat. Ne presim futboll konkurrues. Mendoj se janë plotësisht brenda mundësive tona. Kështu që mund të jemi të kënaqur me shortin. Në Shqipëri, për shkak të nxehtësisë, kushtet atmosferike mund të jenë të vështira, por për këtë arsye do të përpiqemi të bëjmë gjithçka në shtëpi që ndeshja jashtë të jetë shumë më e lehtë.”

    Nomme Kalju Kalju do të presë ndeshjen e raundit të parë në shtëpi në stadiumin Kadrioru, ku klubi dhe Andrejev si lojtar kanë përjetuar disa lloje të suksesit evropian gjatë viteve.  Në “Kadriorg” mbretëron një atmosferë shumë e mirë. Si lojtar, aty kam mundur ndër të tjerë edhe Crvena Zvezdën, kemi luajtur mirë edhe ndaj klubeve të Ballkanit. Mendoj se “Kadriorg”  do të na sjellë dobi dhe shpresoj që tifozët të mbushin të gjithë stadiumin”, tha Andrejev.

  • Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton

    Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton

    U rikthyen në Evropë pas një mungesë prej afro 15 vitesh, por jo vetëm kaq, fati i buzëqesh Dinamo City, me blutë që kualifikohen automatikisht për në raundin e dytë të Conference League, pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë një dhuratë fantastike nga UEFA, me këta të fundit që kanë konfirmuar dënimin e Drogheda United Fc duke përjashtuar këta të fundit nga ky turne.

     

    Ekipi Irlandez ka shkelur rregullat e UEFA-s pasi pronarët e këtij ekipi kanë gjithashtu në pronësi edhe ekipit e Silkeborg në Danimarkë. Në këtë mënyrë, do të jenë danezët që do të luajnë në Conference League, duke e nisur këtë turne nga raundin e dytë, në vazon e ekipeve favorite. Dinamo merr në këtë mënyrë një asist fantastik, kalon një raund në Conference League pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë.

    Për Dinamon vijnë të ardhura shtesë nga kjo aventurë në Evropë, por në të njëjtën kohë rriten edhe shanset për të synuar një kualifikim historik në fazën e grupeve të këtij turne, objektivi kryesor i drejtuesve të klubit.Dinamo do të mësojë të mërkurën rivalin e tyre në turin e dytë të Conference League.Në këtë mënyrë, Dinamos i shkojnë 350 mijë euro bonus për shkak të kalimit në turin tjetër, edhe pse pa luajtur fare.

    LEXO ME SHUME:Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

  • ✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

    ✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

    Klubet shqiptare kanë nisur të gjitha përgatitjet për ndeshjet që do të luajnë në kompeticionet europiane, ku kanë mundësinë e madhe të fitojnë të ardhura të rëndësishme, për të cilat kanë luftuar gjithë sezonin e shkuar. Egnatia, si kampione e vendit, do të marrë pjesë në Champions League, kompeticioni më i madh europian për klube. Rrogozhinasit e nisin nga turi i parë dhe renditen në vazon e skuadrave jofavorite.

    Shorti i turit të parë është caktuar të hidhet më datë 17 qershor, pra pas afro dy javësh. Për klubin rrogozhinas janë 850 mijë euro të sigurta edhe nëse eleminohet nga Champions dhe Conference League në përballjet e para. Partizani,Vllaznia dhe Dinamo do të duhet të luftojnë shumë për të kaluar turet e Conference League , sepse për momentin tre klubet kanë siguruar vetëm 325 mijë euro, të cilave mund t’i shtohen edhe 350 mijë euro të kalimit në raundin e dytë.

    Klubet shqiptare Egnatia,Partizani, Vllaznia dhe Dinamo kërkojnë prestigjin, por edhe të rrisin koeficentin e tyre që i vlen shumë edhe në të ardhmen, duke i vendosur pozita më të favorshme përpara shorteve të kompeticioneve.

    LEXO ME SHUME:U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

  • Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

    Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

    Partizani prej disa ditësh është rikthyer në fushën e lojës për të marrë ngarkesën maksimale në kualifikueset e Conference League. Në klubin e kuq është një kantier i hapur, ku ka patur shumë largime dhe tani vëmendja është kthyer te merkato në hyrje.Arbin Zejnullai, një nga mesfushorët më të mirë në sezonet e fundit në Superligën shqiptare, me shumë gjasa do mbetet të jetë pjesë e saj edhe sezonin ardhshëm, mirëpo këtë herë mund ta shohim edhe me fanellën e ndonjë skuadre tjetër.

    26- vjeçari nga Tetova ka mbyllur kontratën me Egnatian dhe rinovimi me rrogozhinasit ka ngecur për arsye ekonomike. Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë, dëshirojnë të përfitojnë drejtuesit e Partizanit, që janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm.

    Bisedimet deri më tani kanë qenë të vazhdueshme, por ende lojtari nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, ndoshta i tunduar edhe nga ofertat e tjera që mund t’i vijnë përreth.

    Në ditët në vijim është caktuar edhe një takim i fundit, ku mund të vendoset gjithçka. Fakt është, se tek të dyja palët ekziston dëshira për bashkëpunim.

    PARTIZANI NIS SEANCAT STËRVITORE

    Europa nuk pret dhe për këtë te të kuqtë janë mjaft të vetëdijshëm. Kështu klubi gjithçka mesditën e djeshme e ka nisur me një mbledhje, ku të pranishëm ishin edhe futbollistët. Stafi dhe drejtuesit kanë kërkuar nga futbollistët vlerësim maksimal në mënyrë që ekipi të ecë sa më larg.

    Pjesë e stërvitjes ishin gjithsej 19 futbollistë, ku padiksutim bie në sy mungesa e lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata. Kështu Gjelbrim Taipi ishte i pari që njoftoi largimin nga Partizani ditën e djeshme dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e ekipit. Njëjtë ndodhi edhe me Anteo Osmanllarin që zytarizoi largimin. Partizani ka nisur një periudhë reflektimi mbi vendimet që duhet të merren. Tashmë që Europa afrohet çdo ditë e më shumë, të kuqtë kanë nisur punën për zgjidhjen e disa çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë më së shumti me largimet.

    LEXO ME SHUME:“Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)

  • Dinamo në vazon e dobët të Conference League, Ilir Daja kërkon përforcime

    Dinamo në vazon e dobët të Conference League, Ilir Daja kërkon përforcime

    Dinamo do ta nisë nga zeroja Europën. Pas 14 vitesh, skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, do të jetë e gjashta nga fundi në vazon e dobët të Conference League. Blutë kanë koeficient 1.575 dhe nuk shkojnë dot më lart, çka do të thotë se kundërshtarë do të kenë ekipe të forta, duke përfshirë edhe ato kosovare. Për të kaluar turin, Dinamo duhet të bëjë një heroizëm.

    Hera e fundit që kryeqytetasit luanin në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër ishte sezoni 2010- 2011, kur eliminoheshin nga moldavët e Sheriff Tiraspol në raundin e parë të Champions League. Më pas, bluve iu desh të mbijetonin në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar për vite të tëra, derisa presidenti Bardhi vendosi të investonte në klub dhe në harkun e pak viteve e ktheu në situatën e sotme, duke fituar trofe, duke pretenduar titullin dhe nxjerrë lojtarë si Mandela apo Zabërgja, që pritet të shiten për shifra rekord.

    Ashtu si shumica e klubeve shqiptare, edhe Dinamo nuk ka ndonjë bilanc mbresëlënës në kompeticionet europiane, teksa në total, sipas arkivave, ka arritur të ekzekutojë vetëm dy kualifikime. Një në 2002-shin, kundër Kaunas në Champions, dhe një tjetër më 1989, në Kupën e Kupave kundër Chornomorets Odesa. Siç shihet në tabelë, në të gjitha rastet e tjera blutë kanë dështuar të kalojnë raundin e parë.

    SHANSI – Me krijimin e Conference League, për klubet shqiptare është bërë më e mundur të kalojnë ture dhe Dinamo do të provojë padyshim të shkruajë histori të re. Klubi blu do të mbajë të gjithë lojtarët aktualë dhe do të sjellë edhe disa përforcime për të synuar të përparojë sa më shumë dhe për të sjellë sa më tepër përfitime financiare në arkat e klubit.

    Fakti është se Ilir Daja ia di sekretet këtij kompeticioni (Conference League), sepse ka shkuar dy herë në grupe me Ballkanin e Suharekës, duke shkruar historinë e futbollit kosovar dhe mbarëshqiptar. Më parë, tiranasi ka arritur të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës me Skënderbeun.

    LEXO ME SHUME:Vora bën “bingo” për 15 mijë euro siguron sulmuesin që shënoi 15 gola (FOTO)

  • Vikingur tregohet i fortë në Shkodër, ekipi islandez eleminon Egnatian nga Conference League (video)

    Vikingur tregohet i fortë në Shkodër, ekipi islandez eleminon Egnatian nga Conference League (video)

    Egnatia eleminohet në raundin e dytë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë dështuan të administronin fitoren e ndeshjes së parë 1-0. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës ekipi mik bëri gjithçka mirë, në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 28′, një gjuajtje e Pordarson devijohet fillimisht nga Malota e pastaj nga Dylis, për t’u ndalur pas krahëve të Dabjanit.

    Në pjesën e dytë, Vikingur do të shënonte golin e dytë, pas një goditje dënimi, Alijev prek sferën në zonë duke e kthyer në asist për Trandarson, i cili e shtyn në rrjetë.Në minutat e mbetura, Egnatia tentoi shumë herë të shënonte golin e vetëm çka do e çonte në shtesë ndeshjen, por pa mundur të gjenin rrjetën. Tani Egnatia do të mendojë për startin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

  • Sulmuesi shqiptar protagonist në Conference League, shënon gol spektakolar me klubin e tij (video)

    Sulmuesi shqiptar protagonist në Conference League, shënon gol spektakolar me klubin e tij (video)

    Ish-sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, ka rrëmbyer skenën me skuadrën e Cluj, në duelin e kthimit ndaj Neman, e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.

    27-vjeçari shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës. Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

     

    Ky ishte goli i parë i shqiptarit të Kosovës, me fanellën e klubit rumun. Kujtojmë që Korenica, u bashkua me skuadrën e re në këtë merkato vere.