Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Balaj

  • Vllaznia, në Ballsh për të thyer tersin; shkodranët e shohin shpëtimin te… Bekim Balaj

    Vllaznia, në Ballsh për të thyer tersin; shkodranët e shohin shpëtimin te… Bekim Balaj

    Vllaznia do të luajë në Ballsh në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Me sfidën që do luhet ditën e diel, në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça”. Një duel që i gjen shkodranët përballë Bylisit, me mallakastriotët të “etur” për pikë në Superiore. Ku ballshiotët kërkojnë t’i largohen zonës së rënies nga kategoria. E ndërsa shkodranët synojnë renditjen në dy vendet e para. Ajo çfarë duket se kënaq në kampin shkodran para këtij dueli është kompletimi thuajse në total i skuadrës.

    Kështu Bekim Balaj është rikuperuar në kohë rekord pas vizitës në Serbi, me sulmuesin që pritet të jetë titullar në këtë duel. E ndërsa shenja pozitive ka dhënë edhe Mensah, pavarësisht se për ganezin do vendoset në momentet e fundit nëse do jetë pjesë e sfidës apo jo. Në pozicionet e tjera në formacion te kuqeblutë pritet të mos ketë shumë ndryshime. Ku nga porta do e nisë tashmë titullari i zakonshëm, Jukaj.

    Në mbrojtje po ashtu nuk ka dyshime, me titullarët e zakonshëm Bajrami e Stojanoviç në qendër e me Gurishten djathtas dhe Jagon majtas. Në mesfushë priten treshja Deliu, Krymi dhe Sala. Pavarësisht se janë bërë prova edhe me Malën në këtë repart. Por prizrenasi pritet të rreshtohet në krahun e djathtë të sulmit shkodran. Me Gruden e Dodajn që duelojnë mes tyre për pozicionin e sulmuesit të djathtë. E në majë të manovrës sulmuese të kuqebluve rikthehet pas dy ndeshjesh mungesë kapiteni Balaj.

    STATISTIKAT – Statistikat e këtij sezoni në përballjet e çiftit Bylis-Vllaznia tregojnë se kur këto dy skuadra ndeshen, triumfues del gjithmonë ekipi vendas. Kështu në fazën e parë, me ndeshjen e luajtur në Shkodër ishin shkodranët që triumfonin 2-0, falë golave të Stojanoviç dhe Balajt. Ballshiotët do i kthenin “reston” kuqebluve në duelin e fazës së dytë. Ku mallakastriotët fitonin në “Adush Muça” me shifrat 1-0. Kjo falë një rrjete të Malomos në minutën e 10-të të takimit.

    Tradita e fitoreve të ekipit pritës në këtë çift do vijonte edhe në ndeshjen e fazës së tretë. Do ishte sërish Vllaznia që do fitonte pastër në Shkodër, në shifrat 3-0 kundër Bylis. Duel që vendosej nga autogoli i Camara dhe golat e Stojanoviç dhe Kahrimanoviç për 9 herë kampionët e vendit. Të dielën do shikohet nëse dy ekipet do i qëndrojnë “besnikë” kësaj statistike apo do arrihet të thyhet “tradita” e fitoreve të ekipit vendës.

    LEXO ME SHUME:Vllaznia kapet me arbitrimin, Teuta merr pikë jetësore për mbijetesën (video)

  • Pakënaqësi mes tij dhe Bekim Balaj-t, Thomas Brdaric tregon të vërtetën: Nuk ishte i kënaqur ndaj Tiranës, arsyeja e zëvendësimit ishte…

    Pakënaqësi mes tij dhe Bekim Balaj-t, Thomas Brdaric tregon të vërtetën: Nuk ishte i kënaqur ndaj Tiranës, arsyeja e zëvendësimit ishte…

    Thomas Brdaric ka folur në prag të ndeshjes që Vllaznia do të luajë me Skënderbeu. Ky takim do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe trajneri i Vllaznisë deklaroi:

    DEKLARATA E THOMAS BRDARIC

    NDESHJA– E dimë që është ndeshje ku duhet të jemi sa më të përgatitur. Nuk ka lidhje se në çfarë vendi është në kampionat. Kemi të njëjtin plan ndeshje si në të tjerat, të shkojmë për fitore, dhe nuk ndryshon asgjë nga ndeshjet e tjera.

    NËNVLERËSIM- Në varësi sa janë të fortë psikologjikisht lojtarët. Nëse ka anë të dobët, nënvlerëson ekipet. Objektivi ynë që të shkojmë për fitore, të bëjmë presim sa më të mirë dhe të implementojmë në fushë idetë tona. ka folur në prag të ndeshjes që Vllaznia do të luajë me Skënderbeu. Ishim shumë të avashtë kundër Tiranës. Idetë nuk funksionuan, këtë duhet ta ndryshojmë. Ne po punojmë, të marrim masat, që të mos shfaqim difektet si në pjesën e parë me Tiranën. Ata luajtën shumë në mbrojtje, bllok të mesëm, na priti në gjysmën e fushës dhe na e bëri të vështirë të çajmë nga qendra. Duhet të përmirësojmë qarkullimin e topit, të shkojmë sa më shpejt te porta e kundërshtarit, do i rregullojmë nga nesër.

    ÇËSHTJA BEKIM BALAJ– E dimë që Bekimi është lider, lojtar kryesor i joni, golashënues i kampionatit. Kemi shumë ndeshje në vazhdim, të ruajmë energji. Dhe Bekimi nuk ishte i kënaqur se do të shënojë gola çdo ndeshje, e ka kuptuar se arsyeja e ndërrimit ishte për të ruajtur energji dhe kështu do vazhdojmë deri në fund.

    LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)

  • Balaj nga një tjetër planet, tris golash ndaj Skënderbeut dhe tërheq Vllazninë drejt Final-Four (video)

    Balaj nga një tjetër planet, tris golash ndaj Skënderbeut dhe tërheq Vllazninë drejt Final-Four (video)

    Balaj nga nje tjeter planet. Skënderbeu është mundur ditën e sotme në shtëpi nga Vllaznia. Miqtë i falen Balajt dhe Malës pët të marrë 3 pikët me shifrat 0-4 në stadiumin “Skënderbeu”.

    Sulmi i shkodranëve ishte i përkryer dhe preciz. Balaj shënoi hat-trick, por një gol iu anulua nga Xhaja. Ish-i i Kombëtares gjithsesi arriti dopietën si ndaj Tiranës dhe madje edhe një gol më shumë duke vërtetuar dhe njëherë formën e jashtëzakonshme. Po të mos ishte për arbitrin do të kishim 4 gola nga kryesulmuesi i Shkodrës.

    Jo vetëm Bekimi ishte brilant sot. Esat Mala ishte një tjetër emër i sulmit që shkëlqeu. Shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra poziitve për Thomas Brdaric dhe skuadrën veriore.

    Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.

    LEXO ME SHUME:Klasike për infarkt! Balaj është “BEKIM” i Vllaznisë, dy golat e sulmuesit fundosin Tiranën në renditje

    DY GOLAT NDAJ TIRANËS

    Vendosi dygolëshi i Balaj, me një performancë fantastike që duket se ia ka marrë dorën bardhebluve, pasi i ka shënuar në tre ndeshjet e këtij sezoni. Pas humbjes ndaj Dinamos, Tirana e Maganit ishte e thirrur në Shkodër të jepte një përgjigje për ambicjet dhe mundësitë e saj.

  • Klasike për infarkt! Balaj është “BEKIM” i Vllaznisë, dy golat e sulmuesit fundosin Tiranën në renditje

    Klasike për infarkt! Balaj është “BEKIM” i Vllaznisë, dy golat e sulmuesit fundosin Tiranën në renditje

    Vllaznia nen shenjen e Bekim Balaj. Klasikja e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, në një mbrëmje të nisur keq e përfunduar festë në Shkodër. Vllaznia imponohet 2-1 përballë Tiranës e paaftë të mbajë ritmin e presionin, edhe kur u duk se mund të futej në lojë. Vendosi dygolëshi i Balaj, me një performancë fantastike që duket se ia ka marrë dorën bardhebluve, pasi i ka shënuar në tre ndeshjet e këtij sezoni.

    Pas humbjes ndaj Dinamos, Tirana e Maganit ishte e thirrur në Shkodër të jepte një përgjigje për ambicjet dhe mundësitë e saj. Bardheblutë dështuan ta bëjnë, pavarësisht se diktuan një pjesë të parë me shumë mundësi të shpërdoruara, e ku goli do të shënohej në minutën e 14′ me Rimal Haxhiun që vendosi heshtjen në Shkodër.

    Por kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj aktivizoi fuqitë e tij dhe përmbysi ndeshjen. Si fillim shkodrani shënoi në minutën e 51-të, e më pas në të 84-tën, duke i dhënë të tijëve një fitore prestigji në Klasike.

    Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian.

    Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara, bardheblutë e Tiranës mbeten në vendin e 9-të, atë të parafundit.

    LEXO ME SHUME:Vllaznia kërkon “bekimin” e Balajt, sulmuesi nuk shënon prej pesë ndeshjesh

  • Vllaznia vazhdon marshimin, Skënderbeut “ia merr kalanë” në Korçë me golin e Balaj-t (video)

    Vllaznia vazhdon marshimin, Skënderbeut “ia merr kalanë” në Korçë me golin e Balaj-t (video)

    Vllaznia ia del të fitojë ndaj Skënderbeut në transfertë me rezultatin 0-1. Përballja e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa rastet u shtuan në gjysmën e dytë të pjesës së parë, me korçarët që ishin më kërkues.

    Edhe në pjesën e dytë, ekipi vendas tentoi disa herë për të gjetur golin dhe në minutën e 58’, ishte Ramos ai që tundi rrjetën, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për një prekje të topit me dorë.

    Ishte sërish Ramos që preku topin me dorë, kësaj radhe në zonën e tij, që pas tre minutash në rishikim me VAR, gjyqtari Cjapi akordoi 11-,etërsh për kuqeblutë, që u shndërrua në gol nga Balaj në minutën e 71’.

    Korçarët tentuan disa herë që të gjenin rrugën e rrjetës, por kuqeblutë arritën të mbylleshin mirë në mbrojtje, me rezultatin që më pas ngeli i pandryshuar, me këta të fundit që gjithashtu ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krymit në minutën e 94’.

    Kështu Vllaznia rimerr sërish vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Skënderbeu vazhdon momentalisht në vendin e 4-të me 37 pikë.

  • “Klasike” pa ngjyra/ Vllaznia fiton me golin e Balaj-t nga penalltia, ndërsa Tirana vazhdon krizën e rezultateve

    “Klasike” pa ngjyra/ Vllaznia fiton me golin e Balaj-t nga penalltia, ndërsa Tirana vazhdon krizën e rezultateve

    Vllaznia ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Superiore, duke u ngjitur përsëri përkohësisht në katër vendet e para të kampionatit. Një fitore me vlerë të dyfishtë për kuqeblutë, të cilët kanë mundur në kryeqytet Tiranën me shifrat 1-0.

    GOLI I BALAJ-t

    Një ndeshje që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, kujtojmë që goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Bekim Balaj në minutën e 37′. Sulmuesi shkodran u tregua i saktë nga 11-metrat duke mposhtur portierin Kozi. Vllaznia shkon në kuotën e 23 pikëve, po kaq sa ka edhe Tirana.

  • Humbja ndaj Laçit përjetohet keq te Vllaznia, Balaj-Memelli diskutojnë në analizën teknike  

    Humbja ndaj Laçit përjetohet keq te Vllaznia, Balaj-Memelli diskutojnë në analizën teknike  

    Ishte humbja e parë në kampionat ndaj Lacit dhe stafi teknik me në krye trajnerin Migen Memelli kanë menduar që t’i bëjnë një analizë të detajuar momenteve ku gaboi skuadra. Zbulohet se pranë skuadrës kanë nisur kritikat e para.

    Kapiteni dhe njëkohësisht sulmuesi kryesor i skuadrës, Bekim Balaj, gjatë diskutimit në analizë me trajnerin, i kërkoi në një farë mënyre edhe “llogari” këtij të fundit për strategjinë që ndoqi në momentin kur Vllaznia ishte në avantazh.

    “Pas shënimit të golit mendoj se nuk duhet të tërhiqeshim në mbrojtje dhe të ruanim rezultatin. Kjo nuk na shkon përshtat, pasi i dhamë më shumë hapësira kundërshtarit. Ekipi e ka më të vështirë për të bërë një gjë të tillë”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Balaj gjatë diskutimit me trajnerin.

  • Pa presion e frikë, Memelli e Balaj sfidojnë Kukësin në startin e Kategorisë Superiore

    Pa presion e frikë, Memelli e Balaj sfidojnë Kukësin në startin e Kategorisë Superiore

    Ditën e shtunë, duke filluar nga ora 20:00, Vllaznia do të presë Kukësin, përballje kjo e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore. Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë në konferencën për shtyp, fillimisht shprehu shqetësimin për mungesën e Ardit Krymit. “Jemi përgatitur mirë për këtë duel edhe pse na ka dalë një e papritur rrugës. Dëmtimi i Arditit na penalizon shumë pasi kishim përgatitur një pjesë të manovrës bashkë. Tani atij i duhet që të qëndrojë 3-5 javë jashtë fushave. Vetëm më pas do të shikojmë nëse rikthimi i tij do të jetë ishpejtë ose jo”, tha Memelli.

    Pavarësisht problemeve që ka Kukësi, tekniku 43-vjeçar kërkon kujdes ndaj një kundërshtari që mund të bëjë keq. “Duhet që të kemi mjaft kujdes me ekipin e Kukësit pasi ka një ekip mjaft të fortë. U kam thënë lojtarëve se duhet të bëjnë kujdes pasi secili prej rivalëve nëse i mundim na japin 3 pikët”, pohoi tekniku kuq e blu.

    I pyetur nga gazetarët për objektivat e këtij sezonit, Migen Memelli do të shprehej: “Objektivi im dhe i skuadrës është që të fitojmë ndeshjen e nesërme. Nëse i marrim takimet një e nga një mendoj se do të bëjmë një rrugëtim shumë të mirë”.

    Në konferncën për shtyp u shfaq dhe Bekim Balaj. Në takimin ndaj Kukësit, sulmuesi shkodran do të mbajë shiritin e kapitenit, që për të është një përgjegjësi e madhe.

  • Balaj nuk është më një “BEKIM” për Vllazninë, shtërpësia e sulmuesit shqetëson klubin shkodran

    Balaj nuk është më një “BEKIM” për Vllazninë, shtërpësia e sulmuesit shqetëson klubin shkodran

    Në Shkodër festuan firmën me Bekim Balajn, sikur titulli të ishte vendosur ekzaktësisht në atë moment. Ndoshta për faktin se kthehej një shkodran që me Vllazninë kishte lënë gjurmë të rëndësishme, para se të ndërtonte një karrierë jashtë, por gjërat nuk rezultuan fare ashtu si parashikohej.

    Presidenti Xhaferri e bëri Balajn lojtarin më të paguar në Superiore, duke kërkuar një kapërcim në kualitet që po e pengonte skuadrën e Josës, në atë kohë, të mbyllte hendekun me dy kryeqytetaset në renditje. Me Sedloskin, asgjë nuk duket se ndryshoi, përvec faktit se tani kuqeblutë rrezikojnë edhe Europën. Bekim Balaj regjistron ndeshjen e 19 mes kampionatit e Kupës që nuk shënon dhe kjo mund të konsiderohet sindroma e vërtetë për sulmuesin shkodran e për vetë skuadrën madje.

    Klubi shpresonte të kishte gjetur njeriun e golit, pasi në vitet e fundit nuk ishin bindur nga Dunga, Dilaver, Aralica, Kaina Nunes, por deri tani Balaj është larg nga të qenit Bekim në Shkodër dhe shenjën e vetme ka lënë penalltinë e shënuar në barazimin 1-1 kundër Partizanit, nëntë ndeshje më parë.

    Çështja është se Vllaznia po e ndjen dhe shumë madje shterpësinë e Balaj. 32-vjeçari ka humbur takimet me golin në të gjitha ndeshjet e madje nëse në Shkodër i kanë larë duart me titullin, një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie edhe mbi të…

  • Vllaznia-Tirana/ Klasikja e Shqipërisë fillon ndryshe, bamirësi dhe ushqim të moshuarve në Shkodër

    Vllaznia-Tirana/ Klasikja e Shqipërisë fillon ndryshe, bamirësi dhe ushqim të moshuarve në Shkodër

    Kur pritet që dy skuadrat e Superligës të luajnë nesër me një interes të jashtëzakonshëm të dy tifozërive që klubi shkodran ka vendosur që të ardhurat e biletave t’i dhurojë për bamirësi për tërmetin në Turqi. Sonte futbollistët më të spikatur të dy skuadrave si Balaj, Mala, Gurishta për Vllaznine dhe Bekaj, Hasani, Deliu për Tiranen zhvilluan një “garë” duke u shërbyer ushqimin të moshuarve në qendrën rezidenciale të Fondacionit Firdeus në Shkoder.

    Këta të moshuar prej më shumë se nje viti banojnë në këtë qender duke patur kujdesin dhe çdo gjë të paguar nga Fondacioni Firdeus falë bamirësisë së shqiptarëve. Nesër pritet një stadium i tejmbushur me një mesazh të bukur të humanizmit të lojtarëve që kaluan disa çaste të bukura me të moshuarit.